Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Mbajtja e loteve shkakton panik  People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Mbajtja e loteve shkakton panik  People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Mbajtja e loteve shkakton panik

2 posters

Shko poshtë

Mbajtja e loteve shkakton panik  Empty Mbajtja e loteve shkakton panik

Mesazh nga WebMaster Wed 8 Aug 2012 - 20:47

[You must be registered and logged in to see this image.]
Lotët që mbahen rrisin nivelin e tensionit dhe kur energjia e
grumbulluar shpërthen, mund të shkaktojë kriza paniku. Ç’duhet bërë për
ta shmangur këtë gjë

Fëmijët qajnë shpesh dhe nuk vuajnë nga
krizat e panikut. Ju do të pyesni nëse kanë lidhje ose jo këto fenomene?
Po, sigurisht që kanë. Kjo vërtetohet edhe me faktin se të rriturit që
fillojnë të vuajnë nga krizat e panikut janë ata të cilët mbajnë të
qarën dhe emocionet. Megjithatë nuk do të thotë se krizat e panikut
lindin vetëm nga kjo arsye. Në fakt është një mënyrë e nxitjes së tyre.
Krizat e panikut nuk ndodhin shpesh te fëmijët. Që gjatë viteve të para
të jetës ata janë në kontakt të menjëhershëm me emocionet e tyre,
pakënaqësitë, kundërshtitë, dhe i shprehin në mënyrë të drejtpërdrejtë
me të qarë, një funksion fiziologjik që bën të mundur nxjerrjen jashtë
të energjisë së mbledhur që lidhet me emocionet. Kështu, truri i tyre
mbetet i “pastër”, nuk grumbullon “mbeturina” dhe shumë shpejt fëmijët
janë gati për të përballuar jetën.

Mbajtja e lotëve i hap “portat” panikut

Ne
të rriturit nuk mund të qajmë për çdo gjë, ndaj kemi zhvilluar aftësinë
për ta kontrolluar veten në shumë momente. Por disa njerëz e teprojnë
dhe humbasin aftësinë për të qarë si për një dhimbje, mërzitje,
shfryrje, ashtu edhe kur mallëngjehen. Ka nga ata persona të cilët kur
humbasin një njeri të dashur, përmbahen dhe nuk qajnë as në momentin e
hidhërimit dhe as pas shumë kohësh. Por çfarë ndodh me trurin e personit
që nuk qan? Emocioni që mbetet brenda nuk shkarkohet, por shndërrohet
në energji negative, që vetëm mblidhet. Çdo lot dhe emocion që mbahet
shtohet deri sa një ditë arrijnë kufirin: pikërisht këtu shfaqet kriza e
panikut, mënyra e vetme që i mbetet trurit dhe psikikës për të ulur
presionin e brendshëm. Është një panik që shfaqet me forcën shpërthyese
të të gjithë lotëve të mbajtur. Duke e ditur këtë gjë e ndihmoni si për
t’u kuruar ashtu edhe për të parandaluar që situata të mos përkeqësohet.

Lotët që nuk duhen mbajtur

Ja
cilat janë emocionet që kur mbahen për një kohë të gjatë ju bëjnë që të
jeni më të rrezikuar nga krizat e papritura të panikut:


- Dhimbja për humbjen e një personi të shtrenjtë
- Dhimbje për një ndarje sentimentale
- Inat për padrejtësitë që ju kanë bërë dhe mosreagimet ndaj tyre
- Mallëngjime të ndryshme dhe mbajtja e lotëve për një kohë të gjatë
- Të qara shfryrëse në periudha stresuese
- Shqetësim për humbjen e punës

Arsyet e përmbajtjes:

- Vështirësi për ta ndier thellë emocionin
- Nuk jeni mësuar me të qarën dhe “nuk e keni idenë se si bëhet”
- Duhet të ruani imazhin e “personit të fortë”
- Keni turp dhe frikë se si do t’ju gjykojnë të tjerët
- Keni ndjesinë sikur jeni të pambrojtur
- Keni frikë se mos rrëmbeheni nga emocionet

Si duhet ta kuroni panikun

Gjëja
e parë që duhet të bëni është të mos përmbaheni, nëse po i mbani me zor
lotët apo jeni mallëngjyer shumë, mos e përmbani veten. Qani deri sa të
ndiheni të lehtësuar. Nëse prania e të tjerëve ju bezdis, mbylluni për
pak kohë në një dhomë dhe lërini lotët të rrjedhin. Mos harroni se nuk
jeni më pak të fortë vetëm se derdhni lot. Forca di ta përqafojë
brishtësinë, por jo vetëm atë të të tjerëve, por edhe tuajën.

Qëndroni sa më shumë në natyrë

Natyra
është një mike e mirë e njeriut. Qëndrimi jashtë ju afron më shumë me
veten, falë analogjive të mistershme mes natyrës dhe psikikës sonë.
Mbjellja e luleve, kujdesi për kafshët, takimi me miqtë mund të luajnë
një rol të rëndësishëm në zhvillimin e botës emocionale, duke ju
shkëputur nga energjia negative e krijuar te ju.

Përdorni teknika trupore

Emocionet
e pranishme te ne janë materie biologjike dhe pikëtakimi me to është
trupi. Gjeni një specialist ose një qendër që praktikon teknika trupore
për t’u ndier më mirë. Por bëni kujdes, se mos favorizoni bllokimin që
shfaqet vetëm kur të jetë momenti, pavarësisht se zhvillohet
gradualisht.
WebMaster
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 46
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbajtja e loteve shkakton panik  Empty Re: Mbajtja e loteve shkakton panik

Mesazh nga Anakonda Fri 10 Aug 2012 - 21:30

dmth mir bekam un qe si mbaj lotet por qaj direkt;shum e bukur tema...
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi