Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Fëmijët e vetëm: Ja përse janë më të lumtur  People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Fëmijët e vetëm: Ja përse janë më të lumtur  People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Fëmijët e vetëm: Ja përse janë më të lumtur

Shko poshtë

Fëmijët e vetëm: Ja përse janë më të lumtur  Empty Fëmijët e vetëm: Ja përse janë më të lumtur

Mesazh nga Anakonda Fri 22 Jun 2012 - 5:36

Lajme të mira për të gjithë prindërit që kanë fëmijë të vetëm
dhe ndihen në faj pse nuk i kanë dhënë një vëlla apo një motër
trashëgimtarit të tyre të vetëm. Sipas një studimi anglez, me sa duket
kanë bërë mirë. Një nga studimet më të gjera të bëra në këtë fushë ka
treguar se sa më pak vëllezër dhe motra të kesh, aq më shumë fëmija
është i kënaqur dhe i lumtur. Zënka, rivaliteti, gara për vëmendjen që
marrin nga nëna dhe babai, janë shkaqet kryesore që i bëjnë fëmijët të
mos jenë të lumtur ose të vështirë jetën e shumë vëllezërve dhe motrave,
tregon studimi. Një gjendje tensioni që mund të ndikojë në zhvillimin e
fëmijëve, duke bërë që kur të rriten të kenë probleme me sjelljen dhe
depresionin, por që ka pasoja negative edhe për prindërit, duke krijuar
një gjendje stresi dhe duke kontribuar të vendosë në krizë harmoninë e
çiftit. Teza është rezultat i një hetimi mbi jetën e 100 mijë personave,
pjesë e 40 mijë familjeve, të bërë nga një agjenci qeveritare britanike
dhe “Social research council”, për një raport që do të publikohet në
ditët në vazhdim, por që u zbulua para kohe nga “Observer” i Londrës. Të
dhënat e lidhura me fëmijët janë fryt i pyetësorëve shumë të detajuar
të plotësuar nga 2500 të rinj dhe të analizuar nga instituti për
studimet e ekonomike dhe sociale të universitetit të “Essex”-it. Ja se
cilat janë shifrat. 54 për qind e fëmijëve ankohen për forma të
vazhdueshme të sjelljeve agresive fizike apo verbale nga ana e
vëllezërve apo motrave. Thuajse 30 për qind pranojnë se vëllezërit apo
motrat i thërrasin me emra të shëmtuar dhe shpesh nuk u thonë fjalë të
bukura. 17.6 për qind ankohen, sepse vëllezërit dhe motrat u marrin
lodrat dhe gjërat e tyre, që jo vetëm i përdorin, por edhe i
shkatërrojnë. Tjetër faktor i moskënaqësisë është edhe gara për të pasur
kujdesin e prindërve për hapësirën që duhet ndarë brenda
shtëpisë me qëllim mbrojtjen e privatësisë. Në përgjithësi, tregon
kërkimi, niveli i lumturisë bie në varësi të numrit të vëllezërve apo
motrave në familje. Studimi në fjalë dhe kërkime të tjera për të njëjtin
argument, komenton Dieter Wolke, docent i psikologjisë së fëmijëve në
“Warwick University”, ilustrojnë edhe aspektet pozitive të të pasurit
një vëlla apo një motër si për shembull mbështetja reciproke që mund të
jepet në momente të vështira. Por mosmarrëveshjet e vazhdueshme me
vëllezërve, shton eksperti, rritin stresin për fëmijët, disa prej të
cilëve heqin dorë nga ndërhyrja për të zgjidhur konfliktet mes tyre duke
e lënë gjendjen e nderë”. Këtë konfirmon edhe Siobhan Freegard,
themelues i “Netmums”, një prej sajteve më popullore për bisedat mes
nënave: “Shumë prindër përfundojnë duke bërë arbitrin për të sjellë
paqen në familje. Është një rol i lodhshëm. Me një fëmijë të vetëm këto
gjëra nuk ndodhin”. Në të kaluarën ishin fëmijët e vetëm që
konsideroheshin si mbartës të një handikapi: më të turpshëm, më të
heshtur dhe më të mbyllur në vetvete në krahasim me fëmijët e tjerë që
kishin në shtëpi motra dhe vëllezër. Por kjo nuk është më e vërtetë
tregon Freegard, duke cituar të dhënat e Universitetit të Essex-it.
“Shumë fëmijë të vetëm sot janë të hapur, të sjellshëm, të shoqërueshëm,
kanë besim në vetvete, më të shkathët për të bërë miqësi të reja në
shkollë, në parqe apo me pushime. Duken vërtet fëmijë të lumtur”. Edhe
një tjetër e dhënë të lë pa fjalë, fëmijët e pakicave etnike, të vetëm
ose me vëllezër dhe motra, janë mesatarisht më të lumtur se fëmijët e
familjeve britanike.
Rrëfimet e fëmijëve të vetëm

“Jam shumë i lumtur që kam
qenë fëmijë i vetëm”, tregon Julian Smith, 25-vjeçar londinez që kujton
se kur ishte i vogël u thoshte prindërve të mos bënin fëmijë të tjerë,
sepse ishin mirë kështu. “Jam plotësisht dakord se fëmijët e vetëm janë
më të lumtur. Personalisht, nuk e kam ndier nevojën e një vëllai apo të
një motre edhe duke u rritur. Kjo ka përforcuar edhe më tej natyrën time
prej luftaraku në jetë. Të mitë ishin të mëdhenj në moshë kur më sollën
në jetë dhe unë e kam humbur babanë kur isha 19 vjeç, dhe të humbasësh
një prind kur je fëmijë i vetëm është e tmerrshme. Gjithmonë e kam ndier
nevojën për të pasur miq përreth meje. Besoj më shumë te miqësia se te
lidhjet e gjakut”, përfundon ai. Për sa i përket faktit që del nga
kërkimi se fëmijët e vetëm kanë më shumë sukses në jetë, Julian
përgjigjet: “Kjo është e tepërt. Mendoj se kërkimi është bërë nga një
djalë i vetëm. Të kesh ose jo sukses në jetë varet nga shumë faktorë,
fati, rrethanat, gjendja sociale, karakteristikat personale. Nuk do të
isha kaq kategorik”.

shqip.
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi