Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Arvanitasit/ Fustanellat që çliruan Greqinë People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Arvanitasit/ Fustanellat që çliruan Greqinë People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Arvanitasit/ Fustanellat që çliruan Greqinë

2 posters

Shko poshtë

Arvanitasit/ Fustanellat që çliruan Greqinë Empty Arvanitasit/ Fustanellat që çliruan Greqinë

Mesazh nga Emona Tue 4 Sep 2012 - 0:37

Arvanitasit/ Fustanellat që çliruan Greqinë 133

Njeriu i veshur me fustanellë shqiptare, që shihni në këtë foto, ishte mbreti Oto i Greqisë së paskryengritjes së viteve 1821-1832.

Ishte një princ gjerman nga Bavaria, nuk kishte asnjë lidhje gjaku me grekët, por e dërguan dhe e kurorëzuan Mbret fuqitë e mëdha të Evropës, që në këtë kohë e kishin futur shtetin e brishtë ballkanik nën sqetull, duke marrë rolin e protektorëve.

Përpara se të vishte dhe të fiksohej pas fustanellave, Mbreti Oto i kishte njohur shqiptarët në rrethanat e një ngjarjeje mbresëlënëse.

Kishte ndodhur në Misolongji, në qytetin symbol të kryengritjes për Pavarësi, aty rreth vitit 1837, pesë vjet pas nisjes së mbretërimit të tij, në kohën kur po mbarteshin eshtrat e heroit të këtsaj Pavarësie, suliotit të Çamërisë, Marko Boçari.


Mbreti nxjerr nga kafka e Markos plumbin fatal, por kur dëgjon oratorin të përmendë Marko Boçarin dhe heronjtë e tjerë të kryengritjes duke i cilësuar si “prijës arvanitas të Greqisë”, fytyra i ngrin e mbushur me habi.

Mitropoliti i Artës, i cili e vëzhgonte me kujdes këtë sjellje të mbretit, godet gjithë inat spektrin përtokë, dhe i shpjegon:

“Po madhëri, Shqipëria i ka lindur prijësit e kombit tënd”.

Më pas Mbreti Oto duhet të ketë mësuar se si në vendin ku ai mbretëronte, 90 nga 100 heronjtë e kryengritjes që solli çlirimin përfundimtar të Greqisë nga otomanët, ishin shqiptarë, shumica emigrantë të hershëm, pjesa tjetër nga trojet e tyre autoktone.

Për ta mbyllur këtë histori, Mbrei Oto duket ka mbetur i dashuruar pas fustanellës shqiptare. Sepse që nga kjo kohë garda mbretërore, që dekada më vonë u konvertua në gardë presidenciale, nisën të shfaqen nëpër parada pikërisht më këtë veshje heronjsh.

Por edhe vetë Mbreti Oto nuk e ka hequr nga trupi, pasi me një veshje të tillë ai është fiksuar edhe në momentet e dëbimit të tij nga Greqia, në vitin 1862, por edhe më pas, teksa kalonte pjesën e mbetur të jetës në Gjermani, në vendin e tij të origjinës.

Por ç’ishin këta shqiptarë që gati 2 shekuj më parë paskëshin mbajtur barrën kryesore të luftës për çlirimin e Greqisë duke larë më gjak një tokë që nuk quhej shqiptare?

Ku vendoseshin në territorin e grekëve ngujimet e tyre, lagjet, fshatrat dhe qytetet?

Çfarë thotë historia për kohërat se KUR dhe shkaqet PËRSE ishin ngulitur në këto troje të huaja këta burra të ashpër të veshur me fustanella?

Pauzë

Historianët shpjegojnë se emigrimet masive të shqiptarëve, kryesisht të pjesës jugore apo toskerisë, në drejtim të jugut apo të trojeve greke, kanë nisur në momente të pasigurive të mëdha kombëtare, në momente pushtimesh të erga, në momente kur për të siguruar mbijetesën u është dashur të largohen bashkë me familjet nga trojet amtare.

Xhufi 2 (pika 4,5,6 pjesa 1 dhe 10) me shume shkurtime dy te parat.

Ferit Duka 1

Ndërsa studjuesi tjetër i historisë së arvanitasve, Doktor Irakli Koçollari, shpjegon se një tjetër arsye e emigrimit të shqiptarëve në Greqi, që rezulton edhe e provuar me dokumente, shpjegohet me ftesat e bëra nga sundimtarët, qoftë ata bizantinë, qoftë ata venedikas, të cilët duke i vlerësuar shqiptarët si forca të afta ushtarake, i joshën, i sollën, dhe i vendosën ata pranë pikave strategjike të territoreve që zotëronin.

Irakli, Fund 1.3.

Po përse Bizanti dhe më tej venedikasit kishin parë tek shqiptarët një rracë të veçantë dhe shumë të suksesshme luftëtarësh? Përse në këtë kohë në Ballkan, apo më saktë në gadishullin Ilirik, siç quhej në këtë kohë, shqiptarët duhet të veçonin nga popujt e tjerë?

Xhufi 2 (pikat 1,2,3

Studjues e historianë mendojnë se një tjetër arsye e emigrimit të shqiptarëve në këtë kohë në drejtim të jugut ishte edhe fakti se popullsia autoktone e Greqisë ishte reduktuar shumë në numër duke lënë zona të tëra të shkreta. Ndërsa mbushja e këtyre zonave me popullsi shqiptare, më shumë se me planet e Bizantit dhe fuqive të tjera ushtarake të kohës për kontollin e lëvizjeve të popullsive në gadishullin Ilirik, ngjan me tendencën për të populluar këto zona me një rracë të fortë dhe vitale.

Irakli Fund (2)

Por nga cilat vise të Shqipërisë kishin zbritur këta shqiptarë, që nga grekët quheshin arvanitas, nga otomanët arnautë dhe evropianët albanezë apo albanë?

Duke u nisur nga trashëgimia e mbiemrave të fiseve duket ata fillimisht janë shpërngulur në drejtim të jugur nga zonat e Çamërisë, ndërsa më pas nga pothuaj e gjithë Shqipëria jugore, deri lart, në Elbasan.

Irakli Fund 7

Të dhënat e historisë tregojnë se elementi shqiptar në këto kohëra shumë shpejt u gjend i pranishëm dhe i dukshëm në të gjithë territorin e Greqisë, nga veriu në jug, nga perëndimi në lindje. Por më të shumta vërtetohen të jenë dyndjet në jug, në Peleponez, në zonën e Atikës, në Eube si dhe në disa ishuj të njohur.

Irakli Fund, 4,6 (lëvizjet nga Arta deri Kelmend veri) mbulim kur shpjegon ne harte

Xhufi 2, 15

Duka 2

Duhet theksuar se emigrantët shqiptarë u vendosën paqësisht në këto troje, që në disa raste ishin të shkreta, edhe pse disa historianë shënojnë se vllehët e zonës së Thesalisë kishin mbetur shumë të pakënaqur nga shqiptarët që “kishin nisur të silleshin si në shtëpinë e tyre”, madje në disa raste ishin përleshur.

Gjithsesi ajo për të cilën të gjithë historianët bien dakord thotë se shqiptarët u vendosën në Greqi të ftuar nga hegjemonët bizantinë, venedikas apo edhe franko-katalanë.

Irakli Fund, 8
Xhufi 2, 8

Por sa shqiptarë u vendosën në territoret greke në këtë periudhë? Sigurisht që të dhëna të sakta deri tani nuk janë gjendur. Ato i përkasin një periudhë më të vonë, gjatë pushtimit otoman. Gjithsesi historianë të ndryshëm pohojnë se në zona të ndryshme, sidomos në Peleponez, por edhe në Atikë e Beoti, shqiptarët ishin aq të shumtë, saqë në ndonjë rast e kalonin për nga numri edhe popullsinë vendase, qofshin të gjithë të marrë së bashku, grekë, vllehë e sllavë.
Ndërsa ajo që dokumentohet saktësisht në këtë ndërkohë të parë të historisë së shqiptarëve të emigruar në Greqi, ka lidhje me rezistencën e tyre në luftime në mbrojtje të zotërimeve bizantine.

Irakli Fund, 9,10-pjesa e pare

Dy dekada më vonë otomanët kishin mbërritur në kohët e tyre më të lavdishme, ndërkohë që, nga ana tjetër, perandoria e kalbur e Bizanitit po numëronte ditët e fundit të mbretërimit. Por pikërisht në Greqi, furia Otomane do të ndalej. Për habi taborrët e ushtrisë ishin gozhduar në përparimin e tyre pushtues, jo nga ushtritë e Bizantit, jo nga rezistenca greke, por nga një tjetër farë, nga një tjetër popull, nga një popull i fortë dhe i egër në luftime, një popull që në vena kishte gjak shqiptarësh.

Pikërisht duke parë rezultatet e rezistencës si më të sukseshme vetëm në Peleponez, ku barrën kryesore të kundërshtimit të pushtimit ottoman po e mbanin shqiptarët, Perandorët e fundit të Bizanitit kthejnë vështrimin dhe mendjen pikërisht këtu. Madje një prej këtyre krerëve të fundit bizantinë, për të mikluar shqiptarët, bën një gjest të pabesueshëm. Ai ndërron emrin e tij grek “Kantakuzen” duke marrë emrin e njohur shqiptar, “Gjin”.

Irakli Fund 11, 12 (kryeqyteti dhe ndërrimi i emrit)

Por nuk ishte thënë që shqiptarët e Greqisë të mbanin të vetëm gjithë peshën e furisë otomane. Sepse ata nuk e kishin avantazhin e të qenit në vendin e tyre, nuk kishin favoret e Gjergj Kastriot Skënderbeut, bashkëkombasit të tyre, i cili në të njëjtën periudhë kohore po shkruante epopenë më legjendare të shqiptarëve.

Për më tepër, shpejt bizantinët do i tradhëtonin shqiptarët e Peleponezit.
Historia thotë se, kur, me pushtimin e Kostantinopojës më 29 Maj 1453, Bizanti ra, vëllezërit Paleologu u bënë gati ti dorëzonin Sulltan Mehmetit gjithë Peleponezin. Por shqiptarët nuk ranë dakord dhe ngritën krye duke bërë alëancë me Manuil Kantakuzinin, një kundërshtar të Paleologëve. Kjo aleancë bën që trashgimtarët e fronit bizanitn, Paleologët, të bashkojnë forcat me Mehmetin kundër shqiptarëve, ti shpartallojnë, dhe, pas një rrethimi të gjatë, të marrin 10 mijë pengje. Por kishte edhe më keq.

Xhufi 4, 1 pirg me koka, nis emigrimi drejt Italisë

Duke shfrytëzuar rastin, pra rrëzimin e Perandorisë Bizantine, Republika e Venedikut shpejton të gëlltisë sa të mundë nga territoret e saj. Pikërisht në këtë periudhë shqiptarët e Peleponezit, që në këtë kohë quhej Moreja, tashmë kundërshtarë të patjetërsueshëm të otomanëve, por edhe të tradhëtuar nga bizantinët e fundit, piketohen nga venecianët si aleatë të mundshëm.

Irakli fund , 13

Pikërisht në të njëjtën periudhë, në truallin amë, në Arbëri, Gjergj Kastriot Skënderbeu ja kishte dalë mbanë të përballonte invazionin otoman.

Në këtë kohë nuk njihet ndonjë bashkëpunim konkret mes shqiptarëve të Moresë dhe Skënderbeut, gjithsesi arvanitët ndihmojnë me sukses të admirueshëm të birin e tij, Gjon Kastriotin, në fushatën e mëvonshme për çlirimin e Arbërisë.

Irakli Fund 14, 15

Duke e vazhduar rezistencën edhe pas rrëzimit të Bizantit dhe më tej duke luftuar për mbrojtjen e qyteteve të fortifikuara veneciane në zonat e Arbërisë opo dhe të Greqisë, shqiptarët, qofshin ata të truallit amë, qoftë arvanitët e Greqisë, ishin konvertuar në kundërshtarët më efikasë ndaj otomanëve. Por edhe aleatët e fundit, venedekasit, të kërcënuar seriozisht nga otomanët menjëherë pas vdekjes së Gjergj Kastriotit më 1468, dhe rënies së kalasë së Krujës 10 vjet më pas, do i tradhëtonin shqiptarët.

Irakli Fund: 16, 17

Pjesa e dytë

Pushtimi i territoreve të Arbërisë dhe të Peleponezit nga otomanët dhe politika e tyre agresive me “rebelët arnautë” duket krijon pasiguri nga ato që çojnë drejt valëve të reja të migrimeve. Këtë radhë atdheu i ri i shpiptarëve do të ishte Italia. Për këtë rracë të fortë njerëzore, për këta aleatë të vjetër dhe heronj të mbrojtjes së krishterimit, italianët i hapën dyert pa pikën e mëdyshjes.

Irakli Fund, 18

Kenga: O e bukura More

Për fat të mirë arbëreshët e Italisë kanë pasur mundësi të konservojnë dhe të mbajnë gjallë traditat dhe njëkohësisht historinë e prejardhjes. Si këtë këngë 600 vjeçare, që rrëfen mallin e madh, por dhe hidhërimin për largimin e kushtëzuar nga Moreja, apo nga Peleponezi i sotëm.

Sinkron: përplasja e filmit, bashkia pastaj tipi: Kemi ardhur nga …..

Kështu e kujton këtë detaj historik zëvendëskryetari i komunës së Mashqitës, një ngujim arbëresh në Italinë e Jugut, i populluar dikur nga paraardhësit e tyre shqiptarë, të mbërritur aty menjëherë pas rënies, në vitin 1535, në duar të turqve, të kështjellës së Koronit, që gjendet në jugperëndim të Peleponezit.

Por shqiptarët e kishin gdhendur ndërkohë në memorie të Europës figurën e tyre si luftëtarë nga më të zotët që historia kishte prodhuar ndonjëherë. Prandaj edhe shtete të ndryshme, nisur nga Venediku, por edhe Franca e Gjermania, nxituan ti përfshinin në ushtritë e tyre. I quanin “Stratiotë”, apo “Stradiotë”, dhe të kishe një kontigjent stratiotësh shqiptarë në ushtri, do të thoshte të fitoje, dhe sërish vetëm të fitoje, betejat me kundërshtarët.

Irakli Fund, 19

Kështu stratiotët shqiptarë bëhen të njohur në Evropë. Madje fenomeni i tyre studjohet në literaturën ushtarake. Më i famshmi nga të gjithë, sipas historisë, ishte njëfarë Mërkur Bua, nip i një prej komandantëve shqiptarë të kryengritjeve në Peleponez. Nuk kishte asnjëherë më tepër se 600 kalorës, por ku shkonte Mërkur Bua me 600 shqiptarët e tij, atje shkonte edhe fitorja. Në aleancë me venecianëtm Mërkur Bua, në krye të shqiptarëve të tij, shpartallon në vitin 1496 fiorentinët dhe më tej edhe milanezët, por edhe francezët e mbretit Karl të 8-të. Paskësaj kalon në aleancë me francezët e mbretit Ludovik të 12-të dhe shpatrallon spanjollët. Në vitin 1506, i dërguar nga francezët, Mërkur Bua i shpëton kokën Papës Julius II duke shpartalluar forcat e revoltës së tiranit të Bolonjës, Xhovani Bentivolio. Menjëherë më pas Bua shfaqet përkrah perandorit Maksimilian të Parë të Gjermanisë, ku shpatrallon forcat rebele të perandorisë dhe më tej godet dhe fiton edhe mbi ish-aleatët e vet, venecianët, e kështu me radhë. Përmbledhur më shkurt, në Europën e viteve 1490-1530, andej nga shkonte Merkur Bua me shqiptarët e vet, andej shkonte edhe fitorja.

Evropinët e kanë quajtur atë si gjeneralin më të graduar në histori, ndërkohë që një historian grek, Koroneo, e vlerëson Mërkur Buan si pasardhës të Pirros të Epirit dhe trim si Akili, Hektori, Enea dhe Aleksandri i Madh.

Gjithsesi, pavarësisht krahasimit me këta emra të mëdhenj, vallen, në të njëjtën mënyrë, në Evropë, pak përpara Mërkur Buas, e kishte hedhur vetëm Skënderbeu i madh, i thirrur për ndihmë nga aleati i tij, Ferdinandi i Parë i Napolit, në vitin 1460.

Irakli Fund, 18, 19, 20

Por edhe pse shumë nga shqiptarët e Peleponezit dhe të tjerë emigrian drejt Italisë, kjo mesa duket nuk e zvogëloi prezencën e arvanitëve në Greqi. Dhe aq të shumtë dhe të shpërndarë ishin shqiptarët në të gjithë vendin, sa shpesh udhëtarë të huaj zhgënjeheshin kur nuk u dilnin para syve grekët e imagjinatës së tyre të hipnotizuar nga rrëfimet e Homerit apo Eskilit.

Xhufi 2, 12, 13, 14

Shikoni këtë hartë të dizenjuar në vitin 1861 nga historiani skocez Xhorxh Finlay, një bashkëkohës, mik dhe bëshkëudhëtar i Lord Bajronit në trevat shqiptare e greke të kësaj periudhe.

Prezenca shqiptare në territoret greke është shënjuar me ngjyrën jeshile.

Edhe dijetarë të ndryshëm Evropianë e kanë vënë re fenomenin e zvogëlimit të elementit grek në këtë periudhë. Kështu për shembull Jakob FALLMERAJER, një historian gjerman nga më të njohurit, por edhe nga më të anetamuarit nga historigrafia greke, pas udhëtimit të tij në zona të Greqisë, ka shkruar në këtë mënyrë në muajin shkurt të vitit 1834:

“E tërë Atika është e populluar nga njerëz shqipfolës dhe në kryeqytet gjejmë njerëz që e dinë greqishten vetëm sepse u nevojitet. Në Beoti, përjashtuar tri lokalitete, vihet re e njëjta gjendje”.

Fallmerajeri, për këtë shkak, Atikën e quan “Shqipëria e re” ndërkohë që për Morenë, pra për Peleponezin, shkruan se është banuar në dy të tretat nga shqiptarët”.

I njëjti historian gjerman, sipas llogarive të veta, ishte i bindur se në këtë kohë në Greqi kishte përafërisht 2 milionë grekë dhe sërish po 2 milionë shqiptarë.

Gjithsesi kulmin e këtyre pohimeve të pazakonta për veshët e atyre që nuk e njohin historinë, e zë një pohim i Mbretit Gjergj i Parë të Greqisë, i cili ishte me origjinë nga Danimarka.

Ky njeri, i cili, filluar që nga viti 1863, do printe grekët për 5 dekada, deri në vrasjen e tij në vitin 1913, sipas historianëve, ka deklaruar se arvanitët, pra shqiptarët, përbënin shumicën e popullsisë së Greqisë.

Por le të vijmë në dokumente të shkruara. Ky është një dokument i vitit 1520 që tregon të dhënat e regjistrit të parë osman të popullsisë së Trikallas. Për habinë e shumëkujt, aty shkruhet se shqiptarët në këtë trevë përbëjnë popullsinë më të madhe në numër, ndërkohë që grekët renditen të dytët. Ndërsa ky tjetri është sërish një dokument ottoman, i së njëjtës periudhë, që thotë se në Larisa, një zonë shumë e thellë në territorin grek, komuniteti i shqiptarëve renditet i dyti për nga madhësia numerike pas komunitetit grek.

Dritan Egro, 3,4,5

Pikërisht këta arvanitë të veshur me fustanella, këta shqiptarë të guximshëm dhe të fortë, këta njerëz, që sipas poetit të madh anglez, Lordit Xhorxh Bajron, përbënin ndoshta rracën më të bukur në Botë, tonifikonin dhe i jepnin frymëmarrje dhe jetë Greqisë dhe grekëve në kohën kur ata ishin atrofizuar nga shekujt. Pikërisht kjo rracë njerëzore, këta njerëz të veshur me fustanella, do të kishin, në fillim të viteve 1800, edhe meritën e nisjes dhe përfundimit të kryengritjes greke për pavarësi, që shpëtoi gjithë një popull nga pushtimi 400 vjeçar otoman. Një kryengritje që e shpëlanë me gjakun e më të mirëve prej tyre, por edhe një liri që fatkeqësisht e gëzuan pak ose shumë pak përballë ngritjes së furisë shtypëse dhe asimiluese të politikës shtetërore greke të helenizmit.


Emona
WebMaster
WebMaster

Postime Postime : 46759
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 12/03/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Arvanitasit/ Fustanellat që çliruan Greqinë Empty Re: Arvanitasit/ Fustanellat që çliruan Greqinë

Mesazh nga Anakonda Sat 27 Oct 2012 - 7:08

E kuj vjen fundi Greket as nuk ta dijn per nder....
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi