Një libër për Ballkanin dhe historinë e Botës
2 posters
Faqja 1 e 1
Një libër për Ballkanin dhe historinë e Botës
Libri “Ballkani në historinë botërore” i historianit amerikan, Andrew
Wachtel, është i shkruar me energjinë dhe gjallërinë e jetës, me një
vështrim të freskët pozitiv për Ballkanin, për këtë rajon me larmi
kulturore e kompleksitet historik të habitshëm e të jashtëzakonshëm.
Në përfytyrimet me natyrë historike e letrare, Ballkani përkundet e na
vjen si një hapësirë disi e frikshme dhe e papërcaktuar mirë, shpesh i
vështruar me sy mohues, si rajon popujsh provincialë e inatçinj, të
munduar urrejtjesh etnike e raciale, përherë në prag shpërthimi
konfliktesh me dhunë.
Ballkani në historinë botërore e ripërkufizon këtë hapësirë në terma
pozitivë, duke marrë si pikënisje ata damarë kulturorë, historikë e
shoqërorë, që na bëjnë ta shohim këtë rajon si një tërësi koherente e
komplekse. Historiani i shquar Andrew Wachtel, në këtë libër, e paraqet
Ballkanin si një trevë gjeografike të ndërmjetme, ku katër prej
qytetërimeve më të mëdha të globit janë shtresuar mbi njëri-tjetrin në
një mënyrë të qëndrueshme e të thellë, për të dhënë, në fund, një
qytetërim dinamik, nganjëherë që merr zjarr shpejt, shumështresor
vendor.
Kjo është treva, ku kulturat e Greqisë e të Romës së lashtë, të
Bizantit, të Turqisë Osmane e të Europës katolike janë takuar, janë
ndeshur dhe herë-herë janë shkrirë. Historia e Ballkanit, kësisoj, është
një histori huazimi krijues, prej popujve vendës, nga qytetërimet e
ndryshme, që sa për emër e kanë pushtuar këtë rajon. Duke patur në
gjirin e vet Bullgarinë, Kroacinë, Bosnjën e Hercegovinën, Serbinë,
Malin e Zi, Shqipërinë, Maqedoninë, Greqinë dhe Turqinë Europiane,
Ballkani ka asimiluar shumë shprehi e tradita, për të dhënë, në fund,
një nga rajonet më kompleksë e më interesantë të rruzullit tokësor.
Andrew Wachtel është president i Universitetit Amerikan të Azisë
Qendrore në Bishkek, Kirgizstan. Më parë ka qenë dekan i Shkollës së
Aspiranturës dhe i qendrës Roberta Buffet Center për Studime Krahasuese
Ndërkombëtare në Universitetin Veriperëndimor [Northwestern University].
Bashkëpunëtor i Akademisë Amerikane të Arteve dhe Shkencave dhe anëtar i
Këshillit për Marrëdhënie me Jashtë, interesimet e tij shkencore
përfshijnë një gamë të gjerë studimesh, nga letërsia e kultura ruse te
kultura e Europës Lindore dhe e Ballkanit, e deri te historia e politika
në Azinë Qendrore të sotme. Librat më të fundit të botuar prej tij janë
The Balkans in World History [Ballkani në Historinë Botërore] (Oxford
UP, 2008), Russian Literature [Letërsia Ruse] (bashkë me Ilia Vinickin,
Polity Press, 2008), dhe Remaining Relevant After Communism: The Role of
the Writer in Eastern Europe [Të vijosh krijimtarinë mbas komunizmit:
Roli i shkrimtarit në Europën Lindore] (U. of Chicago Press, 2006).
Është aktiv edhe si përkthyes nga gjuhët ruse, boshnjake / kroate /
serbe e sllovene.
Re: Një libër për Ballkanin dhe historinë e Botës
mir do ishte vec ta shkrunin per shiprin dhe padrejtsit si jon bo ksaj mir do ja banin...
Anakonda- V.I.P Anëtarë
- Vendbanimi : Australia
Postime : 31717
Gjinia :
Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha : 34
Hobi : Once Upon A Time
Similar topics
» Konferenca për Ballkanin Perëndimor në pikëpyetje
» Hyseni: Ndarja e Kosoves shperben Ballkanin
» Historia Itali-Shqiperi, ne nje liber
» Një libër me poezi, kujtesë për 40 poetë
» 30 vdekjet me te cuditshme ne historine e botes
» Hyseni: Ndarja e Kosoves shperben Ballkanin
» Historia Itali-Shqiperi, ne nje liber
» Një libër me poezi, kujtesë për 40 poetë
» 30 vdekjet me te cuditshme ne historine e botes
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi