Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Finalja e madhe e Kievit, e paharrueshme per Spanjen People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Finalja e madhe e Kievit, e paharrueshme per Spanjen People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Finalja e madhe e Kievit, e paharrueshme per Spanjen

Shko poshtë

Finalja e madhe e Kievit, e paharrueshme per Spanjen Empty Finalja e madhe e Kievit, e paharrueshme per Spanjen

Mesazh nga WebMaster Mon 2 Jul 2012 - 8:35

Spanja do te kujtoje gjate fitoren e madhe te Kievit dhe triumfin 4-0 ne finalen ndaj Italise. Italianet, me te paparashikueshmin ne sulm Mario Baloteli dhe me orkestruesin e skuadres Andrea Pirlo, kerkonin te befasonin Spanjen, qe vinte si kampione ne fuqi e Evropes dhe e botes. Me nje loje admiruese ne mesfushe, Spanja vetem pak momente para ndeshjes u konsiderua favorite per te fituar nga trajneri i Italise, Cezare Prandeli - "Ne kete moment, edhe pse me syte te hapura, me duket sikur jam ne enderr," - tha Cezare Prandeli, skuadra e te cilit arriti nje fitore te madhe ndaj Gjermanise, me rezultatin 2-1. - "Spanja mbetet favorite, sepse kjo skuader ka punuar shume dhe e ka dominuar me merite cdo ndeshje futbolli qe kane luajtur gjate viteve te fundit." Ky ishte parashikimi i trajnerit te Italise para ndeshjes. Spanja nuk kishte humbur asnje ndeshje, prej vitit 2004 dhe vazhdoi serine e fitoreve edhe pas fitores se madhe ne finalen e djeshme.

Spektakli

Kievi u shnderrua ne kryeqytetin e kontinentit evropian, te pakten per nje dite. Kryeqyteti ukrainas priti mbremjen e djeshme ne finalen e Kampionatit Evropian te Futbollit, Spanjen dhe Italine. Para ndeshjes u zhvillua nje spektakel i madh, per t'i dhene lamtumire ketij eventi madheshtor. Personalitet vendase, dhe kreu i UEFA-s Mishel Platini e cilesuan nje sukses mbylljen e edicionit te 13-te te finaleve te Kampionatit Evropian te futbollit. Ishin me qindra perfaqesues te medieve nga e gjithe bota qe pasqyruan ndeshjen "live" nga stadiumi Olimpik i Kievit. Stadiumi i Varshaves, qe hapi eventin e Euro 2012, ishte me i mire, por atmosfera qe u krijua ne Kiev para dhe gjate finales se madhe ishte e jashtezakonshme. Pas gati nje muaji ne sheshet e Kievit moren fund dhe netet e festimeve te medha. Euro 2012 eshte eventi me i madh sportiv qe zhvillohej ne nje vend te lindjes, pas Lojerave Olimpike, Moske 1980. Rreth 342,000 te huaj mberriten ne kryeqytetin ukrainas, ne vigjilje te finales se madhe, Euro 2012. Ishin me mijera tifoze qe nuk kishin siguruar bileta, por donin te ishin prane spektaklit te madh, dhe preferuan te ndiqnin neper qendra te "fan zone", ne sheshe te ndryshme te Kievit. Tifozet spanjolle dominonin mbi ata italiane, para ndeshjes. Ata kishin krijuar nje atmosfere te bukur, por jane ankuar gjithashtu per udhetimin e veshtire nga nje qytet ne nje tjeter, mes dy vendeve organizatore, Poloni dhe Ukraine. Ishte gati dyfishi i tifozeve te Spanjes, ne Kiev, ne krahasim me ata italiane.

Rekordi

Spanja behet skuadra e pare evropiane qe fiton tre turne radhazi, pas sukseseve te Euro 2008 dhe Kupa e Botes, 2010. Sheshi qendror i Ukraines mblodhi me shume njerez 100 mije vete, te cilet para ndeshjes ndoqen yje te muzikes boterore, si Elton Xhon apo "Queen". Pas ndeshjes festa vazhdoi, kete radhe vetem per spanjollet. Asnje udheheqes i larte evropian nuk e ndoqi ndeshjen e Euro 2012, qe u zhvilluan ne Ukraine, me perjashtim te Lukashenkos se Bjellorusise dhe krereve te qeverive te dy vendeve finaliste, kryeministri i Spanjes dhe ai i Italise, Monti. Humbja zhgenjyese e Italise ka entuziazmuar ne krahun tjeter kreret spanjolle.

Viti Fituesit

2012 Spanja

2008 Spanja

2004 Geqia

2000 Franca

1996 Gjermania

1992 Danimarka

1988 Holanda

1984 Franca

1980 Gjermania

1976 Cekosllovakia

1972 Gjermania

1968 Italia

1964 Spanja

1960 Bashkimi Sovjetik
WebMaster
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 46
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi