Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Historia e Shqiperise People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Historia e Shqiperise People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Historia e Shqiperise

Shko poshtë

Historia e Shqiperise Empty Historia e Shqiperise

Mesazh nga Anakonda Fri 22 Jun 2012 - 4:12

Historia e Shqipërisë në të vërtetë nuk përfshinë vetëm
të dhënat historike të hapësirës gjeografike mbi të cilën gjenden
teritoret shqiptare por edhe hapsirat tjera të banuara me shqiptarë e që
kanë mbetur jasht kufijve të shqipërisë së sotme e që në të kaluarën
kan qenë një tërësi shqipëri.

Ilirët
Prejardhja
e shqiptarëve nuk është e njohur përfundimisht, por të dhënat e nxjerra
nga historia dhe nga gjuhësia, studimet arkeologjike dhe antropologjike
na çojnë në përfundimin se Shqiptarët janë pasardhës të drejtpërdrejtë
të Ilirëve të lashtë dhe këta të fundit ishin autoktonë në trojet e
banuara prej tyre. Po ashtu edhe gjuha shqipe rrjedh nga gjuha e
ilirëve, kalimi nga gjuha ilire në gjuhën shqipe me sa duket ndodhi
midis shekujve të IV dhe VI. Disa studiues, megjithatë, i kundërshtojnë
këto teza, duke arsyetuar se ilirët nuk ishin autoktonë dhe se shqipja
rrjedh nga një dialekt i vdekur i gjuhës trake.

Mendohet se
kultura ilire u zhvilluar nga koha e gurit dhe u shfaq në trojet e
Shqipërisë rreth fillimit të kohës së bronzit, rreth 2000 p.e.s. Ilirët
nuk përbënin një popullsi uniforme, por një përzierje të shumë fiseve që
banonin në pjesën perëndimore të Ballkanit, nga çfarë sot është
Sllovenia në veri-perëndim (dhe duke përfshirë) zonat e Epirit, i cili
shtrihej thuajse deri në mes të Greqisë së sotme. Në përgjithësi, ilirët
në zonat e larta të Shqipërisë ishin më të veçuar se ata në zonat e
ulëta dhe kultura e tyre u zhvillua më ngadalë.

Shkrimtarë të
lashtësisë rrëfejnë se Ilirët ishin njerëz të shoqërueshëm dhe
mikpritës, të famshëm në guximin dhe trimërinë e tyre në luftë. Gratë
Ilire kishin me drejtësi të drejta të barabarta në gjendjen me burrat,
edhe në çështjen e prijësit të bashkësisë fisnore. Në çështjet e fesë,
ilirët ishin paganë (pa fe të mirëfilltë) që besonin në një jetë të
përtejme dhe varrosnin të vdekurit tok me armë dhe sende të ndryshme të
menduara për përdorim vetjak.

Toka e Ilirisë ishte e pasur në
minerale hekuri, bakri, ari, argjendi dhe ilirët u bënë mjeshtra në
nxjerrjen dhe përpunimin e metaleve. Ata ishin mjeshtra të mëdhenj në
ndërtimin e anijeve dhe madje detarë shumë të aftë; në të vërtetë,
galerat e tyre të lehta dhe të shpejta të njohura si "liburnae" ishin me
një skicim aq të lartë saqë romakët i trupëzuan ata në floten e tyre si
një lloj luftanije të quajtur "Liburnia".Helenët
Nga shekulli i VIII deri në atë të VI p.e.s.
grekët themeluan një varg kolonish në truallin ilir, dy prej tyre nga
më të spikaturit ishin Epidamnus (Durrësi i sotëm) dhe Apollonia (afër
qytetit te Fierit). Prania e kolonive greke në dheun e tyre i solli
ilirët në prekje me një qytetërim më të përparuar, i cili i ndihmoi ata
të zhvillojnë kulturën e tyre, ndërsa nga ana e tyre ndikuan jetën
ekonomike dhe politike të kolonive. Në shekullin e III p.e.s. filluan të
dobësohen dhe u prishën përfundimisht.

Fuqimisht krahas me
ngritjen e kolonive greke, fiset ilire filluan të zhvillohen politikisht
përkatësisht nga njësi (qënie) të vogla e të thjeshta në më të mëdha e
më të ndërlikuara. Në fillim ata krijuan lidhje (ushtarake) të
përkohshme me njëri-tjetrin për qëllime mbrojtjeje dhe sulmimi, pastaj
federative dhe ende më vonë, mbretërira. Prej tyre mbretëritë më të
rëndësishme, të cilat lulëzuan nga shekulli i V deri në atë të II
p.e.s., ishin ato të enkelajve, taulantëve, epirjotëve dhe të ardianëve.

Pas
ndërluftimesh për pjesën më të mirë të shekullit IV p.e.s. kundër
shtetit zgjerues Maqedon të Filipit II dhe Aleksandrit të Madh, ilirët u
përballuan me një kërcënim më të madh nga fuqia rritëse e romakëve.
Duke e parë truallin ilir si një urëlidhës për pushtimin në lindje të
Adriatikut, Roma sulmoi dhe mundi Ilirët në vitin 229 p.e.s. të prirë
nga mbretëresha Teuta dhe nga viti 168 p.e.s. vendosi një mbikqyrje të
frytshme mbi Ilirinë.

RomakëtRomakët qeverisën Ilirinë e cila u bë krahina Illyricum për gjashtë
shekuj. Nën qeverisjen romake shoqëria ilire pësoi ndryshime të mëdha,
veçanërisht në pamjen e saj të jashtme lëndore (sendore, materiale).
Arti dhe kultura lulëzuan, veçanërisht në Apolloni, shkolla filozofike e
së cilës u bë e mirnjohur në lashtësi. Pasoi një shtrirje e madhe,
megjithse, ilirët i përballuan përngjasimit (përvetësimit) të kulturës
romake. Kultura ilire mbijetoi, poashtu me gjuhën ilire, megjithse shumë
fjalë latine hynë në gjuhë dhe më vonë u bënë pjesë e gjuhës shqipe.

Krishterimi
u shfaq në Iliri gjatë sundimit romak, rreth gjysmës së shekullit të
I-rë. Në fillim fesë së re iu desh të ndeshej me kultet lindore
(orientale), mes tyre atë të Mithra-s, perëndi persiane e dritës, e cila
kishte hyrë në truallin ilir pas gjurmëve të rritjes ndërvepruese me
zonat lindore të perandorisë. Për një kohë të gjatë iu desh të hahej me
perëndi të adhuruara nga paganët ilirë. Rritja e qëndrueshme e
bashkësisë së krishterë në Dyrrhachium (emri romak për Epidamnus) çoi në
krijimin e një peshkopate këtu në vitin 58. Më vonë, qendra peshkopale u
vendosën në Apollonia, Buthrotum (sot Butrint) dhe Scodra (Shkodra
sot).

Me kalimin e kohës perandoria nisi të dobësohet, ilirët,
duke përfituar nga një traditë e gjatë zakonesh dhe mjeshtrish
(aftësish) ushtarake, fitoi ndikim të madh në udhëheqjen ushtarake
romake. Në të vërtetë, disa syresh mundën prej aty të bëhen perandorë.
Nga mesi i shekujve të III-të dhe të IV-të frerët e perandorisë ishin
pothuajse vazhdimisht në duart e perandorëve me prejardhje ilire: Gaius
Decius, Klaudius Gotikus, Aureliani, Probusi, Diokleciani dhe
Konstantini i Madh.

Bizantinët
Nga Iliri në Shqipëri

Kur
Perandoria Romake u nda në atë të lindjes dhe atë të perëndimit në
vitin 395, trojet e Shqipërisë së sotme u bënë pjesë e Perandorisë
Bizantine. Në kohën e Perandorisë Romake, disa ilirë u ngritën në poste
të larta në perandorinë e re. Tre perandorët që mbruajtën historinë e
Bizantit (duke mbretëruar nga vitet 491 deri në vitet 565) ishin me
prejardhje ilire: Anastasiusi I, Justini I dhe perandori më i njohur i
Bizantit Justiniani I.Në dhjetëvjeçarët e parë nën qeverisjen bizantine (deri në vitin 461),
Iliria vuajti bastisjet shkatërruese të visgotëveve, hunëve dhe
ostrogotëve. Jo shumë kohë pasi këta pushtues barbarë fshikulluan nëpër
Ballkan, u shfaqën sllavët. Midis shekullit VI-të dhe VII-të ata u
ngujuan në trevat ilire dhe vazhduan të përvetsojnë fise ilire pak a
shumë ku ndodhet tani Sllovenia, Kroacia, Bosnja dhe Hercegovina dhe
Serbia. Fiset ilire të jugut, megjithkëtë përfshirë Shqipërinë e sotme
i´u shmangën përvetsimit dhe ruajtën gjuhën e tyre amtare.

Me
kalimin e disa qindvjeçarëve, nën përplasjen me romakët, bizantinët dhe
kulturën sllave, fiset ilire të jugut pësuan një shndërrim dhe pasoi një
kalim nga popullata e vjetër ilire në shqipëtare të re. Si rrjedhojë,
nga shekulli i VII-të deri në atë të XI-in, emri Iliri i hapi rrugë
emrit, në fillim të përmendur në qindvjeçarin e 2-të nga gjeografi
Ptolemeusi i Aleksandrisë, të fiseve Albanoi, të cilët banonin çfarë sot
është qendra e Shqipërisë. Nga një fis i vetëm emri u përhap duke
përfshirë pjesën e mbetur të vendit si Arbëri dhe, përfundimisht,
Shqipëri (Albania). Zanafillat e kombëtarisë shqiptare duket ndodhën në
atë kohë kur populli shqiptar vërejti se ata ndanin një truall të
përbashket, emër, gjuhë, dhe trashëgimi kulturore. (Gjuhëtarët kanë
përcaktuar se emri "Shqipëri" rrjedh nga ndajfolja "shqip", në kuptimin
"qartë" (në kuptimin "flas qartë"; tek Buzuku: vjen me e thashunë
shqip). Ky emër ka zëvendësuar emrin e vjetër Arbëri gjatë shekujve
XVI-të dhe XVII-të. Hipoteza e prejardhjes nga emri "shqipe", ose
"shqiponjë," pra "Shqipëri" - "toka e shqiponjës" është një hipotezë
romantike, që nuk përputhet me realitetin shkencor.Shumë kohë përpara së të ndodhte kjo, krishterimi u bë fe e themeltë e
Shqipërisë, duke zëvendësuar politeizmin ilir dhe errësuar pjesën më të
madhe të pamjes se jashtme njerëzore botërore dhe instituticionet e
trashëguara nga qytetërimet greke e romake. Por, megjithëse vendi ishte
nën zgjedhën e Bizantit, shqipëtarët e krishterë do perçaheshin ndërmjet
pushtetit të Papës së Romës deri në vitin 732 dhe Kostantinopojes. Në
këtë vit perandori ikonathyes bizantin Leo III, i zemëruar nga disa
shqiptarë sepse këta kishin përkrahur Romën në Zënkën Ikonë-thyerëse, e
shkëputi kishën shqiptare nga Papa i Romës dhe e vuri ate nën patriarkun
e Konstantinopojës. Kur kisha e krishterë u ça në vitin 1054 midis
Lindjes dhe Romës, Shqipëria e Jugut mbajti lidhjen e saj me
Konstantinopojën ndërsa Shqipëria e Veriut iu rikthye pushtetit të
Romës. Kjo çarje në kishën shqiptare shënoi thyerjen e parë fetare më të
rëndë të vendit.

Kultura mesjetare
Në pjesën
e mëvonshme të mesjetës, shoqëria qytetare shqiptare arriti një pikë të
lartë të zhvillimit. Tregu i jashtëm lulëzoi në një shtrirje të atillë
saqë trgetarë të mëdhenj shqiptarë kishin agjensitë e veta në Venedik,
Raguzë (Dubrovniku i sotëm, Kroaci) dhe Selanik, Greqi. Mbrothësimi i
qyteteve nxiti gjithashtu zhvillimin e edukimit dhe arteve.

Shqipja,
megjithkëtë, nuk ishte gjuha e përdorur nëpër shkolla, kisha dhe
ndërveprimet zyrtare qeveritare. Në vend të saj, greqishtja dhe
latinishtja, të cilat kishin mbështetjen e fuqishme të shtetit dhe të
kishës, ishin gjuha zyrtare e kulturës dhe literaturës.

Sistemi i
ri drejtues i çështjeve, ose krahinat ushtarake të krijuara nga
Perandoria Bizantine, ndihmuan në mundësinë e ngritjes së feudalizmit në
Shqipëri, kur ushtarët katundarë që u shërbyen zotave ushtarakë u bënë
bujqrobër në pronat e tokave të tyre. Midis familjeve prijëse fisnike
feudale shqiptare qenë Topiajt, Ballshajt, Shpatët, Muzakët, Arianitët,
Dukagjinët, dhe Kastriotët. Tre të parët prej këtyre u ngritën të bëhen
sundimtarë të principatave që ishin praktikisht të pamvarura nga
Bizanti.Perëndimi i bizantit
Duke zotëruar pjesërisht,
dobësinë e Perandorisë Bizante Shqipërinë, duke nisur nga qindvjeçari i
9-të, Shqipëria ra nën zotërim të plotë ose të pjesët të një vargu
fuqish të huaja si: kryqëtarët Bullgarë, Normanë, Angjevinët e Italisë
së jugut, Serbët, dhe Venedikasit. Pushtimi përfundimtar i vendit në
vitin 1347 nga Serbët, të prirë nga Stefan Dushan, shkaktoi shpërngulje
masive të shqiptarëve jashtë shtetit, veçanërisht në Greqi dhe në ishujt
e Egjeut. Nga mesi i shekullit të XIV-të, sundimi Bizantin mori fund në
Shqipëri, pas gati 1.000 vjetësh.

Pak dhjetvjeçarë më vonë vendi
u përball me një kërcënim të ri, atë të Turqëve, të cilët në këtë pikë
ishin duke shtrirë fuqinë e tyre në Ballkan. Turqit osmanë pushtuan
Shqipërinë në vitin 1388 dhe plotësuan pushtimin e vendit rreth dyzetë
vjet më vonë (1430. Por pas vitit 1443 një shqiptar i gjenisë ushtarake -
Gjergj Kastrioti (1405-1468), i njohur si Skënderbeu bashkoi rreth
vetes princat shqiptarë dhe arriti të shporrte pushtuesit nga vendi. Për
25 vjetët e tjerë, duke vepruar jashtë fortesës së tij në qytetin malor
të Krujës, Skënderbeu fshikulloi çdo përpjekje të turqve të rimarrin
Shqipërinë, të cilën ata e parashikuan si një trampolinë për një pushtim
të Italisë dhe Evropës Perëndimore. Lufta e tij e pabarabartë kundër
fuqisë më të fortë të asaj kohe fitoi vlerësimin e Evropës si edhe disa
përkrahje në formë parash dhe ndihme ushtarake nga Napoli, Papa i Romës,
Venediku, dhe Raguza. Pas vdekjes së tij, qëndresa shqiptare ra pak nga
pak, duke aftësuar turqit të ripushtojnë vendin nga viti 1506.

Lufta
e gjatë e Skënderbeut të mbante Shqipërinë të lirë u bë shumë
domethënëse për shqiptarët, sepse fuqizoi njëqënësinë (unitetin) e tyre,
i bëri ata më të ndërgjegjshëm mbi ngjashmërinë e tyre kombëtare, dhe
shërbeu më vonë si një burim i madh frymëzimi në luftën e tyre për
bashkim kombëtar, liri dhe pamvarësi.Rilindja kombëtare
Nga mesi i shekullit të XIX-të
Turqia ishte në grahmat e "Çështjes Lindore", në kohën që ballkanasit,
duke përfshirë edhe shqipëtarët, kërkonin të plotësonin ëndrrën e tyre
kombëtare. Për të mbrojtur dhe përkrahur interesat e tyre kombëtare,
shqiptarët u mblodhen në Prizren, një qytet i Kosovës, në vitin 1878 dhe
krijuan Lidhjen Shqiptare të Prizrenit. Lidhja kishte dy qëllime
kryesore, atë politike dhe atë kulturore. Së pari, u përpoq (pasukses)
të bashkonte të gjitha trojet shqiptare - atë kohe të ndara ndër katër
vilajete, ose krahina, e Kosovës, e Shkodrës, e Manastirit, e Janinës -
në një shtet vetqeverisës brenda sistemit të Perandorisë Osmane. Së
dyti, mprehi një lëvizje për zhvillimin e gjuhës shqipe, letërsisë,
arsimimit, dhe kulturës. Në vijë me programin e dytë, në vitin 1908
udhëheqësit shqiptarë u takuan në qytetin e Manastirit (tani Maqedoni)
dhe përshtatën një alfabet kombëtar. Ai bazohej më së shumti në shkrimin
latin, ky zëvendësoi disa alfabete të tjera, duke përshire alfabetin
arab dhe grek, që ishin gjer në atë kohë në përdorim.

Lidhja
Shqiptare, nën trysninë e fuqive evropiane, u shtyp nga turqit në vitin
1881. Këtë e bëri Evropa për ta penguar krijimin e një shteti të ri të
proveniences muslimane në Evropë, me shumicë fetare muslimane. Këtë
Evropa e shpjegoi me gjoja alarmimin e Turqisë nga synimi i fuqishëm
kombëtar brenda Lidhjes Shqiptare. Që atëherë, megjthkëtë, lidhja u bë
një simbol i zgjimit kombëtar të Shqipërisë, dhe idetë dhe qëllimet e
saja ushqyen shtysën që kulminoi më vonë në pavarsinë kombëtare.

Kur
Turqit e Rinj (Gjon Turqit), që kishin marre pushtetin në Stamboll në
vitin 1908 shpërfillen zotimet e tyre të bëra shqipëtarëve të bëjnë
reforma demokratike dhe dhënies së vetvendosjes (autonomisë),
shqipëtarët u hodhën në luftë të armatosur, e cila, në fund të tre
vjetësh (1910-1912), detyroi turqit për pasojë, t´u plotësonin kërkesat e
tyre. Të alarmuar nga ardhmëria e autonomisë shqiptare, fqinjët
ballkanas të Shqiperisë, që kishin bërë tashmë plane për copëtimin e
vendit, i shpallën luftë Turqisë në tetor 1912, dhe ushtritë greke,
serbe dhe malazeze përparuan në trevat Shqiptare.

Për të shmangur
asgjësimin e vendit, të dërguarit e kombit u takuan në një kongres në
Vlorë. Ata udhehiqeshin nga Ismail Qemali, një shqiptar që kishte pasur
pozita të larta në qeverinë osmane. Me 28 nëntor 1912, kongresi nxori
thirrjen, e cila shpalli pavaresinë e Shqipërisë.Pavarësia e Shqipërisë

Krijimi i shtetit të ri


Pak
kohë pas mundjes së turqve nga lidhja ballkanike, në dhjetor të vitit
1912 u thirr në Londër një konferencë ambasadorësh të Fuqive të Mëdha
(Britanisë, Gjermanisë, Rusisë, Austro-Hungarisë, Francës dhe Italisë)
për të vendosur mbi daljen e çështjeve të ngritura nga konflikti
(lufta). Me mbështetjen e dhënë shqiptarëve nga Austro-Hungaria dhe
Italia, konferenca ra në ujdi të krijohej një shtet i pamvarur shqiptar.
Por, në vendosjen e kufinjve të shtetit të ri, duke pasur trysni të
forta nga fqinjët e Shqipërisë, Fuqitë e Mëdha nuk njohën gjërësisht
realitetin demografik dhe dorezuan rajonin e gjërë të Kosovës serbëve,
ndersa në jug, Greqisë iu dha pjesa më e madhe e Çamërisë, një pjesë e
zonës së vjetër të Epirit me qendër në Lumin Thíamis. Shumë vëzhgimtarë
dyshuan nëse shteti i ri do të ishte i zbatueshëm me rreth gjysmën e
tokave dhe popullsisë shqiptare të lëna jashtë kufinjve të saj,
veçanërisht meqënëse këto treva ishin më prodhimtaret në drithëra dhe
mbareshimin e bagëtive. Nga ana tjetër, një bashkësi e vogël rreth
35.000 veta me kombësi greke u perfshinë brenda kufinjve të Shqipërisë.
(Megjithëkëtë, Greqia që numëronte të gjithë shqiptarët e besimit
ortodoks - 20 përqind të popullsisë - si greke, pohonte se numri i
popullsisë me kombësi greke ishte më i madh seç mendohej). Që atëherë e
më pas, pakicat greke e kosovare mbeten tema shqetësuese në marrdhëniet
Shqiptaro-Greke dhe Shqiptaro-Jugosllave.

Fuqitë e Mëdha poashtu
caktuan një princ gjerman, Wilhelm zu Wied (Vilhelm cu Vid), si
qeverisës të Shqipërisë. Vilhelmi mbërriti në Shqipëri në mars 1914, por
mosnjohja e tij me Shqipërinë dhe problemet e saja, të përziera nga
ndërlikimet e ngritura nga shpërthimi i Luftës së Parë Botërore, e çuan
atë në lënien e Shqiperisë gjashtë muaj më vonë. Lufta e zhyti vendin në
një krizë të re, kur ushtritë e Austro-Hungarisë, Francës, Italisë,
Greqisë, Malit të Zi dhe Serbisë e zaptuan dhe pushtuan atë. E lënë pa
ndonjë udhëheqje politike apo autoritative, vendi ra në kaos dhe fati i
tij varej në fije të perit. Në Konferencën e Paqes të Parisit pas
luftës, shuarja e Shqipërisë u shmang kryesisht nga përpjekjet e
Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës Woodrow Wilson (Vudrou
Uillson), i cili kundershtoi një plan të Britanisë, Francës dhe Italisë të ndarjes së Shqipërisë midis fqinjve të saj.

Një
kongres kombëtar, i mbajtur në Lushnjë në janar 1920, hodhi themelet e
qeverisë së re. Në dhjetor të po këtij viti Shqipëria, këtë herë me
ndihmën e Britanisë, u pranua në Lidhjen e Kombeve, kështu duke fituar
për herë të parë njohjen ndërkombëtare si një shtet dhe komb
vetëvendosës.


Peshkop Noli dhe Mbreti Zog

fillim të viteve të 20-ta shoqëria shqiptare ishte e ndarë midis dy
grupimeve politike thellësisht opoziatare. E para, përbehej prej klasës
së bejlereve dhe agallarëve, pronarë të mëdhenj tokash, që mbas
Shpalljes së Pavarësisë, u ishin veshur veprimtarisë politike dhe që në
njëfarë mënyre përfaqësonin forcat e vjetra tradicionale shqiptare. Në
ballë të tyre shquhej sidomos Ahmet Zogu, një feudal i vogël fisnor nga
rrethi i Matit. Grupi i dytë përbëhej prej intelektualëve, tregëtarëve
progresistë dhe politikanëve me prirje demokratike, të cilët synonin
modernizimin e Shqipërisë sipas standarteve të Evropës Perëndimore dhe
Amerikane. Ky grupim udhëhiqej prej Fan Stilian Nolit, një peshkop
ortodoks i edukuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Këto forca
politike, krejtësisht të kundërta në program dhe përbërje, përfaqësonin
në shkallë të vogël natyrën thellësisht kontradiktuese të politikës
shqiptare në fund të Luftës së Parë Botërore.

Në periudhën midis
vitit 1920 dhe 1924 forcat liberale u fuqizuan së tepërmi dhe në vitin
1924 një kryengritje popullore e detyroi Ahmet Zogun të largohej nga
Shqipëria për në Jugosllavi. Në pozitën e kryeministrit të qeverisë së
re shqipatare, Noli i'u përvesh një programi social që synonte një
reformë të plotë agrare dhe modernizimin e infastrukturës administrative
të vendit sipas shembullit të demokracive perëndimore. Sidoqoftë, ky
program hasi në kundërshtimin e klasës së bejlereve të mëdhenj, të cilët
nuk donin të humbisnin pozitën e tyre të lartë në drejtimin e shtetit.
Qeveria e Nolit, gjithashtu, nuk arriti dot të sensibilizonte opinionin
ndërkombtar në ndihmë të Shqipërise. Qeveria e vetme që e njohu
Shqipërinë në arenën ndërkombëtare ishte vetëm regjimi i ri Sovjetik i
Leninit. Për pasojë, qeveria e Nolit është konsideruar tepër idealiste
dhe në menyrë përfundimtare, një eksperimentim i pafat në politikën
shqiptare. Në krye të gjashtë muajve Noli ra nga fuqia dhe Zogu u
rivendos si kryeministër i Shqipërisë me ndihmën tepër zemërgjërë të
Ushtrisë Jugosllave.Zogu rifilloi sundimin e tij katërmbëdhjetëvjeçar në Shqipëri në fillim
si president i Shqipërisë (1925-1928) dhe më vonë si Zogu I Mbret i
Shqiptarëve. Revolucioni demokratik i Nolit i la një përshypje të thellë
Zogut dhe ai e kuptoi që nëse Shqipëria kishte për të bërë përpara
atëherë ai duhej të ndërmerrte disa reforma domethënëse. Si rezultat,
Zogu ishte i sukseshëm në vendosjen e rregullit dhe rendit publik dhe
hapi shumë shkolla fillore dhe disa të mesme (në analizë të fundit të
pamjaftueshme, meqënëse Shqipëria ishte kryesisht analfabete deri në
fund të Luftës së Dytë Botërore). Këto reforma kishin pamjen e një
skllavërimi kombëtar pasi në sigurimin e mjeteve financiare Zogu e lidhi
veten kokë e këmbë mbas Italisë. Financimet dhe traktatet e shumta, që
ai ndërmori me qeverinë fashiste të Mussolinit e bënë Shqipërinë
virtualisht një koloni Italiane shumë kohë më parë se ardhja e Ushtrisë
Italiane në Shqiperi. Në vitin 1939 Italia pushtoi Shqipërinë dhe e
detyroi Zogun të largohet në fillim në Greqi dhe më vonë në Egjipt.

Baza
mbështetëse e Zogut ishin bejlerët e Shqipërisë jugore dhe bajraktarët e
veriut. Duke shfrytëzuar këto lidhje dhe duke u mbështetur në ndihmat
financiare të Italisë dhe në një xhandarmari të stërvitur dhe udhëhequr
nga oficerë të huaj, Zogu solli njëfarë stabiliteti në Shqipëri. Ai
vendosi autoritetin shtetëror në zonat e thella malore, uli
kriminalitetin, hodhi themelet e sistemit të ri arsimor dhe ndërmori
disa hapa në modernizimin e jetës sociale të vendit. Sidoqoftë sukseset
ishin shumë më të vogla në numër nëqoftëse krahasohen me dështimet e
tij. Ligjërisht, Zogu ishte një monark që i bindesh kushtetutes së
vendit, kurse de facto ai ishte thjesht një diktator mondan. Zogu
dështoi në zgjidhjen e promblemit më themelor shqiptar, atë të reformës
agrare. Për eliminimin e urisë Zogu importonte drithra në shuma të
kosiderueshme, por, sidoqoftë, fshatarësia përsëri ngeli në një gjendje
të mjerueshme që detyroi masat e thjeshta popullore të emigronin jashtë
shtetit. Për më tepër Zogu u mohoi shtetasve të tij të drejtat qytetare
dhe civile të cilat krijuan kushte të favorshme për kryengritje të
shpeshta ndaj regjimit të tij. Ai neglizhoi klasat intelektuale dhe
punëtore, përhapi korrupsinon shtetor dhe persekutoi opozitën politike.
Këto masa mundësuan krijimin e grupeve dhe celulave të para komuniste të
Shqipërisë.Lufta e Dyte Botërore
Në tetor të 1940 forcat
italiane e përdorën Shqipërinë si një bazë ushtarake për të pushtuar
Greqinë, por ata u zmbrapsen shpejt në Shqipëri. Pasi Gjermania naziste
mundi Greqinë dhe Jugosllavinë në vitin 1941, krahinat e Kosovës dhe
Çamërisë i´u bashkangjitën Shqipërisë, duke krijuar kështu një shtet
shqiptar të bashkuar kombësisht. Shteti i ri zgjati deri në nëntor 1944,
kur gjermanet që kishin zëvendësuar forcat pushtuese italiane duke
ndjekur dorëzimin e Italisë u tërhoqen nga Shqipëria në vitin 1943.
Kosova iu ritrupëzua pjesës serbe të Jugosllavisë dhe Çamëria greqisë.

Shqipëria socialiste
Sunduesit
e rinj të Shqipërise trashëguan një vend jashtezakonisht të varfër, të
persekutuar nga analfabetizmi, gjakmarrja fisnore, shumllojshmëria e
semundjeve epidemike dhe mungesa fantastike e të drejtave më themelore
civile dhe qytetare. Për eliminimin e tyre komunistët ndërmoren një
program radikal modernizimi që synonte pavarësine sociale dhe ekonomike
të Shqipërise, si një suplementim të reformave të filluara qysh nga
Shpallja e Pavarësisë në Vlorë më 1912.

Akti i parë i qeverisë së
re ishte ajo e një reforme agrare pa kompromis. Tokat e bejlerve dhe
agallarëve u ndanë në ngastra më të vogla dhe i'u dhanë atyre fshaterëve
që ose nuk kishin tokë, ose që deri në atë kohë kishin shërbyer si
sejmenë dhe bujkrobër. Kjo masë theu gjithashtu dhe bazën fuqimore të
klasës së bejlerëve. Për më tepër, qeveria shtetëzoi industrinë, bankat
dhe gjithë kapitalin tregtar dhe të huaj në vend. Pak kohë mbas reformës
agrare filloi kolektivizimi i tokës, proces i cili mbaroi në 1967. Si
rezultat, fshatarësia humbi tokën që i'u dha në fund të Luftës së Dytë
Botërore. Socializmi nën udhëheqjen e Enver Hoxhës u përhap në zonat e
thella malore dhe për pasojë shkaterroi institucionin e vjetër
tradicional të kanunit, lidhjet e ngurta fisnore dhe strukturën
patriarkale të familjes.Për sigurimin e mjeteve finaciare dhe teknologjike, si dhe për financime
ushtarake dhe politike, Shqipëria aderoi në kampin komunist me
Jugosllavinë (1944-48), BRSS (1948-61) dhe Kinën (1961-78).
Ekonomikisht, Shqipëria përfitoi së tepërmi nga këto aleanca. Qindra
milionë dollarë u investuan në industrinë e rendë dhe mekanizmin e
mjeteve të prodhimit. Me mijëra këshilltare dhe specialistë erdhën në
Shqipëri për të mbikqyrur zhvillimin e ekonomisë. Për pasojë, popullsia
shqiptare doli nga errësira shumëshekullore dhe për disa kohë mundi të
gëzonte një standart relativisht të lartë jetese. Politikisht, Hoxha u
zhgenjye me aleatët e tij komunistë dhe u nda me secilin prej tyre, duke
i akuzuar për tradhëti ideologjike ndaj kauzës së proletariatit dhe
paqësim me Perëndimin kapitalist. E izoluar nga Perëndimi dhe Lindja së
bashku, Shqipëria adoptoi kursin e ndërtimit të socializmit "me forcat e
veta" duke u pozicionuar si vendi i vetëm stalinist në gjthë bllokun
komunist.

Programi Enverist për modernizmin dhe trasnformimin e
Shqipërisë nga një vend i prapambetur në një shoqëri industriale të
përparuar ishte në një farë menyre një sukses i jashtëzakonshëm dhe me
të vertete brenda katër dekadash Shqipëria përparoi shumë në zhvillimin e
bujqësisë, industrisë, arsimit, arteve dhe kulturës. Një arritje e
veçantë ishte tharja e zonave moçalore bregdetare dhe kthimi i tyre nga
zona malarike në toka bujqësore dhe industriale. Gjithashtu simbolik
ishte edhe zyrtarizimi i dialektit toskë të shqipes dhe më pas Kongresi i
Drejtshkrimit.

Sidoqoftë shtypja politike i errësoi këto arritje
kombëtare. Në kundërshtim me nenet e Kushtetutës qeverisja e Hoxhës u
karakterizua nga persekutimi policor i Drejtorisë së Sigurimit të
Shtetit, i njohur thjesht si Sigurimi. Për eliminimin e pakënaqësisë,
qeveria përdori shpesh (por jo përheëe) përsekutimin e udhëheqjes në
rradhët e Partisë dhe në mënyre më pak të ndjeshme atë të popullsisë në
përgjithësi. Ata që kritikonin Partinë dhe drejtuesit e shtetit në
veprat e tyre, qoftë kulturore, editoriale, ose thjesht propagandistike
përjashtoheshin nga puna, burgoseshin në kampe të punës së detyrueshme
ose thjesht ekzekutoheshin. Udhëtimi jashtë shtetit ishte i ndaluar për
të gjithë përveç atyreve që shkonin me punë ose sponsorizim shtetëror.
Në 1967 praktikimi fetar u ndalua pasi udhëheqja e shikonte fenë si një
institucion feudal mesjetar që pengonte bashkimin dhe përparimin
kombëtar. Vendet e kultit u mbyllen dhe në shume raste ose u shkatërruan ose u kthyen në shtëpi për veprimtari rinore. Shpëtuan vetëm
ato që përbënin pasuri kulturore si Xhamia e Ethem Beut në qëndër të
Tiranës.

Rënia e Socializmit
Mbas vdekjes së
Enver Hoxhës më 1985, zëvendësuesi i tij, Ramiz Alia, u përpoq ta ruante
strukturën e sistemit ekzistues, por në të njëjtën kohë tentoi të
implementonte reforma, në mënyrë që të revitalizonte ekonominë që në atë
kohë po bënte në vend numero. Si rezultat ai lejoi investime nga firma
të huaja në Shqipëri dhe shtoi marrëdhëniet diplomatike me vendet
Perëndimore. Sidoqoftë me rënien e komunizmit në Evropën Lindore në
vitin 1989, shumë segmente të shoqërise shqiptare filluan nja aktivizim
politik më të vendosur dhe filluan agjitimin kundër qeverisë. Grupet më
aktive ishin ato më të zhgënjyerat intelektualët, proletariati dhe rinia
studentore. Në përgjigje të kërkesave të tyre Ramiz Alia u dha
shqiptarëve të drejtën për udhëtim jashëte shtetit, zbuti fuqitë
ekzekutive të Sigurimit, rivendosi liritë fetare dhe adoptoi disa masa
të ekonomisë së lirë. Në dhjetor të 199Masë mbas mase, kontrolli absolut i shtetit mbi shoqerinë shqiptare u
dobësua. Pasiguria politike, ekonomike dhe shoqërore solli rënien e
shumë qeverive midis 1990 dhe 1992. Në mars të vitit 1992 fitorja
vendimtare e Partisë Demokratike solli në fuqi Sali Berishën,
presidentin a parë të zgjedhur në një skenë demokratike dhe elektorale
qysh prej Fan Nolit.

Përparimi shqiptar drejt reformës
demokratike mundësoi pjesemarrjen shqiptare në Konferencën për Sigurimin
dhe Bashkëpunimin në Evropë, e cila solli fundin e izolimit makabër
shqiptar. Përjekjet për krijimin e një ekmonomie të lirë sollën kriza të
vazhdueshme, por gjithashtu mundësuan sjelljen e ndihmave humanitare në
Shqipëri nga komuniteti ndërkombëtar. Në këtë menyrë, Shqipëria filloi
integrimin e politikës dhe institucioneve të saj me Perëndimin, pjesë e
të cilit shqiptarët e kanë konsiduruar përherë veten.

Dështimi i
shumë firmave piramidale investimi shkaktuan rënien e ekonomisë dhe më
vonë të qeverisë në fillim të vitit 1997. Rreth një e treta e popullisë e
gjetën vetën të varfër sa hap e mbyll sytë. Dhuna u shtua dhe turma
popullore rrëmbyen armë, banda kriminale kontrollonin zona të tëra të
vendit. Në përgjigje të kësaj, OKB dërgoi trupa paqëruajtëse në mars të
atij viti. Partia socialiste fitoi zgjedhjet parlamentare në qershor
1997 dhe sekretari i Partisë Rexhep Mejdani u zgjodh President i ri i
Shqipërisë.0 Alia legalizoi krijimin e
partive politike, kjo sinjalizoi fundin e monopolit
Në 1999 vendi mirëpriti rreth 450,000 shqiptarë të Kosovës që i largoheshin dhunës serbe në Kosovë.komunist mbi
ekzekutivin.
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi