Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Horoskopi dhe paraja People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Horoskopi dhe paraja People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Horoskopi dhe paraja

Shko poshtë

Horoskopi dhe paraja Empty Horoskopi dhe paraja

Mesazh nga Anakonda Sun 24 Jun 2012 - 22:09

Paraja nuk të bënë vetëm të lumtur - por ajo edhe të qetëson.
Se
si, në kuptimin e mirëfilltë të fjalës, mund të veproni drejt e mirë me
paratë tuaja, ne do të tentojmë t'ju shpalosim edhe me metodën e
astrologjisë, gjegjësisht të raportit tuaj të përgjithshëm ndaj parasë,
sipas përkatësisë në shenjën e caktuar të horoskopit.

Dashi
(21 mars deri 20 prill)

Mënyra se si i trajtoni paratë
Kur
është fjala për të shpenzuar, atëherë, në të shumtën e rasteve, ju jeni
person i lëkundshëm - i pavendosur. Një këshillë: Investoni më shpesh
në dhurata të vogël për më të dashurit tuaj - ata do të jenë tejet
mirënjohës për këtë kujdes të vogël material.

Ana e fuqishme juaj në raport me paratë
Meqë,
ju e dini përherë dhe atë fare saktë, se çfarë sasie të hollash keni në
dispozicion, nuk ndodheni asnjëherë në gjendje të vështirë financiare.
Më me dëshirë hiqni dorë nga diçka tjetër, se sa nga kontoja juaj -
qoftë edhe, nëse rrezikohet, që ajo, për një aftë fare të shkurtër, t'ju
mbetet e zbraztë.

Ana e dobët e juaja në raport me paratë
Tashti
po e bëni, si të thuash, bilancin e të mirës dhe anës së dobët të
vjelave tua, që d.m.th., të shpenzimeve dhe kursimeve që keni pasur.
Sidoqoftë, gjatë kësaj periode, patjetër do t'ju duhej të keni
mbështetje financiare, sepse, që në korrik, do të keni shpenzime të
paparashikuara, të cilat, do t'i mbuloni me një fitim nga një burim
tjetër, nga i cili, ju si kursimtar i mirë, fare nuk keni llogaritur më
parë.
Demi
(21 prill deri 20 maj)

Mënyra se si i trajtoni paratë
Demi
dhe të dashurat para - këtu godasin shpesh, si të thuash, dy shpirtra
në një gjoks. Gjithnjë bujar, ashtu siç janë në përgjithësi njerëzit e
përkatësisë së kësaj shenje, jeni të pirur që gjithnjë mos t' i keni në
dorë të gjitha paratë e parapara për shpenzime. D.m.th. keni afinitet të
shpenzoni edhe kur në konton e juaj nuk ka para të mjaftueshme.

Ana e fuqishme juaj në raport me paratë
Bujaria
juaj në rrethin shoqëror dhe kolegjial ju bënë natyrisht të jeni shumë
e/i dashur. Njëra nga cilësitë tuaja më të bukura është që, gjërat
materiale nuk i merrni si të rëndësisë së veçantë (të dorës së parë),
andaj, edhe materialja në personalitetit tuaj, nuk zënë vendin e parë të
prioritetit jetësor.

Ana e dobët e juaja në raport me paratë
Përparësia
juaj karakteristike, fatkeqësisht është edhe ana më e dobët që keni..
Pavarësisht se kontoja juaj është e zbraztë, gatishmëria për t'i ftuar
të tjerët për kafe nuk ju mungon, kështu që, minusi llogaritar është
përherë më i shprehur se sa tek të tjerët.
Binjakët
(21 maj deri 21 qershor)

Mënyra se si i trajtoni paratë
A
keni menduar ndonjëherë se, për rrethanat tuaja të tanishme reale, ju
në fakt bëni jetë prej luksi? Paratë për ju, duket se nuk janë edhe aq
të rëndësishme, - kryesore ato janë këtu. Këshilla jonë: Do të vije koha
kur do të duhej të mendoni për të ardhmen dhe të filloni të kurseni.

Ana e fuqishme juaj në raport me paratë
Me
gjithë bujarinë tuaj dhe të tjerëve kundruall teje, rrallë e humbisni
pasqyrën që keni mbi pasurinë tuaj. Dhe të shumtën e rasteve, e dini
saktë, në kohën dhe çastin e duhur, se si sërish mund t' i barazoni
deficitet

Ana e dobët e juaja në raport me paratë
Që t' i
arrini qëllimet tuaja, për ju çdo mjet është i arsyeshëm. Meqë ju e dini
fare saktë se, kursimi nuk është me çdo kusht puna që ju flenë në
zemër, kërkoni përherë mundësi dhe rrugë, që të gjeni shteg për fitim -
fatkeqësisht ndonjëherë edhe në kurriz të të tjerëve
Gaforrja
(22 qershor deri 22 korrik)

Mënyra se si i trajtoni paratë
Dy
hapa para, një hap prapa - kjo mënyrë tipike e të ecurit të gaforres ju
tregon edhe mënyrën se si i trajtoni dhe si veproni ju me paratë. Ende
pa filluar një veprim (qoftë edhe tregti), ju keni investuar tashmë
pothuajse gjysmën e parave. Këshillë: diçka më shumë guxim me arsye,
mundet ju sjell fitim të madh.

Ana e fuqishme juaj në raport me paratë
Sërish
keni dëshmuar zgjuarsi në veprimet me paratë, sidomos nëse fjala është
për investime. Përmes pikëpamjeve tuaja lidhur me paratë jeni përherë në
anën e sigurt.

Ana e dobët e juaja në raport me paratë

lindurit nën shenjën e gaforres janë fëmijë përgjithësisht me fat, dhe
kjo shprehet edhe në raport me të dashurat para. Megjithëkëtë, falë
faktit që ju i shmangeni rrezikut, herë-herë mundësitë për të fituar ju
kanë shkuar si nëpër buzë
Luani
(23 prill deri 23 gusht)

Mënyra se si i trajtoni paratë
Luani
në perandorin e tij bënë gjueti të zgjedhur dhe të majme - e tillë
është edhe jeta financiare e të lindurve në këtë shenjë. Që të keni
mundësi t' i shijoni gjërat e mira në jetë Papritmas ndodh që ju lëshoni
ndonjë rast nga dora,. Të shumtën me sukses. Këshilla jonë për luanët:
Jeni pak më kursimtar dhe kështu mund të jeni më I qetë në mbretërinë
tuaj.

Ana e fuqishme juaj në raport me paratë
Për një ide të
re, lidhur me atë se si ta shtoni pasurinë tuaj, jeni shumë i
predisponuar. Ju nuk bini në gjendje të vështirë financiare kurrë.

Ana e dobët e juaja në raport me paratë
Ashtu
si i fitoni, ashtu edhe i shpenzoni paratë - i merrni ato me njërën
dorë dhe i jepni me dorën tjetër. Deri tashti përmes kësaj metode keni
vajtur mirë dhe nuk keni pas farë ndeshtrashe. Por ndonjëherë mund t' ju
ndodhë ndryshe,
Virgjëresha
(24 gusht deri 23 shtator)

Mënyra se si i trajtoni paratë
Ju
keni kujdes që gjithnjë e më shumë ta ruani pavarësinë tuaj. Kjo ka të
bëjë natyrisht edhe me pavarësinë financiare. Edhe pse ndërkohë nuk keni
shpenzime të veçanta, ju do të vini në gjendje kritike. Pavarësisht
kësaj, keni kujdesin e duhur për shpenzime me masë. Këshillë për
virgjëreshat: lëshojeni zemrën njëherë, këtë e keni merituar.

Ana e fuqishme juaj në raport me paratë
Ju
e dini saktësisht se si të qeverisni me parat tuaja. Kjo ju sjell
përparësi dhe gjendje të lakmueshme kundruall të tjerëve, duke ju bërë
që kurrë t' mos jeni i varur nga askush.

Ana e dobët e juaja në raport me paratë
Shpesh
nga frika se mos e hurbasni kontrollin për gjendjen tuaj financiare,
hiqni dorë nga diçka e thjeshtë. Madje edhe në raste kur nuk duhet
peshuar punët shumë për të bërë ndonjë shpenzim. Këtë e bëni, ngase, për
së tepërmi hidhni syrin në ardhmëri.
Peshorja
(24 shtator deri 23 tetor)

Mënyra se si i trajtoni paratë
Hap
një vrimë duke mbyllur një tjetër dhe kështu "luani lojën e hiles"
bukur shpesh në jetë. Si njeri që e jeton jetën, të lindurit në këtë
shenjë, shpesh nuk janë në gjendje të dinë se ku i vejnë paratë. Një
këshillë: Mbani shënime rreth shpenzimeve.

Ana e fuqishme juaj në raport me paratë

Meqë
ju përherë doni të jeni të pavarur në rrafshin financiar, keni frikë
nga kreditit dhe format tjera të huamarrjes që bartin me vete edhe
obligime afatgjata. Përmes kësaj, ju, në një farë mënyre, në raport nga
sa ju realisht kërkoni, e shtrëngoni vetveten që të jeni më kursimtar.
Mirëpo, si një reflektim pozitiv, kështu i shmangeni humbjeve të mëdha.

Ana e dobët e juaja në raport me paratë

jetuarit e jetës tashti dhe këtu, është për ju më me rëndësi se sa
kursimi. Për një darkë me elemente të romantizmit dhe vet i dyti, apo,
për blerjen e ndonjë vepre artistike, edhe përpos rrezikut që kontoja e
juaj të mbetet e zbrazët, ju nuk hezitoni aspak të shpenzoni para
Akrepi
(24 tetor deri 22 nëntor)

Mënyra se si i trajtoni paratë
Ju
keni shumë dëshirë që ta ndiqni rritjen, qoftë edhe të ngadalshme, të
pasurisë suaj. Për ju është me rëndësi që në konton tuaj të keni diçka
më shumë nga sa ju duhen në jetën e përditshme, sesa të rrethoheni me
luks. Këshilla për akrepin: nganjëherë të bënë mirë, t' I lini të tjerët
të shohin se sa ke.

Ana e fuqishme juaj në raport me paratë
Planet
tuaja afatgjate në sektorin financiar dhe në përgjithësi që kanë të
bëjnë me paratë, ju mundësojnë që të hartoni plane gjithashtu të gjata
për perspektivë. Në jetën tuaj, pothuajse, nuk keni fare shpenzime të
paparashikueshme. Ju kujdeseni me pedanteri që, gjithmonë ta ruani
mirëqenien që keni.

Ana e dobët e juaja në raport me paratë
Nganjëherë
keni prirje që të mateni me të tjerët se sa ata kanë para. Këshilla:
mos i merrni për bas si krahasim të tjerët, sepse çdo njeri si tërësi
është unikët në këto raporte. E posaçërisht kur është në pyetje paraja.
Shigjetari
(23 nëntor deri 21 dhjetor)

Mënyra se si i trajtoni paratë
Nganjëherë
prireni të bëni ndonjë blerje fare spontane. Sidoqoftë, shikuar në plan
të gjerë, paranë e keni nën kontroll dhe të kujdesshëm rreth mënyrave
së shpenzimeve.
Këshilla për të lindurit në shenjën e shigjetarit: Keni kujdes, që së paku të filloni të kurseni një çikëz. Ia vlen gjithsesi!

Ana e fuqishme juaj në raport me paratë
Edhe
sërish mund të mos e dini se ku e keni kokën (nga vështirësitë me të
cilat përballeni), ju relativisht shpejt e gjeni frenin për rastet e
urgjencës, që ndërlidhet me shpenzimet e panevojshme. Përmes kësaj, ju
sërish ktheheni në gjendjen e mëparshme.

Ana e dobët e juaja në raport me paratë
Ose
fitoni shumë pak, ose muaji është thjeshtë shumë i gjatë. Ju të shumtën
shpenzoni pa kufij, krahasuar me të ardhurat që keni. Një lojë e
rrezikshme me zjarrin…
Bricjapi
(22 dhjetor deri 20 janar)

Mënyra se si i trajtoni paratë
Spekulimi
nuk është me çdo kusht çështje që i përket natyrës tuaj. Ju jeni një
njeri, që më me dëshirë rrini me të dy këmbët në tokë dhe gjithnjë dini
dhe veproni me aq sa keni.
Këshilla: Jo çdo fondacion është i lirë nga rreziqet e mundshme. Me disa madje ka mundësi ta shtojnë pasurinë tuaj.

Ana e fuqishme juaj në raport me paratë
Ju
jeni një shembull. Model lidhur me punën e kursimeve. Edhe nëse fjala
është për veprime të arsyeshme financiare, duhet të keni kujdes gjatë
konsumit me çmimet. Shpeshherë në praktikë dështoni në këtë drejtim.
Karakteristika e juaj themelore është se, i mbani paratë tok dhe i
gëzoheni faktit që nuk rrezikoheni.

Ana e dobët e juaja në raport me paratë
Shumë
energji mund të shpenzoni duke vrapuar pa cak pas parasë. Ndjesia për
kursim që ju ndjek kudo pas, nuk ju lë ta gëzoni paranë që dispononi.
Ujori
(21 janar deri 19 shkurt)

Mënyra se si i trajtoni paratë

raport me shpenzimin e parasë në parim ndjeheni shume komod dhe i
siguritë, por edhe sovran. Keni nuhatje të mirë për fondacione me
prosperitet dhe e dini saktë se ku ju pret fitimi, por edhe kur blen
diçka, si duhet ulur çmimin në dobinë tuaj. Këshillë: Besoni më shpesh
aftësive tuaja për veprim.

Ana e fuqishme juaj në raport me paratë
Ju
mund të keni besim të mirë për vetveten në raport me paranë. Dhe, meqë
kështu edhe mbetet, shtoni kujdes që të arrini të kurseni paratë që do
ju duhen më vonë.

Ana e dobët e juaja në raport me paratë
Nganjëherë
fitohet përshtypja se, ju kurseni së tepërmi. Më mirë do të ishte të
hiqnit dorë nga blerja e një kostumi, se sat ë jepni një Evro më shumë
për të më pas
Peshqit
(20 shkurt deri 20 mars)

Mënyra se si i trajtoni paratë
Mund
të mendohet se nga natyra jeni një njeri lojës. Paraja për ju,
ndonjëherë më shumë, e ndonjëherë më pak, është mjet për ta arritur
qëllimin. Për aq kohë sa keni mjaft, që do t' ju mjaftojnë ta shijoni
anën e mirë të jetës, jeni i lumtur. Këshillë për peshqit: Kurseni për
të ardhmen.

Ana e fuqishme juaj në raport me paratë
Meqë ju
jeni I gatshëm, që herë -herë t' i futeni rrezikut, shpesh keni Fitim
dhe jeni krenar për atë. Dhe, ndonjëherë, edhe pse nuk keni shumë para
në dispozicion, ju nuk brengoseni edhe aq shumë. Ju e dini se përherë do
të keni sërish ditë të re, mëngjes të ri.

Ana e dobët e juaja në raport me paratë

Shpesh
edhe vet e konstatoni se, me paratë silleni pa ndonjë përkujdesje të
theksuar. Kjo është arsyeja pse nganjëherë ju ndodhë që, tek ju ë ketë
lëvizje kontoja juaj.

Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi