10+1 vendet më të çuditshme në botë (foto)
3 posters
Faqja 1 e 1
10+1 vendet më të çuditshme në botë (foto)
Ekzistojnë disa vende në planetin tonë, të cilat janë të rrethuara nga misteri. Liqene, lumenj, male…
Alb-observer.com ka pikasur disa prej tyre, të cilat po jua paraqet
më poshtë. Janë disa vende të çuditshme, me dukuri të rralla natyrore.
Pra, më poshtë do të gjeni 10+1 vende misterioze, të shoqëruara me tekst dhe foto.
Spanjë – lumi i kuq
Lumi Rio Tinto që ndodhet në malet Siera Morena të Andaluzisë në
Spanjë, është i njohur në botë. Ai është një lum i lashtë, dhe ujërat e
tij kanë një ngjyrë të çuditshme, të kuqërremtë. Kjo ngjyrë vjen nga
fakti se lumi kalon nëpër vende të pasura me minerale dhe guriçka, të
cilat ndikojnë që të marrë këto ngjyrime të mrekullueshme.
Sigurisht që duke u kryer reaksione të ndryshme kimike në këtë
shtresa mineralesh, uji humbet vlerën e tij përdoruese. Pra, ky lum nuk
shërben për asnjë përdorim, por vetëm për t’u parë. Dhe pa dyshim është
kthyer në një atraksion turistik.
Bolivi – liqeni më i madh me ujë të kripur
Ky liqen quhet Salar de Uyuni dhe ndodhet në jugperëndim të Bolivisë
në Amerikën e Jugut. Ky është liqeni më i madh me ujë të kripur në botë
dhe ndodhet në 3.656 metra mbi nivelin e detit.
Pamja që ofron është e mrekullueshme. Madje kur bie shi dhe liqeni ka
ujë, ai kthehet në pasqyrën më të madhe në botë. Është i rrethuar nga
male dhe kaktuse, vullkane dhe është vendi i preferuar për fotografët.
Mund të quhet pa frikë, një nga vendet më të çuditshme në botë.
Austri – shpella e akujve
Është “pagëzuar” me emrin Eisriesenwelt dhe ndodhet në malet
Hochkogel, në zonën Tennengebirge të Salzburgut në Austri. Kjo është
shpella më e madhe e akujve në gjithë botën. Ajo ka në brendësi të saj
salla të mëdha të formave të ndryshme, që janë krijuar me shtresa
akulli. Gjithashtu, të bien në sy kolonat dhe kullat prej akulli, si dhe
ujëvara të akullta.
Shpella me gjatësinë gjigande prej 40 kilometrash, u zbulua
rastësisht në vitin 1879, por banorët e zonës kishin frikë ta vizitonin,
pasi u ngjasonte me portën e ferrit. Ndërsa sot e vizitojnë mesatarisht
mbi 200.000 vizitorë në vit.
Në këtë shpellë temperatura është gjithmonë nën zero, ndaj akujt e
lashtë nuk shkrijnë kurrë, por për shkak të rrymave të ajrit, ato
ndryshojnë formë herë pas here.
SHBA, Racetrack Playa – gurët që lëvizin!
Lumi Racetrack Playa është tharë. Ai ndodhet në Luginën e… Vdekjes,
në Kaliforni të SHBA-së. Ky vend nuk është vetëm i çuditshëm, por aty
ndodh edhe një nga fenomenet më të çuditshëm në planet. Gurë të mëdhenj
që peshojnë qindra kg, lëvizin vetë dhe lënë gjurmë të rrugëtimit të
tyre.
Ky fenomen, i njohur si sailing stones, ka “çmendur” mijëra njerëz në
gjithë botën. Sipas shkencëtarëve, kjo ndodh falë erërave të fuqishme,
në kombinim me përbërjen e tokës, e cila disa herë (kur bie shi) kthehet
në baltë dhe pakësohet fërkimi, duke lehtësuar kështu zhvendosjen e
gurëve nga era e fortë.
Gjithsesi, nuk është shpjeguar ende pse disa herë disa shkëmbinj të
vegjël lëvizin në drejtime të ndryshme. Ky fakt, u jep “ushqim” të
gjithë atyre që u besojnë fenomeneve metafizike. Sipas tyre, shpjegimi i
mësipërm i shkencëtarëve nuk qëndron.
Deti i Vdekur – 400 metra nën nivelin e detit
Deti i Vdekur, i cili ndodhet në kufi mes Izraelit dhe Jordanisë,
cilësohet si pika më e ulët në planetin tonë që ndodhet në tokë. Madje
në një nga pllakat nga pala jordaneze, ai arrin në 422 metra nën nivelin
e detit.
Por Deti i Vdekur nuk bëhet i veçantë vetëm për këtë fakt. Kripa që
përmban është kaq e shumtë saqë praktikisht aty nuk mund të mbytet
askush, sepse kripa e nxjerr menjëherë në sipërfaqe. Gjithashtu, është
një nga spa-të më të mira në botë, për shkak të kripërave të tij
terapeutike, por edhe të lucës që tij. Këto efekte në të mirë të
shëndetit, njiheshin që në lashtësi.
Ishujt Socotra – vendi që është harruar nga koha
Ishujt Socotra, që ndodhen në brigjet e hapura të Jemenit, pranë
zonës Keras në Afrikë, duket sikur kanë ardhur në tokë nga një botë
fantastiko –shkencore. Aty ndodhen bimë të çuditshme dhe trungje të
çuditshme pemësh. Nëse do t’i vizitoni këto ishuj, do t’ju krijohet
ndjesia se vizitoni një tjetër botë, që mund të ngjajë me planetin tonë,
por që me siguri nuk ndodhet aty. Këta ishuj janë një nga vendet më të
çuditshme në botë.
E vërteta është se aty duket sikur i ka harruar koha. Ata u shkëputën
rreth 20 milion vjet më parë nga Gadishulli i Afrikës dhe vazhdojnë të
mbeten të paprekura. Vizitorëve u bën përshtypje fakti se një e treta e
bimëve të ishullit nuk ekzistojnë në asnjë cep tjetër të botës.
Islanda – vendi i zjarrit dhe i akullit
Islanda është një nga vendet më të çuditshme në planetin Tokë, vend
me një bukuri të egër. Avuj, flluska dhe ujë i nxehtë dalin pranë borës
dhe akullnajave. Pamjet janë të mrekullueshme dhe të çuditshme
njëkohësisht. Aty nuk ka pemë, ka shumë pak banorë, të cilët bëjnë banjë
termale edhe në dimër, si dhe është akullnaja më e madhe e planetit
tonë.
Gjithashtu, aurora polare është një nga fenomenet më të rrallë dhe më
të bukur të botës, duke e bërë akoma më misterioz këtë vend.
Uzbekistan – Porta e Ferrit
Nëse do ta shikoni me kujdes, do të kuptoni se nuk është vullkan. Por
në këtë vrimë një zjarr gjigand mbetet vazhdimisht i ndezur, si pasojë e
gazit natyror. Zjarri filloi kur një sondë shpimi ka shpuar një pikë ku
ndodhej i depozituar gazi natyror, që më pas u shemb. Vendi u mbush me
gaz natyror të rrezikshëm për shëndetit, i cili kërcënonte zonën e
banuar përreth. Kështu, gazi e mban zjarrin ndezur, duke e kthyer vendin
në një atraksion që tashmë njihet si “Porta e Ferrit”. Ky vend ndodhet
pranë qytetit Darvaz në Uzbekistan.
Meksikë – shpella e kristaleve gjigande
Padyshim që nuk ekziston asnjë vend i ngjashëm me këtë shpellë në
planetin tonë. Ajo u zbulua rastësisht në vitin 2000, si vazhdim i një
miniere. Shpella ndodhet në krahinën e Chihuahuas jugore në Meksikë dhe u
adhurua nga e gjithë bota, që zbuloi bukurinë e saj.
Bëhet fjalë për një shpellë me gjatësi 9.2 metra dhe gjerësi 1.2
metra. Kristalet në të janë të formave dhe madhësive të ndryshme që të
lënë pa frymë.
Zelanda e Re – Shpella me ndriçim “natyral”
Në krahinën Waitomo të Zelandës së Re (në jug të Auckland, në
ishullin verior) ndodhen një numër shpellash të veçanta, të cilat nuk
janë thjesht të bukura, por kanë edhe një ndriçim të veçantë. Ky ndriçim
nuk bëhet nga llampat, por nga krimbat fosforeshentë të llojit
Arachnocampa luminosa, që ndodhen me shumicë në këto shpella. Këto
zvarranikë varen në mure dhe tërheqin insektet me dritën e tyre të butë.
Pamja është vërtet e mrekullueshme, pasi krimbat ngjasojnë me shirita
të ndritshëm që varen nga muret e shpellave dhe ngjasojnë me pamjet nga
filmi “Avatar” (meqenëse ky film u xhirua në Zelandën e Re).
Arizona – Shkëmbinjtë e skalitur
Kanioni i Antilopës, që ndodhet në tokën e indianëve Navajo, në Page
të Arizonës, ngjan me një pikturë të gjallë dhe jo me shkëmbinj. Është
kanioni me më shumë vizitorë në Amerikë, pas Grand Canyon.
Arsyeja është se shkëmbinjtë në këtë kanion janë si të skalitur. Aty
numri i madh i shkëmbinjve të bien, bëhet akoma më interesant në drekë,
kur rrezet e diellit bien pingul mbi shkëmbinjtë dhe i “ngjyrosin” me të
gjitha ngjyrat e spektrit diellor.
Fjalët nuk mjaftojnë për të përshkruar këtë mrekulli të natyrës. /alb-observer.com/

Re: 10+1 vendet më të çuditshme në botë (foto)
tbukra;por kur tmcoj mendja me vdek do shkoj tek kto vendet
Anakonda- V.I.P Anëtarë
- Vendbanimi : Australia
Postime : 31717
Gjinia :
Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha : 34
Hobi : Once Upon A Time
Similar topics
» 10 pushimet “e çuditshme”, vendet më të rralla që s’duhen humbur
» Foto te cuditshme
» Foto te cuditshme
» Foto të çuditshme
» 10 Vendet me te vizituara ne Bote [Foto]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi