Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Të Lahesh Pa Përdorur Ujë, Shpikja 2012 People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Të Lahesh Pa Përdorur Ujë, Shpikja 2012 People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Të Lahesh Pa Përdorur Ujë, Shpikja 2012

2 posters

Shko poshtë

Të Lahesh Pa Përdorur Ujë, Shpikja 2012 Empty Të Lahesh Pa Përdorur Ujë, Shpikja 2012

Mesazh nga Emona Thu 5 Jul 2012 - 7:53

Të Lahesh Pa Përdorur Ujë, Shpikja 2012 Lahesh
Duke marrë shkas nga një shok që s’kishte fort qejf të lahej dhe me disa muaj kërkime në internet, studenti afrikano-jugor Ludwick Marishane shpiku një mënyrë për t’u larë pa përdorur ujë.
22-vjeçari, student në Universitetin e Cape Town, ka shpikur një produkt të quajtur “Dry Bath” (Banjë e thatë), një xhel që përdoret në lëkurë dhe bën punën e ujit dhe sapunit.



Shpikja, që e shpërbleu Marishane me çmimin e studentit më të mirë sipërmarrës global, ka përdorim të gjerë në Afrikë dhe në vende të tjera në zhvillim, ku higjiena bazike është në nivele të ulëta dhe miliona njerëz vuajnë mungesën e ujit.
Ky produkt ndryshon nga ata që përdoren për pastrimin e duarve, pasi nuk e ka aromën e alkoolit. Ai formon një shtresë të hollë e të lagësht që pastron lëkurën dhe nuk ka erë. 22-vjeçarit i erdhi ideja një ditë dimri në shtëpinë e tij të varfër në fshat, kur një shok i tha se e lara ishte bezdi e madhe në mungesë të ujit të ngrohtë. “Ai përtonte dhe shpesh thoshte ‘pse dikush nuk shpik diçka që thjesht ta vësh në lëkurë e të mos kesh pse të bësh banjë?’”, ka treguar Marishane.

Ai filloi menjëherë të kërkojë me anë të telefonit të tij në Google dhe Wikipedia për të gjetur formulën. Gjashtë muaj më pas shpiku “Dry Bath”, për të cilin siguroi edhe një patentë.

Produkti ka filluar të përdoret nga kompanitë e fluturimit për udhëtimet e gjata dhe nga qeveritë për ushtarët në front.

Marishane thekson se produkti i tij do të ndihmojë në kursimin e ujit në pjesët e varfra të globit./alblive/

Emona
WebMaster
WebMaster

Postime Postime : 46759
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 12/03/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Të Lahesh Pa Përdorur Ujë, Shpikja 2012 Empty Re: Të Lahesh Pa Përdorur Ujë, Shpikja 2012

Mesazh nga Anakonda Fri 28 Sep 2012 - 3:16

ouuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuu hajde hajde ca bon shkenca
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi