Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Ditëlindja, Edi Rama: Kam lindur në 4 korrik, jam proamerikan People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Ditëlindja, Edi Rama: Kam lindur në 4 korrik, jam proamerikan People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ditëlindja, Edi Rama: Kam lindur në 4 korrik, jam proamerikan

2 posters

Shko poshtë

Ditëlindja, Edi Rama: Kam lindur në 4 korrik, jam proamerikan Empty Ditëlindja, Edi Rama: Kam lindur në 4 korrik, jam proamerikan

Mesazh nga WebMaster Thu 5 Jul 2012 - 5:31

TIRANË- Katër korriku ishte një ditë feste në Partinë Socialiste. Ashtu ka nisur qysh herët në mëngjes. Ndryshe nga ditët e tjera,
punonjësit
e PS-së, sekretarët e bashkëpunëtorët e afërt të Edi Ramës, veç
punëve të ditës menduan ta presin ndryshe kryetarin, që dje mbushi
fiks 48 vjeç. Kryefinancieri i PS-së, Gent Gazheli, së bashku me
bashkëpunëtorët e Ramës i dedikuan atij, një pritje në sallën, ku
zakonisht zhvillohen mbledhjet e grupit parlamentar. Një tortë e
thjeshtë dhe shishe shampanje ishin ato që shoqëruan festën e vogël,
që solli një atmosferë ndryshe në selinë e PS-së. Më herët se këto të
dyja, në parti kishin mbërritur tufa të shumta me lule, të cilave u
kishin paraprirë mesazhe të panumërta urimi nga simpatizantë, deputetë
të PS-së, drejtues vendorë të partisë, etj. "Asnjë mesazh urimi s'ka
mbërritur nga kryeministri Berisha, apo edhe ish-kryetari i PS-së, Fatos
Nano", - bëhet e ditur nga bashkëpunëtorët e Ramës.

Në festën e
vogël, në katin e dytë të PSsë, ishin të pranishëm të gjithë
sekretarët, të rinjtë e FRESSH-it, por jo kryetarja Elisa Spiropali. Një
shportë me një kompozim lulesh natyrale ishte dhurata që i bëri stafi,
kryetarit socialist. Por ndërkohë, buqeta më e veçantë dhe që u pëlqeu
të gjithëve ishte ajo e regjisorit Kiço Londo. Buqeta të tjera i kanë
ardhur Ramës edhe nga gazetarë, një prej të cilëve ishte ajo e dërguar
nga Alfred Peza. Por nuk kanë munguar edhe dhurata simbolike, njëra prej
të cilave ishte e anëtares së kryesisë dhe kryetare e njësisë nr.1,
Lindita Nikolla. Sapo ka parë këtë atmosferë në selinë e PSsë, Ramës i
është shtuar buzëqeshja dhe ka falenderuar bashkëpunëtorët e tij. Duke
ngritur gotat e shampanjës, Rama mësohet të ketë thënë se: "Në PS nuk
jam unë i vetmi që kam sot ditëlindjen. Dua t'i uroj këtë ditë edhe
Teutës (asistentja e kreut socialist). Ne socialistët e kemi të gjithë
ditëlindjen më 4 korrik, se jemi proamerikanë", -është shprehur Rama,
duke iu hapur rrugën më pas batutave të tjera në festën disaminutëshe,
por edhe duke sjellë në vëmendje 236-vjetorin e themelimit të SHBA-ve.
Kreu socialist uroi dje, edhe sekretarin organizativ, Blendi Klosi, për
lindjen e vajzës së tij. Të pranishëm në festë ishin edhe kryetari i
grupit parlamentar, Gramoz Ruçi, sekretarët, Ilir Beqaj, Armando
Subashi, Bashkim Fino, Erion Veliaj, Damian Gjiknuri, Arben Ahmetaj e
pothuaj i gjithë stafi i bashkëpunëtorëve në kabinetin e kryetarit të
PS-së, si dhe deputetë të ndryshëm. Pasi ka respektuar pritjen dhe
urimet që i kanë ardhur nga këta të fundit, Rama ka lënë selinë e PS-së,
për të vijuar më pas me një festë private, në familjen e tij. Mësohet
se më pas, së bashku me bashkëshorten dhe të afërmit e tjerë, ditëlindja
e kreut të PS-së ka kaluar me një drekë familjare.
(e.m/GazetaShqiptare/BalkanWeb)

Hahaha edhe un jam proamerikane domethene
Ditëlindja, Edi Rama: Kam lindur në 4 korrik, jam proamerikan 1644352394
WebMaster
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 45
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Ditëlindja, Edi Rama: Kam lindur në 4 korrik, jam proamerikan Empty Re: Ditëlindja, Edi Rama: Kam lindur në 4 korrik, jam proamerikan

Mesazh nga dajti modh Thu 5 Jul 2012 - 5:33

te gjithe dore korriku qenkemi Ditëlindja, Edi Rama: Kam lindur në 4 korrik, jam proamerikan 1644352394
dajti modh
dajti modh
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Postime Postime : 17309
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 19/01/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi