Valencia, hapet “shkolla për prostituta”
2 posters
Faqja 1 e 1
Valencia, hapet “shkolla për prostituta”
Një “shkollë” për profesionin më të lashtë në botë është hapur në Valencia të Spanjës. Madje, “studentet” që do të rregjistrohen, do të kenë mundësinë që të ndjekin veç mësimeve teorike, edhe ato… praktike. Mësimet kushtojnë vetëm 100 euro dhe personeli i “shkollës” premton se do t’u zbulojë profesionisteve të së ardhmes të gjitha sekretet, me qëllim që nesër të dalin në “tregun e punës” të përgatitura. Në këtë shkollë punojnë “profesoreshat” më të mira, të cilat shpjegojnë teknikën e seksit për ata që e shohin seksin si profesion. Një nga mësimet e detyrueshme është Kama Sutra, ku “nxënëset” mësojnë pozicionet më të mira. Gjithashtu, pjesë e seminarit është edhe mësimi “Si të përdorim mjetet ndihmuese në seks”. Mësimet teorike përqendrohen tek njohja me publikun, marketingu dhe styling. Me mësimet e mësipërme dhe certifikatën në duar, hapi tjetër është gjendja e klientelës, pasi motoja e shkollës është “Trabaja Ya!” që do të thotë “Dhe tani, punë”. Deri më tani janë regjistruar 95 vetë për mësimet, ndërsa kjo “shkollë” kërcënohet që të mbyllet pasi organizatat aktiviste kanë shprehur pakënaqësinë e tyre dhe kërkojnë që të mbyllet. Sipas tyre, kjo shkollë përgatit njerëz që të hyjnë direkt në fushën e prostitucionit, si zgjidhja më e lehtë në kohë krize. Nga ana tjetër, autoritetet përkatëse dhe prokurorët deklarojnë se nuk e shohin të arsyeshme që të ndërhyjnë, pasi nga ana ligjore shkolla i ka plotësuar të gjitha kushtet, ndërsa nxënësit shkojnë aty me dëshirë!
T_o_n_i- V.I.P Anëtarë
- Vendbanimi : Tirane
Postime : 18036
Gjinia :
Anëtarësuar : 30/05/2009
Re: Valencia, hapet “shkolla për prostituta”
aaahahahaaha dashka me i thon nje mikes time sepse besoj se do dal e para nga kto
Anakonda- V.I.P Anëtarë
- Vendbanimi : Australia
Postime : 31717
Gjinia :
Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha : 34
Hobi : Once Upon A Time
Similar topics
» Vjene , hapet Shkolla e Seksit
» A e dini sa prostituta jane ne total neper bote?
» Në vitin 2050, meshkujt do tradhëtojnë me prostituta robotë
» Burgu luksoz në Meksikë, prostituta, marihuanë e baste sportive
» Korce, arrestohet prostituta 21-vjecare
» A e dini sa prostituta jane ne total neper bote?
» Në vitin 2050, meshkujt do tradhëtojnë me prostituta robotë
» Burgu luksoz në Meksikë, prostituta, marihuanë e baste sportive
» Korce, arrestohet prostituta 21-vjecare
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi