Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Josef Kudelka: E çuditshme kjo toleranca fetare në Shqipëri People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Josef Kudelka: E çuditshme kjo toleranca fetare në Shqipëri People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Josef Kudelka: E çuditshme kjo toleranca fetare në Shqipëri

2 posters

Shko poshtë

Josef Kudelka: E çuditshme kjo toleranca fetare në Shqipëri Empty Josef Kudelka: E çuditshme kjo toleranca fetare në Shqipëri

Mesazh nga Emona Mon 3 Sep 2012 - 12:45

Nga: BEN ANDONI


Intervista u bë në hollin e një hoteli në Tiranë, ku një nga mjeshtrat më të mëdhenj të fotos qëndroi për pak ditë në Shqipëri. I lidhur me një projekt me Ministrinë e Kulturës frënge, ai ka qenë i ftuar nga ambasada e këtij vendi në Shqipëri për të parë sitet arkeologjike shqiptare...Pranon të intervistohet dhe në bashkëbisedim edhe për shkak të gjuhës intervista ngec disa herë, por gjithsesi, ajo vazhdon e këndshme. Për pak kohë, ai ndan profesionalisht edhe opinione me fotografen e njohur gjermane që është në Shqipëri, Benzenberg...Në fund, kur bëhemi disa vetë, ai na paraqet punët e tij në sitet arkeologjike të Mesdheut...Ndjesi e madhe të jesh me një mjeshtër të tillë...

Është një zakon i juaji, që udhëtoni shumë në të njëjtën vend duke u përpjekur të gjeni të njëjtët personazhe. A mund të thuhet se Shqipëria është një lloj devijimi nga zakonet tuaja? Si e gjetët Shqipërinë këtë herë? A kishit një temë specifike në kokën tuaj?
"Dëgjo! Kur erdha në Shqipëri për herë të parë ishte viti 1994 dhe erdha bashkë me një grup xhirimi grek, ku më udhëhoqi i mirënjohuri Theo Angelopulos1 që ishte duke punuar për Ulysses Gaze. Atëkohë kemi shkuar në Korçë dhe përreth kufirit, për të hulumtuar për idenë e tij, ndërsa unë thjesht për të parë këtë pjesë të Ballkanit. Por, s'do të ndalem këtu, por tek ndryshimi. Kur isha më Korçë dy ditë më parë (17 gusht), nuk mund ta besoja ndryshimin. Kur kisha ardhur kisha ndjekur në hotelin në qendër të qytetit në sheshin kryesor dhe atje ishte komplet bosh përveç 2-3 mercedesëve të vjetër, që dukej se ishin makinat e vetme në të gjithë qytetin. Korça, tani, po ta shikosh nuk gjen më dot vend se ku mund të parkosh makinën. Edhe njëherë habitem, sepse kur erdha në fillim, kujtoj se shqiptarët e kishin shumë të vështirë të gjenin bukë dhe ata që arrinin më të parët blinin 2-3 syresh. Po ta them me pak fjalë: Kuptoj se Shqipëria ka ndryshuar shumë më tepër nga vendet që kam njohur".
Dhe, cili është qëllimi juaj...
"Nëpërmjet ndihmës së qeverisë frënge, e cila asistohet nga ambasadat e saj kudo në Evropë, jam duke punuar për një projekt fotografimi të siteve kudo në Mesdhe, ku pjesë e kësaj trashëgimie të madhe është edhe Shqipëria. Kjo është arsyeja pse jam këtu. Kam disa ditë që punoj në vende të ndryshme arkeologjike dhe tashmë kam kohën për të shkuar diku tjetër...".
A mund t'ju pyes: si e keni dëgjuar për herë të parë Shqipërinë?
"Ju e dini që unë jam rritur në Çekosllovaki dhe atëherë të dy vendet tona ishim në një kamp të përbashkët, kështuqë dinim për Shqipërinë po aq sa për vendet e tjera sepse ishim pjesë e bllokut të njëjtë komunist".
Njerëzit e dhënë pas fotografisë më së shumti ju kanë juve të njohur prej dy temave: invazioni i Pragës nga rusët edhe romët. Madje tema e fundit është shumë familjare për ju sepse i keni kushtuar shumë kohë nga jeta personale. A gjeni këtu në jetët e tyre një lloj special narracioni?
"Unë në vitin e fundit botova një libër të ri për romët, ku ekziston një përmbledhje nga fotografitë e vjetra që është i bazuar në librat që përgatita nga viti 1968 por që si botova kurrë, ngaqë u detyrova dhe e lashë Çekinë jo shumë kohë pas invazionit. Libri i parë, kushtuar atyre, është botuar më 1975 në Francë. Nëse i krahason librat ato janë shumë të mira dhe jam i lumtur por në librin e parë është më shumë një koleksion nga fotografitë ekselente, realizuar në vite për ta. Në të dytin, për sa kohë punova në një mënyrë tjetër, edhe reagimin e njerëzve e kam pasur krejt ndryshe. Në këto libra, arrita të tregoj një lloj tjetër fotografie, një botë që ndryshoi shumë tepër në vitet e fundit. Kuptohet, e parë thjesht përmes jetës së vetë atyre. I gjithë realiteti ishte në një mënyrë të tillë që romët, të themi këta që jetojnë sot, as nuk e merrnin dot me mënd sesi jetonin më parë paraardhësit e tyre. Dua t'ju them se kjo është tepër sinjifikative jo vetëm për romët por edhe për të gjithë botën që ka ndryshuar kaq shumë në këto kohë".
Melankonia është përgjatë të gjithë punës tuaj dhe e shpërhapur në terrenin e vet në fotot bardhë e zi. E pabesueshme, por më duket se kjo është një lloj melankonie e lidhur shumë dhe me trishtimin e kontinentit tonë. A mendoni se kjo aftësi ju ka ardhur thjesht nga origjina …
"Ju e dini se unë kam dy kombësi: çeke dhe frënge. Por t'i përgjigjem kësaj pyetje dua të them thjesht se ndikimi im është se e ndjej veten si një evropian nga Evropa Qendrore. Nëse shikon fotografitë e mia duket qartë ndryshimi me foton tipike amerikane dhe atë evropiane".
Nëse dikush do të shohë fotografitë e invazionit të Pragës, realizuar vetëm nga ju, krijon një ndjenjë se ishit shumë trim ato ditë. Gjithashtu populli çek, një popull me temperament shumë të qetë, atje përshfaqet shumë trim. Ju keni kapur një lloj energjie të brendshme që s'ishte parë më parë nga njerëzit…Si arrije ta shkrepje aparatin në ato ditë tmerri …
"Nuk mendoj se jam trim dhe nuk mendoj fare se çekët janë trima. Në vazhdë të pyetjes dua t'ju them se librat e mi kanë një vërtetësi të tillë sepse ato që kam bërë unë, janë më së qarti dokumente për një gjë që ka ekzistuar. Ato dokumentuan historinë çeke dhe ne vërtetë s'jemi trima, ashtu si duan ta paraqesin shumë shtete temperamentin tonë, por në 1968 realisht ishim trima dhe u sollëm si të tillë. Mendoj se edhe unë vetë s'isha dhe s'jam fare trim por situata për mua dhe çekët ishte kaq e jashtëzakonshme, saqë ne kuptuam instiktivisht se ishim të tillë dhe e provuam vetën të tillë...".
Çfarë lloj kamere përdornit në atë kohë?
"Përdorja një kamera të prodhimit gjermano-lindor EKZAKTA 25 mm dhe 5 mm...".
Kur dikush shikon fotot tuaja, kupton se ju jeni shumë familjar me objektin që zgjidhni të fotografoni. Si i afroheni objektit tuaj?
"Unë mendoj se ju duhet ta dini secili ka mënyrën e vet speciale. Unë kam një të tillë, që e ndaj vetëm me objektet e mia...".
Duket se në kohën tonë, jeni më shumë i orientuar në panoramën e madhe të mjedisit. Si e shikoni peizazhin e Shqipërisë dhe shkatërrimin e saj nga i ashtuquajturi zhvillim?
"Unë nuk e njihja më parë Shqipërinë dhe kështu e kam të vështirë që të them ndryshimet por jam koshient se ndryshimet kanë qenë të jashtëzakonshme. Mendoj se ndryshimet ende ka kohë dhe ato mendohet se do të vijnë në një mënyrë speciale, kështu me kohë edhe turistët dhe të tjerët do vinë pak nga pak. Emigracioni dhe ata që do vijnë kanë mundësi ta ruajnë dhe të bëjnë ndryshime me kriter. Pasi riviera juaj akoma s'është shkatërruar si në vende të ndryshme të Evropës. Po ç'të them, kam frikë se do të prishet dhe ajo shpejt...".
A jeni ndjerë gjithnjë i lirë në punën tuaj?
"Po. Jam ndjerë gjithnjë shumë i lirë dhe për këtë më vjen mirë".
Kam dëgjuar se keni lindur shumë afër Kunderës. Cilat janë pikat më të mëdha të referencës për ju në art: muzikë, letërsi, pikturë…
(Pyetja s'kuptohet dhe përgjigjja e tij i dedikohet sërish Shqipërisë) Kur isha në Korçë më 15 gusht ishte festa e madhe e religjionit...e Shën Mërisë, kurse dy ditë më vonë ishte një festë e madhe birre. Ishte shumë interesante për mua të kuptoja para së gjithash se këtë që kisha para syve se kisha parë në asnjë vend tjetër. Pra, ishte ditë reale devocioni dhe dy ditë më vonë, popullsia që ishte në masë myslimane, festonte në festën e birrës. Para se të vija në Shqipëri isha në Tunizi, në Turqi dhe në vende të tjera lidhur me këtë projekt, por ishte krejt ndryshe. Ky është vendi më tolerant mysliman që kam parë ndonjëherë në jetën time".
A keni siklet që jeni kaq i njohur...
"Të them të drejtën, nuk është se më trajtojnë si legjendë dhe nuk e ndjej fare këtë. Të them të drejtën nuk e ndjej asfare këtë".
Ke frikë nga vdekja…
"Jo. Por do të doja të vdisja në mënyrë korrekte dhe pa siklete...".
Shënim
1-Një nga regjisorët më të mëdhenj bashkëkohorë me origjinë greke, fitues i shumë çmimeve vendase dhe të huaja prestigjioze. Vdiq në janar të këtij viti

(er.nu/Milosao/BalkanWeb)[You must be registered and logged in to see this image.]

Emona
WebMaster
WebMaster

Postime Postime : 46759
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 12/03/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Josef Kudelka: E çuditshme kjo toleranca fetare në Shqipëri Empty Re: Josef Kudelka: E çuditshme kjo toleranca fetare në Shqipëri

Mesazh nga Anakonda Tue 4 Sep 2012 - 21:26

e pra e cuditshme;sepse diskriminohen njerzit....
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi