Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Rrefime nga lufta ne Kosove...!!  People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Rrefime nga lufta ne Kosove...!!  People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Rrefime nga lufta ne Kosove...!!

Shko poshtë

Rrefime nga lufta ne Kosove...!!  Empty Rrefime nga lufta ne Kosove...!!

Mesazh nga Kosovari Tue 24 Jan 2012 - 2:33

Tregimi i një femre gjat luftes

Jeta e saj përfundoi në valët e Adriatikut


Ditën që ishin dëbuar nga shtëpia, ajo kishte qarë aq shumë, sa të gjithë të pranishmit kishin thënë se do t'i pëlciste zemra.
"A do t'i takoj më vëllezërit, a do bëhemi bashkë ndonjëherë më në tokën e Kosovës", - kishte pyetur ajo dhjetëra herë. Kur iu kishin afruar kufirit maqedon, e kishte ndalur veturën dhe iu kishte bashkangjitur kolonës. Edhe kur të gjithë po flinin në veturë, ajo rrinte zgjuar dhe herë pas here dilte të tymoste cigare. Të nesërmen e ëma e kishte qortuar pse dilte jashtë e vetmuar dhe ajo vetëm e kishte shikuar, pastaj me zërin e qetë i kishte thënë: "Moj nënë, kjo ikje po më duket si vdekje, andaj s'është gjë edhe po të më marrë ndonjë plumb". I ati, që ishte i plagosur, i thoshte: "Bija ime, unë nuk do të qëndroj edhe gjatë. Ti duhet të kujdesesh për familjen. Mos rri jashtë shumë, se po të panë serbet, vaj halli. Do të të marrin. Je aq e bukur dhe u bie në sy". Edhe ditën e dytë prapë H.S. nuk futi gjë në gojë. Ishte buzëmbrëmje. Policët serbë filluan t'ua grabisin veturat shqiptarëve. H.S., nuk brengosej për veturën, por për babanë e plagosur. Kur asaj i erdhi radha t'i nxirrte njerëzit jashtë, sikur u trimërua. "Nuk e jap veturën, kam njeriun e sëmurë brenda", - tha ajo. Kurse njëri nga policët urdhëroi: "merreni bashkë me veturë". E kotë ishte tani përpjekja e saj që të dilte jashtë. Aty hynë dy policë që ia nxorrën
familjarët jashtë.
Derisa familjarët mbetën jashtë, atë e dërguan në një shtëpi në Kaçanik, dhe ia lidhën duart e këmbët. Të nesërmen në mëngjes ajo pa si i vranë dy të rinjë mu në atë oborr. "Së paku nuk do të përfundoj në duart e tyre", - tha me vete, duke menduar se do ta vrasin. Nuk vonoi shumë dhe i erdhën po ata të dy që e morën me veturë. "Do të lindësh fëmijë serbi, moj shqiptare", - i kishte thënë njëri nga policët. Ndërsa tjetri filloi t'ia prekë flokët që iu kishin shprishur në atë dhomë të ftohtë. Ajo deshi t'i ikë, por dora e tij e fortë e tërhoqi për flokë afër vetes dhe, si gjarpër i ftohtë, filloi t'ia prekë trupin e njomë. Kot u përpoq t'i bëjë rezistencë. Ata ishin dy, ndërsa kjo duart i kishte të lidhura me pranga. Ata e çnderuan derisa u ngopën, kurse ajo fytyrën e kishte të përgjakur,
sepse e kishin grushtuar disaherë në kokë dhe nga hundët i rridhte gjak. Kur policët po dilnin nga dhoma, ajo i pështyu, por njëri nga ata e tërhoqi zvarrë dhe i tha: "Kështu do ta kesh çdo natë, derisa të ma lindësh fëmijën. Mos provo të bësh diçka, se familjen tënde e kam në dorë, a e ke harruar këtë". Ishte dita e pestë që ajo s'kishte futur asgjë në gojë dhe shpresonte të vdiste sa më shpejtë. Kur po errësohej, barbarët i erdhën prapë. Ajo e luste zotin të vdiste. Ata prapë e dhunuan. Dhe sërish, para se të dilnin, i thanë se do të lindë fëmijën e serbit. "Ndoshta edhe do ta lindi, por ai do t'më ngjajë mua, e do t'ju vrasë juve", - u kishte thënë ajo. Njëri nga ata ishte këthyer me rrëmbim dhe thikën e tij ia kishte futur në bark. Asaj i kishte humbur vetëdija, por nuk kishte vdekur. Më vonë e hetoi se ishte e zhveshur dhe e mbështjellë me një batanije. Vetëm pasi i hapi sytë disa herë, dikush i tha se ishin në autobus dhe se udhëtonrin për në Shqipëri. Kur kishin hyrë në Shqipëri, me helikopter e kishin dërguar në spitalin e Tiranës. Pasiqë e kishte të lënduar shumë pjesën e barkut, ku ia kishin ngulur thikën, ajo duhej të dërgohej për shërim në Itali. Atë natë, kur e dërguan në Durrës prej nga duhej të nisej për në Itali, ajo nuk fjeti. Të nesërmen e gjetën të vdekur në valët e Adriatikut.
Kosovari
Kosovari
I/e Regjistruar
I/e Regjistruar

Vendbanimi Vendbanimi : Ne planetin Toke
Postime Postime : 32
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 17/01/2012
Mosha Mosha : 43
Hobi Hobi : Gjumi

http://www.kosovari.ch/

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Rrefime nga lufta ne Kosove...!!  Empty Re: Rrefime nga lufta ne Kosove...!!

Mesazh nga Kosovari Tue 24 Jan 2012 - 2:34

Nje Vajzë që ka përjetu Tmerrin rrefen

Rrëfim i një vajze shqiptare që nuk sheh ardhmëri. 17 vjeçarja e traumatizuar nga rrethi i Deçanit që së bashku me motra u kidnapuan nga paramilitarët serb.

Arkiv- ZiK/ 21 gusht 1999

Ishim mëse 150 persona që ishim strehuar gjithandej në fshat. Vetëm dy katunde më larg zhvillohej një luftë çuditëse. Krismat e armëve dëgjoheshin aq mirë dhe aq afër sa që ta merrte mednja se vetëm një livadh mëtej po zhvillohet kjo luftë. Kishim kaluar katër ditë në atë vend pak sa më të sigurtë nga të tjerët. Fshati ishte buzë malit dhe ne mendonim se mund të iknim më lehtë. Une isha vetë e katërta motër, me babain dhe nënen time. Ishin edhe të afërmit e tjerë aty. Kishte nga katunde të ndryshme që ishin strehuar në të njëjtin vend. Më parë ishim në një fshat tjetër të strehuar, por kur morrëm vesh se serbët kishin mësyerë atë fshatë për ta sulmuar, plaçkitur dhe djegur vendosëm që të largohemi edhe pse kishim qëndruar aty pothuajse që nga fillimi i luftës. U larguam disa fshtara më larg. Menduam se jemi më të sigurtë. Por siguria jonë ishte vetëm katër ditë. Tri ditë më vonë filloi një betejë e cila vazhdoi disa ditë. Shpërthimet që dëgjoheshin afër, por nuk na trembnin. Ishim mësuar me ato krisma, ishim mësuar të vuajmë... Rreth orës 20 në mbrëmje erdhën disa fëmijë, dhe na treguan pak më larg nga ne vëreheshin disa persona, që duket se nuk janë shqiptarë. S’dinim se çka të bëjmë. S’dinim kah të mbajmë. Vendosëm të gjithë që të rrijmë aty. U pëshendetëm me njëri-tjetrin. U përshednetëm për së gjalli. Ish vështirë, shumë vështirë të përshendetësh me motra, me nënën, me babain e me të tjerët, për së gjalli. E dinim se jemi të vdekur. Të gjtihë. Pak më vonë arritën paramilitarët. Kishte edhe rusë. Dhe kishte edhe disa që flisnin shqip, por nuk mundeshim të vërejmë se kush ishin ata dhe se a ishin shqiptarë, sepse bartnin edhe maskat. Na nxorën në oborr dhe na ndanë të gjithëve. Burrat me një anë. Vajzat me një anë. Gratë me një anë dhe fëmijët e pleqtë me një anë. Pasi na ndanë atëherë kërkuan nga të gjithë që të japim çdo gjë që kishim me vlerë. Kemi dhënë gjithë çka patëm. Njëra nga vajzat që ishte në rendin tonë që na ndanë, hezitoi të jipte një shenjë që kishte në qafë. I thanë hiqe. Ajo kundërshtoi. Tha, më vritni se nuk e heq këtë. Ne pakëz çuditeshim me vendosmërinë e saj. Njëri nga paramilitarët ia hoqi me zor nga qafa atë shenjë dhe ajo përsëri ia mori nga dora: "Këtë shenjë për sa të jam gjallë nuk e merrni dot!". Një tjetër paramilitar nuk hezitoi që ta vrasë në sy të të gjithëve. Ne u stepëm dhe nuk guxonim të lëviznim as kokën. Ai që e vrau atë vajzë më parë i tha diçka në vesh atij tjetrit dhe pastaj e vrau. Pasi e vrau e tërhoqi zvarrë mëtutje, e zhveshi dhe e preu me thikë, këtu ndërpret rrëfimin e saj kjo vajzë duke marrur frymë thellë dhe shton: "Tmerr....i mbyllë sytë për një kohë të gjatë dhe pastaj vazhdon me lotët e saj që ia mbushin faqet përplot... edhe babain ma kanë vrarë, thotë ajo dhe vazhdon... na lanë ashtu për katër orë. Nuk guxonim as të uleshim dhe as të lëviznim. Gjatë kohës kur ne qëndronim në këmbë ata i vranë burrat. Ma vranë babain... vranë fëmijët... Në sytë e kësaj vajze vërehej pasiguria... vërehëshin ende traumat që kishte dhe për këtë arsye ndërpret rrëfimin e saj përsëri për disa minuta... pastaj vazhdon përsëri me këto fjalë: "Jo vetëm të rriturit që i vrisnin, e i shkruanin në trup shenjën e tyre me katër "S" për së vdekuri, por edhe fëmijët dhe nënat që ishin aty... përsëri ndërpret rrëfimin e saj dhe ngritet në këmbë...
Gjatë rrëfimit të saj ndërhyra dhe e pyeta se ç’ndodhi më pastaj me ata njerëz që u ndanë në grupe të ndryshme? -Çka pat të bëhet... u bë më e keqja, dhunuan, masakruan, vranë, prenë, varën nëpër litare... s’lan gjë pa bërë.!Rrëfimin e saj e vazhdon përsëri duke rrëfyer për kohën kur këto vajza ishin të rrëmbyera dhe të ndara nga më të dashurit e tyre.Na morën të gjitha vajzave dhe na quan me një shtëpi. Shtëpia ku na dërguan u duk se ishte e njohur për ta. Muret e brendshme të saj ishin të lyera me gjak. Gjithçka, duke filluar nga hyrja e asaj shtëpie, nëpër mure, oborr e dhoma të tjera... Na futën me një dhomë pasi na ndanë në katër grupe. Mua më ndanë me tri motrat e mia. Për një çast na lan të vetmuara dhe atë çast e shfrytëzuam që të bisedojmë edhe njëherë mes vete. U përshendetëm edhe njëherë. Gjatë bisedës që bënim së bashku, në të njëjten kohë kemi dëgjuar britma të ndryshme nga dhomat tjera... Ishin britma të vajzave që ishin ndarë dhe me siguri se ishin prerë për së gjalli. disa minuta më vonë erdhën... Këtu ndërpret përsëri rrëfimin e saj vajza që nuk mund t’iu përmbahet lotëve të saj... Pasi erdhën e morën motrën time të madhe dhe shkuan në një dhomë tjetër, pas 5minutave dëgjuam zërin e saj, britmën e saj... dëgjuam edhe një krismë të armës... Ne llogaritëm se e vranë. Pas pak dëgjuan ca zëra. Njëri zë ishte i njërit nga çetnikët kurse zëri tjetër ishte i motrës tonë. Nga dhoma jonë ka dalur çetniku tjetër që vetëm rrinte aty dhe asgjë nuk fliste, vetëm pinte cigare. Është bërë një gjurullti... ka hyrë njëri nga çetnikët në dhomën tonë dhe na tha: "Motra juaj ka vrarë shokun tonë" tash do të hakmerremi ne në Ju... Me sigruri se motra e jonë ka ditur se ç’do të ndodhë me të, dhe për këtë arsye ka vepruar ashtu siç veproi, për të vdekur e lumtur dhe për të mos jetuar kështu siç jam unë, siç jemi ne siç janë ndoshta edhe mijëra të tjera në Kosovë. Nuk e di mund të ketë ndodhur ngjarja. Si mund ta ketë vrarë motra çetnikun, apo edhe ka mund të ndodhë diçka tjetër për të cilën nuk di gjë. Po të kishm ditur se do të ndodhte ajo që ndodhi me ne, me siguri se do të kishim vepruar edhe ne në të njëjten mënyrë. Motra që vrau çetnikun, nuk duroi as që të maltretohet për së gjalli. Zërin e motrës më nuk e dëgjova...
Përgatituni na thanë kur erdhën në dhomën tonë... s’ditëm se për çfarë të përgatiteshim. Hyrën përsëri në dhomën tonë dhe pyetën: "Cila deshiron e para? Nuk flisnim asgjë. Cila?... pyetën edhe njëherë! Përsëri nuk folëm. Dhe pastaj morën motrën time të tretë. Pastaj e morën edhe motrën tjetër. Mua më lanë vetëm. S’disha se si të veprojë. Mendjen e kisha për të vepruar ashtu siç kishte vepruar motra ime e madhe, por nuk kisha se si, sepse shpresoja se sëpaku mua do të më lëjnë të lirë... dhe këtu ndërpret vajza përsëri rrëfimin e saj duke qajtur me gjysmë zëri dhe duke i fshirë lotët që nuk e lenin ti hapë sytë... Ka hyrë njëri nga ata çetnikë në dhomën ku isha unë dhe më ka pyetur se sa vjeçare jam... gjashtëmbëdhjetë ithashë. Për habi dhe çudi më ka shikuar gati një minutë në sy pandërprerë dhe më ka thënë.... Edhe une e kam një motër 16 vjeçare dhe se kam parë që nga fillimi i luftës. Doli sërish nga dhoma. Pastaj kam dëgjuar një zhurmë në korridorin e asaj shtëpie. Kam dëgjuar edhe një zë shqip. Nuk i besoja veshëve, sidomos kur dëgjoja duke thënë "dhunoje se është e bukur" nuk isha e sigurtë se a mendonte për mua apo për ndonjë tjetër, në atë moment kam dëgjuar zërin e atij shqiptari duke thënë në serbishte "Nemoj brate" dhe është zbrazur një rrafall automatiku. Pastaj çetnikët kanë qeshë për një kohë të gjatë. Më vonë ka ardhur përsëri personi i mëparshëm dhe më ka thënë se, vetëm një motër e kam të vrarë dhe se dy motrat tjera janë gjallë dhe gjallë do të mbesin. Nuk flisja asgjë, sepse nuk guxoja dhe nuk kisha fjalë nga frika. Më tha të pres pak aty se së shpejti do të më lirojnë. Sapo doli jasht u dëgjua një krismë tjetër. Me gjasë kishin dëgjuar llafet e tij që më kishte thënë mua dhe e kishin vrarë shokun e tyre.
Pasi vranë shokun e tyre donin të hakmerreshin në mua dhe kanë hyrë katër të tjerë brenda duke më thënë që të zhvishem dhe të mos provojë asgjë, përndryshe do të më vrasin. Kam refuzuar duke qarë dhe këtu përsëri ndërpret fjalët e saj... pas disa minutave vazhdon përsëri rrëfimin... Pasi refuzova kanë hyrë për dere edhe katër persona tjerë me maska, nuk e di se a ishin të njëjtit persona që më herët kur na morrën nga vendi ku ishim strehuar folën shqip dhe jan munduar që të më zhveshin, por pasi vendosa se me çdo kusht të vdesë dhe të mos zhvishem më kan rënë me Grykë automatiku pas koke, pastaj nuk di asgjë më se çka kanë bërë me mua... Dikur vonë mu ka kthyer vetëdija dhe aty kam parë disa persona që edhe sot më kujtohen duke pirë duhan, duke qeshur dhe duke marrë "Shprica" nëpër duar. Se a kam fjetur përsëri nuk e dijë... Më duket se gati pas dy ditëve kur më kaloi ajo tronditje kam hapur sytë dhe kam parë se jam e rrethuar nga dy motrat tjera dhe më thoshin se çdo gjë do të rregullohet. Ishin të lodhura dhe çdo herë kur i mbylli sytë, më rrinë ajo pamje të motrave, gjë që më shqetëson rregullisht. Pas disa orëve më ka ardhur vetëdija dhe jemi larguar nëpër disa ara e livadhe të trijat së bashku. Binte Shi pa ndërprerë...s’kishim ngrënë tri ditë me radhë. Ishim të lodhura e të rraskapitura... vendosëm të shkojmë në vendin ku na morën tri ditë më parë. Kur shkuam aty, nuk ishte askush i gjallë. Ishin vetëm trupat e të vrarëve dhe të masakruarve. Trupi i vajzës që ishte vrarë në atë moment kur na morrën, për çudi nuk ishte më aty. E kërkuam babain, nënën e i kërkuam të tjerët që i kishim lënë aty. Askush nuk mundi ti gjejë. Edhe sot nuk dijmë për trupin e babait që u vra atë ditë kur na morën ne nga ai vend. Nëna thotë se pasi e kanë vrarë ata dhe disa të tjerë kanë ardhur me një kamion dhe i kanë larguar nga aty, por ne shpresojmë se së paku gjendet i gjallë diku nëpër burgje, pasiqë nuk është lajmëruar deri sot, gjë që po të ishte i lirë nuk do të lente kurrë pa u lajmëruar. Aty, në vendin e ngjarjes kemi qëndruar gati dy orë, kemi kërkuar në çdo skaj të asaj shtëpie, trupat e të vdekurve, masakruarve ose të gjallëve që mendonim se ishin strehuar diku nga frika. Por e gjithë kjo ishte e kotë.
Kosovari
Kosovari
I/e Regjistruar
I/e Regjistruar

Vendbanimi Vendbanimi : Ne planetin Toke
Postime Postime : 32
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 17/01/2012
Mosha Mosha : 43
Hobi Hobi : Gjumi

http://www.kosovari.ch/

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi