Dosjet që po çudisin Amerikën
Faqja 1 e 1
Dosjet që po çudisin Amerikën
Projekti “MKULTRA” ishte emri i
koduar i një programi kërkimor të
CIA-s për kontrollin e mendjes,
zhvilluar nga Zyra e Inteligjencës
Shkencore. Programi nisi në fillim të
viteve 1950 dhe i përdori qytetarët amerikanë
si subjekte testimi. Të dhënat e publikuara
dëshmojnë se ky projekt përfshinte
përdorimin e shumë drogave, si
dhe metodologji të tjera për të manipuluar
gjendjet mendore të individëve, apo
për të ndryshuar funksionin e trurit. Por,
nuk janë vetëm operacionet e CIA-s ato që
janë bërë publike. Shumë sekrete janë
hapur për publikun pas një numri të caktuar
vitesh.SEKRETET MË TË MËDHA TË
HAPURA PËR PUBLIKUN
Churchill-i dhe ekzekutimi i
Hitler-it
Kryeministri britanik i kohës së luftës,
Winston Churchill, kishte në plan ta
ekzekutonte Hitler-in në karrige elektrike,
nëse lideri nazist do të binte në duart e
forcave aleate. Është ky një prej sekreteve
të zbuluara shumë vite më vonë. Dokumente
të zbardhura zbulojnë se Churchill
ishte kundër planeve të aleatëve për
gjyqet e luftës. Sipas dokumenteve, ai
donte të ekzekutonte të gjitha figurat
udhëheqëse naziste, duke përfshirë këtu
edhe Hitler-in, të cilin e konsideronte si
“zembereku i së keqes” dhe një “gangster”.
Faktet për urrejtjen e thellë të Churchill-it
ndaj Fyhrer-it janë shfaqur nga disa dokumente
të cilat janë bërë publike nga
arkivat kombëtare në Britani. Në
shënimet e sekretarit të kabinetit, Norman
Book, shfaqen mendimet dhe diskutimet
gjatë takimeve më të rëndësishme
në kohën e luftës.
Kryeministri më pas thekson metodën
e tij të preferuar për ekzekutimin e Hitlerit:
karrigen elektrike. Ai madje bën shakame kolegët e kabinetit, duke u shprehur
se një të tillë mund ta merrnin hua nga
SHBA-ja.
Operacioni “Gladio”
Dokumente amerikane të deklasifikuara
në vitin 1970 dëshmojnë se gjenerali
italian, Giovanni de Lorenzo, shefi i
“Sifar” (Inteligjenca Ushtarake Italiane),
bashkëpunoi me SHBA-në në vitin 1950,
për përgatitjen e një plani kundër një triumfi
të mundshëm të komunistëve, por
nuk e informoi qeverinë e tij. Sipas këtij
dokumenti të bërë publik nga Andreotti,
CIA dhe Sifar hartuan në nëntor të vitit
1956 një plan të koduar me emrin “Gladio”,
për formimin e një force prej njëmijë njerëzish
të aftë për beteja guerile dhe spiunazh.
Për stërvitjen e tyre ishte krijuar një bazë
në Sardenjë dhe depot e armëve dhe municioneve
u fshehën në veri të Italisë.
Në vitin 1990, ushtria sekrete italiane
u ekspozua nga Kryeministri Giulio Andreotti
në Senatin italian. Shtypi italian ushpreh se bëhej fjalë për “sekretin e ruajtur
më mirë dhe më të dëmshëm politikoushtarak
që prej Luftës II Botërore”.
Masakra “My Lai”
Masakra “My Lai” ishte një seancë e
vrasjes masive të rreth 504 qytetarëve të
paarmatosur në Republikën e Vietnamit.
Ata ishin thuajse krejtësisht civilë dhe
shumica e tyre gra dhe fëmijë. Masakra u
krye nga forcat e ushtrisë amerikane më
16 mars 1968. Përpara se të vriteshin, disa
prej viktimave u përdhunuan, torturuan
dhe gjymtuan. Gjashtë muaj më vonë,
Tom Glen, një ushtar 21-vjeçar amerikan,
i shkroi një letër gjeneralit Creighton
Abrams, komandant i ri i Përgjithshëm iForcave të Armatosura amerikane në Vietnam,
ku përshkruante brutalitetin e rregullt
ndaj civilëve vietnamezë. Letra ishte
e detajuar dhe përmbajtja u bënte jehonë
ankesave të tjera të njëjta nga ushtarët.
Colin Powell, në atë kohë një major 31-
vjeçar, u ngarkua të hetonte letrën dhe në
një raport ai shkruante: “...marrëdhëniet
mes ushtarëve amerikanë dhe vietnamezëve
janë të shkëlqyeshme”. Në vitin
2004, Powell i tha Larry King-ut në “CNN”:
“Unë shkova atje, pasi My Lai kishte
ndodhur. Në luftë, këto gjëra të
tmerrshme ndodhin herë pas here, por ato
duhet të dënohen”.Çështja “Plame”
Në mes të korrikut 2003, sipas procesverbaleve
të Gjykatës Federale, zyrtarë të
administratës “Bush”, duke përfshirë këtu
Richard Armitage, Carl Rove dhe Lewis
Libby, diskutuan me disa reporterë punë-
CIA ka kryer shpeshherë eksperimente apo projekte, të cilat më pas janë hapur për publikun. Disa
janë projekte që kanë dalë në shtyp në kohën kur kanë ndodhur, të tjera janë dosje të hapura pasi ka
kaluar numri i caktuar i viteve për deklasifikim. Një prej tyre është eksperimenti “MKULTRA”
simin e një agjenteje të CIA-s, Valerie E.
Wilson, e njohur si Valerie Plame. Më 16
tetor 2003, CIA i dërgoi një letër Departamentit
amerikan të Drejtësisë, ku shkruante
se statusi i Plame-s si operative
sekrete ishte informacion sekret dhe nuk
duhej të ishte bërë publik. Prokurori i
Përgjithshëm, John Ashcroft, ia referoi
çështjen Këshillit Special të Zyrës së Departamentit
të Drejtësisë, të drejtuar nga
Patrick Fitzgerald, i cili mblodhi jurinë. Sidoqoftë,
hetimi i jurisë nuk rezultoi me
dënimin e dikujt për ndonjë krim në lidhje
me nxjerrjen e informacionit. Sidoqoftë,
ndaj I.Lewis Libby-t, shef i stafit të
zv.presidentit Dick Cheney, u bënë pesë
akuza për pengim të drejtësisë, shkelje
betimi dhe deklarim të rremë para jurisë.
Libby dha dorëheqjen disa orë më vonë.Operacioni “Paperclip”
I bindur se shkencëtarët gjermanë do ta
ndihmonin SHBA-në, Presidenti Harry Truman
ra dakord në shtator 1946 të autorizonte
projektin “Paperclip”. Ky program synonte
të merrte në SHBA shkencëtarë gjermanë
të zgjedhur, të cilët do të punonin për
Amerikën gjatë Luftës së Ftohtë. Më i famshmi
i këtyre shkencëtarëve ishte Werner
Von Braun, njeriu që ishte truri i krijimit të
fotove të hënës, si dhe anëtar i shumë organizatave
naziste. Ai gjithashtu kishte një
rang të lartë në “SS”. Dosja e tij e hershme e
inteligjencës e përshkruante si një “rrezik të
sigurisë”. Presidenti Truman kishte kërkuar
që shkencëtarët gjermanë të mos ishin të
përzier me nazizmin dhe fillimisht mendohej
që ata të qëndronin për një kohë të
shkurtër, por duke parë njohurinë dhe ekspertizën
e tyre, Departamenti i Luftës vendosi
t’i mbante. Në vitin 1958, ky operacion
ishte informacion i zakonshëm për të gjithë
dhe madje është përmendur hapur në një
artikull të revistës “Time”.Projekti “Casandra”
Projekti “Casandra” është një term arti
i përdorur për të përshkruar një projekt
parashikimi të financuar nga CIA apo
agjenci të tjera inteligjence. Me asistencën
e sovjetikëve dhe operativëve të CIA-s,
faza fillestare e projektit ishte të zbuloheshin
dhe trajnoheshin individë, të cilët
kishin aftësinë për të lëvizur gjërat me
shikim. U bë progres, por projekti u braktis,
i cilësuar si shumë i paparashikueshëm.Projekti “MKDELTA”
Ky ishte një operacion për kontrollin e
mendjes, i përdorur nga CIA. Operacioni
përfshinte përdorimin e lëndëve
biokimike dhe veprime klandestine. Fillimisht
në këtë operacion përdoreshin substanca
të ndryshme, si ndihmë për të ecur
përpara me hetimin e personave. Një procedurë
speciale e krijuar nga “MKDELTA”
u krijua për të kontrolluar përdorimin e
materialeve të “MKULTRA” jashtë vendit.Projekti “ARTICHOKE”
Projekti “ARTICHOKE” ishte një projekt
i CIA-s, që bënte kërkime mbi metodat
e marrjes në pyetje dhe e kish burimin
nga projekti “BLUEBIRD” më 20 gusht
1951. Ky projekt u krye nga Zyra e Inteligjencës
Shkencore. Projekti studioi
hipnozën, varësinë e detyruar nga morfina,
si dhe përdorimin e substancave të
tjera ndër metodat e marrjes në pyetje, për
prodhimin e amnezisë apo gjendjeve të
tjera të pavullnetshme te subjektet.Operacioni “Merlin”
Operacioni “Merlin” është një opera-
cion i dyshuar i SHBA-së, nën administratën
e Clinton-it, për t’i dhënë Iranit skica
me të meta për ndërtimin e një programi
bërthamor, në mënyrë që të shtyhej programi
i armëve bërthamore të Iranit. Në
librin e tij, “Gjendje lufte”, autori dhe korrespondenti
i inteligjencës, James Risen,
pretendonte se CIA kishte zgjedhur një
shkencëtar bërthamor rus për të
prodhuar pajisje jofunksionale
bërthamore.Operacioni “Mockingbird”
Operacioni “Mockingbird” ishte një
fushatë e CIA-s për të ndikuar në median
vendase dhe të huaj. Ky operacion filloi
në vitet 1950. Ekzistenca e këtij operacioni
u bë publike gjatë hetimit të
“Church Comittee” në vitin 1975. Sipas
librit të Deborah Davis, njerëz të medias
ishin rekrutuar dhe infiltruar nga CIA për
qëllime propagandistike, por deklaratat
e saj janë cilësuar si kontradiktore, pasi
ka pohime të gabuara.
Operacioni “PBFORTUNE”
Ky ishte emri i një plani të krijuar nga
CIA në vitin 1951, i cili synonte rrëzimin e
Presidentit Jacobo Arbenz, nëse ai përcaktohej
si kërcënim komunist në hemisferë.
Plani ishte pararendës i operacionit
“PBSUCCESS”, emri i koduar për
operacionin e fshehtë që u vu në jetë me
sukses në vitin 1954. Edhe pse “PBFORTUNE”
u aprovua zyrtarisht më 2 shtator
1952, më përpara atë vit ishin ndërmarrë
plane të tjera.Operacioni “WASHTUB”
Operacioni “WASHTUB” ishte një operacion
i organizuar nga CIA për të krijuar
një depo të fshehtë armësh sovjetike në
Nikaragua, për të demonstruar lidhjet e
Guatemalës me Moskën. Ishte pjesë e
përpjekjes për të rrëzuar Presidentin e
Guatemalës, Jacobo Arbenz Guzman, në
vitin 1954. Ngjarja u bë publike nga Presidenti
Somozoa më 7 maj 1954, por nuk u
bë shumë publike dhe shtypi e publiku
u shfaqën skeptikë.

Anakonda- V.I.P Anëtarë
- Vendbanimi : Australia
Postime : 31717
Gjinia :
Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha : 34
Hobi : Once Upon A Time
Similar topics
» Djaloshi shqiptar qe po mrekullon Ameriken
» Ismail Kadare kërkon që të hapen dosjet e komunizmit.
» Kristofer Kolombo ka mund t’a zbuloj Amerikën vetëm se ka qenë: I PA MARTUAR!!!
» Ismail Kadare kërkon që të hapen dosjet e komunizmit.
» Kristofer Kolombo ka mund t’a zbuloj Amerikën vetëm se ka qenë: I PA MARTUAR!!!
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi