Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Emigrantet, zhgenjim dhe keqardhje per Shqiperine People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Emigrantet, zhgenjim dhe keqardhje per Shqiperine People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Emigrantet, zhgenjim dhe keqardhje per Shqiperine

2 posters

Shko poshtë

Emigrantet, zhgenjim dhe keqardhje per Shqiperine Empty Emigrantet, zhgenjim dhe keqardhje per Shqiperine

Mesazh nga WebMaster Tue 21 Aug 2012 - 6:16

Po largohen edhe emigrantët e fundit nga Shqipëria. Erdhën me mall dhe
ikën me mall. Pritet që pas 2-3 ditësh pikat e kalimit kufitar t'i
kthehen normalitetit. Ata nxitojnë të kthehen në vendet e tyre të punës.
Shpresojnë shumë që pronari ku kanë punuar të mos ketë falimentuar.
Kohët janë të vështira, gjithçka e papritur mund të ndodhë. Gjithkush
prej tyre qëndroi vetëm pak ditë. Shqetësimi për ditët dhe muajt në
vijim ishte i madh. "Keq në Greqinë e pushtuar nga kriza, na thotë një
emigrant, por shumë më keq në Shqipërinë e pushtuar nga një krizë tjetër
që ende nuk ia kini vënë emrin". Në dogana u shënua pothuajse i
njëjti fluks si në hyrje dhe në dalje. Të krijohej ideja sikur ishin të
njëjtit njerëz që hynin dhe dilnin.

Nxitonin në ardhje, nxitonin
edhe në ikje. Maratona i kishte finishin te pika e nisjes. Ata erdhën
të çmalleshin me prindërit, por në të njëjtën kohë edhe për të testuar
se çfarë bëhej në atdheun e tyre. A ofron mundësi punësimi, a ka gjasa
për çeljen e një biznesi, si janë kushtet e kreditimit, a ekzistojnë
mundësitë që fëmijët e tyre të vijonin arsimimin në Shqipëri etj, etj.
Nuk ekziston asnjë e dhënë nëse emigrantët tanë mbetën të kënaqur nga
vendi i tyre ose jo. Por shumë prej tyre u shprehën se në këtë vend nuk
jetohet. Çmimet janë më të larta se në Greqi. E njëjta gjë ndodh si me
veshjet ashtu edhe me ushqimin. Tregtarët nuk kanë kulturën e tregtimit.
Ata në çdo çast përpiqen të luajnë me çmimet dhe me njerëzit. Nuk
arrijmë të kuptojmë se si shqiptarët munden të përballojnë jetën e tyre
në këtë vend. "Pagesa e punëtorit është shumë e ulët”, na thotë një
emigrant tjetër.

Qeveria edhe pse e rraskapitur nga efektet e
krizës, ngre vetëm rrogat e intelektualëve. E bën këtë, sepse ka frikë
mos i dalin në protesta. Punëtorët janë të paorganizuar, nuk ka frikë
prej tyre, për fshatarët as që do t'ia dijë njeri. Mjafton që ata të
kenë një lopë dhe disa dele në shtëpitë e tyre që të mos vdesin urie. E
keqja nuk përfundon këtu. Që të gjithë zanatçinjtë punojnë në të zezë.
Shteti nuk mendon aspak për sigurimet shoqërore. Dëgjojmë që bën thirrje
çdo vit: "Paguani kontributin për sigurimet shoqërore.... po e shtyjmë
përsëri afatin e pagesës... vitin tjetër pagesa do të jetë më e
lartë...". Kështu ndodh vetëm me një shtet qesharak. E dini çfarë ndodh
në Greqi? Gjithkush që merr lejen e ndërtimit, i parashikohet që në
projekt fuqia punëtore dhe masa e sigurimit shoqëror që duhet të
paguajë. Pastaj ai le ta ndërtojë për një ditë, për një muaj apo për një
vit. Nuk ka rëndësi nëse merr vetëm 1 punëtor apo 100. Ajo që duhet
paguar do ta paguajë". "Qëndruam vetëm disa ditë na tregojnë grup
emigrantësh, por vumë re se Shqipëria është e lodhshme.


shkosh në një zyrë është vështirë ta gjesh zyrtarin atje. Edhe nëse e
gjen të dëgjon me habi njësoj sikur kërkon të të thotë: "Ju besoni se
unë kam mundësi të zgjidh hallin tuaj... me këto punë merret vetëm
kryetari i partisë... unë nuk ju pyes dot se me cilën parti jeni ju... E
pamë me sytë tanë se pa një vërtetim partie nuk zë dot punë. Të takosh
titullarin e institucionit është njëlloj sikur të takosh presidentin e
Amerikës. I blinduar në zyrën e tij. Ndërkohë sheh se po në atë zyrë
hyjnë dhe dalin shok e miq të tij pa trokitur. Nuk vonon shumë dhe pas
kësaj sheh një vajzë të re që çon kafetë.

Befas të duket vetja i
çmendur, ke shkuar në zyrën e shtetit apo në lokal. Gjithçka është e
zaptuar nga klane të caktuara. Besojmë se të gjitha këto shpjegojnë
vetëvrasjet në Shqipëri. Pak ditë që ndenjëm në Korçë dëgjuam vetëm
vetëvrasje". Tashmë ata po ikin. Vetëm gjatë 24-orëve të fundit
nëpërmjet 4 pikave kufitare të qarkut Korçë: Kapshticës, Qafë-Thanë,
Tushemisht dhe Goricë hynë gjithsesj 3330 shqiptarë me 918 mjete, por
ndërkohë u largua nga Shqipëria dyfishi i tyre, 6438 shqiptarë. Fluksi
në dalje ishte 3.108 emigrantë më shumë. Po ikin edhe të huajt.


largim e sipër emigrantët tanë na thonë: "Do të bëjmë të gjitha
përpjekjet që të qëndrojmë në Greqi, në Shqipëri do të vijmë vetëm nëse
do ta kemi të pamundur të jetojmë atje... Dhe ne shohim se si ata
largohen. Keqardhja dhe zhgënjimi i tyre është i madh”.
Emigrantet, zhgenjim dhe keqardhje per Shqiperine 1345537967-emigrantet_shqiperia_keqardhje
WebMaster
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 46
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Emigrantet, zhgenjim dhe keqardhje per Shqiperine Empty Re: Emigrantet, zhgenjim dhe keqardhje per Shqiperine

Mesazh nga Anakonda Mon 5 Nov 2012 - 1:19

ctu thush emigrantve tshkret,ata jan npik thallit per vete..skan faj ata te gjoret fajin e kan kto legenat qe kemi na per pushtetar kot sthon"Sbohet Shqipria me shqiptar{politikanet ne ket rast}
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi