Historia e Homoseksualitetit
2 posters
Faqja 1 e 1
Historia e Homoseksualitetit
Në shoqërinë tonë ne shpesh pyesim veten:
a eshte heteroseksualizmi normal dhe homoseksualizmi anormal?
Historia është dëshmitare se te dyja jane pjese e nje jete normale.
Nga
studimet antropologjike tregohet se homoseksualiteti ka qenë gjithmonë
një shprehje e natyrshme e seksualitetit dhe ka ekzistuar në çdo kohë
dhe në çdo kulturë.
Të dhënat më të hershme datojnë që nga 2500 p.e.s, ishte
praktikuar gjerësisht nga Sumerët, Hitejtë (1400 p.e.s) ku kodi i tyre duket
se ishte një ligj që autorizonte martesën midis meshkujve.
Etruskët
i përkushtonin afreske te shumta homoseksualitetit. Kina ka një traditë
të lashtë të dashurive homoseksuale; në Japonine feudale e gjejme te
shprehur lirishem ndermjet Samuraive.
Nga Inkasit tek azteket, nga Siberia ne Amerika e Veriut, nga Oqeania ne Afrikë.
Homoseksualiteti mashkullor ishte edhe një element qëndror i organizimit shoqëror.
Në
kontinentin tonë, poetët e lashtë tregonin dashurite "e ndaluara" te
Cezarit, të Tiberit, të Kaligules etj. . Por le te hyjme pak me ne
detaje per kete ceshtje kaq te diskutuar.
EGJIPTI I LASHTE
Homoseksualiteti
ka ekzistuar qe ne fillimet e njeriut. Deshmite me te hershme vijne nga
nje varr i lashte egjiptian, rreth vitit 2450 para Krishtit. Ky varr i
perket dy zyrtareve mbreterore, Niankhknum dhe Khnumhotep, te vendosur
ne nje menyre te tille sikur te ishin te martuar. Egjiptologet moderne
po perpiqen ende te zbulojne nese ata ishin vellezer binjake, miq te
ngushte, te dashur, apo te treja prej ketyre.
Ka ende prova te
homoseksualitetit ne mitologjine e lashte egjiptiane. Ndoshta me e
njohura eshte ajo e Horusit (perendise se Diellit) dhe Sethit, ku thuhet
se kane qene nje cift intim i asaj kohe.
GREQIA E LASHTE
Greket
e lashte ishin krejtesisht te qete dhe te hapur me homoseksualitetin.
Greket e lashte besonin qe marredhenia midis nje burri dhe nje djali
ishte ishte me e paster se te gjitha dashurite qe ekzistonin. Vec kesaj,
fjala “lesbike” vjen nga ishulli i Greqise lindore, Lesbos. Ky eshte
gjithashtu vendlindja e Safos (qe ka jetuar gjate viteve 600 pr.K). Ajo
ishte prifteresha e nje kulti te dashurise femerore dhe kremtoi
dashurine e nje femre per nje femer tjeter ne poema dhe ne shkrime te
tjera.
Te Spartanet, homoseksualiteti ishte si nje pjese e
pergatitjes se tyre ushtarake. Cdo ushtar e dinte qe ishte ideale te
kesh nje te dashur me te vjeter qe ta trajnonte ate ne artet e luftes.
Djalin e ri e konsideronin si “te dashur” ndersa burrin “dashnor”. I
dashuri dhe dashnori do te ndesheshin balle perballe. Meqenese dashnori
nuk donte te turperonte te dashurin, ai luftonte me fort.
Lojrat
Olimpike e kane origjinen gjithashtu nga Greqia e Lashte. Ne fillim,
konkurronin vetem meshkujt dhe ishin krejt te zhveshur. Edhe spektatoret
ishin vetem meshkuj.
Aleksandri i Madh (356-323 BC) kishte nje
lidhje te forte dashurie me shokun e tij te ngushte te femijerise,
Hefestionin. Dashuria e tyre zgjati perjete. Saqe kur vdiq Hefestioni
(ne 324 Pr.K) Aleksandri, nga dhimbja e madhe, ndenji gjithe naten duke
qare mbi trupin e te dashurit te tij. Nga dashuria e tyre, Aristoteli
(mesuesi i Aleksandrit) ka deklaruar se “nuk ka dashuri me te madhe se
ajo ndermjet dy meshkujve”. Aleksandri pati gjithashtu nje lidhje
sentimentale me Bogoasin, nje djale te pallatit mbreteror ne Babiloni.
Qarkullojne
zera qe edhe poetet dhe filozofet e medhenj te Greqise se Lashte ishin
homoseksuale. Ketu perfshihet Anakreani (563-478 Pr.K), Euripedi
(480-406 Pr.K), Sofokliu (496-406 Pr.K), Sokrati (470-399 Pr.K), dhe
Platoni (427-347 BC).
MITOLOGJIA GREKE
Edhe
ne mitologjine e tyre, greket e lashte tregojne akte homoseksualiteti.
Ne njerin nga mitet, princi i ri dhe bukurosh i Trojes, Ganimedi, u
dergua ne Malin Olimp. Atje ai i sherbente dhe i mbushte kupen Zeusit i
cili kishte rene ne dashuri me te. Gruaja dhe njekohesisht motra e
Zeusit, Hera, nga xhelozia e madhe e vrau djaloshin Ganimed. Zeusi i
pikelluar nga vdekja e tij e vendosi djaloshin ne qiell te njohur me
emrin Ujori.
Nje tjeter histori eshte ajo e grindjes ndermjet
Apollonit (perendise se diellit dhe muzikes) dhe Boreas (Eres se Veriut)
per Hiasintusin. Ne nje version tjeter, ishte Zefirus (Era
perendimore), ne vend te Boreas. Sidoqofte, te dy po grindeshin per kete
dhe Hiasintusi zgjodhi Apollonin. Boreas u terbua fare nga inati dhe,
ndersa Apolloni po praktikonte hedhjen e diskut, ai i fryu eres qe ta
bente diskun te binte direkt e ne koken e Hiasintusit. Ai u vra
menjehere. Apolloni nuk donte qe Hades (perendia e nentokes) ta merrte
mikun e tij prandaj e ktheu ate ne lule, zymbyli.
Akili dhe Patrokli
ishin gjithashtu nje cift intim. Te dy u rriten se bashku dhe ishin miq
te ngushte (ndonese ne film paraqiten si kusherinj). Kur Hektori vrau
Patroklin (i cili ishte veshur si Akili me parzmoren e tij), Akili u
terbua fare. Sillej lart e poshte duke vrare njerez, perfshire ketu edhe
Hektorin. Pak dite me vone, vdiq edhe Akili. Te dy miqte u varrosen se
bashku per te kaluar perjetesine ne Ishullin e Bardhe. Me vone
Aleksandri i Madh me te dashurin e tij te zemres, Hefestionin, vizitojne
varrin e tyre dhe bejne homazhe.
Edhe Herkuli (Herakliu ne
mitologjine greke) dhe miku i tij me i mire, Hilas, kishin nje
marredhenie. Kur nimfa, Driope, rrembeu Hilasin, Herkuli u be si i
cmendur. Sillej lart e poshte duke rrezuar pemet dhe duke vrare cdo gje
qe i dilte perpara. Jasoni pati frike per vete, Argonautet e tij, dhe
vet Argon prandaj i duhej ta bindte Herkulin te ikte larg. Herkuli nuk e
pa kurre Hilasin.
Nje tjeter eshte historia e Demonit dhe Fintiasit
(nganjehere Pitia). Fintiasi do te denohej me vdekje per dicka qe kishte
bere, keshtu qe Demoni ofroi jeten e tij ne kembim te jetes se mikut te
tij. Dionisi (perendia e veres) e pa kete veprim shume human dhe i fali
te dy. Edhe Dionisi bente orgji me Orfeun (“njeriun e pare te dashurise
midis meshkujsh”).
Jane gjithashtu edhe mitet e Orestit dhe
Piladit, Narcisit (qe dashuronte vetveten), dhe Hermafroditit (i cili
kishte lindur mashkull, me pas ishte bashkuar me nje nimfe, dhe me vone u
be gjysem mashkull dhe gjysem femer).
ROMA E LASHTE
Edhe
Roma e lashte ishte e hapur ndaj homoseksualitetit derisa erdhi
Krishterimi. Jul Cezari (100-44 Pr.K) dhe Mark Antoni per shembull.
Thuhet qe Cezari ka thene se do te ishte “bashkeshorti i cdo gruaje, dhe
gruaja e cdo burri”. Ciceroni (106-43 Pr.K) ishte nje tjeter udheheqes
politikan romak qe thuhej se ishte homoseksual.
Ishte gjithashtu
edhe Perandori romak, Adriani (76-138 pas Krishtit), dhe djaloshi i
bukur, Antinous (110-130) ku thuhej qe ishte dashuria e vetme e vertete e
Adrianit. Shume njerez e krahasojne ende dashurine e ketyre te dyve me
ate ndermjet Zeusit dhe Ganimedit. Kur Antinous vdiq ne menyre te
mistershme ne ujrat e Nilit, Adriani u pikellua aq thelle saqe ndryshoi
Boten Romake. Pas vdekjes se Antinousit, Adriani besonte se ai u be
perendi, disa thone qe ishte Adriani qe e shpalli te tille ate duke e
perkujtuar ate me statuja ne tere boten romake. Yllesia e Shqiponjes
dikur mbante emrin e Antinousit me urdher te Adrianit, por me vone u
ndryshua nga te krishteret. Sot ne bote Antinous mbahet si perendia
(zoti) i te gjithe homoseksualeve te botes. Mendohet qe Adriani pati nje
lidhje edhe me Mark Aurelin.
Disa poete homoseksuale te Romes se
lashte ishin Horasi (65-8 pr.K), Ovidi (43 pr.K-17 pas.K), dhe Virgjili
(70-19 pr.K). Virgjili e pranonte pasionin e tij per Augustin
(Oktavianin) ne poemen e tij, Eklogat. Nje tjeter poet i Romes antike qe
ishte homoseksual ishte Seneka (4?pr.K-65 ps.K). Ai pershkruante se si
ishte “pasiv” i dashuri tij kur ata benin dashuri.
BIBLA
Edhe
Bibla permban prova te homoseksualitetit midis Davidit dhe Xhonatanit.
Te Samuelit 20:41, citohej, “…dhe kur djaloshi po ikte, Davidi u ngrit
nga vendi, u perkul tri here me fytyre perdhe. Ata filluan ta puthnin
njeri-tjetrin te perlotur, derisa Davidi qau me shume”.
Te Samuelit
1:26 citohej (pasi Xhonatani vritet), “i brengosur jam per ty, vellai im
Xhonatan: teper i bukur, dhe i dashur ishe per mua. Dashuria jote ishte
per mua me e madhe se dashuria per grate. Ashtu si nje nene e do djalin
e saj te vetem, ashtu te dua dhe une ty”.
Disa te krishtere do te
perpiqeshin te perdorin Levitikun 18:22 dhe 20:13 kunder
homoseksualitetit. Aty thuhet “Mos u shtri me nje burre njelloj sic mund
te shtrihesh me nje grua.” Thuhet gjithashtu qe njerezit nuk mund te
veshin rroba te bera me dy materiale te ndryshme si pambuku dhe
poliestra. Edhe te Ezekieli 18:5-18 citohet qe njerezit qe japin para me
interes duhet te denohen me vdekje. Shume gjera qe do t’i konsideronim
si te gabuara tani, ishin te lejuara ne Testamentin e Vjeter: flijimi i
kafsheve, poligamia, femra si prone, dhe skllaveria.
Disa njerez
diskutojne gjithashtu per shkaterrimin e Sodomit dhe Gomorres.
Megjithate, ne citimin te Ezekieli 16:49-50 thuhet qe ata u shkaterruan
per mos-mikepritjen e tyre, krenarine, pasurine, dhe mosperfilljen e
nevojtareve.
Disa njerez tani besojne qe edhe Jezus Krishti ishte
homoseksual, meqenese thuhet qe nuk u martua kurre (edhe pse nuk po
perpiqem te bind askend per kete).
BRITANIA
Mendohet
qe edhe mbreterit e hershem britanike ishin homoseksuale: Mbreti
Richard I zemer-luani (1157-1199) dhe Filipi II (1165-1223) gjate
aventures se tyre ne Kryqezaten (fushaten) e Trete. Ishin gjithashtu
Mbreti Eduardi II (1284-1327) dhe Piers Gaveston te cilet ishin miqte te
ngushte, deri ne intimitet.
Madje edhe i madhi William Shakespeare
(1564-1616) dhe kompozitori Ludwig von Beethoven (1770-1827) thuhet qe
ishin homoseksuale (gay).
ITALIA DHE FRANCA
Edhe
disa nga artistet italiane te Rilindjes ishin homoseksuale. Ne liste
perfshihet Donatello (1386-1466), Leonardo da Vinci (1452-1519), Rafael
(1483-1520), dhe Mikelanxhelo (1475-1564). Njerezit tani thone qe edhe
“Mona Liza” e Leonardos nenkupton te dashurin e tij me fytyre gruaje!
Gjithashtu edhe Kazanova hyn ne kete mes.
Disa njerez diskutojne nese
Zhan D’Arka (1412-1431) ishte lesbike apo jo. Ajo u betua qe e vogel se
do te mbetej e virgjer. Ajo shkoi ne kryqezate (fushate) per te
ndihmuar Karlin VII per te marre ate qe pretendonte ne fronin francez.
Zhan D’Arka u dogj si magjistare dhe heretike ne 1431 dhe me vone u
shpall shenjtore. Pothuajse cdo aspekt i historise se Zhane D’Arkes
mbetet plotesisht i diskutueshem sot.
AMERIKA
Mendohet
qe edhe Presidenti George Washington (1732-1799) dhe Alexander Hamilton
(1755-1804) kane pasur nje lidhje homoseksuale. Me 3 Mars 1777,
Washington punesoi Hamiltonin si sekretarin e tij personal. Hamilton
pastaj u lejua te bente disa sherbime ushtarake. Ne 1789, Washington
caktoi Hamiltonin si Sekretarin e pare te Thesarit te Shteteve te
Bashkuara.
Ka fjale qe thone se Alexander Hamilton ka pasur nje
lidhje me John Laurens (1754-1782) dhe e krahasonin veten me Demonin dhe
Fintiasin (e mitologjise greke).
Edhe Presidenti Abraham Lincoln
thuhet se ka pasur nje marredhenie homoseksuale me Joshua Speed.
Njerezit mendojne qe ata kane qene partnere shtrati per disa vjet.
Gjate
luftes se dyte boterore, Matematicieni britanik, theu sekretin e German
code machine Enigma. Ai do te mbetej shpesh ne lenden e historise sepse
ishte homoseksual.
Susan B. Anthony (1820-1906), aktiviste e te
drejtave te barabarta, dhe Eleanor Roosevelt supozohet se kane qene
lesbike ne te kaluaren, ashtu si edhe Florence Nightingale (1820-1910)
dhe Amelia Earhart (1898-1937?). Emily Dickinson (1830-1886) shkroi per
lesbizmin ne disa nga poezite e saj.
Pervec kesaj, ne vitet 1800,
shkrimtaret Herman Melville (1819-1891) dhe Nathaniel Hawthorne
(1804-1864) ishin miq intime. Melville i shkroi ne nje leter Hawthornes,
“zemra jote rreh ne kraharorin tim dhe e imja ne tendin, dhe te dyja ne
te Zotit.”
Aktoret dhe interpretuesit e se kaluares si James Dean
(1931-1955), Rock Hudson (1925-1985), Charles Laughton (1889-1962), dhe
Rudolph Valentino (1895-1926) njiheshin si homoseksuale ne kohen e tyre.
Edhe kengetarja e talentuar, Janis Jopli dhe Joan Jett ishin lesbike.
Ka
edhe plot njerez te famshem te kohes se sotme qe jane te hapur me
seksualitetin e tyre. Keta jane Ellen DeGeneres, Anne Heche, Melissa
Etheridge, k.d. lang, Elton John, Amy Ray dhe Emily Saliers i Indigo
Girls, Chastity Bono (e bija e Sonny dhe Cher), Jodie Foster, Ricky
Martin, George Michael etj.
FLAMURI I YLBERTE
Perpara
flamurit me ngjyrat e ylberit, pak simbole te ndryshme perdoreshin per
te perfaqesuar homoseksualet. Ne Viktoria, Angli, e gjelberta lidhej me
homoseksualitetin. Pas trazirave te Stonewallit ne1969, perdorej ngjyra e
purpurte (vjollce) dhe homoseksualet perdornin frazen, “fuqia e
purpurte” per te treguar krenarine e tyre. Ne fillimet e viteve1980,
ishte trekendeshi roze (pink). Trekendeshi roze u krijua per te dalluar
meshkujt homoseksuale ne kampet e perqendrimit te Gjermanise Naziste.
Ne
1978, Gilbert Baker i San Franciskos percaktoi flamurin me ngjyrat e
ylberit per te perfaqesuar krenarine (paraden) homoseksuale. Flamuri
origjinal kishte tete ngjyra: roze, te kuqe, portokalli, te verdhe,
jeshile, blu, indigo dhe vjollce. Keto ngjyra perfaqesonin
seksualitetin, jeten, sherimin, diellin, natyren, artin, harmonine dhe
shpirtin. Me pas flamuri ndryshoi ne vetem gjashte ngjyra (e kuqe,
portokalli, e verdhe, jeshile, blu dhe vjollce) dhe akoma edhe sot
perdoret si simbol i krenarise (paradave) te homoseksualeve (lesbike,
gay, biseksuale, transeksuale). Madje eshte miratuar edhe nga Kongresi
Nderkombetar i Krijimit te Flamujve.
Re: Historia e Homoseksualitetit
kshu lloj njerzish nuk e meritojn me jetu ne ket bot...
Anakonda- V.I.P Anëtarë
- Vendbanimi : Australia
Postime : 31717
Gjinia :
Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha : 34
Hobi : Once Upon A Time
Similar topics
» Historia e Durresit ?
» Historia e mergimtarve
» Historia e Durresit
» ,,Historia e Istogut ,,
» Historia e Shqiperise
» Historia e mergimtarve
» Historia e Durresit
» ,,Historia e Istogut ,,
» Historia e Shqiperise
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi