Ish shefi i NASA-s, publikon fotografitë e një civilizimi të lashtë të zbuluar në Hënë!
2 posters
Faqja 1 e 1
Ish shefi i NASA-s, publikon fotografitë e një civilizimi të lashtë të zbuluar në Hënë!
Ish shefi i NASA-s, publikon fotografitë e një civilizimi të lashtë të zbuluar në Hënë!
Ndërkohë NASA fshihte për më shumë se 40 vjet gjithçka u gjet në Hënë!
Ish shefi i departamentit të menaxhimit të dhënave dhe fotografive, në laboratorin e NASA-s për zbulimet dhe gjithçka i përkiste Hënës, Ken Johnson, i cili ishte dhe përgjegjësi për misionin e drejtuar të programit të Hënës, Apollo ka zbulu
ar mjaft fakte tronditëse kohët e fundit në SHBA.
Ky shkencëtar i aftë,të cilin NASA e kishte vendosur përgjegjës për këtë mision, si dhe përgjegjës në laboratorin e menaxhimit të dhënave të saj të ardhura nga Hëna, zbuloi fotografi të cilat vërtet befasojnë, pasi në to pasqyrohen rrënojat e një civilizimi të lashtë…!
Madje, ai pretendon se astronomët zbuluan aty dhe një mekanizëm i cili kontrollon gravitetin.
Ken Johnson, pohon se astronautët zbuluan aty shumë gjëra interesante, por NASA e urdhëroi atë që t’i mbante sekrete këto dhëna dhe shumë kohë më vonë i kërkoi atij që t’i shkatërronte.
Ndërkohë Johnson nuk ndoqi udhëzimet e “eprorëve” të tij.
Ken Johnson, pohoi gjithashtu se qeveria amerikane mbajti për disa dekada sekrete këto zbulime. Johnson filloi t’i bëjë këto zbulime, duke paraqitur dhe foto-fakte, të cilat ai i ka pasqyruar më së miri në librin e tij të cilin do ta nxjerrë në qarkullim javën e ardhshme, me titull “Misioni i Errët: Historia Sekrete e NASA-s”, “Dark Mission: the Secret History of NASA”
Këtë libër e bashkë-nënshkruan dhe kanë kontribuar shumë edhe ish këshilltari i NASA-s, Ritzarnt Chogklant si dhe Mike Bara i cili është konsulent i departamentit të inxhinieres hapësinore dhe i aeronautikës të aplikuar. Si dhe u bë e njohur, shefi i programit hapësinor të NASA-s, Kay Ferrari (JPL Director of the SSA Program), pas një komunikimi telefonik që ai pa to me Johnston, me epiqendër promovimin e lindit, i kërkoi Johnson, të japë dorëheqjen nga posti që ai zotëron.
Arsyeja, ngaqë me këtë mënyre kritikohej NASA.
Ndërkohë,Johnston refuzoi të japë dorëheqjen dhe deklaroi se mbrohet nga ligji për lirinë e fjalës.
Por megjithatë, Kay Ferrari e hoqi atë nga puna j në këtë program javën e shkuar pa e arsyetuar gjestin dhe vendimin e tij.
Ndërkohë, specialistë të tjerë të cilët komentuan fotografitë e Johnston, nënvizuan se ky libër do t’i shkaktojë NASA dhimbje koke. Fotografitë tregojnë ndërtesa të shkatërruara me kupolat e tyre gjigande, të ndërtuar me qelq, si pasqyrohen dhe kulla të ndërtuar me gurë, të cilët duken sikur qëndrojnë të ulur në “ajër”.
“Nuk kam asgjë për të humbur. Jam në kontradiktë me NASA-n dhe ndodhem në “gjaknxehtësi”, sigurisht që kam të drejtë“, deklaroi Kehn Johnston.
Ndërkohë, NASA beson se rrënojat e civilizimit që zbuloi atje –Hënë-, beson se nuk janë të rëndësishme.
T_o_n_i- V.I.P Anëtarë
- Vendbanimi : Tirane
Postime : 18036
Gjinia :
Anëtarësuar : 30/05/2009
Re: Ish shefi i NASA-s, publikon fotografitë e një civilizimi të lashtë të zbuluar në Hënë!
Shefe shefe shefin interesante kjo....
Anakonda- V.I.P Anëtarë
- Vendbanimi : Australia
Postime : 31717
Gjinia :
Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha : 34
Hobi : Once Upon A Time
Similar topics
» Rusët kishin zbuluar ujë në hënë që në 1976-ën, por e mbajtën të fshehtë!
» Fotografitë e kriminelëve në përmendore
» Fotografitë e mrekullueshme të molekulave të alkoolit
» Civilizimi në Islam
» Fotografitë më të “rrezikshme” në botë
» Fotografitë e kriminelëve në përmendore
» Fotografitë e mrekullueshme të molekulave të alkoolit
» Civilizimi në Islam
» Fotografitë më të “rrezikshme” në botë
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi