Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Ismail Kadare kërkon që të hapen dosjet e komunizmit. People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Ismail Kadare kërkon që të hapen dosjet e komunizmit. People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ismail Kadare kërkon që të hapen dosjet e komunizmit.

5 posters

Shko poshtë

Ismail Kadare kërkon që të hapen dosjet e komunizmit. Empty Ismail Kadare kërkon që të hapen dosjet e komunizmit.

Mesazh nga WebMaster Sun 23 Oct 2011 - 1:11

Kadare: Të persekutuarve ende s’u është kërkuar falje

“Disa festa nuk janë historike, por janë zi”

Shkrimtari i madh, Ismail Kadare është pro hapjes së dosjeve të ish-Sigurimit të Shtetit, rishikimit të datave historike të cilësuara si festa, dënimin e krimeve të komunizmit. Gjatë një interviste të dhënë për “Zëri i Amerikës”, Kadare u shpreh se hapja e dosjeve duhet të bëhet vetëm për personat të cilat kanë qenë në krye të kësaj strukture dhe personave që janë ende në politikë apo janë ende në poste publike. Sipas Kadaresë, ajo që ka një rëndësi shumë të madhe në këtë proces, është ruajtja e qetësisë dhe seriozitetit politik dhe jo të përdoret si një proces për përfitime politike.

Zoti Kadare, cili është komenti juaj për debatin e zhvilluar në Kuvendin e Shqipërisë për krimet e komunizmit?
Këshilli i Evropës ka kërkuar dënimin e krimeve të komunizmit dhe bashkë me këtë kërkesë, ishte edhe një vërejtje e këtij këshilli për vonesën në dënimin e tyre. Nëse flasim për vende të vonuara, Shqipëria është një nga vendet më të vonuara në këtë drejtim. Do të ishte mirë që kjo çështje të kryhej në mënyrë sa më serioze, sa më të mirë dhe sa më hijerëndë, dhe jo në atë mënyrë siç filloi në Parlamentin shqiptar.
Të kthehemi tek çështja e dosjeve. Çfarë forme duhet të ketë kjo hapje në nivelin moral apo në nivelin juridik?
Unë mendoj se në radhë të parë hapja e dosjeve duhet të jetë në nivelin moral. Kjo është një gjë e hidhur, por është e domosdoshme. Është njëlloj sikur të ndodhemi përpara një operacioni që duhet bërë patjetër nga e keqja, sepse pa e bërë atë, trupi, shoqëria, vazhdon të mbetet e sëmurë. Në këtë rast unë mendoj se kjo është në dy nivele dhe këtë menduar gjithmonë. Një nivel është ai i njerëzve të thjeshtë, pra i informatorëve të thjeshtë që nuk kanë asnjë peshë në shoqëri dhe unë mendoj se këta njerëz nuk kanë pse të përzihen në këtë punë, nuk ka pse të ngacmohen. Kjo është një armatë shumë e madhe e pikëllueshme dhe ata duhet ta vuajnë, ata le ta mohojnë brenda vetës atë gjë. Nuk duhet pasur asnjë mëdyshje që procesi të vazhdojë me politikanët dhe me të gjithë njerëzit që kanë një lidhje me publikun. Kjo është e domosdoshme për dy arsye. Së pari, këta njerëz janë dyfish fajtorë, sepse e kanë bërë këtë gjë dhe e dyta, sepse nuk janë tërhequr me kohë nga jeta politike ose shoqërore në jetën e tyre private, por me një farë grykësie kanë vazhduar të kërkojnë karrierë dhe të ngjiten lart e më lart. Prandaj mendoj se për këta njerëz nuk ka pse të kesh ndonjë lloj shpirtbutësie, gjë duhet ta përsëris për njerëzit e parë pra informatorët e thjeshtë, sepse ata janë rekrutuar në kushte mizore, pasi janë gjetur në kushte të vështira. Disa prej tyre nuk e kanë bërë aspak me zell këtë punë, por të detyruar.
Pra, ju mendoni se duhet të ketë një lloj klasifikimi?
Absolutisht po.
Zoti Kadare, në Shqipëri janë ndryshuar disa qeveri, por nuk është kërkuar asnjë falje publike për krimet e komunizmit, mendoni se shoqëria shqiptare i ka nderuar dhe u ka dhënë vendin e merituar viktimave të komunizmit?
Mendoj se jo dhe ka qenë një proces dyfish i keq. Sepse nuk është kërkuar falje publike dhe nga ana tjetër, në mënyrë të habitshme vitet e fundit në shtetin shqiptar ka filluar të jepet një kundërtablo mashtruese e epokës komuniste, me disa kujtime ku kjo nomenklaturë paraqitet me disa ngjyra humaniste. Si të thuash, bëhet një lloj përpjekjeje për rehabilitimin e saj për të mos përsëritur raste monstruoze si ai që dëgjuam para disa ditësh, kur një kryetar partie kërkoi nderim për Enver Hoxhën .
Në debatin e fundit u ngrit edhe çështja e rivlerësimit të datave historike. Ju si mendoni, mund të bëhet një gjë e tillë?
Mendoj se kjo është një nevojë e ngutshme, sepse dënimi i krimeve të komunizmit është paralelisht me një dhunë që i është bërë peisazhit shqiptar, duke e rënduar me disa data, duke i futur si festa që nuk janë të tilla, por janë zi. Edhe qëndresa kundër fashizmit nuk është fare ashtu siç thuhet nga historia komuniste, por është ndryshe. Por duhen riparë edhe kjo. Në punën e informatorëve nuk duhen harruar asnjëherë arkitektët e krimit të komunizmit, pasi ka qenë kupola komuniste që e ka krijuar dhe kontrolluar këtë krim. Në asnjë rast ata nuk duhet lënë që të fërkojnë duart duke u kënaqur dhe thënë se ua lamë të keqen të tjerëve. Prandaj të gjitha këto duhen parë bashkërisht. Por dënimi i krimeve të komunizmit, rishikimi i ngjarjeve historike duhet bërë me qetësi, seriozitet dhe pa kurrfarë ndjenjë revanshizmi.

Pse nuk jan hapur atehere Dosjet qe u kerkuan nga kadare ..edhe e mohuan kjo eshte pyetja qe duhet bere nganjehere qa ka te fshehur akoma per komunizmin ku eshte sekreti i ketyre ..
WebMaster
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 46
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Ismail Kadare kërkon që të hapen dosjet e komunizmit. Empty Re: Ismail Kadare kërkon që të hapen dosjet e komunizmit.

Mesazh nga Durrsaku Sun 23 Oct 2011 - 1:26

ky ismaili ne fillim ti kerkoje falje atj djali te shkrete qe u rrah nga regjimi i komunizmit vetem pse deshi gocen e i vet eshte akoma gjysem robi i shkreti u be nje emision apostafat per ate djalin ne televizion
Durrsaku
Durrsaku
Legjendë
Legjendë

Vendbanimi Vendbanimi : Durres
Postime Postime : 12675
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 16/06/2009
Mosha Mosha : 47
Hobi Hobi : cigarja

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Ismail Kadare kërkon që të hapen dosjet e komunizmit. Empty Re: Ismail Kadare kërkon që të hapen dosjet e komunizmit.

Mesazh nga Aяtємιѕα Sun 23 Oct 2011 - 1:41

I nderuari Ismaili shume i zot esht ne shkrime e botime te cilat shume prej tyre i kam lexuar e une si ditari i nje vajze e cila vuante nga semundja e keqe ne kohen e komunizmit dhe tregonte si e perjetonte gjithcka ne ate kohe...por po nderhyn e ne politike tashme mesa shoh i ka hyre ne qejf...!
Aяtємιѕα
Aяtємιѕα
I/e Përjashtuar
I/e Përjashtuar

Postime Postime : 10065
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 20/06/2011

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Ismail Kadare kërkon që të hapen dosjet e komunizmit. Empty Re: Ismail Kadare kërkon që të hapen dosjet e komunizmit.

Mesazh nga Durrsaku Sun 23 Oct 2011 - 1:42

Edoona shkruajti:I nderuari Ismaili shume i zot esht ne shkrime e botime te cilat shume prej tyre i kam lexuar e une si ditari i nje vajze e cila vuante nga semundja e keqe ne kohen e komunizmit dhe tregonte si e perjetonte gjithcka ne ate kohe...por po nderhyn e ne politike tashme mesa shoh i ka hyre ne qejf...!
po ne shkrime i heqim kapelen se na ka nderuar dhe ne bote por si person e urrej me gjithe shpirt
Durrsaku
Durrsaku
Legjendë
Legjendë

Vendbanimi Vendbanimi : Durres
Postime Postime : 12675
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 16/06/2009
Mosha Mosha : 47
Hobi Hobi : cigarja

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Ismail Kadare kërkon që të hapen dosjet e komunizmit. Empty Re: Ismail Kadare kërkon që të hapen dosjet e komunizmit.

Mesazh nga Aяtємιѕα Sun 23 Oct 2011 - 1:45

..nuk urrehet nje individ por veset e tij ....kete ke dashur te thuash ndoshta...!Gjithsesi mendoj se ne artin e shkrimit esht me i zot e i shkon sesa ne politike..
Aяtємιѕα
Aяtємιѕα
I/e Përjashtuar
I/e Përjashtuar

Postime Postime : 10065
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 20/06/2011

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Ismail Kadare kërkon që të hapen dosjet e komunizmit. Empty Re: Ismail Kadare kërkon që të hapen dosjet e komunizmit.

Mesazh nga T_o_n_i Sun 23 Oct 2011 - 1:52

per shkrimtar i heq kapelen ...por ne politik ...smendoj se duhet te perzihet
T_o_n_i
T_o_n_i
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Tirane
Postime Postime : 18036
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 30/05/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Ismail Kadare kërkon që të hapen dosjet e komunizmit. Empty Re: Ismail Kadare kërkon që të hapen dosjet e komunizmit.

Mesazh nga WebMaster Sun 23 Oct 2011 - 1:54

Me falni si shkrimtare nuk e luan topi eshte i modh po pse nuk i hapin dosjet ku eshte problemi dosjet duhet te kene dicka te modhe pse ky i kerkon qe te hapen se e pa mundur qe nje shkrimtare tani te kerkoj hapjen e dosjeve te komunizmit ku don te dali dicka fshihet ..
WebMaster
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 46
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Ismail Kadare kërkon që të hapen dosjet e komunizmit. Empty Re: Ismail Kadare kërkon që të hapen dosjet e komunizmit.

Mesazh nga Durrsaku Sun 23 Oct 2011 - 2:01

Edoona shkruajti:..nuk urrehet nje individ por veset e tij ....kete ke dashur te thuash ndoshta...!Gjithsesi mendoj se ne artin e shkrimit esht me i zot e i shkon sesa ne politike..
ca je duke thene e merr vesh qe ka torturuar nje njeri qe tani ehte bere gjysem robi dhe ky quhet ves i keq thua ti?
Durrsaku
Durrsaku
Legjendë
Legjendë

Vendbanimi Vendbanimi : Durres
Postime Postime : 12675
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 16/06/2009
Mosha Mosha : 47
Hobi Hobi : cigarja

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Ismail Kadare kërkon që të hapen dosjet e komunizmit. Empty Re: Ismail Kadare kërkon që të hapen dosjet e komunizmit.

Mesazh nga Aяtємιѕα Sun 23 Oct 2011 - 2:21

Akti si akt esht i pa pranueshem dhe urryes nga cdo individ..
Megjithate si shkrimtar ju pelqen 00027003

Ismaili le ti le rradhen ndonje te riu te marr pjese ne politike se ka nevoje per njerez te rinj e ide te reja vendi yne jo per te shkuar mbrapsht me shume me idete e tij apo cdo kujt se ne ate fryme jan rritur ate kan marr ate do japin asgje me shume..
Aяtємιѕα
Aяtємιѕα
I/e Përjashtuar
I/e Përjashtuar

Postime Postime : 10065
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 20/06/2011

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Ismail Kadare kërkon që të hapen dosjet e komunizmit. Empty Re: Ismail Kadare kërkon që të hapen dosjet e komunizmit.

Mesazh nga Durrsaku Sun 23 Oct 2011 - 2:23

Anna shkruajti:Akti si akt esht i pa pranueshem dhe urryes nga cdo individ..
Megjithate si shkrimtar ju pelqen Ismail Kadare kërkon që të hapen dosjet e komunizmit. 3189159776

Ismaili le ti le rradhen ndonje te riu te marr pjese ne politike se ka nevoje per njerez te rinj e ide te reja vendi yne jo per te shkuar mbrapsht me shume me idete e tij apo cdo kujt se ne ate fryme jan rritur ate kan marr ate do japin asgje me shume..
e thashe qe ne fillim si shkrimtar na ka nderuar por si njeri e urrej
Durrsaku
Durrsaku
Legjendë
Legjendë

Vendbanimi Vendbanimi : Durres
Postime Postime : 12675
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 16/06/2009
Mosha Mosha : 47
Hobi Hobi : cigarja

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Ismail Kadare kërkon që të hapen dosjet e komunizmit. Empty Re: Ismail Kadare kërkon që të hapen dosjet e komunizmit.

Mesazh nga Arabela Sun 23 Oct 2011 - 2:38

si shkrimtar i mire,,kam lexuar shume verpa te tij,,,por si njeri as une nuk kam dhe aq simpati,,,
Arabela
Arabela
Princeshë
Princeshë

Postime Postime : 26332
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 04/03/2011
Mosha Mosha : 30

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Ismail Kadare kërkon që të hapen dosjet e komunizmit. Empty Re: Ismail Kadare kërkon që të hapen dosjet e komunizmit.

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi