Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Durrës, 15-vjecari plagoset rëndë në konvikt, gërhiste People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Durrës, 15-vjecari plagoset rëndë në konvikt, gërhiste People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Durrës, 15-vjecari plagoset rëndë në konvikt, gërhiste

Shko poshtë

Durrës, 15-vjecari plagoset rëndë në konvikt, gërhiste Empty Durrës, 15-vjecari plagoset rëndë në konvikt, gërhiste

Mesazh nga WebMaster Fri 28 Sep 2012 - 3:16

DURRES- Një nxënës i shkollës profesionale në Shkozet të Durrësit është plagosur me mjete të forta dhe ndodhet në gjendje të rëndë në Spitalin Ushtarak të Tiranës. Mjekët e këtij spitali pohojnë se 15- vjeçari Ferdinant Balla nga Mamurrasi ka dëmtime serioze në tru. Burime zyrtare nga Drejtoria e Policisë së Qarkut të Durrësit bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së hënës në konviktin e shkollës "Beqir Çela", dhe se është arrestuar një nxënës tjetër po nga Mamurrasi. Bëhet fjalë për 15-vjeçarin me inicialet F.T. i cili akuzohet për "Plagosje të rëndë me dashje".

NGJARJA
Burime nga konvikti i shkollës profesionale bëjnë me dije se rreth orës 22:30 të së hënës, një grup prej 7 konviktorësh janë përleshur me njëri-tjetrin me karrige, dërrasa dhe mjete të tjera të forta në një prej dhomave të këtij konvikti. Për pasojë është plagosur rëndë Ferdinant Balla nga Mamurrasi, nxënës i vitit të parë. Nxënësit pohuan për televizionin "News 24" se kishin rënë për të fjetur gjumë, kur kanë dëgjuar ulërima dhe të shara. Sipas tyre, 6 konviktorë janë përfshirë në përleshje. Sipas tyre, sherri ka nisur, pasi 15- vjeçari gërhinte fort në gjumë sa dëgjohej në dhomën tjetër. Mësohet se tre konviktorë të dhomës ngjitur kanë trokitur në derën e dhomës ku flinte 15- vjeçari. I irrituar se i kishin nxjerrë gjumin, ky i fundit i ka sharë shokët e klasës së tij. Menjëherë konviktorët kanë nisur të debatojnë ashpër dhe sherri ka degjeneruar në përleshje me mjete të forta. Dëshmitarë të konfliktit pohojnë se Ferdinant Balla ka pësuar goditje në fytyrë (njëri sy i është mbyllur tërësisht) në anën e majtë të kokës si dhe në trup. Në momentin e përleshjes, nuk ka pasur kujdestar në konvikt. Pas sherrit, viktima nuk ka bërë denoncim, por gjendja e tij shëndetësore është përkeqësuar shumë të mërkurën. Ai është dërguar fillimisht në Spitalin Rajonal të Durrësit dhe më pas është transportuar në Spitalin Ushtarak të Tiranës.

ARRESTIMI
Pas ngjarjes, policia ka vënë në pranga 15-vjeçarin F.T. nga Mamurrasi, edhe ky nxënës i vitit të parë në Shkollën Profesionale në Shkozet të Durrësit. Sipas hetuesve të çështjes, ishte F.T. ai që ka goditur dhe ka plagosur rëndë bashkëmoshatarin e tij, Ferdinant Balla. Materialet ndaj autorit të krimit i janë përcjellë për hetime të mëtejshme prokurorisë së Durrësit.
(ma.ar/Gazeta Shqiptare/BalkanWeb)
WebMaster
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 45
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi