Teknika 3D mbush kinemanë ABC
Teknika 3D mbush kinemanë ABC
Prishtinë, 31 gusht - Nëse do të vizitohet sikurse dy javët e fundit, Kinemaja ABC këtë vit e ka të sigurt rekordin. Tash 12 vjet Kinemaja e vetme në kryeqytet nuk ka pasur verë më të nxehtë sesa këtë vit. Dy javë prejse ka instaluar teknikën 3D, biletë kanë prerë më se 5 mijë shikues. Ky numër është gati 20-përqindëshi i numrit vjetor të shikuesve. Vitin e kaluar në sallën e kësaj kinemaja kanë parë film 30 mijë shikues.
Te enjten “Ice Age: Continental Drift 4” ka qenë premiera e dytë në 3D. Shfaqjen e filmit në “erën e re” ABC-ja e ka nisur me “The Amazing Spiderman”, që vazhdon të shfaqet në dy terminët e mbrëmjes.
”Ne kemi besuar që 3D-ja do ta rikthente shikueshmërinë dhe qëllimi jonë ka qenë që kjo të bëhet pjesë e rëndësishme e çdo qytetari”, ka thënë Miradije Vllahiu, menaxhere e kompanisë për shfaqjen dhe distribuimin e filmit “Genci”, e cila menaxhon Kinemanë ABC. “Shifrat e para janë të kënaqshme”, ka shtuar ajo fill pas premierës së mesditës të “Ice Age...” në regji të Steve Martina dhe Carlos Saldanha, një komedi e animuar ku Menin, Diego e Sidi futen në aventurën më të madhe të jetës së tyre. Një kataklizëm ngjet në lëvizjen e kontinentit. Treshja mbetet e ndarë nga të tjerët, tek nisen në një rrugëtim në të cilin përballen me pengesa të ndryshme. I tejkalojnë ato duke luftuar me piratë të rrezikshëm dhe arrijnë t’i bashkohen familjes.
Amir Mustafa (17) ka qenë njëri ndër të parët që e ka parë rrëfimin filmik, të cilin kritika e vlerëson si një udhëtim magjeps në botën e fëmijëve.
”Është hera e parë që brenda një jave kam ardhur dy herë në kinema vetëm për të parë filmat e kësaj teknike, sepse me të vërtetë ia vlen t’i shohim”, ka thënë ai. Ky nxënës i shkollës së mesme “Xhevdet Doda” të Prishtinës nuk kishte marrë mundin që ta shikonte filmin në teknikën e vjetër. “Ice Age...” është hera e dytë që ky film vjen në ekranin e ABC-së. Në korrik filmi ishte hequr nga repertori vetëm pas dy javësh. “Nuk ka pasur shumë shikues. Presim që me rikthimin e ‘Ice...’ në 3D shikueshmëria të jetë e madhe”, ka thënë Miradije Vllahiu.
Sipas statistikave, që nga themelimi i Kinemasë ABC, më 24 maj 2000 e deri në vitin 2004, ka pasur rreth 100 mijë shikues brenda një viti, mirëpo më pas, deri në vitin 2007, ka pasuar rënie. Viti 2007 është cilësuar si viti me numrin më të vogël të shikueshmërisë, diku rreth vetëm 20 mijë shikues. Ndërkaq prej vitit 2008 ka filluar një ngrije e ndjeshme, pasi që, sipas statistikave, deri në vitin e kaluar brenda një viti ka pasur rreth 30 mijë shikues, duke përfshirë këtu edhe numrin e shikuesve që ka qenë gjatë festivaleve të filmit, të cilat janë organizuar tradicionalisht në kinema.
“Ice Age 4: Continental Drift” do të vazhdojë të shfaqet në dy terminë, nga ora 11:00 dhe 14:00, ndërsa vazhdon të shfaqet edhe filmi “The Amazing Spiderman” në terminët 17:00 dhe 20:00, si dhe filmi “Total Recall” nga ora 22:30 në teknikën digjitale.

Emona- WebMaster
- Postime : 46759
Gjinia :
Anëtarësuar : 12/03/2010
Similar topics
» Shqipëria në Kinemanë e saj
» Teknika per zgjidhjen e problemeve.
» 7 teknika se si te behesh nje puthes profesionist
» 7 teknika për t’u bërë një puthës profesionist
» Mjekësi: Zbulohet Teknika Që Kthen Të Vdekurit Në Jetë?

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi