Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Një tufë proverbash arabe People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Një tufë proverbash arabe People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Një tufë proverbash arabe

Shko poshtë

Një tufë proverbash arabe Empty Një tufë proverbash arabe

Mesazh nga WebMaster Wed 5 Sep 2012 - 9:38

P a r a t h ë n i e

Falënderojmë vetëm Allahun, i Cili mësoi njeriun të shkruajë me penë,
pastaj ia mësoi njeriut atë që nuk e dinte, si dhe Ai dhuron urtësin
atij që do, e kujt i është dhënë urtësia, atij tanimë i është dhuruar
mirësia e madhe, e këtë nuk e kuptojnë përveç të urtit.

Paqja dhe shpëtimi qoftë mbi të gjithë pejgamberët pa dallim
si Ibrahimi, Musai, Isai, Muhammedi dhe të urtit, të cilët na ngulitën
fuqishëm fjalën e urtë në zemrat tona, si një shkëndijë, e cila ndriçon
rrugët tona për në qëllim të caktuar.

Qytetërimi dhe kultura nuk përbëhen vetëm nga ndërtimet dhe sendet e
krijuara, por ato përbëhen edhe nga proverbat,[1] meqë ato janë një
pasqyrë e pastër e qytetërimit të popullit. Çdokush në jetën e
përditshme e ndien nevojën e proverbit, siç thotë një proverb arab: "Më e
mira fjalë (bisedë) është e shkurtër e lartësuar dhe me përmbajtje të
pasur, e që s'është e mërzitshme". (shih proverbin arab 56).

Kështu, proverbat janë lulja e mendimit dhe e gjykimit popullor si dhe
thelb praktik, teorik, filozofik, estetik dhe moral i veprimtarisë së
popujve gjatë gjithë historisë. Proverbat në thelb synojnë të përgatisin
njeriun për jetën, ta mësojnë e ta udhëheqin atë në punë, në sjellje,
në veprimtari, në përpjekjet e veta si qytetar dhe pjesëtar i një
kolektivi apo i një shoqërie të caktuar.

Ato paraqiten kështu edhe si mesazhe, ku secili proverb e ka gjithmon
synimin moral si dhe edukimin e brezit. Prandaj, proverbat gëzojnë një
respekt dhe autoritet të madh tek njerëzimi. Mund të thuhet se nuk ka
pore të jetës së njeriut, nuk ka qoshe të mendimit e të psikologjisë së
tij, ku të mos ketë depërtuar drita e fuqishme e syrit të mprehtë dhe e
mençurisë së proverbit.

Në shumë raste proverbi del me formën e krijimeve në prozë. Gjuha e
proverbave arabë është shumë e afërt me gjuhen e folur, por sigurisht jo
identike, se në fund të fundit, ajo disi organizohet artistikisht. Ka
raste kur tek proverbat kemi edhe rimën poetike. Sa për ilustrim, do të
sjellim disa proverba arabë të cilët janë në rimë:

“Ene emir ve ente emir, ve men jesuku-l-hamir”? (shih proverbin arab 1),
“Ekeltum temri, ve asejtum emri !” (shih proverbin arab 23),
“Belau-l-insani, minel-lisani.” (shih proverbin arab 31),
“Ish Rexheben, tera axheben.” (shih proverbin arab 83).

Kjo prirje lidhet me dëshirën për të rritur forcën shprehëse të
proverbit duke shfrytëzuar epërsitë e njohura të gjuhës poetike.
Sidoqoftë, fakti që proverbat përdoren kryesisht gjatë bisedës së lirë,
bën që ato edhe kur janë ndërtuar si poezi, të mos u qëndrojnë në
mënyrë strikte rregullave të vjershërimit.

Shumë popuj i kushtuan rëndësi të madhe përmbledhjeve të
proverbave, por sigurisht nismëtarë të parë të kësaj fushe qenë
egjiptianët e lashtë, pikërisht 2500 vjet para lindjes së Isait, a.s.
Por, ndër më të njohurit në këtë aspekt ishte Llukman (el) Hakimi
(a.s.), meqë edhe vetë fjala "hakim" do të thotë njeri i urtë, i mençur.

Kështu, ai ka lënë një thesar të madh të fjalëve të urta.

Po ashtu edhe arabët, sipas traditës së pasur të mençurisë dhe thesareve
të mrekullueshme të elokuencës, e në veçanti të poezisë i kushtuan
rëndësi të madhe përmbledhjeve të proverbave. Madje, tek ata lindi edhe
proverbi: "Ahkamu min Llukman" d.m.th. "Më i urtë se Llukmani."

Prandaj, u shkruan me qindra libra, me tituj "Kitabul-emthal"[2] (Libër
proverbash), apo "Kitabu emthalil-arab" (Libër proverbash arabe), por
disa prej tyre, nuk e panë dritën në Lindje, ndërsa disa syresh, u
vodhen dhe u botuan të përvetësuara në Perëndim.

Për përpilimin e kësaj vepre modeste, jam shërbyer me literaturë klasike
dhe bashkëkohore të cilat paraqesin një trashëgim dhe thesar të
mrekullushëm në Botën arabe.

Gjatë përpilimit të kësaj vepre kam konkluduar se këto proverba arabe mund t'i klasifikojmë në:

1) Proverbi ynë (shqiptar) i cili ka depërtuar në Boten arabe:

a) Djali i cili nuk qan, nuk i jep nëna gji. (shih proverbin arab 211) ;
Po nuk qan fëmija, nuk i jep nëna gji. (proverb shqiptar).

2) Proverbi arab, i cili ka depërtuar në Botën shqiptare:

a) Mos u impononi fëmijëve tuaj edukatën e juaj, meqë ata janë krijuar
për një kohë tjetër nga koha juaj. (shih p.a. 136); "Mësojini, kanë
thënë të urtit, fëmijët tuaj të dinë më shumë se ju, se ata janë për një
kohë më tej se koha juaj". (Naim Frashëri).

b) Më e mira fjalë (bisedë) është e shkurtër, e lartësuar dhe më
përmbajtje të pasur, e që s'është e mërzitshme. (shih p.a. 56); Më e
bukura fjalë është e thjeshtë dhe e shkurtër, është fjalë që kuptohet me
lehtësi dhe që ka kuptim të thellë dhe të hollë. (Sami Frashëri).

3) Proverb i ngjashëm edhe me shprehje arabe:

a) Fil-harakat berekat. “Në lëvizje ka bereqet”. (shih p.a. 100); Bëhu eraqet, të kesh bereqet. (proverb shqiptar).

4) Proverb i ngjashëm:

a) Qëlloi dy zogj me një gur. (shih p.a. 77); Me një gur vret dy zogj. (proverb shqiptar).

b) Litari i gënjeshtrës është i shkurtër.(shih p.a. 50); Gënjeshtra i ka këmbët e shkurta. (proverb shqiptar).



c) Miqësia e rreme është më sherr sesa armiqësia e zbuluar. (shih
proverbin arab 76); Më mirë të kesh armikun zbuluar, se sa mikun
mbuluar. (proverb shqiptar).

5) Proverb i ngjashëm plotësisht:

a) Rri shtrembër, nëse dëshiron, por fol drejt. (shih proverbin arab
16); Të rrimë shtrembër e të flasim drejt. (proverb shqiptar).

b) Një vezë sot është më mirë se një pulë nesër. (shih proverbin arab
34); Më mirë një vezë sot, se një pul mot. (proverb shqiptar).

c) Një derhem profilaksi, është më mirë se një kuintal ilaç. (shih
proverbin arab 59); Një gram kujdes vlenë më shumë se një kuintal
ilaç.(proverb shqiptar).

6) Proverb i ngjashëm për nga kuptimi:

a) Nxirr ferrën me dorën tënde. (shih proverbin arab 24) ; Asnjë s'të kruan si dora jote. (proverb shqiptar).

b) Njeriu mendon, Zoti përcakton. (shih proverbin arab 27); Ndryshe mat i zoti, ndryshe ndanë Zoti. (proverb shqiptar).

c) Gjeli i mirë, që kur del nga veza, këndon. (shih proverbin arab 60). Dita e mirë duket që në mëngjes. (proverb shqiptar).

7) Proverb i varianteve:

Shoqërohuni si vëllëzer, dhe bëni logarinë si jabanxhinj. (proverb arab
35); Shoqërohuni si vëllezër, e bashkëveproni si njerëzimi. (proverb
arab 36); Shoqërohuni si të përzemërt, e bashkëveproni si të huaj.
(proverb arab 37).

Në këtë vepër janë përfshirë gjthsejt 217 proverba arabe. Për shkak të
vështirësisë për të përcaktuar fjalën kryesore, atë që mbanë peshën në
proverb, klasifikimi i tyre është bërë sipas kuptimit. Por ndonjëherë
është bërë edhe sipas klasifikimit lematotetik. Për këtë, shih në fund
përmbajtjen.

Me gjithë përpjekjet e mia të sinqerta, "Veprat janë sipas qëllimeve",
që të bëj këtë përmbledhje proverbash arabe sa më të përshtatshme dhe sa
ma të kapshme, duhet të pranoj se nuk më ka shkuar gjithmonë për dore
përkthimi, përshtatja, krahasimi apo përzgjedhja, aq ma parë, kur dihet
se letërsia arabe është shumë e pasur.

Prandaj, kjo përmbledhje proverbash arabe, e parë e kësaj natyre, nuk ka
se si të jetë as e plotë dhe as përfundimtare. Pikërisht për këtë, do
të pres(im) me dashamirësi çdo vërejtje, e sidomos çdo shtesë tjetër, të
verifikuar me përpikëri që do të shërbente për të përmirësuar botimet e
ardhshme.

Qëllimi im ka qenë dhe mbetet, që me një vepër modeste të
këtillë, të jap një ndihmesë sado e thjeshtë për lëxuesit tanë. Sa ia
kam qëlluar s'kam se çka them, por le të flasë vepra vetë!

Në fund, u shprehi mirënjohjen time të gjithë atyre që më sugjeruan, apo
në çfarëdo mënyre më ndihmuan që Një tufë proverbash arabe, të jetë sa
më cilësore dhe të dalë në dritë.

Jam i gatshëm të pranoj çdo sugjerim, kritikë a qortim dhe "Le ta
mëshirojë Zoti atë njeri që gabimet e mia m'i fal". (Umer bin
el-Hattabi r.a.)

Por nëse ka ndonjë kompliment atëherë, "O Zoti im, më bën edhe më të
mirë sesa që ata thonë për mua, dhe mi fal gabimet e mia, për të cilat
ata nuk i dinë." (Ebu Beker es-Siddiku r.a.) Amin!


Melaim Shehu
Benghazi, 2006

- 1أنَا أَمِير وَ أَنْتَ أمِير وَمَنْ يَسُوقُ الحَمِير!

Përkthimi:

Proverbi:

Unë princ e ti princ, po gomëreve kush u grah!
Ene emir ve ente emir ve men jesukul-hamir!

Shpjegimi:

Nga ky proverb arab kuptojmë se secili duhet të bëj atë që
i takon dhe të mos ia hedhin punën njeri-tjetrit. Prandaj po të mos bëj
secili punën e vet, nuk i dilet mbanë. Kështu që po të japim të gjithë
urdhra nuk bëhet asnjë punë.

Ky proverb arab është i ngjashëm me proverbin tonë:

- Ti zot, unë zot, po gomarin kush e kullot!

- Ku ka shumë të parë, puna s′ecën mbarë.

- Dy zot shtëpie nuk bëhen.


- 2أَوْضَحُ مِنْ نَهَارٍ .

Përkthimi:

Proverbi:

Më e qartë se dita.
Evdahu min neharin.

Shpjegimi:

Gjërat që janë të qarta (të kuptueshme) nuk kanë nevojë për
shpjegim. Diçka që duket a njihet nuk ka nevojë për shpjegime të
mëtejshme, meqë është fare e qartë e nuk ka nevojë për ndonjë provë a
dëshmi.

Ky proverb arab është i ngjashëm përafërsisht me proverbin tonë:

- Si drita e diellit.
- Fshati që duket s'do kallauz.

- 3إِذَا حَضَرَ الماَءُُ بَطُلَ التَّيَمُّمُ .

Përkthimi:

Proverbi:

Kur vjen uji, atëherë s'vlen tejemmumi.
Idha hadara el-màu batale et-tejemmum.


Shpjegimi:

Ky proverb arab jep të kuptojmë se kur paraqitet një
çështje parësore, atëherë s’ka nevojë për ndonjë çështje dytësore.

Ky proverb arab është i ngjashëm për nga kuptimi me proverbin tonë:

- Kur bie shi, atëherë s’ka nevojë për breshër.

(Shkëputje nga Libri: Melaim Shehu, Një tufë proverbash arabe, SHB Zëri Islam, Prizren, 2007)

--------------------------------------------------------------------------------

[1] Termin proverb e përdorim me po atë kuptim që ka tek ne emërtimi fjalë e urtë.
[2]) Emthal është shumës i methel në gjuhën arabe që i përgjigjet
termit proverbe në gjuhën françeze, proverb në gjuhën angleze,
sprichwort në gjuhën gjermane, poslovca në gjuhën boshnjake si dhe tek
ne proverb. Prandaj, vepra e Sami bej Frashërit, e botuar më 1878, me
titullin "Emsal" gabimisht është përkthyer titulli i saj me (Fjalë të
urta).
WebMaster
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 46
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi