Shpallja e Shqipërisë mbretëri
Faqja 1 e 1
Shpallja e Shqipërisë mbretëri
1 shtator 1928. Shqipëria për herë të parë kthehet në monarki. Ahmet Zogolli ishte themeluesi i mbretërisë duke e shpallur veten mbret. Ai u shpall nga parlamenti “Zog I, Mbret i Shqiptarëve Skënderbeu III”. Pas kësaj ai ndryshoi mbiemrin duke e bërë Zogu. Mbretëria e shpallur ishte kushtetuese, parlamentare dhe e trashëgueshme. Parlamenti i dha atij shumë çifligje dhe para. Zogu qëndroi në fron deri më 7 prill të vitit 1939, ditë kur Shqipëria u pushtuar nga Italia dhe ai u largua nga vendi.
Melville Chater, në librin “Shqipëria, mbretëria më e re në Evropë”, botuar në shkurt të vitit 1931, shkruan për vitet e para të Shqipërisë monarki. “Një luftë katastrofike lë pas të paktën rrugë. Me përfundimin e luftës të vitit 1918, Shqipëria, e cila ishte fushë beteje dhe korridor ushtarak në të njëjtën kohë, zbuloi se kishte përfituar boshtin e një rrjeti të mirë rrugor dhe përvojë në mjetet automobilistike të transportit”, shkruan ai pas impresionist të parë se Shqipëria nuk ishte vetëm male.
Chater shkruan se qeveri shpenzonte shumë për rrugët automobilistike dhe se vetë banorët e zonave ku shtriheshin këto rrugë ishin përgjegjës për mirëmbajtjen e saj. “Sot qeveria shqiptare shpenzon 200.000 dollarë në vit për shtrirjen e rrugëve automobilistike, që ishin ndërtuar në kohën e luftës. Banorët e Shqipërisë fushore kanë përfituar një rrjet rrugor, në sajë të një ligji që i bën ata përgjegjës për mirëmbajtjen e një pjese të rrugës prej gjashtë metrash, qoftë me shpenzimet e tyre, qoftë duke punuar ata vetë”.
Gazetari i “National Geographic”, përshkruan më tej ndryshimin e madh të Shqipërisë duke thënë se tani “në vend të frazës “lidha kalin”, dëgjohet fraza “fika makinën”. “Tirana është një anë e mirë e Shqipërisë me makinave luksoze, ku prirja drejt perëndimit, përpjekja për të qenë pjesë e tij, ndihet më shumë se kudo. E kjo bie në sy që në shtrirjen e përmasat e qytetit. Rrugë të gjera me ndriçim neonesh i bëjnë shoqëri sokakëve të pazarit të vjetër. Një radhë e pafund taksish të reja, autobusë e fugonë të të gjitha markave, mbartin të gjithë llojet e pasagjerëve”.
Por shton ai: “Kjo mbretëri e vogël tregtarësh ende nuk ka arritur ekuilibrin e saj. Eksporti i saj i përbërë nga produktet e bulmetit, lëkurës, leshit, qymyrit e ziftit nuk i kalon të ardhurat prej 25.000 dollarësh në vit. Ndërkohë, vlera e importit, sheqer, pambuk, stofra leshi arrin pothuaj dyfishin e kësaj shume. Si mund të ekuilibrohet ky ndryshim kaq i madh? Malet janë kaq të pasura me metale, ar, hekur, qymyr, bakër, por ende ato nuk janë shfrytëzuar nga gjeologët”.
BIJTË E SHQIPONJËS
Ndërsa lidhnim- dua të them, ndërsa shuanim motorin e makinës- një shqiponjë gjigante u duk në qiellin e kaltër që ishte edhe mbretëria e saj. Ky zog mbretëror na bëri që ta ndiejmë me të vërtetë se gjendeshim në Skipërinë (Shqipërinë) antike, në Vendin e Bijve të Shqiponjës. Në qoftë se ndonjë udhëtar i antikitetit grek ose romak do të thërriste: “Ah, kjo qenka, pra Albania?!”, shqiptarët nuk do ta kuptonin se për çfarë vendi e kishte fjalën. Përpara nëntë shekujsh ndonjë i huaj, i cili e konsideronte si të pakuptimtë emërtimin “Shqipëri”, do ta shtrinte “Alp” ose “Alb” në Albania- për të përshkruar me anë të këtij emri vendin me malet e larta e të mbuluara me dëborë. Prejardhja e emrit Shqiptar humbet në legjendat e fiseve malore ballkanike. Pasi fjala “shkep” nënkupton shkëmb, dhe emërtimi shqiptarë ndoshta mundet të nënkuptojë “banorë të shkëmbinjve”.
Por Plutarku jep një shpjegim tjetër më interesant. Biografi antik grek na rrëfen se, kur mbreti i Epirit, Pirroja u krahasua nga ushtarët e tij me një shqiponjë, në mënyrë të sjellshme u përgjigj se armët e tyre i jepnin krahë. Ashtu si epiriotët që pranuan modestinë e mbretit Pirro, edhe albanët morën emrin shqiptarë, bijtë e shqiponjës. Shqiptarët e sotëm do t’ju thonë se janë fisi më i vjetër në Evropën juglindore. Me të vërtetë, gjuha e tyre dhe zakonet e tyre dëshmojnë për një origjinë të lashtë. Janë ndoshta pasardhës të Ilirëve, të cilët e kishin prejardhjen prej Pellazgëve. Derisa arkeologjia të hedhë më shumë dritë në gjuhën shqipe, mendimet e filologëve do të jenë të ndryshme. Nga këta një pjesë e madhe beson se një e treta e gjuhës shqipe ka prejardhje pellazge. Të tjerë besojnë se gjuha shqipe e ka prejardhjen nga ilirishtja dhe se nuk ka asnjë lidhje me gjuhën greke.
Një pjesë tjetër e gjuhëtarëve beson se shqipja është gjuha më e vjetër në Evropë, nëna e greqishtes dhe e latinishtes. Platoni dhe Herodoti, përmendin në veprat e tyre se grekët e lashtë i morën perënditë e tyre prej pellazgëve. Sipas disa shkencëtarëve kjo teori mbështetet prej faktit se shumë emra të perëndive antike, si p.sh. Zeus, Nemesis dhe Rea mundet të shpjegohen ose të kenë prejardhjen prej fjalëve “ZË”, “NËMË” dhe “RE” e gjuhës së shqiptarëve. Shqiptarët mundet që ta kenë me të vërtetë prejardhjen prej ilirëve. Si një pemë e madhe, ajo mbretëri e lashtë e shtriu hapësirën e saj në Epir, në Maqedoninë veriperëndimore dhe në një pjesë të madhe të Jugosllavisë së sotme. Gradualisht nga shkëlqimi kaloi në rënie, në venitje, pas ekspeditave të Filipit të Maqedonisë dhe djalit të tij të famshëm Aleksandrit të Madh. Më vonë dhe pasi romakët shkatërruan Kartagjenën e shtrinë interesin e tyre tutje Adriatikut, Iliria u nda në tre perandori. Pas shpërbërjes së perandorisë, Iliria kaloi në duart e Gotëve dhe më pas në ato të Bullgarëve. U ndrydh edhe më tepër fiset ilire, epirote dhe maqedone u grumbulluan në truallin që sot quhet Shqipëri. E vetmja që mbeti prej lisit ilir ishte bërthama shqiptare. Pasi kaluam Përmetin, Kërcyrën, Tepelenën dhe kështjellën e shkatërruar që ka mbetur nga kujtimi i të ashprit Ali Pashës, në perëndim arritëm në Gjirokastër...
HAKMARRJA ËSHTË E DETYRUAR
Sado barbare që mundet të na duken këto zakone të lashta, këto kode të malësorëve të Kanunit të Lek Dukagjinit dhe hakmarrja e malësorëve shqiptarë, duhet të kuptojmë se ato lindën si një nevojë e brendshme gjatë periudhës së gjatë të pushtimit turk, për shkak të tolerancës së otomanëve, të cilët nuk arrestonin dhe nuk dënonin asnjë shkelës të ligjeve. Këto fise malësorësh të panënshtruar kanë arritur që të qëndrojnë deri në kohët tona të pavarura, pavarësisht sedrës së të gjithë atyre perandorëve, të cilët i pushtonin gjatë shekujve. Dhe megjithëse se karakterizimi si konservatorë për këta shënjues të rrallë në pushkë dëgjohet si i çuditshëm , e vërteta është se malësorët jetojnë sipas kodeve të lashta zakonore. Le të marrim për shembull hakmarrjen, ose vendetën siç quhet në Evropë. Në malësi ajo emërtohet gjakmarrje. Ende edhe sot ai që vonon të paguajë taksën e gjakut, kërcënohet me izolim nga fshati e zona. Nga ana tjetër, në qoftë se dikush vret gjakhupësin kur ai është i shoqëruar nga gruaja ose nga fëmijë, ose edhe gjatë kohës së besës, emri i tij hyn në listën e zezë të njerëzve dhe ai tallet prej të gjithëve. Pas vrasjes personi që e ka kryer atë deklaron se mori gjakun. Në qoftë se e ndjekin mundet të kërkojë ushqim dhe strehim për 24 orë në çfarëdo shtëpie.
Pjesëtarët e shtëpisë kanë për detyrë që ta mbrojnë dhe ta shoqërojnë deri në ndonjë vend të sigurt. Përpara disa vjetësh një prift mori gjakun dhe pasi vrau hasmin, ishte ai që kreu shërbimet fetare të të vdekurit. Kanuni i Lek Dukagjinit zbatohet sipas marrëveshjeve të kryetarëve të fiseve, të cilët janë më të moshuarit. Kjo është njëra nga trajtat më origjinale të gjyqeve të pashkruara. Që të shpallet i pafajshëm një i akuzuar duhet që të bien dakortë të gjithë gjykatësit. Në qoftë se qoftë edhe njëri voton duke e quajtur fajtor të akuzuarin, atëherë zëvendësohet nga dy të tjerë. Pleqësia nuk mundet të marrë vendim për dënimin me vdekje, as burgosje, por vetëm me vendosje gjobe ose mundet të vendosin që të digjet e gjithë pasuria e të akuzuarit. Për rreth tre ditë zbrisnim në luginën e Shalës. Kishim përshtypjen se na priste një oaz freskie në këtë stinë kaq të nxehtë, ku mbizotëronte kënga e gjinkallave dhe mizat e kuajve. Përpara nesh ecte truproja jonë, e cila përbëhej nga shtatë shaljanë. Pak më vonë shoqëruesit tanë provuan pushkët e tyre duke shtirë në një strehim të vjetër hajdutësh. Dikush nga ata ia mori këngës duke përdorur në vend të gajdes tytën e pushkës.
Udhëtarët e vjetër do ta quanin si një gjest të keq këtë lëvizje, por në qoftë se do të dinin fjalët e këngës do të ndryshonin mendim: “U fsheha pas shkëmbit. Vrasësi i vëllait tim kaloi përpara. Plumbi im fishkëlleu. Borxhi u shlye!”. Rojtarët tanë kontrollonin pëllëmbë për pëllëmbë vendin ku kalonim. Ku ishin hajdutët, për të cilët kishim dëgjuar aq shumë? Siç na shpjegoi Lulashi, ata ishin hakmarrës të arratisur, ose pjesëtar bandash që sillnin trazira në gjithë Ballkanin. ushqimeve dhe insektet e bezdisshme bënë që shumë herë neve ta humbisnim besimin dhe të na binte morali. Por përkthyesi ynë, Pjetri, përpiqej që të na mbante moralin lart: “E shikoni atë qafën atje lart? Do të shkojmë atje, do të ecim nja njëzet metra dhe pastaj do të zbresim në qytet, atje ku ka një vend të mrekullueshëm freskimi.”
Pjesë nga libri “Shqipëria, mbretëria më e re në Evropë”, përkthyer nga Arben Llalla

Emona- WebMaster
- Postime : 46759
Gjinia :
Anëtarësuar : 12/03/2010
Similar topics
» Shpallja e Pavarësisë së Shqipërisë
» Shpallja e Pavarësisë së Shqipërisë
» Shpallja e Pavarësisë Shqipëri - Vlorë 28 Nëntor 1912 Vidio
» Historia e Shqiperise
» Copetimi i Shqiperise

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi