Lufta e Trojës
2 posters
Faqja 1 e 1
Lufta e Trojës
Vetëm
pak milje larg Dardaneleve, në pjesën aziatike të gjirit të ngushtë që
ndan Greqinë nga Turqia, ndodhet në kodër e vogël e njohur si Hisarlik.
Kjo, sipas Herodotit, Ksenofonit, Plutarkut dhe të tjerë shkrimtarë
klasikë grekë e romakë, ishte vendndodhja e Trojës, pikërisht Trojës së
Iliadës dhe Odisesë, që kish shkruar Homeri.
Grekët e lashtë nuk
ishin të sigurtë, nëse Homeri e kish parë vërtetë ndonjëherë Trojën,
por ata nuk kishin dyshim se betejat që ai përshkruante kishin ndodhur.
Ata
nuk kishin dyshim as për faktin që kishin ndodhur në dhe përreth
Hisarlikit. Në një botë ku njerëzit ishin si perëndi (dhe perënditë
ishin shumënjerëzorë), këtu ndodhi përplasja më e madhe mes të dyve.
Pikërisht në Trojë, Paridi, biri i Mbretit Priam solli Helenën, gruan më
të bukur në botë, pasi e rrëmbeu nga shtëpia e saj.
Pikërisht
drejt Trojës i drejtoi Mbreti Agamemnon trupat e tij për t u hakmarrë.
Dhe pikërisht në Trojë, Akili, luftëtari më i madh grek, vrau Hektorin,
vëllanë e Paridit. Në skenën e fundit të Iliadës, Priami u takua me
Akilin për të negociuar kthimin e trupit të të birit, si dhe një
marrëveshje mes grekëve dhe trojanëve. Siç e dinë mirë lexuesit e
Odisesë, historia nuk mori fund këtu.
Besimi se e gjithë
kjo kish ndodhur vërtetë – dhe pikërisht në Hirsalik – tërhoqi më vonë
shumë pushtues. Në vitin 480 para Krishtit, mbreti pers, Kserksi, flijoi
një mijë dema pranë Hirsalikut, pak përpara se të kalonte Dardanelet
drejt Greqisë. Një shekull e gjysmë më vonë, kur Aleksandri i madh
udhëhoqi trupat e tij në drejtimin e kundërt, ai nderoi Akilin me fli
pranë të njëjtit vend. Përgjatë Mesjetës dhe Rilindjes, udhëtarët vijuan
të vizitojnë Hirsalikun, të binudr se këtu qe Troja.
Nga
shekulli 18, studiuesit nisën të kenë një qaje më skeptike. Shumë vinin
në dyshim faktin në kish patur një luftë në Trojë, e jo më përplasjet
monumentale të epikës së Homerit. Disa madje hidhnin dyshime në kish
patur një Homer, apo më saktë një njeri i vetëm në vend të një serie
poetësh. Në fund të fundit, sipas tyre, qindra vite ndanin Herodotin nga
Homeri, dhe qindra të tjerë janë mes poetit dhe epokës së artë.
Deri
në gjysmën e dytë të shekullit 19, vetëm një pakicë studiuesish besonin
se, Iliada dhe Odisea flisnin për ngjarje që kishin ndodhur vërtetë.
Edhe më pak besonin se Troja, nëse kjo kish ekzistuar, ndodhej në
Hisarlik. Për shumëkënd, Iliada dhe Odiseja ishin letërsi e madhe, jo
histori. Një njeri që mbeti i bindur se Troja kish ekzistuar ishte Frank
Calvert, konsulli i SHBA në rajon dhe një arkeolog amator.
Në
mesin e viteve 1860, Calvert bëri disa gërmime paraprakë në Hisarlik,
duke zbuluar mbetjet e një tempulli nga koha klasike dhe një mur nga
koha e Aleksandrit të Madh. Ishte inkurajuese, por njëkohësisht bindi
Calvertin se ka shumë shtresa historie poshtë Hisarlikut dhe se gërmimi i
nevojshëm do të kërkonte më shumë para nga sa kishte ai.
Më pas,
në vitin 1868, Calvert thirri për darkë Heinrich Schliemannin, një
milioner gjerman i apasionuar pas Homerit. Edhe Schliemann u bind se,
Hisarlik ishte në fakt Troja. Dhe, ndryshe nga Calvert, s i kish paratë
për të bërë diçka. Në 1870, ai dhe ekipi i tij nisën të gërmojnë.
Schliemann besonte se Troja e Homerit ishte kaq e lashtë, saqë mund të
gjendej vetëm po të gërmohej thellë në Hisarlik.
Kështu që ai
hapi një sipërfaqe shumë të madhe të kodrës, duke mbërritur deri në
themelin. Teksa gërmonte, u shqetësua kur gjeti shumë objekte të Epokës
së Gurit, pasi këta logjikisht duhej të ndodheshin poshtë Epokës së
Bronzit apo Hekurit që kish përshkruar Homeri. Në maj të 1872,
Schliemann pranoi në ditarin e tij se ishte i “shastisur”. Megjithatë,
vazhdoi të gërmojë.
Thesare nga Troja?
Më pas, në maj
1873, ai gjeti flori. Siç e ka rrëfyer më vonë historinë ai vetë,
Schliemann druhej se si mund të reagonin punëtorët e tij po të shihnin
arin. Duke u thënë se sapo ish kujtuar që kish ditëlindjen, ai u tha që
të bënin pak pushim. Më pas thirri bashkëshorten, Sophia, e cila e mori
fshehtësisht floririn në shallin e saj. Vetëm më vonë çifti ekzaminoi
thesarin, i cili tejkalonte edhe ëndrrat më të bukura të Schliemann.
Kishte
vepra të mrekullueshme në ar dhe në bakër, duke përfshirë 2 kurora të
bëra me mijëra copëra floriri, 60 vathë floriri dhe 8750 unaza floriri.
Schliemann konkludoi se ky duhej të ishte thesari i Mbretit Priam,
përfshirë xhevahirët e Helenës. Më vonë, ai spekuloi se një pjesëtar i
familjes kishte fshehur thesarin teksa grekët po shkatërronin qytetin.
Më
pas, trojani i pafat ishte varrosur nën rrënoja teksa sënduku dhe
qyteti u pushtuan nga flakët. Një çelës bakri që ish gjendur pranë
xhevahirëve duhej të kish shërbyer për të hapur sëndukun, hamendësonte
Schliemann.Ende i shqetësuar për sigurinë e thesarit, Schliemann e kaloi
fshehtas drejt Greqisë.
Kjo gjë nuk u pëlqeu aspak autoriteteve
turke, që e çuan para gjyqit. Në 1875, Schliemann pranoi t i paguajë
pesëdhjetë mijë franga qeverisë turke. Në këmbim, turqit pranuan që ai
ishte tashmë pronar i një thesari unik e shumë të vyer. Por, a ishte
thesari i Priamit?
Ideja për gërmimet
Në biseda private,
Schliemann shprehej se kish dyshime. Sado i madh që ishte thesari, ai
nuk shpjegonte mungesën e shenjave të tjera që të tregonin se Hisarlik
ishte Troja e Homerit. Schliemann kish gjetur mbetje të një vendbanimi
prehistorik, por asnjë prej rrugëve të tjera apo portave të mëdha që
kish pritur, pasi kish lexuar poemën.
Ai qe i vendosur të
gërmonte më tej, por turqit, ende të zemëruar nga fakti që ai kish
kaluar fshehtas thesarin jashtë vendit, refuzuan ti japin lejë. Por
Schliemann, një njeri që nuk mund të rrinte duarkryq, vendosi ta
vazhdojë diku tjetër kërkimin e tij për Trojën.
Ai vendosi që,
nëse nuk mund të arrinte në mbretërinë e Priamit, të paktën mund të
kërkonte në atë të Agamemnonit. Edhe këtu, shkrimtarët klasikë ofronin
udhëzime, këtë herë në Mikenë, që ndodhet poshtë Korinthit në
Gadishullin Argolik të Greqisë. Ky mendohej prej kohësh të ishte vendi i
varrimit të mbretërve të lashtë grekë, dhe ndryshe nga Hisarliku, këtu
kish disa rrënoja të dukshme dhe mbresëlënëse.
Ideja e Schliemann
ishte të gërmonte jashtë mureve të Mikenës, aty ku askush nuk kish
parë. Rezultatet ishin edhe më spektakolarë se sa në Hisarlik. Ai gjeti
pesë varre me eshtrat e 19 burrave dhe grave dhe dy fëmijëve, të gjithë
të mbuluar me flori. Varret kishin gjithashtu shpata bronzi dhe kama
floriri, kupa argjendi e floriri si dhe dhjetëra xhevahirë e dekoracione
me flori.
Fytyrat e burrave ishin mbuluar me maska floriri që
dukeshin të ishin portrete. Schliemann, me prirjen e tij të natyrshme
drejt dramatikes, shpalli se kish parë fytyrën e vetë Agamemnonit. Tani
ai ishte më i bindur se kurrë që Homeri kish përshkruar njerëz dhe
beteja reale.
Por, varreza e kushtueshme në Mikenë e bëri qytetin
e vogël të Hisarlik të dukej edhe më pak madhështor, dhe kontrasti e
bezdiste Schliemannin. Më në fund, në vitn 1890, në këmbim të një pagese
të madhe, turqit i dhanë Schliemannit një lejë për të vazhduar gërmimet
në Hisarlik. Këtë herë, ai gërmoi në kufirin perëndimor të kodrës,
shumë pak larg qytetit ku kish gjetur thesarn e Priamit. Aty gjeti
rrënojat e një ndërtese shumë të madhe.
Kjo ishte më në fund një
strukturë e denjë për heronjtë e Homerit; ndoshta, mendoi Schliemann,
ky ishte pallati i Priamit. Brenda mureve të kësaj ndërtese punëtorët
gjetën mbetje poçesh si dhe forma e dekorime mikenase. Kjo i dha
Schliemannit lidhjen që ai kish kërkuar mes Mikenës dhe Trojës.
Nëse
nuk kishin luftuar me njëra-tjetrën, atëherë të paktën kishin bërë
tregti me njëra-tjetrën. Ironikisht, zbulimet e 1890 konfirmuan edhe
frikën më të madhe të Schliemann, pasi zbulimet e reja ishin gjetur
shumë më pranë sipërfaqes se sa qyteti që ai kish gërmuar në 1870.
Shenja për Trojën
Kjo
tregonte se, Troja e Homerit ishte ndëruar shumë shekuj më vonë se sa
vendbanimi i vogël ku Schliemann kish gjetur thesarin, kështu që ky i
fundit nuk mund të kish qenë i Priamit, apo ndonjë figure tjetër të
Iliadës. Më keq akoma, kjo do të thonte se Schliemann, me kërshërinë e
tij për të mbërritur shpejt në fund të kodrës, kish kaluar mu në mbetjet
e Trojës së Homerit.
Duke bërë këtë, ai me siguri kish
shkatërruar disa prej mbetjeve të qytetit që kaq shumë donte ta gjente.
Schliemann vdiq në 1890, kështu që i mbeti asistentit të tij të
dikurshëm, Ëilhelm Dorpfeld që të vazhdonte gërmimet. Ky supozoi që
shtëpia e madhe e zbuluar në fillim të atij viti ishte pjesë e qytetit
të Epokës së Bronzit që Schliemann kish kërkuar dhe vazhdoi të gërmojë
në Perëndim dhe në Jug të qytetit.
Në 1893 dhe 1894, ai gjeti më
shumë shtëpi të mëdha, një kullë vrojtimi dhe treqind metra mur qyteti.
Ai gjeti edhe shumë poçe të tjera mikenase. Dorpfeld konkludoi se kjo
ishte Troja e Homerit.
Në të vërtetë, kulla, shtëpitë e mëdha
dhe rrugët e gjera ishin shumë më pranë përshkrimeve të poetit se sa çdo
ndërtesë që kish zbuluar Schliemann. Analiza që Dorpfeld i bëri
shtresave në Hirsalik e bëri të konkludojë se vendbanimi i vogël i
Schliemann ishte i dyti i ndërtuar në Hirsalik, dhe që ish ndërtuar në
2500 Para Krishtit. Troja e Dorpfeld ishte qyteti i gjashtë i ndërtuar
në të njëjtin vend, dhe ishte ndërtuar mes viteve 1500 dhe 1000 para
Krishtit. Kjo e afroi atë shumë me datën tradicionale të Luftës së
Trojës – afërsisht në 1200 para Krishtit. Ai u bind edhe më shumë se
kish zbuluar Trojën e Homerit.
Pikëpamja tjetër
Pikëpamjet
e Dorpfeld mbizotëruan për 40 vjet, deri kur një ekspeditë amerikane
nën drejtimin e Carl Blegen mbërriti në Hirsalik. Gërmimet e Blegen që
zgjatën nga 1932 deri në 1938 nxorrën disa probleme serioze në hipotezën
e Dorpfeld. Sipas Blegen, shkatërrimi i Trojës së gjashtë nuk mund të
kish qenë rezultat i një pushtimi grek.
Në njërën anë të murit
themeli ishte zhvendosur, ndërsa pjesë të tjera ishin shembur
krejtësisht. Blegen besonte se ai lloj dëmi nuk mund të shkaktohej nga
njeriu – edhe nga njerëz me aftësi Zotash.
Ai bëri shkaktar një
tërmet. Sipas Blegen, ishte vendbanimi i radhës në Hisarlik – dhe i
shtati – që ishte Troja e Homerit. Pas tërmetit, trojanët rindërtuan
qytetin e tyre, por në mënyra shumë të ndryshme.
Shtëpitë e
mëdha të Trojës së gjashtë u ndanë tani në dhoma të vogla dhe rrugët e
gjera u mbushën me shtëpi të vogla, secila me poçe të mëdha në dysheme.
Sipas
Blegen, kjo tregonte për një qytet në rrethim: me grekët jashtë portave
të Trojës, çdo hapësirë e disponueshme duhej të mbushej me refugjatë
dhe mallra. Blegen konkludoi se, qyteti i shtatë ra shumë shpejt pas të
gjashtit, kështu që sërish ai përputhej me datën tradicionale të Luftës
së Trojës.
Tre arkeologët besojnë se kanë gjetur Trojën
Në
fillim Schliemann, më pas Dorpfeld, më pas Blegen: të tre arkeologët
besuan se kishin gjetur Trojën e Homerit në Hisarlik, ndonëse në nivele
të ndryshëm. Të tre do të ishin ngazëllyer nga puna e studiuesve të
mëvonshëm dhe arkeologëve. Disa prej provave më munduese erdhën nga
mbetjet e qytetërimit Hitit, që lulëzoi në Turqi deri pak kohë pas vitit
1200 Para Krishtit.
Gjatë viteve 1970 dhe 1980, studiuesit
deshifruan blloqe balte të gjetur aty, disa prej të cilave rendisnin
emrat e mbretërve të huaj dhe diplomatëve, me të cilët kishin
marrëdhënie hititët. Disa prej këtyre studiuesve kanë sugjeruar se mes
emrave ishin edhe ata të Priamit dhe Paridit.
Duke u kthyer në
Hisarlik, në mesin e viteve 1990, arkeologu gjerman Manfred, Korfmann
përdori tekologji të reja për të gjetur muret e qytetit të
Dorpfeld-Blegen përtej limiteve të mëparshëm. Troja e Korfmannit ishte,
edhe më shumë se e paraardhësve të tij, një qytezë e denjë për heronjtë e
Homerit. Analiza e Korfmann tregonte gjithashtu, që muret trojanë mund
të kishin qenë të dukshëm në shekullin e tetë kur Homeri mund të ketë
vizituar vendin.
Megjithatë, shumica e studiuesve të kohëve të sotme kanë qenë të kujdesshëm për të mos kaluar në konkluzione
Shumica
e studiuesve thonë se nuk mund të shprehen me siguri nëse ka ndodhur
Lufta e Trojës. Iliada dhe Odiseja ishin produkte të një deshirimi për
një Epokë të Artë të humbur prej kohësh, si dhe e imagjinatës shumë të
ndezur të poetit, dhe si të tilla nuk mund të konsiderohen prova të
besueshme historike. Por ashtu si dyshonte Schliemann, nuk mund të ketë
më dyshime që kodra në Hisarlik ka qenë dikur një qytet i madh, ashtu si
qyteza e Mikenës.
Dhe ndonëse historianët nuk mund të jenë të
sigurtë për emrat apo bëmat e atyre që jetuan aty, ata mendojnë se ka
shumë gjasa që secili dinte shumë gjëra për të tjerët. Populli i Trojës
dhe ai i Mikenës flisnin me njëri-tjetrin, tregtonin me njëri-tjetrin
dhe, luftonin me njëri-tjetrin. Të paktën deri këtu Schliemanni – dhe
Homeri – kishin të drejtë.
Re: Lufta e Trojës
Esht shum interesante sidomos filmi"Troja"i luajtur nga aktori me fam Bradd Pitt
Anakonda- V.I.P Anëtarë
- Vendbanimi : Australia
Postime : 31717
Gjinia :
Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha : 34
Hobi : Once Upon A Time
Similar topics
» Hajrush Idrizi - D I T A R- LUFTA, O MËSUES, LUFTA!
» Lufta e Parë Botërore
» Inferioriteti Dhe Lufta Kunder Tij
» Rrefime nga lufta ne Kosove...!!
» Lufta me krokodilët si sport!
» Lufta e Parë Botërore
» Inferioriteti Dhe Lufta Kunder Tij
» Rrefime nga lufta ne Kosove...!!
» Lufta me krokodilët si sport!
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi