Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Arvanitasit dhe prejardhja e grekëve People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Arvanitasit dhe prejardhja e grekëve People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Arvanitasit dhe prejardhja e grekëve

Shko poshtë

Arvanitasit dhe prejardhja e grekëve Empty Arvanitasit dhe prejardhja e grekëve

Mesazh nga Vizitor Tue 25 May 2010 - 3:51

Në këto çaste kam fatin të kem në dorë një nga librat më të vyer, dhe më kuptimplotë që analizojnë prejardhjen tonë shqiptare, të historisë tonë, folkorit, gjuhës, politikës, dokeve dhe zakoneve tona. Autori i këtij libri “Arvanitasit dhe prejardhja e grekëve”, i ndjeri Aristidh P. Kola, la profesionin e tij si avokat në Athinë, për t’iu dedikuar intensivisht çështjes arvanitase në Greqi, dhe për t’i dhënë dritë prejardhjes tonë si shqiptarë dhe grekë. Është themeluesi i shoqatës arvanitase në Greqi, dhe kryetari i parë i saj. Ka qënë gjithashtu një mbrojtës i denjë i shqiptarëve emigrantë në Greqi. Sot i falem nderit të tij që iu përball me guxim trumbetimeve falsifikore që kanë propaganduar dhe që edhe sot e kësaj dite ndjellin politikat e Shqipërisë dhe ato të Greqisë. I ndjeri A. Kola vdiq i helmuar në rrethana akoma të dyshimta tre vjetë më parë në spitalin “Vangjelismo” të Athinës.

Drini Nosi

Po citoj një pjesë nga libri i tij (fq 118-119), të përkthyer nga greqishtja në shqip nga Aldior Agora:

EPILOGU I PJESËS SË PARË

E konsiderova të domosdoshme të zgjeroj çështjen e pellazgjëve dhe të lidhjes së helenëve të lashtë me Ilirinë si dhe të prejardhjes së përbashkët të tyre, duke përballuar në mynyrë sa më të përmbledhur idetë e atyre që pohojnë të kundërtën dhe kryesisht të Kordatit që i konsideron helenët veçse një fis semit, si dhe të Paparigopulos që i quan ata autoktonë dhe nuk e përmënd veçse njëherë në të gjithë veprën e tij se helenën dhe ilirët i përkasin të njëjtit grup fisnor, ndërsa në të gjithë pjesën tjetër ka tendencë të vendosë kufij midis helenëve, ilirëve, dhe pasardhësve të tyre, arbëreshve.
Shtoj, se më duhet të përballoj dhe mendimet e atyre që pohojnë se pellazgët nuk bëjnë pjesë në fisin helen, nuk janë helenë, dhe që këta i quajnë parahelenë, ashtu si Kordati që me semitollogjinë e tij këmbëngulëse hedh hipotezën të jenë edhe ata semitë.
Duke u bazuar në shkrimet e lashta helene, Homerin, por dhe legjendat, traditat e popullit të lashtë helen dhe gërmimet arkeologjike që vërtetojnë këto thënie të lashta, nëse vijojmë t’i studiojmë me kujdes do të konstatojmë në thelb se, burimi dhe origjina e helenizimit është Ballkani Veriperëndimor, që dikur u quajt Iliri, dhe që parardhësit e helenëve ishin pellazgët.
Pamë akoma se nga gjuha fillimisht e varfër pellazge, u zhvillua më pas greqishja dhe vëzhguam akoma se trupin themelor të kësaj gjuhe e raun në ditët e sotme shqipja. Këto konstatime nuk janë pa lidhje me ngjarjen historike të zbritjes së arbëreshve në Greqi, në shekullin e XIV dhe të lidhjes së drejtpërdrejtë të këtyre njërve me kryengritjen e shtetit të ri grek më 1821.
Shohim pra, se ky popull që u quajt helen, sa në epokën e vjetër aq në të renë, u nis nga Ballkani Veripërëndimor dhe kjo zonë, është burimi i helenizimit të vjetër dhe të ri. Këtë të vërtetë, shumë njerëz u përpoqën ta mbajnë të fshehtë dhe ta shtrembërojnë. U përpoqën ta varrosin. Por kjo e vërtetë ka rrënjë të fortë dhe herët a vonë do të hedh shtat. Asnjë qëllim nuk mund ta ndaloj këtë proces. Erdhi tani momenti që të hedhim një sy në këtë zonë që duket të jetë zanafilla e helenizimit të lashtë dhe të ri, që pas dorëve, helenët e quajtën Iliri dhe popujt e saj ilirë. Të shohim në vazhdim sesi kjo zonë morri emrin Arbëri dhe banorët e saj u quajtën arbëreshë, dhe së fundi Shqipëri dhe shqiptarë. Dmth ndodhi e njëjta gjë si me Greqinë dhe me popullin e saj, që ndërroj jo vetëm kaq, por akoma edhe më shumë emërtime, deri sa përfundoj në Hellas-helenë, edhe pse mbetet gjithnjë i njëjti popull.

SHTESË: Teoria pellazge që zhvillova, të çon në përfundimet e mëposhtme:

Fisi heleno-pellazg u shpëtua midis shekujsh dhe mijëvjeçarësh, falë mundësisë së pafundme të rezervave që pozicioni gjeografik dhe morfologjia e terrenit i siguroj. Dmth, burimi i madh i popullit tonë ndodhej në malet shkëmborë të Epirit dhe Shqipërisë së sotme, dhe prej andej, si lumenj grupesh popullore, kohë pas kohe zbriste në Greqi, Itali, dhe Azi të Vogël. Në këto vënde, si shkak të kushteve pakrahasimsht më të mira, zhvillohej qytetërimi i saj dhe u ndryshua nga njëri vënd në tjetrin sipas kushteve ekzistuese. Në çdo rast që popullsia në zonat e reja dobësohej për çfarëdo arsye, kishim një zbribtje dinamike grupore nga origjina. Zbritja e fundit është ajo e arbëreshëve të shekullit XIV. Tjetër nuk do të ketë më...*
Anonymous
Vizitor
Vizitor


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi