Forca e fjalës dhe e thashethemeve
2 posters
Faqja 1 e 1
Forca e fjalës dhe e thashethemeve
Është me të vërtetë për tu pasur zili forca e fjalës, bile edhe
ajo e thashethemeve. Bën që të shiten makina, veshje e kompjuterë, bile
shpëton edhe ndërmarrje nga falimentimi ose e kundërta e nganjëherë
vulos edhe suksesin e ndonjë filmi. Shkenca e sofistikuar e vlerëson...Në
dhënien e opinionit, mesazhi gojë pas goje është më i fuqishëm se
televizioni dhe shtypi i shkruar. Falë këtij mekanizmi shiten librat,
popullarizohen filmat etj. Pikërisht për këtë arsye shkenca ka filluar
të studiojë këtë lloj komunikimi, që nga thashethemet (forma më e ulët e
tij) e deri tek bisedat e kafeneve midis kolegëve, që sipas disa
studimeve qenkan në gjendje të përmirësojnë edhe efikasitetin e një
biznesi.
Kur blen një makinë...
Për të kuptuar se sa efikas është ky mekanizëm, le të studiojmë rastin e
blerjes së një makine apo një objekti tjetër. Na bind më shumë një
fushatë e mirë reklamash, apo këshilla e një miku të mirë për ta provuar
dhe blerë makinën në fjalë? Nuk ka dyshim, fjale e mikut është më e
vlefshme. Sa më bindës të jetë argumenti që të jep miku për objektin në
fjalë, aq më i predispozuar je për ta bërë edhe ti tënden një objekt si
ai, në rastin tonë makinën. ‘Një spot reklamash të tërheq, por nëse një
miku im më thotë që e kam provuar dhe nuk e pëlqen, natyrisht që unë nuk
e marr" - na thotë Adi, një djalë i ri.
Zërat e gënjeshtërt
Jo më kot ëndrra e personave që reklamojnë është të arrijnë të imitojnë
mekanizmin e transmetimit të fjalës. Një shembull tipik është përdorimi i
dëshmive: vihet mesazhi i reklamës në gojën e një personazhi të njohur
që gëzon besimin e publikut duke shpresuar që klientët të blejnë mallin e
reklamuar pa komplekse dyshimesh.
Në raste të tjera përdoret krijimi i zërave fallso, për të stimuluar
shpërndarjen e ‘zërave spontanë’. Psh një agjenci reklamash në SHBA,
para pak kohësh angazhoi disa të rinj të cilët duhej të rrinin ulur në
beret e lokaleve më të famshme duke porositur një konjak i cili në fakt
ishte malli që do të reklamohej. Rezultati? Një rritje 40% e fitimit.
Ku ka zë s’është pa gjë
Të gjithëve na ka rënë rasti të dëgjojmë histori të thëna nga një mike
që ia kishte thënë një mike tjetër. Janë legjendat e zakonshme, lajme të
errëta dhe që besohen për të vërteta. Po si lindin, pse përhapen?
Psikolog ët së fundmi kanë vlerësuar edhe më të përçmuarin e këtij
mekanizmi, thashethemet. Mesa duket, përveç disponimit moral që mund të
frymëzojë në disa raste, ka një dobi jo të vogël. Jo vetëm se është i
praktikuar në të gjitha ambientet, por merr edhe një funksion të caktuar
psikologjik dhe social. Por duhet të bëhet kujdes që të mos ngatërrohet
me shpifjen dhe fyerjen. Nëse themi ‘fqinji im është idiot’, formulojmë
një gjykim, i thelluar ose jo, por gjithsesi jo një thashetheme. Apo
nëse themi ‘shefi im vjedh’, në këtë rast bëhet fjalë për një shpifje.
Thashethemja është tjetër gjë. Ai është një pohim i marrë për i vërtetë
që nuk synon shumë të godasë një person, por merret me zbulimin e
identitetit të vërtetë moral të tij. Pra ai tenton të zbulojë një të
dhënë në bazë të së cilës një person nuk është siç paraqitet dhe tu'o
komunikojë këtë zbulim edhe anëtarëve të tjerë të shoqërisë.
E vërtetë, shumë e vërtetë, bile krejt e gënjeshtërt...
Gjithçka fillon kështu: jepet një fakt tjetër për tjetër dhe iu tregohet
miqve duke i shtuar ndonjë gjë nga vetja. Shpesh ky zë përhapet, merr
jetë dhe bëhet vetë e vërteta. Askush nuk është më në gjendje ta
përgënjeshtrojë, as gazetat dhe televizionet që janë të mbushura me
lajme të shijshme për të gjitha gustot dhe për konsum masiv. Kështu
njeriu i zakonshëm e ka më të lehtë të besojë se sa të dyshojë. Por kjo
legjendë që përhapet nuk është një përrallë me personazhe imagjinare,
por një histori me personazhe aktualë (rasti më klasik: miku i mikut).
Nuk mund të jetë ndoshta krejt false, mund të ngrihet mbi një fakt real
ose pothuajse real dhe fryhet duke përzier faktet reale me ato të
sajuarat. Dhe kështu historia ngrihet e tëra në këmbë. Përhapet
zakonisht në ambiente të populluara si psh në kafe, lojëra fati apo
kolektiva punonjëse dhe tregtohet njëlloj si barsoletat, me të vetmin
ndryshim se barsoleta ka si qëllim që të na bëjë të qeshim me legjendat e
saj, kurse këto rrëfime paraqesin ankthin, frikën, dëshirat dhe mërzitë
e jetës sonë. Ka për të gjitha llojet e shijet, që nga tema seksuale e
deri tek ato që arrijnë në limitet e realitetit.
Rrëfime seksuale
Të dashurit e kapur në flagrancë. Viktima është ajo që tradhton të
shoqin. Gjatë një takimi me të dashurin që zakonisht është një djalë më i
ri, ata të dy gjenden në një situatë të paparashikuar.
Ndërsa në këtë rast femra merr dënimin më të rëndë nga i shoqi dhe
shoqëria. Në rastin tjetër, kur është burri ai që tradhton, natyra e
thashethemeve është krejt tjetër: ambientet mashkullore gumëzhijnë:
"Bravo i qoftë X-it, ku e gjeti gjithë atë femër... !"
Dekolteja
Zhbirimi dhe përgojimi i sjelljes së tjetrit, është një mjet që ne kemi
në dispozicion për të shprehur idenë tonë të etikës. Nëse të bërit moral
është e mërzitshme, thashethemet përveç se janë të këndshme, janë edhe
një mjet për të aplikuar rregullat morale për situatat konkrete.
Marrim rastin e një vajze që prezantohet në punë me një dekolte të
theksuar, ndryshe nga zakonisht. Komentet e mikeshave të saj mund të
jenë: ‘E patë si ishte veshur sot Irena? Më dëgjoni mua, ajo sot është
veshur kështu sepse ka një testim për një vend pune’.
Veshja e Irenës e cila deri atëherë e kishte quajtur të pandershme
joshjen e shefave, shkaktoi reagimin e shoqeve të saj, aq më tepër që
ajo e kaloi si një fakt të parëndësishëm. Pra në këtë rast kemi të bëjmë
me përballjen e asaj që thuhet me atë që bëhet realisht.
Kur thashethemet kthehen në legjendë
Elvis Presli nuk ka vdekur. Në vitet 70 qarkulloi legjenda e
vdekjes së Paul McCartney e aprovuar edhe nga disa simbole në disa
kopertina të disqeve të Beatles. Hitleri është gjallë dhe ndodhet në
Brazil në një zonë të thelle të Amazonës.
Ndërsa ne shqiptarëve na shijojnë veçanërisht thashethemet për
politikanët. Nuk kemi fare pretendime edhe nëse cilësia e tyre lë për të
dëshiruar. Mjafton që faqet e gazetave të mbushen çdo ditë ose të
vjedhim ndonjë dialog nga tavolina tjetër kur jemi në kafe dhe kështu të
fillojmë ditën me fjalinë klasike:
"A e more vesh se çfarë kishte bërë X-i?"
Në fillim të materialit ju treguam se si bota e ka kthyer në një metodë
efikase të thashethemeve, këtë mënyrë disi banale komunikimi.
Shpresojmë që edhe ne shqiptarët të fillojmë të seleksionojmë midis
thashethemeve që na serviren për t'iu vënë veshin vetëm atyre që na
shërbejnë për diçka e jo atyre që janë thjesht për të shtyrë kohën ose
akoma më keq, për t'i bërë dëm dikujt.
/Telegrafi/

Re: Forca e fjalës dhe e thashethemeve
vec injorantet merren me thashetheme edhe i paragjykojn te tjert pa i njif mir;rop qe skon me cme u marr e rrijn e u majn pishtarin tjerve
Anakonda- V.I.P Anëtarë
- Vendbanimi : Australia
Postime : 31717
Gjinia :
Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha : 34
Hobi : Once Upon A Time
Similar topics
» Forca – dhe rreziku – e fjalës së folur
» Bota e internetit strofulla e thashethemeve
» Forca
» Forca e ndërdijes
» Forca e mendimit ...
» Bota e internetit strofulla e thashethemeve
» Forca
» Forca e ndërdijes
» Forca e mendimit ...
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi