Itali, zbardhet vrasja e shqiptares 30-vjecare, theu kodin e nderit
2 posters
Faqja 1 e 1
Itali, zbardhet vrasja e shqiptares 30-vjecare, theu kodin e nderit
L'AQUILA
-Fillimisht u dyshua për një aksident automobilistik, apo krim
pasionant, por hetimet hodhën dritë mbi vdekjen në Itali të shqiptares
Mariana Marku, 30 vjec, nënë e një fëmije të mitur.
Prokuroria
italiane zbuloi se gruaja shqiptare është vrarë për hakmarrje nga 4
bashkëkombas të saj sepse theu kodin e nderit të familjes.
Edhe pse
Mariana u largua nga Shqipëria, rinisi një jetë të re në Itali duke
punuar në një lokal, orët e saj ishin të numëruara.
Vrasja e saj
ishte e mirëorganizuar. Policia italiane dyshon se katër persona kanë
udhëtuar nga Shqipëria drejt Italisë, për të kryer vrasjen, pasi, siç
citojnë mediat italiane, kishte thyer kodin e nderit duke braktisur
Shqipërinë, teksa bashkëshorti ndodhej ende i arrestuar në qeli.
Hetimet
e deritanishme, të përqendruara kryesisht në tabulatet telefonike kanë
sjellë disa prova të reja që implikojnë 4 shqiptarë në vrasjen e
Marianës.
Rezultoi se automjeti Mercedes që aksidentoi Marianën
ishte i vjedhur në Cerveteri, provinca e Romës. Pasi kanë studiuar
lëvizjet e gruas, vrasësit kanë zgjedhur kryejnë vrasjen në një rrugicë
me errësirë. Ata e kanë përplasur me makinë, më pas kanë tërhqeur trupin
në rrugën e errët e kanë masakruar dhe madje tentuar ta djegin.
Policia
italiane dyshon se 4 vrasësit kanë udhëtuar në Itali me qëllim vrasjen e
30-vjecares dhe më pas janë larguar sërisht drejt Shqipërisë.
Trupi
i pajetë i masakruar 30 vjecares u gjet në 5 Maj, përgjatë rrugës Cese
di Avezzano në L'Aquila, Itali. Ka qenë vëllai i Marianës që kishte
denoncuar zhdukjen e motrës së tij tek karabinierët e zonës dhe po ai që
identifikoi trupin e pajetë. Nga kqyrja u vu re se një këmbë dhe një
dorë e Marianës ishin të coptuara ndërsa shenja dhune kishte në mbarë
trupin e saj.
Mësohet se 30-vjecarja punonte në një klub privat
në Civitela Roveto. Mariana Marku me djalin e saj të vogël jetonte me
vëllain e saj dhe gruan e këtij të fundit. Vëllai denoncoi zhdukjen e
motrës pasi prej 2 ditësh 30-vjecarja nuk po kthehej në banesë ku e
priste fëmija i mitur.
(d.b/BalkanWeb)

Re: Itali, zbardhet vrasja e shqiptares 30-vjecare, theu kodin e nderit
e di nga eshte kjo m mbiemer Marku???? eshte nga vendi i atyre qe e mbajn vetem per te ndershem e me tradita.... vrasin motrat e tyre naten e i qajne diten.. sic shkrujta ne tek komenti i temes tjeter..
Leo_uk- V.I.P Anëtarë
- Postime : 5977
Gjinia :
Anëtarësuar : 02/10/2010
Mosha : 46
Re: Itali, zbardhet vrasja e shqiptares 30-vjecare, theu kodin e nderit
Po edhe ata qe e kan bere kete krim mo leo sjan burra mo jo jan thjeshte njerez te semur qe akoma ecin me anen e ligjit te kanunit apo beses
Similar topics
» Vrasja në Elbasan, familja e vajzës: S'i dinim problemet, të shtunën kthehej në Itali
» Itali, abuzonte me femije 4 vjecare, arrestohet
» Itali, shqiptarja 23 vjecare ne partine ekstremiste
» Itali, arrestohet shqiptari, trajtonte si skllave vajzën 12-vjeçare
» Zbardhet misteri i peizazhit pas “Mona Lizës”

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi