Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
VATRA dikur e Gjergj Kastriotëve, por sot është e Juda Iskariotëve People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
VATRA dikur e Gjergj Kastriotëve, por sot është e Juda Iskariotëve People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

VATRA dikur e Gjergj Kastriotëve, por sot është e Juda Iskariotëve

Shko poshtë

VATRA dikur e Gjergj Kastriotëve, por sot është e Juda Iskariotëve Empty VATRA dikur e Gjergj Kastriotëve, por sot është e Juda Iskariotëve

Mesazh nga WebMaster Mon 1 Oct 2012 - 3:05

Kohë më parë shfaqa mendimin tim të lirë në lidhje me disa veprime të Organizatës Pan-Shqiptare të Amerikës “Vatra”. Liria e shtypit dhe e fjalës është garantuar në Kushtetutën e Amerikës. Të gjitha gazetat dhe revistat serioze të Amerikës botojnë çdo ditë mendime të ndryshme për probleme nga më të ndryshme. Duke jetuar këtu për më shumë se 4 dekada mësova pak nga kjo shoqëri e madhe. Ata që e themeluan “Diellin” e “Vatrën” ishin të shkollave dhe universiteteve më të njohura të Bostonit. At. Arthur Liolini në fjalimet e tij i krahasonte Nolin e Konicën me Shën Palin e Shën Pjetrin. Ata dhe shumë patriotë të tjerë shqiptarë nuk erdhën në Amerikë për t’u bërë të pasur. U vendosën këtu për të shpëtuar Shqipërinë. Për Nolin e Konicën kisha dëgjuar nga disa mësuesë të vendlindjes sime që kishin mësuar pranë seminarëve jezuite dhe françeskane në Shkodër. Dashuria ime për “Vatrën” e “Diellin”lidhej edhe me Dr. Athanas Gegaj editorin e gazetës para 50 vjetësh. Me Athanas Gegaj kisha lidhje të ngushta familjare, sepse nëna e tij dhe gjyshi im kishin qenë motër e vëlla. Emri i tij ishte bërë shumë i njohur në gjithë Shqipërinë për disertacionin e doktoratit në Luen të Belgjikës në vitin 1936. Teza e doktoratit “Invazioni turk në Shqipëri në shekullin XV” që është historia e Skënderbeut u prit mirë në Shqipëri dhe në botën akademike evropiane. Athanas Gegaj dhe Xhevat Korça ishin historianët e parë shqiptarë të Skënderbeut. Në vendlindjen time Athanas Gegaj ishte shumë i nderuar. Ai ka qenë kleriku shqiptar katolik më antifashist dhe për këtë u internua në Itali ku qëndroi në burg për disa vjet. Imzot Noli kishte kërkuar që Athanas Gegaj të bëhej editor i “Diellit” në fillim të viteve ‘60.

Nuk do t’i kisha bërë këto sqarime, por tash disa vjet qarkullojnë shpifje më të ndryshme për origjinën e familjes sime. Editori i “Diellit” Dalip Greca i ka riprodhuar këto shpifje në forma të ndryshme. Gazeta “Dielli” e përshëndeti vendosjen time në Amerikë në nëntor të vitit 1970 dhe shkroi disa fjalë të mira për letrën time të shkruar në gjuhën shqipe. Dalip djali në shkrimin tuaj shihet se nuk ju pëlqen mbiemri im Gjonlekaj që në Shqipërinë e jugut është mbiemër mjaft i njohur. Bile në historikun e familjeve vatrane nuk e keni shënuar emrin e Kondi Gjolekës që ishte miku më i dashur i Faik Konicës. Edhe Imzot Noli kishte folur për Zenel Gjolekën në 50 vjetorin e Diellit. Për informatën tuaj personale Profesor Shaban Demiraj gjatë një vizite në New York në vitin 1996 më tha: “Emri Gjonlekaj është mbiemri më i bukur shqiptar, sepse këtu lidhet Gjoni me Lekën. Ne jemi të vetëdijshëm se as emri dhe as mbiemri nuk të bën njeri të mirë as patriot, por në bazë të mbiemrit tim nuk mund të vihet në dyshim origjina ime kombëtare. Unë kurrë në jetën time nuk e kam përmend emrin tuaj për të keq as në shkrime as në fjalime publike. Zoti në“Ungjill” porosit: “Mos e merr emrin tim nëpër gojë bosh e panevojë”. Zoti Greca kjo është porosi ungjillore. Në shënimin tim “Vatra dje, sot dhe nesër” nuk kam përmend asnjë herë emrin tënd dhe të asnjë vatrani. Editori i “Diellit” tallet me gjuhën time, pavarësisht se “Zëri i Amerikës” kur punova atje si spiker më nderonte për kujdesin ndaj gjuhës shqipe. Vendlindja ime është pushtuar nga serbo-malazezët në kohën e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, 134 vjet më parë. Unë nuk jetova dhe nuk u shkollova asnjë ditë në Shqipëri siç ndodh me editorin e tanishëm të “Diellit”.

Ata që tallen me gjuhën tonë shqipe nuk bëjnë mirë sepse pushtimet shekullore kanë pasoja. Ai thotë se artikulli im për “Vatrën” është pa nivel, pa strukturë dhe gjepura të tjera, por nuk e botoi në gazetën “Dielli” siç e botuan gazetat e tjera shqiptare. Sikur ta kishte botuar artikullin tim me titull: “Vatra” dje, sot dhe nesër” nuk do të isha shqetësuar aq shumë për sulmet e tyre, sepse e kisha lënë në dorën e lexuesit gabimin tim. Lexuesi është gjykuesi më i mirë. Edhe si spiker i Zërit të Amerikës respektova dëgjuesin shqiptar. Edhe tani kur shkruaj diçka tërë kohën mendoj për lexuesin e jo për Dalip Grecën. Lexuesi është gjykatësi i vёrtetё. Flet edhe për mosaftësitë e mia në internet, që më duken absurde, sepse shkrimet dhe interneti janë dy veprimtari krejt të ndryshme. Prej 100 personaliteteve më të njohura të botës të të gjitha kohërave, botuar në revistën TIME muajin e kaluar asnjë nuk kishte lidhje me internet përveçse S. Jobs. Nëse shkrimet e mia janë pamfletë atëherë pse i boton në website-in e “Diellit”. Ai thotë se lufta kundër “Vatrës” i shkon për shtat qeverisë malazeze. Zoti Greca ta dini sot e përgjithmonë se për 37 vjet vetëm dy herë kam shkuar në Mal te Zi, bile dy herë kam qenë për vdekje në familje dhe nuk kam qëndruar atje asnjë ditë më shumë. Për herë të parë shkova atje në vitin 2006 për vdekjen e një kushëriri tim të parë dhe për vdekjen e nënës në vitin 2008. Ju ndoshta nuk e dini se Unë e vëllau im, Lucë Gjonlekaj kemi qenë të dënuar nga pushteti jugosllav për pjesëmarrje në demonstrata për Kosovën. Para 28 vjetësh nuk shkuam për vdekjen e babait tonë këtu në New York në vitin 1984. Disa nga ata shokët tuaj atje në “Vatër” e dinë mirë këtë histori. Autoritetet diplomatike jugosllave e kishin keqtrajtuar babain tonë të vdekur në Joseph Botti Funeral në Arthur Avenue në Bronx. Ju flisni me përbuzje për Arthur Avenue, por ajo është avenuja e shqiptarëve. Për sjelljet ç’njerëzore të diplomatëve jugosllavë me trupin e babait tonë të vdekur mund të bisedoni me Luigj Shkrelin dhe Martin Shkrelin, pasi ata ishin përgjegjës për udhëtimet ajrore në vendlindje tonë në Mal të Zi. Autoritetet diplomatike jugosllave kërkonin dorëheqjen tonë nga aktivitetet për Kosovën dhe kështu mund të shkonim lirisht për ta vorruar babain. Pavarësisht dhembjes nuk bëmë asnjë lloj kompromisi. Kjo i zemëroi edhe më shumë diplomatët jugosllavë. Për sjelljet e tyre barbare nuk po flasim sot. Bile një shok i Dalipit në “Vatër” ishte tërë kohën me ne ato ditë. Kanë kaluar 28 vjet dhe asnjëherë nuk kam folur publikisht dhe nuk kam shkruar asnjëherë për këtë çështje. I kërkoj përsëri falje lexuesit por desha t’ia bëjë të qartë zotit Greca se nuk ishim aq familje e keqe siç na përshkruan ai dhe shokët te tij.

Ju më akuzoni pse përdor ish-gazetar i “Zërit të Amerikës”. Zotëri “Zërin e Amerikës” e kam dashtë e nderuar dhe e nderoj sot e sa të jetë jeta, më shumë se asnjë institucion tjetër, sepse aty kam bërë diçka për demokracinë e Shqipërisë dhe lirinë e Kosovës. “Zëri i Amerikës” është pjesë e jetës sime. Zoti Greca punova me mish e shpirt që ju të gëzoni lirinë e plotë në Shqipëri dhe pas një kohe të vini në Amerikë por jo për të më sharë. Ju nuk mund të flisni për punën time në Zërin e Amerikës. Për punën time atje mund të flasin eprorët dhe bashkëpunëtorët e mi. Ndoshta ke gjetur ndonjë zuzar që flet keq për mua. Për ta vërtetuar kohën dhe punën time atje thirr “Zërin e Amerikës”, nuk të kushton asgjë. Pyete Adem Belliun për pritjen dhe nderimet që më bëri “Zëri i Amerikës” me 7 mars 2012 me rastin e kremtimit të 70-vjetorit sado që gazeta jote “Dielli” i kushtoi një faqe të tërë dhe nuk e shënoi bile as emrin tim, edhe pse bëra 500 milje rrugë vajtje-ardhje. Bashkëpunëtori juaj më kishte injoruar thua se nuk ekzistoj fare. Tani për një fjali timen po çon pluhur anë e mbanë botës shqiptare. Bile thotë se është dashamirë, atëherë bëhet pyetja pse vendose në gazetën “Dielli” 3 ose 4 fotografi personale nga ceremonia e 70 vjetorit të Zërit të Amerikës dhe asnjëherë nuk e përmende emrin tim. Më shqetëson fakti se Ju zotëri pretendoni se jeni gazetar amerikan. Edhe Unë njesoj si Ju shkova atje i ftuar pavarësisht se nuk kisha pozita të larta ashtu siç kishit Ju. Shiko “Diellin” e prillit 2012. Unë jam mësuar me veprime të tilla dhe nuk besoj se e bëri censura këtë. Winston Churchill-i ka thënë: “Kujdes nga ata që të injorojnë”. Editori i “Diellit” flet për shkrimin e Muhamet Mjekut rreth kontributit tonë prej 12.000 dollarësh për gazetën “Dielli” në vitin 1985. Pavarësisht se zoti Mjeku kishte cituar shkrimin e kryetarit të “Vatrës” Dr. Andrew Elia, editorin Xhevat Kallajxhiun dhe Profesor Sami Repishtin ju përsëri nuk e botuat. Nuk e botove, bile as në website-in e “Diellit”. Pse? Ti e quan vitin 1985 viti i largët. Sipas teje ishte aq larg sa nuk ia vlente barra qiranë të shënohej. Atëherë sipas kësaj logjike edhe ata që vepruan para 100 vjetësh nuk meritojnë respekt. Zotëri i nderuar 12.000 dollarë në atë kohë për kushtet tona ekonomike ishin shumë. Ndoshta ishin pak për Anthony Athanasin, por për ne ishin shumë. Nuk ishte kurrgjë më shumë se dhuratë për ta shpëtuar “Diellin” e “Vatrën” nga shkatërrimi përgjithmonë. Dhuratat e mëdha bota e qytetëruar i quan vepra fisnike. Por ju edhe me dhuratën tonë modeste talleni. Unë e as vëllau im kurrë nuk kemi pas asnjë pozitë në “Vatër”. Ndoshta ju nuk e dini por ne kemi kontribuar më shumë se 20.000 dollarë për botimin e veprave të Nolit e Konicës. Pyeti vatranët sa kanë kontribuar për botimin e veprave të tyre. Akuza juaj se gjoja kërkojmë vëmendje është shpifje. Të tregoj me fakte.Tash 42 vjet vetëm dy herë kam mbajtur fjalime në rrethet e Malësisë së Madhe në Amerikë. Një herë në New York dhe një herë në Detroit . Asnjëherë nuk kam folur te kisha “Zoja e Shkodrës”, pavarësisht se familja jonë ka kontribuar më shumë se 100.000 dollarë për atë kishë. “Zëri i Amerikës” më ka ftuar disa herë për intervista në lidhje me Nënën Tereze, por kisha ime në New York nuk më ka ftuar kurrë për ti thënë dy fjalë edhe pse isha i vetmi gazetar shqiptar në vorrimin e saj në Kalkutë me 13 shtator të vitit 1997 nga Shtetet e Bashkuara. Shokët tuaj në Këshillin e Kishës ndoshta përdorin veton kundër. Ata nuk më kanë ftuar dhe Unë nuk u jam imponuar.

Edhe editorin e “Diellit”, Xhevat Kallajxhi e citon gabimisht me qëllim te caktuar. Ne e kemi editorialin origjinal të gazetës. Në atë editorial nuk flet për asnjë person tjetër përveç kontributit tonë. Ju përmendni Zef Camaj. Është e vërtetë se edhe ai ka kontribuar për “Diellin” në atë kohë. Por nuk kemi asnjë të dhënë për sasinë e kontributit. Ju i keni të gjithë numrat e gazetës “Dielli” dhe shënimet e tjera. Ёshtë detyra juaj të shkruani për kontributin e tij. Ju jeni përqendruar në problemet e mia me gazetën “ Illyria”. Zotëri, unë gazetën “Illyria ” në kohën e Ekrem Bardhës e kam kritikuar sepse për 2000-vjetorin e lindjes së Jezu Krishtit për 365 ditë asnjëherë nuk e ka përmend emrin e Jezusit dhe as 2000-vjetorin e lindjes së tij. Dhe për këtë qëndrim jo të mirë Ekrem Bardha ka marrë masa serioze në atë kohë. Pronari i sotëm nuk i boton shkrimet e mia por është e drejta e tij. Nuk është problem sikur të mos pohonte vazhdimisht se gazeta e tij është e hapur për gjithë shqiptarët. Apo ndoshta edhe ai si ju mendon se unë nuk jam shqiptar. Bile kur më vdiq nëna këtu në New York 4 vjet më parë nuk ia dërgova njoftimin për vdekjen e saj se kisha frikë se nuk e boton, sepse tarafet shqiptarë të New York-ut veprojnë në mënyrë misterioze. Sa për probleme me gazetën “Illyria”, zoti Greca ju keni pas më shumë probleme, sepse ju jeni përjashtuar nga puna pranë asaj gazete.Nuk po shkruaj për thash e themet pse jeni përjashtuar. Edhe sharjet në “Borbën Sot” siç e quanim këtë gazetë gjatë Luftës në Kosovë i përgatiti ai zuzari yt i Myzeqesë. Ju flisni për huazimet tona dhe abuzimet. Huazimet janë edhe në “Ungjill”. Natyrisht se nuk janë abuzimet. Në qoftë se ka pas abuzime janë shkaktuar nga baticat dhe zbaticat ekonomike të Amerikës dhe jo me qëllim. Ti dhe ata shokët e tu le të mendojnë tek ajo thënija e Krishtit: “ Para se të gjuash gurin mendo nëse ti ke bërë ndonjë mëkat”. Ndoshta jam gabim por edhe ndonjë familje tjetër shqiptare këtu në Amerikë mund të ketë marrë hua për biznes, për dasëm, për vdekje dhe probleme të tjera familjare. Ndoshta Dalipi dhe shokët e tij nuk kanë pasë nevojë. Urime Dalip! Bëhet pyetja pse familja jonё është bërë viktimë e kësaj propagande denigruese. Dalip Greca është bërë avokati dhe zëdhënësi i këtij grupi denigrues. Merre me mend ku qëndron gazeta “Dielli” dhe dinjiteti i saj.

Sa për Helena Kadare në veprën e saj letrare: “Kohë e Pamjaftueshme” e përmend emrin tim me respekt, bile midis të tjerash thotë: “Miku ynë Gjekë Gjonlekaj. Problemet e Dayton-it ju nuk i dini. Janë delikate dhe nuk duhet të futesh atje. Një ditë do të dalin në dritë. E dimë pse është ribotuar vepra e Kadaresë: “Ra ky mort e u pamë”. Ju flisni për lavdërimet bajate të disa kongresmenëve amerikanë. Mund të keni dëgjuar se disa prej tyre u futën në problemet shqiptare për të fituar dollarë. Ju jeni i ri në Amerikë dhe nuk i dini mirë hesapet e këtij vendi. Pyeti ata kolegët e “Vatrës” kush ishte James Trafickant. Ai bënte thirrje ashtu siç bënte edhe “Vatra” për grushtet në Shqipëri kundër socialistëve. Kishte vajtur në Shqipëri me Dio Guardin. Në vitin 2001, unë dhe disa shqiptarë nga Maqedonia midis tyre edhe Muharem Dovolani shkuam në Shqipëri për problemet e Luftës së shqiptarëve në atë vend dhe takuam Sabri Godon i cili tregonte për sjelljet imorale të kongresmenit amerikan James Trafickant, ndaj grave dhe vajzave shqiptare. James Trafickanat sillej me gratë e vajzat shqiptare, tregonte Sabri Godo si të ishin Kujdes. Ndoshta keni dëgjuar që më vonë “miku i madh i shqiptarëve” sipas Dio Guardit u arrestua dhe u dënua me 7 vjet burg. Ato fjalimet e senatorit Shumer janë të lezetshme, por nuk e di pse gjithmonë flet për dormenët shqiptarë. Unë vetë kam punuar doormen, është punë e mirë dhe e ndershme, bile kam qenë i lumtur si asnjëherë, sepse nuk kishte kokëçarje. Po senatori duhet t’i ndryshojë temat e fjalimeve, sepse Komuniteti shqiptaro-amerikan ka dhënë edhe personalitete të mёdha të artit dhe kulturës siç janё vëllazërit Belushi, Stan Dragoti,Tony Dovolani e shumë të tjerë. Këshilltarët e senatorit mund të bёnin ca hulumtime së paku në internete për shqiptarët e Amerikës. Janë të dëmshme komplekset e inferioritetit. Analfabetët bëhen servilë. Kështu ndodh me krerët e “Vatrës” dhe shumë organizatave të tjera shqiptaro-amerikane. Nderimi dhe servilizmi janë dy karakteristika të ndryshme. Kjo përvojë e hidhur u pa gjatë Luftës në Kosovë. Ju shkruani në gazetën “Dielli” për mua: “gazetari “jetë shkurtër” i “Zërit të Amerikës”.Ёshtë më mirë që thua “jetë shkurtër” se “past dritë” që do të pëlqente më shumë. Pastaj Dalip trimi më paralajmëron për ndonjë fatkeqësi ose tragjedi të mundshme, citoj frazën tënde botuar në gazetën “Dielli”: “do të gjejë ndonjë hund lesh”. New York-u është i njohur për skandale dhe vrasje misterioze, por “Vatra” e Nolit dhe e Konicës nuk besoj se bënë investime për ndonjë atentat fizik pas këtij atentati moral. Në shkrimin tim nuk është asnjë fjalë banale ose kërcënuese. Editori ankohet pse delegacioni i “Vatrës” nuk bëri një vizitë në trojet shqiptare në Mal të Zi. Ti ishe pjesë e delegacionit dhe mund ta shpjegosh arsyen pse nuk vajtët atje, por jo edhe të kërkosh detyrimisht heshtjen tonë. Ju dhe krerët e “Vatrës” nuk patët respekt për vendlindjen e Gjon Buzukut, Mujo Ulqinakut, Dom Simon Filipaj, Dedë Gjo’Lulit, Ali PashëGucisë dhe Jakup Ferit e shumë luftëtarëve të tjerë që kanë dhënë jetën për lirinë e Shqipërisë. Editor Greca tallet edhe me fshatin tim se gjoja kam kërkuar që të ftohen në këtë përvjetor. Pse kaq përbuzje për fshatarë? Vallë mos keni lindur nё Shan Elize, apo në Muzeqe? Zoti Greca në vendlindjen time kanë lindur Nikollë Ivanaj dhe Dr. Mirash Ivanaj, pastaj Dr. Athanas Gegaj e të tjerë, që kanë dhënë shumë për Shqipërinë. Në qoftë se keni lexuar librin e fundit të Blendi Fevziut, aty mund të mësoni kush ishte Mirash Ivanaj. Ju ishit numër dy gjatë vizitës në Shqipëri dhe nuk u takuat me kundërshtarët seriozë politike të Sali Berishës. Atёherё pse pretendoni se jeni Organizatë e gjithë shqiptarëve? Pse zemërohet redaktori i “Diellit” për opinionin tim rreth kontributit financiar të Sali Berishës, prej 33.000 dollarësh dhënë vatranëve për darka e dreka luksoze.

Unë vetëm kam pyet, pse sot pas 100 vjetësh qeveria shqiptare dërgon paratë e takspaguesve në Amerikë, kur në bordin e “Vatrës” ka shumë njerëz të pasur. Banka Botërore në raportin vjetor që dha para disa muajsh thotë se në Shqipëri dominon një varfëri e madhe, bile thekson se 90.000 familje jetojnë në nivelin e tejskajshëm të varfërisë. Pra hapja e kanaleve bankare për të dërguar pasurinë e Shqipërisë jashtë atdheut është diçka që shkakton dyshime. Disa thonë se këto kontribute nuk janë ligjore. Hoxha u shqetësua kur i kaloi mini nëpër mustak. E pyetën pse hoxhë gjithë ky shqetësim? Sepse u hapi rrugën të tjerëve. Kur lexoj emrat e disa burrave në gazetën “Dielli” të cilët i njoh tash 40 e sa vjet, më vjen keq që emri i tyre është aty, sepse disa nga ata janë patriotë dhe të ndershëm, pinjollë të familjeve më fisnike të Shqipërisë. Ju o burra të nderuar keni jetuar me nder e dinjitet, mos u koritni sot në atë moshë për t’u bërë qejfin atyre zuzarëve. Muajin e kaluar e ndryshuat amblemën 103-vjeçare te “Dielli” . Por një burrë i vendosur ua hoqi vërejtjen dhe e kthyet përsëri. Në shkrimin e tij editori pohon se edhe qeveria e Kosovës paska sjellë dhurata të mëdha por kallauzi im nuk tregon shifrën. Zoti editor ju jeni shumë i shqetësuar për kallauzin tim. Por ai tregon edhe shumë gjëra të dyshimta rreth transparencës së “Vatrës”. Kësaj radhe po e kapërcejmë këtë temë. Ndonjëherë tjetër do të merrem me këtë punë. Ju flisni për projektet e ndryshme por nuk tregoni çka janë ato projekte. Për projektet nuk flitet tash por kur të realizohen. Pastaj shkruan për ultimatumet që gjoja kam bërë për kuvendin e “Vatrës”. Unë nuk mund të bëj ultimatume sepse nuk jam anëtar i Byrosë Politike dhe as i Komitetit Qendror të “Vatrës”. Por më në fund e keni pranuar se “Vatra” nuk ka mbajtur kuvende tash 20 vjet. Kjo do të thotë se nuk kam shpif. Ndoshta “Vatra” kopjon Vatikanin që mban koncile vetëm një herë në shekull. Duhet të bëni ndonjë kongres siç bënte shoku Enver. Dhe kur të votoni 99% për shokun Kryetar dhe 1% votë në kutinë boshe të opozitës. Flitet se asnjë anëtar i degës së re nuk mund të bëhet kryetar i “Vatrës” pa kaluar 2 vjet. Kaq kohë lypet për green card dhe 3 vjet për nënshtetësinë e “Vatrës”. Kryetari paska zbuluar këtë fenomen në Kanunorën e “Vatrës”. Natyrisht se e bën këtë nga frika e konkurrencës, ashtu siç bënte edhe paraardhësi i tij. Editori thotë se “Vatra” kontribuoi më shumë se 50.000 dollarë për përmbytjet në Shqipëri. Ato zotëri nuk ishin kontributet e “Vatrës”. Ato ishin kontributet e shqiptarëve të Amerikës që “Vatra” i grumbulloi.
Para 95 vjetësh “Vatra” dha 200.000 dollarë për Shqipërinë. 95 vjet më vonë Shqipëria u dha ndihmë vatranëve për të shtruar darkën luksoze 250 dollarë për njeri. Kur deklaroni se e kam nënvlerësuar konferencën tuaj nuk është e vërtetë. Lexoje edhe njëherë që thotë se: “organizimi ishte në nivel”. Por mos harro se kjo ishte si një dasëm. Të gjithë prisnin se pas dasmës do të hapen zarfet për dhuratat e nuses e pastaj do të shkoni në “muajin e mjaltit”. Kallauzi tregon se tani përgjegjësit e këtyre hespeve mungojnë në mbledhje. Zoti e di pse? Organizata Pan-Shqiptare e Amerikës “Vatra” nuk është ndërmarrje private. Editori i “Diellit” ankohet se Ali Salaj po i shmangej pyetjes sime për “Vatrën”. Ali Salaj ka dhënë përgjigje të plotë por Adem Belliu për t’ua bërë qejfin ju e preu atë pjesë ku kritikohet “Vatra” dhe pas telefonatës urgjente e anulloi intervistën time me Ali Salaj. Zoti Salaj nuk ka frikë nga pushteti i Malit të Zi e jo më të ketë frikë nga “Vatra”. Ai foli një orë kundër qeverisë së Malit të Zi, por nuk u lejua të thotë asnjë fjalë për “Vatrën”. Ja edhe një herë shpjegimi im për “konferencën ekumenike”. Unë u ndjeva keq kur e shikova Televizionin Kultura Shqiptare në darkën e “Vatrës”. Ishin vënë në rend gjithë ata klerikë shumë prej tyre të moshuar, si nxënësit e shkollës fillore dhe secili kishte një minutë për të dhënë mendimin e tij. Sa mund të flasë njeriu për një minutë. Një klerik për secilën fe ishte mjaft. Pastaj dashuria jonë ndërfetare nuk tregohet nëpër darka solemne. Ajo tregohet në jetën e përditshme. Flitet se do të shtyni kuvendin e “Vatrës” sepse do të jeni të nxënë me pjesëmarrjen e delegacioneve shqiptare në sesionin e Kombeve të Bashkuara që nuk është puna e “Vatrës”. Shqipëria dhe Kosova kanë përfaqësitë e tyre diplomatike në New York dhe në Washington .Ata nuk kanë asnjë nevojë për ju. Ju vetëm u silleni nëpër këmbë. Bile kam dëgjuar se ju nuk silleni mirë me disa diplomatë shqiptarë. Ndonjëri prej tyre tregon për intrigat tuaja, dhe rolin që kërkoni të luani në diplomacinë shqiptare. Bile bëni kërcënime se do t’i largoni nga detyra, dhe kurrë nuk keni pyetur për kushtet e jetës së tyre. Ju ndoshta mund të keni diploma për të shtruar dreka e darka, por jo për diplomaci. Anëtarët e Bordit të “Vatrës” një shekull më parë ishin pothuajse të gjithë nga universitetet më të njohura të Amerikës dhe Evropës, por sot gjysma e Bordit të “Vatrës” nuk ka mbaruar as shkollën e mesme. Për pothuajse një çerek shekulli pas rënies së diktaturës”Vatra” nuk pranoi anëtarë nga Shqipëria, vetëm ndonjë të moshuar ose të persekutuar,sepse kishte frikë nga konkurrenca. Në Luftën e Kosovës për liri, “Vatra” u bashkua me të gjithë ata që ishin kundër Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. “Vatra” nuk e dha asnjë dollarë për këtë Ushtri. “Vatra” bëri propagandën më të ndyrë kundër UÇK-ës. Anëtarët e “Vatrës” bile ata të kryesisë e quanin UÇK-ën (uçkula), në jug (u dhjeva). Kryesia e “Vatrës” dhe LDK-ja shtruan darkë solemne atë natë që u vranë në Rogovë të Hasit 44 luftëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Lodër e gëzim gjithë natën për 44 ushtarët e vrarë të lirisë në Kosovë. Armiqësia ime me “Vatrën” filloi gjatë Luftës në Kosovë. Në fjalimin që mbajta në demonstratën para OKB-ës mё 2 Prill 1999 thashë: “Sikur Noli e Konica ta dinin si vepron “Vatra” sot, kishin me u kthy mbrapsht në vorr”. Kryetari i tanishëm i Vatrës me shikonte gjithë zemërim. Vatranët nuk morën pjesë në ceremoninë e nisjes së Batalionit “Atlantiku” në Luftën e Kosovës. Pavarësisht se nisja e tyre ishte ngjarja më historike dhe tronditëse e shqiptarëve të Amerikës. “Vatra”, LDK-ja e disa parti të tjera gjoja nacionaliste nuk erdhën s’paku me e pa me sy atë ngjarje të dhimbshme. “Vatra” nuk dha asnjë dollarë dhe nuk bëri asnjë aktivitet për kthimin e eshtrave të tre vëllezërve Bytyçi për ti varrosur në Shtetet e Bashkuara dhe asnjë herë nuk shkoi me çu një tufë lule te varri i tyre. Ata nuk i thanë kurrë kryeministrit Sali Berisha që t’i vizitonte ato vorre, bile as ministrave të tij. Ata janë gati me lugë në brez ku shtrohet ndonjë darkë për të ngrënë e për të pirë dhe për t’i bërë lajka kryeministrit.

“Vatra” bëri gjithë ato demonstrata kundër të gjitha qeverive që nuk ishin të Sali Berishës. Bile atë ditë që kryeministri i Shqipërisë Fatos Nano u prit me nderime në Washington për përgatitjet e Shqipërisë për hyrje në NATO, vatranët bënin demonstrata para Shtëpisë së Bardhë. Ndërsa kundërshtarët politikë të Sali Berishës në Amerikë, nuk bënë asnjë demonstratë kundër tij. “Vatra” është e vetmja organizatë në botë që nuk e njohu kurrë qeverinë socialiste të Shqipërisë. ”Vatra” shtron darka e dreka jo për të mirën kombëtare, por për fitime personale. E ti Dalip trimi, ulja pak grykën atij dyfekut tënd. Dy vargje për editorin: “TRIMI I TRIMIT DALIP GRECA SHET BOSTANЁ PЁR KASTRAVECA”. Kaq për sonte e tanëve u ban selam Mixha Rame”.
WebMaster
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 46
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

VATRA dikur e Gjergj Kastriotëve, por sot është e Juda Iskariotëve Empty Re: VATRA dikur e Gjergj Kastriotëve, por sot është e Juda Iskariotëve

Mesazh nga WebMaster Mon 1 Oct 2012 - 3:06

6 Pergjigje tek VATRA dikur e Gjergj Kastriotëve, por sot është e Juda Iskariotëve

NUK MATET PUNA E VATRËS ME KUTIN E GJEKË GJONLEKËVE
Sulmet denigruse, shpifjet, thashethemet, hamendjet e Gjekë Gjonlekajt, nuk ia zbehin madhështinë Vatrës, as mund ta errësojnë të ardhmen e saj, as mund ta zbehin shkëlqimin e festës madhështore të 100 vjetorit, ku ishin bashkë trojet shqiptare.
NGA DALIP GRECA
Gjekë Gjonlekaj, po bën rolin e heroit ngase po i prinë Kryqzatës për anatemimin e Vatrës, kryqzatë që pat nisë para 100 vjetorit të themelimit të Federatës.
Ca ditë, Gjonleka dilte shpesh në Arthur Avenue, si për t’u mburrur ”Unë jam ai që kam kritikuar Vatrën”! U shfry pak kur Noel Malcolm i zbuloi një mashtrim. I gjori Gjekë, deshi të përfitonte popullaritet nga një fjali që shkrimtarja Helena Kadare kishte adresuar për Gjekën në librin e saj. Gjeka, që vdes për pak lavdi, nuk mund ta linte rastin t’i ikte nga dora, shkroi një storie të gjatë duke keqinformuar opinionin. Noel Malkolm, me kulturën që e karakterizon, e përgënjështroi. Indirekt i tha Gjekës:”Ke gënjyer”, siç kishte thënë dikur Kadareja, kur Gjeka e kishte gënjyer për komunitetin shqiptar në Dayton!
Gjekës, kur i hynë vetja në qejf, kërkon të bëjë protagonistin; tenton që të jetë i pranishëm në të gjitha gazetat.Madje, tenton të përfitojë edhe nga të vdekurit; Shpërndau, pa koment, këto ditë një artikull të shkruar nga i ndjeri, Ali Podrimja. Qëllimi lexohet mes rreshtave; aty përmendet edhe Gjeka në një fjali!
Po me Federatën”Vatra”, ç’pati? Vatra po kryqzohet pa e ditur pse-në, as Gjeka vetë. Ai është inatosur se nuk e kanë vënë në krye të vendit dhe po shfrynë, 30 vite pasi ia ka kthyer shpinën Federatës. Edhe pse artikulli është pa nivel, pa strukturë, një magazinë e pa sistemuar mendimesh, që kacafyten me njëri-tjetrin, ku herë kritikon, herë lëvdon, herë qahet e vë kujen, herë urdhëron e akuzon, herë fantazon, pa pyetur as për morfologji, drejtshkrim e ortografi, as për sintaksë e kompozicion të artikullit, herë kërkon pjesën e vet në Vatër sepse para 36 vitesh i pat dhënë ndihmë gazetës Dielli. Në fakt, nuk kuptohet mirë, nëse ka vënë kujën për gjendjen e fantazuar të Vatrës në trurin e tij, pa qenë asnjë ditë në Vatër, apo ka marrë hobe’ dhe po hedhë gur në hava nga dashuria e madhe që ka për vazhdimësinë e saj? Nuk kam dëgjuar ndokënd që qëllon me gurë dikë nga “dashuria”!(Ai u thotë miqëve të vet se e kritikoj Vatrën pse e dua)!
Artikulli i Gjekës ngjanë më shumë me Dacibaot kineze. Ka 16 ditë që lundron nëpër internet pamfleti i Gjekës (në fakt ai nuk e zotëron internetin, të tjerët ia shkruajnë dhe ia nisin me Email). Ka dhe disa shpërndarës të zellshëm që po e kalojnë listë më listë në internet, siç ka dhe disa komentues po aq të zellshëm, që i mbajnë iso. Edhe pse e nisi në shumë gazeta, denjoi t’ia botojë vetëm Gazeta Shqiptare(edhe kjo dy javë pas dërgimit nga Gjeka). Ia botoi dhe e përkohëshmja”Koha Javore” në Mal të Zi, e cila në vend që të merret me mungesën e të drejtave të mohuara të shqiptarëve të atjeshëm, me asimilimin dhe boshatisjen e dhimbshme të trojeve amtare, me mospërfshirjen e shqiptarëve në nivelet drejtuse të shtetit malazes,me tjetërsimin e pronave të shqiptarëve, me Qendrën Kulturore të Malit të Zi këtu në New York, ku dhuruesit më të mëdhenj janë shqiptarët; me përçarjet politike shqiptare atje, me problemet e shkollave shqipe dhe librave shqip, merr e boton pamfletet e Gjekës.Nuk e di sa u shërbejnë shqiptarëve të Malit të Zi shpifjet e lufta denigruse kundër Vatrës. Punë e tyre dhe e Gjekës! Ndoshta fitojnë pikë tek qeveria malazeze së cilës i shkojnë për shtat grindjet e shqiptarëve mes vetes.
Kam vënë re se autori i artikullit,gjithmonë i pëlqen ta shoqërojë autorësinë me togfjalshin spjegues ”Ish gazetar i “Zërit të Amerikës”. Kjo puna e” ish-it” përbën një rast të rrallë (nuk kam ndeshë në asnjë rast kur një ish gazetar pasi humbet vendin e punës dhe nuk punon më në gazetari, e përmend atë tërë jetën, edhe pse gazetaria për Gjekën ka qenë tepër e shkurtër), por kjo është punë e Gjekës; puna jonë është që t’i përgjigjemi atij dhe të ftillojmë opinionin se ai palo-pamflet me sajesa brenda, nuk është i vërtetë, por i mbushur me fantazira e me trillime, që burojnë nga zemrimi i Gjekës pse nuk ishte pjesë e 100 vjetorit, jo për faj të Vatrës. Kur zemrohet Gjeka, hapi rrugë, derisa të gjejë fushë tjetër beteje ose derisa ta gjejë me ndonjë hundë lesh.
Po ç’pati me Vatrën Gjeka, kur ka më shumë se 30 vjet që i ka shkëputur marrdhëniet ? Mendoj vetëm nga zemrimi; përse nuk u ofrua në veprimtaritë e Vatrës. Ai vuan kur nuk është në qendër të vëmendjes. Kur e shmang ose vetëshmanget,e ke kundër dhe thërret mercenarë për të luftuar. Kur nuk ka me kë, grindet me veten.Zemrimi i tij nisi që me 100 vjetorin e Diellit, më 2009, ku nuk u përmend sponsorizimi i “Diellit” prej tij e vëllaut Lucë në vitin e largët 1986, megjithëse nuk u bë ndonjë bilanc për dhuruesit në atë përvjetor. Inati është inat, por atë kohë Gjeka gjeti një formë më të moderuar reagimi, porositi një gazetar në komunitet dhe pasi i dha 4-5 gazeta “Dielli” të vitit 1986, ku shkruhej për aktin e tij dhe të vëllait, u hartua një artikull që e botoi tek”Koha Javore” dhe në një gazetë në Tiranë. Në të vërtetë Dielli dhe Vatra e kanë falenderuar për atë dhurim të hershëm Gjekën; në disa numra, për 6 muaj sa vazhdoi sponsorizmi, u botua dhe një editorial. Xhevat Kallajxhiu, tek “Editoriali i fundit”, duke trajtuar jetëgjatësinë e Diellit,shkruante:”Uroj që gjesti bujar që bënë vëllezërit Gjonlekaj dhe Zef Camaj, të pasohet dhe nga shqiptarë të tjerë”(Çudi, Gjeka nuk e përmend Zef Camajn!). Me fjalorin e Gjekës, ky dhurim ishte vetëm një “injeksion” që fatkeqsisht nuk qe jetëgjatë (Jo për faj të Gjekës). Pas 16 tetorit të atij viti Dielli ra sërish në hallet e financave dhe nuk doli rregullisht, madje zvogëloi dhe numrin e faqeve asokohe, nga tetë në katër, por mbijeton edhe sot, jo me braktisje siç bëri Gjeka, por me qëndresën e vatranëve të përkushtuar!
Gjeka ka inat të keq, kur media nuk i shkon pas orkesit. Me asnjë nga gazetat e këtushme nuk ka marrdhënie, madje është grindur. Kjo vjen nga bëmat e tij në komunitet; janë të njohura sherret e tij me shtypin e komunitetit, me Illyrian dhe Bota Sot, madje deri në gjyqe ka përfunduar. Për shkak të tij u ribotua edhe një herë libri i Kadaresë “Ra ky mort e u pamë”; informacionet e Gjekës dhënë Kadaresë për Dayton, ishin të pasakta.Me “Bota Sot” përfundoi në Gjykatë, me Illyria-n, e mori përgjigjen publike me shkrim, edhe pse aktivizoi një taborr kundër saj.Është mjeshtër për të ngritur njerëz kundër atij që s’i shkon pas. Në Illyria, në Janarin e vitit 2000 është botuar artikulli ”Mbi Gjek Gjonlekajn dhe spekullimet e tij”, ku portretizohet me detaje për karakterin e tij problematik. Artikulli i Illyrias atë kohë fillonte kështu”Gjek Gjonlekaj, ky gazetar me një stazh tepër të shkurtër në “Zërin e Amerikës”(i shkurtër pa asnjë dyshim për vlerat e tij të ulëta profesionale), ka si udhëheqës për veprim atë çka është në modë:Ai ngre në qiell Rugovën, kur atë e lavdërojnë, e përplas si”tradhëtar” përdhe, kur atë nisin ta shajnë.I vërsulet kongresistit DioGuardi dhe pas një viti i qepet atij në tribunë dhe e hymnizon. Bëhet copë për Kadarenë, kur sheh në të vëmendjen amerikane dhe nuk lë gjë pa thënë (gjithëmonë kafeneve), ku gjenë qarqe që e kritikojnë atë. Shanë komunizmin, kur është moda e sharjes dhe bëhet librar i veprave të Enver Hoxhës…” (Illyria, nr. 901, datë 14-17 Janar 2000).
Në artikullin e tij kundër Vatrës, ai detyrohet të thotë pak fjalë vlerësuese për 100 vjetorin e Vatrës sepse nuk mund ta mohojë atë që shpalosi Vatra në jubileun e njëqind,por përpiqet që përgojojë marrjen pjesë me shumicë të klerit fetar mbarëkombëtarë,(nuk e kuptoj pse e paska shqetësuar ky fakt i dyzinës së klerikëve, Gjekën)! Diku, ai nxjerr vetë mospëlqimin, ku thotë se një dyzinë klerikësh fetarë u thirrën për të mbuluar njëanshmërinë politike të Vatrës, e cila duhet pranuar se nuk përkon me shijet politike të Gjekës. Ish gazetari jetëshkurtër i Zërit të Amerikës, përgojon edhe emrin e Kryeministrit Berisha, se gjoja ai i paska dhënë një injeksion Vatrës! Ky është mendimi i Gjekës që nuk ka nevojë të vërtetohet, ai ka gjithmonë të drejtë, edhe kur sajon e fantazon. Vatra nuk ka Gjekën këshilltar për të marrë këshilla se kë forcë politike duhet të mbështesë.
Në darkën e saj të 100 vjetorit, Vatra i bëri një shërbim të çmuar komunitetit. Mjafton vetëm fjalimi i senatorit Charles E Schumer dhe i kongresitit Eliot Engel, që vlerësuan para mediave, jo vetëm Vatrën, por në tërësi komunitetin shqiptar, dhe thanë aq fjalë të bukura për Kombin tonë. Mjafton artikulli i gazetës Njujorkeze” Daily News”, që përcolli historinë 100 vjeçare të organizimit shqiptar në SHBA,botimi i fotografisë historike të takimit të Fan S. Nolit me Presidentin Wilson dhe vlerësimi mbetet pozitiv. Por Gjekës i tërheq vëmendje kostoja e pjatave dhe s’ka nge’ të merret me përfitimet mediatike!
Gjeka tenton të merret gjatë me financat e Vatrës dhe dëmet që i paska bërë ajo komunitetit, duke vënë çmime të larta në bileta, edhe pse 100 vjetori festohet vetëm një herë, edhe pse ka organizata të tjera që e bëjnë këtë vit për vit. Unë nuk dua të merrem me historitë e marrdhënieve të Gjekës me huamarrjet dhe abuzimet e tij, as me faktin se sa i dhimben atij dollarët e bashkatdhetarëve! Këto janë shkruar, por më vjen keq që ky njeri ka nxjerr shpatën dhe i është vërsulur verbërisht Vatrës, pa pyetur veten nëse i takon atij ta udhëheqë këtë betejë dhe ku kërkon të dalë?
Thënë butë, Gjeka shpif, kur përcjell informacion të pavërtetë në shkrimin e tij, siç janë ato për konferencën shkencore të 100 vjetorit, apo të pavërtetat e darkës. Nuk ia thotë goja se konferenca ishte madhështore si për pjesmarrjen ( më shumë se 500 pjesmarrës në konferencë dhe 1100 në darkë) ashtu edhe për kumtesat, por sajon gënjeshtra me kohën e pamjaftushme që paskëshin pasë në dispozicion ligjëruesit.Si është e vërteta? Të gjithë e dinë se Gjeka nuk ishte në Konferencë dhe akuzon në distancë. Kush ishte furnizuesi i tij me të dhëna të pavërteta? Le ta thotë Gjeka.Të gjithë kumtuesit, që përgatitën ligjëratat, patën rënë dakort që minutazhi të përcaktohej dhe iu bindën këtij rregulli, po si mund ta dinte ai këtë pa qenë në sallë? Gjeka ecën pas parimit:Shpif-shpif sepse diçka mbetet!
Artikullshkruesi e vërtit penën nga t’i dojë qejfi,pa pyetur për rregullat e gazetarisë, bënë kapërcime të hatashme kohore dhe gjeografike e historike, kalon në akuza krahinore, duke përmendur vizitën një vit më parë të kryetarit të Vatrës në trojet etnike; kritikon përse nuk shkoi me shoqëruesit e tij në Mal të Zi etj. Në fakt, Gjeka tentoi që të hidhej në sulm kundër Vatrës, që në bisedë me gazetarin Ali Salaj në Televizionin Kultura Shqiptare në Bronks, kur në rolin e intervistuesit,bëri përpjekje maksimale për të hedhë baltë mbi Vatrën, por bashkëbiseduesi, fatmirsisht nuk i doli plotësisht në atë shteg. Pyetjeve të tij, gazetari Salaj iu shmang, dhe nuk ra në kurthin e Gjekës për t’u kapur pas krahinizmave e për të përçarë komunitetin shqiptar, ç’ka është preferencë e ish gazetarit të Zërit të Amerikës. Gjeka nuk e quajti përfaqësim të trevave shqiptare në Mal të Zi në festën e Vatrës, pjesmarrjen e profesorit Binak Ulaj, me origjinë nga Vuthaj,i cili mbajti kumtesën mbi gjendjen e shqiptarëve në Mal të Zi. Ai kërkonte përfaqësues tjetër, mundësisht nga fshati i tij, ndërkohë që i kërkoi me ngulm Salës se përse ai kishte ardhur vetë në veprimtaritë e 100 vjetorit dhe nuk ishte i ftuar prej Vatrës! Prit kur të dëgjojmë ndonjë ditë se ishte Gjeka që e sponsorizoi ardhjen e Ali Salaj, por vetë nuk e pa të arsyshme të ishte fizikisht as në konferencë, ku hyrja ishte e lirë, pavarësisht se në trurin e tij kishte nisë beteja donkishoteske kundër Vatrës.
Në hartimin e artikullit të tij, Gjeka nuk e fsheh se e ka dhe ndihmën e një kallauzi brenda Vatrës, sidomos kur përdor shifra për sponsorizmin nga Qeveria(Shifër që ka krijuar konfjuzitet në shtypin opozitar të Tiranës dhe disa website që merren me thashetheme,që e kanë shumfishuar shumën), pa le po na kërkon që t’i bëjmë publike të dhënat, edhe pse Vatra i ka botuar në gazetën e vet të gjitha shifrat, të gjitha dhurimet, madje edhe abonimet, pa harruar edhe “dhurimet” simboloke të Gjekës. Publikimi i ka ca kufij, o Gjekë, ka dhe organizata të tjera këtu, madje edhe ato që ke ti për zemër, që publikimin e bilanceve e bëjnë për anëtarët e vet dhe për shtetin amerikan.Ti po mburresh se je i vjetër në Vatër, por nuk e kam parë në Dielli të shënohej bilanci financiar i manifestimit madhështor të 60 vjetorit të Diellit, edhe pse humbja financiare atëherë qe e ndjeshme. Madje ka dhe një libër për këtë veprimtari, ku është botuar gjithçka, me përjashtim të bilancit financiar.Nëse ke kureshtje eja në Vatër se t’i tregojmë shifrat.
Artikullshkruesi në pamfletin e tij është marrë gjatë me faktin e sponsorizimit të Qeverisë Shqiptare, e cila me një shumë simbolike, u bë pjesë e 100 vjetorit të Vatrës, duke e konsideruar këtë përvjetor si pjesë të veprimtarive në kuadër të 100 vjetorit të pavarësisë të shtetit shqiptar(Gjeka duhet ta ketë marrë vesh se vetëm në kohën e përmbytjeve në Shkodër dhuroi më shumë se 50 mijë dollarë, përveç qindra mijë dollarëve që ka dhuruar në 100 vitet e saj). Gjeka nuk është dakord, punë e tij, por do t’i thoshim që kur të shkruaj kritikën e radhës, të shtojë faktin se edhe Qeveria e Kosovës, e përkrahu në mënyrë simbolike 100 vjetorin e Vatrës, duke u bërë pjesë e projekteve(Shifrën le ta marrë tek kallauzi). Madje, kundër mendimit të Gjekës, Qeveria e Kosovës, e nderoi me vlerësim special Vatrën në fillim të muajit gusht 2012. Nuk e di nëse është pyetë Gjeka për këtë, apo jo. Ndoshta nuk i ka ardhë mirë as kur Presidenti i Shqipërisë nderoi “Vatrën” me urdhërin “Nderi i Kombit”. Po ç’ti bësh, nuk matet puna e Vatrës me kutin e Gjekës.
Duket se artikullshkruesin nuk e zë gjumi për fatin e atyre pak dollarëve që adresoi Qeveria Shqiptare për aktivitetet e Vatrës, dhe thotë se ato shkuan tek darka luksoze dhe sugjeron që ato mund të ishin përdorur për gazetën Dielli.Të gjithë e dinë se darka u sponsorizua nga pjesmarrësit dhe shumica e vatranëve, që dhuruan kursimet e tyre, por atij nuk i intereson e vërteta, atij i duhet të ngrejë opinionin kundër. Natyrisht Vatra ka shumë se çfarë të përmirësojë në punën e vet, por përmirësimi nuk vjen me goditje, me akuza bosh, as me shpifje, por me kontribute. Të gjithë e pranojnë faktin se Vatra pati një ngritje aktiviteti në 100 vjetor, para dhe pas. Po ashtu në këta 3 vitet e fundit ka anëtarësime të ndjeshme, por Gjeka ka dylbitë e veta për të parë veprimtarinë e Vatrës, natyrisht në distancë, pa harruar dhe kallauzin brenda Vatrës, që ka gjetur Gjekën të zbrazë qejfmbetjet, por ai nuk do që ta pranojë realitetin që po ndryshon në Vatër, nuk do ta pranojë faktin, që Dielli e ka një ringjallje, falë kontributit të gjithë vatranëve, ka një botim të stabilizuar, nuk ka më ndërprerje, siç pat nga viti 2006 deri në 2009, apo siç ka ndodhur në 30 vitet e fundit, ku dilte 4-5 herë në vit, ka një botim të përditshëm tani në on line, ka dhe një dalje në treg, çdo 28 Nëntor (dhe me 28 prill) boton edicione special me nga 100 faqe(nuk ka ndodhur kjo për 100 vjet); nuk pranon faktin që në këtë 100 vjetor, u ringjall historia e Vatrës përmes ekspozitës së përhershme figurative, që tashmë është pjesë e Shtëpisë së Vatrës. Po ashtu Gjekës nuk ia kanë përcjellë projektet që ka Vatra në fushën e botimeve dhe aspektet e tjera të së ardhmes së saj.Ai vajton fatin e Vatrës, pa pranuar realitetin e riorganizimit të degëve të reja në Washington, Michigan e në New York, apo nismat organizative në Kalifornia, Florida, në Kënektikat, apo në Atlanta e San Diego. Gjeka ia ka krisë kujës dhe ka thirrë ndihmë vajtojcat, jo se i dhimbset Vatra, por duket se atë po e shqetëson përmirësimi i situatës në Vatër. Ai po hedh baltë për ta errësuar organizatën që e kaloi shekullin e mbijetesës dhe e krahason atë me Byronë Politike! Cilat qenkan përfitimet e punës vullnetare të anëtarëve të Byrosë së Vatrës, që vetëm i japin dhe nuk kanë çfarë marrin nga Vatra? Gjekë, idealizmi, është virtyti i njerëzve me karakter, shpifja dhe provokimi-cilësi e njerëzve pa karakter.
Zoti” ish gazetar i Zërit të Amerikës”, nuk jam i autorizuar, që të jap një përgjigje të prerë për ultimatumin, që na jep në shkrimin tënd, për të mbledhë Kuvendin në shtator, por druaj se zor se ta plotësojmë dot. A do të na lejosh ta shtyjmë pak më tutje?
E vërteta është se Kuvendet e Vatrës kanë qenë probleme të saj në dy dekadat e fundit.Askush nuk e ka fshehur këtë realitet, madje edhe në faqet e Diellit ka pasur debate, por ultimatumet e urdhërdhëniet e artikullshkrusit, që Kuvendi të bëhet në shtator, duken të pavend dhe alogjike. Gjekë, mos shko aq larg, kuvendin e vendosin vatranët, dhe para se të bëhen, ato duhen përgatitur. Ngritja e degëve të reja atë synon.
Edhe një shqetësim tjetër i Gjekës, ka nevojë për përgjigje; me sa është shkruar dhe me sa thonë vatranët e sotëm, Vatra u soll në New York edhe me pëlqimin e Bostonit, madje dhe të Kishës, sepse pat rënë aktiviteti dhe interesimi atje, ndërsa ky, i shqetësuari që nuk po e zë gjumi për Vatrën, shkruan se “e sollëm në New York”, jo për të lënguar (nuk e kam informacionin nëse ishte pjesë e Vatrës apo komisionit, Gjeka, kur ajo u shpërngul në New York, por druaj se jo). E kam parë në video takimin e fundit dhe nuk duket Gjeka aty.
Në përfundim, do t’i lutesha Gjekës, ta ndërpresë vajin për Vatrën se do të humbë shëndetin. Edhe në të shkuarën, janë bërë sulme kundër Vatrës, është dhënë alarmi se ajo po shuhet bashkë me Diellin, por ja që i kemi gjallë edhe sot, edhe Vatrën edhe Diellin.
WebMaster
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 46
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

VATRA dikur e Gjergj Kastriotëve, por sot është e Juda Iskariotëve Empty Re: VATRA dikur e Gjergj Kastriotëve, por sot është e Juda Iskariotëve

Mesazh nga WebMaster Mon 1 Oct 2012 - 3:06



KUR TA MSYNË DJALLI ARËN, MOS T’I TREMBTË QETË, TA HAN’ FARËN
NË PËRGJIGJE TË OFENSIVËS SË DYTË TË GJEKË GJONLEKËS KUNDËR VATRËS DHE DIELLIT/
NGA DALIP GRECA/
Gjekë Gjonlekaj vazhdon të keqinformojë opinionin publik rreth veprimtarive të VATRËS dhe Gazetës së saj Dielli. Se çfarë e shtynë që ta bëjë tani këtë sulm në shumë fronte, ai e di. Pas pamfletit të parë të shpërndarë me 14 gusht nëpër gazeta dhe nëpër Lista e Website, që e kanë për qejf sherrin, Dielli i dha një përgjigje me editorialin e numrit të gushtit. Gjeka nuk u ndal, ai sulmoi sërish këto ditë përmes, listave të tij të preferuara, duke komentuar shpifjet e veta, dhe duke shtuar doza sulmi me informata të rreme. Për ta bërë veten tamam hero, ai kapet edhe pas një shprehje të urtë, të përdorur në përgjigjen që i dha Dielli,”dersa ta gjejë me ndonjë hundë lesh”. Në Shqipëri e dinë kuptimin e togfjalëshit ”hundë lesh’. Madje që në shkollat fillore përcillej një tregim për hundleshin, që do t’i tregonte vendin sherrxhiut.Gjeka krijon situate sentimentale, ku shprehjen e urtë e përkthen si paralajmërim për atentat fizik! Mos Gjekë, mos shko deri aty, se nuk ka nge të merret kush me ty. Nëse të kujtohet, para shtatë vitesh më ke kërkuar si dëshmitarë se ishe i rrezikuar nga një sulm imagjinar!ka shtatë vjet dhe s’të ka ndodhur gjë. Hiq dorë nga këto haluçinacione!
Në shkrimin e dytë akuzohemi se kemi përfolur historinë e fisit tënd, mbiemrit tënd etj…Askush nuk është marrë me mbiemrin as me fisin në përgjigjen e dhënë nga Dielli, por ti o inderuar, i jep vetes rast që të shpalosësh lavdinë e familjes dhe mbiemrit tënd, pa ta kërkuar kush. Mirëpo, populli ka një shprehje se nën hijen e trëndafilit, mbin dhe ferra. Ç’ka do të thotë se jo gjithëmonë pasardhësit u ngjajnë parardhësve.
Ti o inderuar e i rrëmbyer je marrë gjatë edhe me editorin dhe inskenon thashetheme, siç është ajo e largimit nga Illyria, pas dhjetë vjet punë intensive. Askush nuk ma bëri një vërejtje në ato dhjetë vjet që punova në Illyria,duke mos pushuar as të shtunave, as të dielave. Kurrë nuk pranova kënd që të paguante mbi rrogën që më jepte pronari, edhe pse punoja jashtë orarit e shkoja dhe i intervistoja te moshuarit edhe ne shtepite e tyre. Kafe kam pire. I vetmi rast që kam pranuar të qerasem me nje ëmbëlsirë, ka qenë rasti i Gjekës. Me sa mbaj mend atëhere shkrova një dossier për Nënë Terezën dhe intervistën që i kishte bërë Shënjtëreshës shqiptare, Gjeka në kohën kur nuk ishte-”ish”, por tamam gazetar i Zërit të Amerikës.Në ato dhjetë vite kam intervistuar dhjetëra nacionalistë, që mbartnin histori të pashkruara, kam bërë dhjetëra dossier, reportazhe, editoriale, analiza, pa kahje politike,vetëm kombëtare. Pata shkruar edhe për Dr. Athanas Gegën, me të cilin Gjeka merret gjatë për t’ia rritë shtatin shkrimit të vet, natyrisht sot kam shumë më tepër material se ç’më ofroi Gjeka atëherë dhe se çfarë shkruan ai sot. Siç e tregon vetë Gazeta Dielli, apo dhe letërkëmbimet e Editorit të athershëm, edhe ai pati probleme me lexuesit, si shumica e editorëve që kanë drejtuar Diellin. Ku mund t’i gjesh dy shqiptarë në një mendje? Ne shqiptarëve na shkon më shumë për shtat shprehja”Kush leu, mendt’ e veta pëlqeu”!
Gjeka, përmes shkrimit të tij të dytë, aludon në largimin tim nga Illyria dhe jam i bindur se është i ushqyer nga thashethemet dhe jo nga realiteti; kam mendimin se e bën aludimin për të balancuar ikjen e tij nga Zëri i Amerikës. Unë e ruaj ende vendimin me shkrim të botuesit Vehbi Bajrami, është thjesht për shkak të finacave të gazetës. Po t’i shtosh këtij dhe faktin tjetër se për tre vite e tre muaj, sa është periudha e largimit tim nga Illyria, nuk u mor njeri tjetër në vendin e editorit të seç shqip, thashethemet e Gjekës treten si kripa në ujë.
Në shkrimin e dytë të Gjekës ka një sulm personal ndaj editorit, ushqyer sipas parimit të tij të thashethemeve. Gjekë, me karakterin tim nuk mund të luash, mos më krahaso me veten! Mua nuk më erren sytë para dollarëve.Nuk kanë fare rëndësi për mua ato. Më mjaftojnë pak para sa të jetoj. Pasuria më e madhe janë fëmijët e shkolluar këtu, studimet pasuniversitare të tyre. Kaq më mjafton. Rëndësi ka karakteri.Pyete kallauzin tënd brenda Vatrës të tregojë faktin se unë refuzova një bonus që më akordoi Vatra për punën e palodhur që bëra bashkë me ekipin për 100 vjetorin e Vatrës, dhe nuk jam ndare nga vatranet ne çdo fushate dhuruse. Dhe sasia e bonusit nuk ishte e paket, por sa dyfishi i shumës që unë marr në një muaj, si editor. Nuk po ta kallëzoj këtë fakt për egoizëm, apo autolevdate, por po ia kundërvë thashethemeve të tua ndaj karakterit tim. Gjekë, kuptoje një të vërtetë; unë nuk të lejoj të hedhësh poshtë punën, lodhjen, vullnetarizmin tim, me një shkrim shpifës. Nëse unë punoj me orë të zgjatura dhe t’i që nga zyra jote, pa iu afruar një herë Vatrës, thua se nuk punoj, natyrisht që unë do të mbroj punën time dhe të Vatrës dhe do te pergenjeshtroj ty ne opinion publik. Sa për huamarrjen,që ti ma ftillove se e lejon ungjilli,Unë mendoj se në mes duhet të jetë mirëkuptimi, besa, mbajtja e fjales, dhe jo gjyqi!Nejse,ndryshe nga ti, unë nuk njoh një rast kur t’i kem marrë kujt borxh, ti je si delja e zezë mes tufës së bardhë këtu në komunitet dhe natyrisht do te besh avokatin e vetes. Edhe pse jam i ri, sipas teje, 14 vite në SHBA, unë kam lexuar aq shumë për këtë kuminitet,kam shfletuar aq shumë dokumente, sa nuk është nevoja të marr informata nga ti, sepse je i pasaktë. Këtë e them për faktin se t’i je përgënjeshtruar nga Ismail Kadareja, Noel Malkolm, Frank Shkreli,Illyria, gjyqi me Bota Sot, dhe së fundi nga Dielli.Le që për bëmat e tua janë shkruar edhe libra. Pra ka literaturë për ato ç’ka ke bërë ti dhe me sa jam në dijeni është gati një botim në gjuhën angleze tani.
Gjekë, ti sërish sajon, kur thua se unë tallem me gjuhën tënde, edhe pse ke qenë gazetar i Zërit të Amerikës. Nuk e kam thënë këtë, kam shkruar se artikulli juaj është pa strukturë dhe me të meta, se është ndërtuar me thashetheme, shpifje, sajime, me krahasime si ato të udhëheqësve të Vatrës me Byronë Politike etj…Sa për shkollimin tim, që ti e përmend në shkrimin e dytë, jam i bindur se nuk ke informata të sakta. Gjekë unë e kam përfunduar Universitetin me korrespondencë pasi nuk e kam pasë të kulluar biografinë.Natyrisht nuk jam i persekutuar, edhe pse babai im ka qenë në burg dhe dajua, po ashtu ka bërë shumë vite burg, ka punuar ne kanalin famkeq të Vlashukut. Ndjehem mirë se në jetë nuk më janë afruar situate të vështira, ku mund të isha vënë në provë, nuk kam qenë komunist dhe nuk kam qenë spiun(E kam me shkrim dokumentin sepse kam kandiduar për deputet tre herë me opozitën e djathtë). Kaq mjafton për të qenë i pastër para sulmeve dhe thashethemeve të tua. Mos hyn andej nga nuk i njeh shtigjet.
Po ashtu, ti përpiqesh të më nxjerrësh gënjeshtar, kur përmend editorialin e Xhevat Kallajxhiut. Unë mendoj se ti je i paskatë në ato që shkruan. Unë të ofroj koleksionin e Diellit dhe lexoje vetë, Kallajxhiu, që ka bërë një editorial të dytë, përveç atij që citon ti, me titull’Editoriali i fundit” i shkruar ne kohëndrajen me Diellin dhe Vatrën, ku përmendet edhe Zef Camaj. Jam gati ta huazoj që ta kesh për herë tjetër kur të shkruash..Sa për ato mijëra dollarë që ke harxhuar për botimet e Vatrës, nuk jam shumë i sigurtë se në listat që ruhen në Vatër, ke dhënë $100 për librin që botoi i ndjeri Eduard Lico për Fan Nolin, ndërsa monografia “Faik Konica”, t’i besoj se e di dhe vetë se cfarë është ai botim, pavarësisht emrave që ke përdorur për redaktorë. Nga pamja luksoz, të merr më qafë, por duket që është një botim i nxituar. Nuk parë libër studimor pa bibliografi e pa index alfabetik. Faiku i botuar nga ti, bën përjashtim.Lëre që pate dhe shumë halle me borxhlinjët atëherë. Eh, O Gjeke, nuk t’u ndanë, hallet me borxhlinjët asnjëherë. Nuk du atë analizoj librat e tjerë, ku në dy prej tyre jam redaktor unë. Vecanërisht më vjen keq për monografinë “Abaz Kupi”, libër I dobët, për të cilin I biri I qëndrestarit të 7 prillit, shprehet:”Anglezët, me botimet e tyre, e veshën me ar Abaz Kupin, shqiptarët me botimin e tyre e veshën me zhele”. Merita është jotja, Gjekë botusi! Po nejse! Ti në shkrimin e dytë ke bërë një apologji për vetë dhe për familjen, pa ta kërkuar kush, por harron që të thuash dy fjalë për përgënjeshtrimet që të bënë Noel Mallkolm dhe Frank Shkreli, nuk po të kërkoj sqarime për përgënjështrimin që të bënë shqiptarët e Amerikës për keqinformimin e Ismail Kadaresë për qëndrimin shqiptar në Dayton dhe ribotimin e librit “Ra ky mort dhe u pamë”, për të demantuar informatat e tua.Pse hidhesh degë më degë duke na kënduar këngë me cifteli, “dalip djali e dalip trimi…”
Sa për zotësitë e mia profesionale, që përgojon në pamfletin e dytë, druaj se e ke vetëm nga zilia; kudo ku kam punuar,i kam bërë shërbimin punës.Duke përfituar nga apologjia jote triëmrore fisnore e mbiemërore, po të dëshmoj se, kudo ku kam punuar, kam treguar vullnet dhe i kam kryer detyrat e ngarkuara me profesionalizem. Nuk mund te gjesh nje njeri qe te ankohet. Kam ruajtur shpirtin nga pislleqet e regjimit.Para viteve ’90 puna ime ne arsim dhe pak vite ne gazeten lokale, kane qene te vleresuara.Ka dokumente. Që nga viti 1990, kam kryer detyra, ku nuk kam njohur dështime;isha sekretar i Komitetit Ekzekutiv në Lushnjë dhe punova në kushte të vështira, nuk u turpërova, nuk perfitova, nuk e njollosa ndergjegjen, punova si inspektor i Gjuhës dhe Letërsisë në Drejtorinë Arsimore, nuk u turpërova, paralelisht drejtoja me mundime një gazetë të përjavshme, që ishte mbi partitë politike, drejtova prej më shumë se tre vjetësh një gazetë të përditshme në Tiranë,REPUBLIKA, të cilën e mora me 2 mijë kopje, e çova në tirazh me 40 mijë kopje ditore, pikërisht aty më mori Ekrem Bardha dhe për dhjetë vite punova në Gazetën Illyria, duke i dhënë asaj gjithçka. Mora gazetën Dielli dhe nuk jam ndarë nga Vatra për 10-12 orë në ditë, duke kryer dhe detyra pa pagese që nuk i përmban posti i Editorit. Vazhdoj e shtoj bashkëpunëtorët, shtoj pajtimtarët, tentoj tregun, reklamën dhe ashtu i vetëm kam nga viti 2009 që e botoj numrin special me rreth 100 faqe, u bë libri përkujtimor me 100 faqe me rastin e 100 vjetorit dhe botimi special i Diellit me 104 faqe, ka një botim shumë të klikuar në on line, ku bashkëpunimi shtrihet në të gjithë trojet kombëtare dhe në të gjithë kontinentet ku ka shqiptarë. Gjekë, nuk të lejoj që gjithë këto punë t’mi hedhësh poshtë me nje pamphlet shpifes.
Ty Gjekë, ndoshta nuk të pëlqen orientimi im nacionalist(edhe pse jam kunder ekstremeve politike) dhe mbrojtja që i bëj Vatrës. Gazeta Dielli, edhe në kulmin e polemikave, ka qenë avokatja e Vatrës. Këtë po përpiqem të bëj edhe unë tani, paçka se ty nuk të vjen pas oreksit dhe pse ti e do Vatrën në mënyrën tënde, ta pjekësh në hell. Janë shumë të ulta shpifjet që ke bërë për Vatrën në marrdhënie me Kosovën, UÇK dhe Pavarësinë. Janë me dhjetëra letra, dërguar departamentit të Shtetit, sekretarit të Shtetit, janë me qindra reportazhe në gazetën Dielli, që i hedhin poshtë insinuatat e tua për marrdhëniet e Vatrës me Kosovën. Gjekë, nuk bën mirë, kur përflet ish presidentin Rugova, pas vdekjes. Kush prej racës shqiptare do ta bënte atë që shkruan ti se gjoja Vatra dhe Rugova paskan festuar ku janë vrarë 42 luftëtarë të lirisë! Mos Gjekë, mos krijo insinuata të pabesushme. Mos i bashko rastësitë në atë formë që e nxjerr lepurin në shtegun ku do ta vrasësh ti! Një pyetje do ta bëja: Kjo luftë plot tërbim që po bën ti kundër vatrës, a u shërben shqiptarëve? Ti, po lufton ta përcash, apo ta bashkosh këtë komunitet? A nuk i sheh se cfare dallkaukesh i komentojne pamfletet e tua? Ish enveriste, titiste e komuniste me shumice.
Desh më iku iku nga kujtesa se ty nuk të pëlqejnë tribunat(keshtu shkruan ne shkrimin tend te dyte), a e do një të vërtetë? Ke harruar që të përmendësh festimin e 28 nëntorit nga Gazeta Illyria ne Michigan, kur ta hoqën mikrofonin nga goja sepse po thoshe budalleqe. Në atë tubim folësi kryesor ishte shkrimtari ynë i shquar, Dritëro Agolli. Ti ia dogje kohën ati mysafiri të nderuar duke folur për familjen Kenedi, dhe Dritëroi,i mençur, ngriti një shëndet për Flamurin dhe më thirri mua, që t’më jepte fjalimin, që ta botoja në gazetë. Ishte me shkrim dore. E ruaj edhe sot si relike-dhurate nga Driteroi.Kujtoj dhe një tribunë tjetër, ku kishin ardhë shumë pak njerëz, në Manhatan, dhe ti shpalle UÇÇ, ndërkohë që faktori ndërkomëbtar po testonte Pavarësinë e Kosovës dhe në sfond ishte lufta në Maqedoni. Të kujtohet? Nuk kurseve as Ismail Kadarenë me kritika.Ka një kronikë gati një faqe gazetë në Illyria për atë tubim… Ke mbajte dhe fjalimin kur erdhi presidenti Prof. Rexhep Median. Edhe profesori u skuq nga levdatat maksimale qe i thure.Ka dhe të tjera, por të mos i shënojmë të gjitha këtë herë se do të na duhen per te radhmen…
Mendoj Gjekë se ti që e përmend shpesh nënë Terezën, nuk udhëhiqësh nga thëniet e saj në punët që bën. Nënë Tereza porosite që çdo punë, ta bëjmë me dashuri.Ti e bën me urrejtje çdo pune. Ti rrekesh te rregullosh punet e Vatres duke e share vatren me rrenje. Sërish shpif kundër Vatrës, këtë herë ke zgjedhur pikën delikate, shmangien e Vatrës nga Lufta e Kosovës, me qëllimin e mbrapësht që t’i largosh kosovarët nga Vatra ose te ftohesh Kosoven ndaj Vatres, por natyrisht që nuk të dëgjon kush, vetëm këto ditë u anëtarësuan 47 veta nga Kosova dhe shqiptarët e Malit të Zi në Vatër.Ti thua se Vatra ishte kundër luftës e UÇK-së. Shpifje e radhës kjo. Gjekë, duke mos qenë brenda Vatrës, ti nuk e di se Vatra dhuroi mijëra dollarë për Luftën në Kosovë. Ka dokumente për këtë. Janë botuar edhe artikuj edhe fotoreportazhe kur Grupi i Vatrës, edhe pse Shqipëria ishte në kaos, me kryetarin Agim Karagjozi në krye shkuan në qershorin e vitit 1998 deri në Malësitë e Gjakovës dhe u takuan me UÇK-në. Në shenjë të provës, për lexuesin dhe jo për Gjekën, ne po e shoqërojmë këtë shkrim me fotografinë e bërë në qershor 1998 duke kaluar me traget drejt Tropojës.
PS: Sa për pyetjen: përse nuk ia botuam artikullin në Dielli, përgjigjen e di dhe vetë Gjeka, kasnecët e tij vrapuan dhe e shpërndanë me shpejtësinë e erës nëpër Websi-e e gazeta dhe s’na mbeti kohë ne të luftonim veten me sajimet, akuzat e thashethemet e tij.
Në shkrimin e dytë Gjeka është treguar më i sinqertë, e pranon indirekt se misionin kundër Vatrës e ka të bekuar nga Opozita e Tiranës, përderiasa merr në mbrojtje Fatos Nanon & Co.
Në fakt shumë miq të mi më kanë tërhequr vërejtjen se jam marrë me Gjekën më shumë se sa i takon. Kjo, natyrisht i jep vlera më shumë se sa ai ka. Mirëpo shpërndarja e informacioneve të pasakta e bënë dëmin për Vatrën dhe vatranet.Ç’ti bejme? Na ra kjo e keqe dhe do ta përballojmë. Nga anët e Gjekës ka një shprehje të urtë popullore, që i përshtatet marrdhënieve të Vatrës me Gjekën: ” KUR TA MSYNË DJALLI ARËN, MOS T’I TREMBTË QETË, TA HAN’ FARËN”! Ne do të përpiqemi,që të mos e lëmë djallin as të na trembë qetë e as të na hajë farën!
WebMaster
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 46
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

VATRA dikur e Gjergj Kastriotëve, por sot është e Juda Iskariotëve Empty Re: VATRA dikur e Gjergj Kastriotëve, por sot është e Juda Iskariotëve

Mesazh nga WebMaster Mon 1 Oct 2012 - 3:07



GJEKË GJONLEKAJ, LUFTËN KA NISË….

Ky Gjek Gjonlekaj burrë zamani
Ka nis luftën në menxhlis
Asht betue, ky trim mbi trima
Do ta zhduk cdo farë vatrani…

Asht idhnue Gjolekë burri
Pse Vatra n’qoshe s’e vuni
Ka merita ky farë intelektuali
Thotë se Vatrës s’do t’ia fali.

Asht’ betue me Kanun
Ka dhane besën n’cetën e vet
Se këtë luftë që ka nisë
Me fitore n’drtë e qet!
Në një ditë me Edi Ramën
Do ta gzoi ai fitoren…

Ka ftue trimat anë e mbanë
Hamdi Degën n’krye ka vënë
Ky Hamdiu nji tip mashtrusi
I ka rrjepë të mjerët shqiptarë…

U ban letrat për emigracion
U merr paret, pastaj harron
I ban kejset me shumë rrena
Dhe Gjykata ashtë betue,
Këtë Hamidiun me e vu n’pranga…

Sa për penë, s’ia han qeni shkopin
Asht kalitë n’Zanin e Popullit
Ka mësue shumë në Pekin
Por tash asht kthye n’Pitkin…

Me kët farë shqytari
Gjeka ashtë betue
Nacionalistët me i shfarue
Dhe betejën don me fitue…

Po i rren men’ja se fiton Rama
Ndaj ka shtue luftën n’instakama
Shpërndan trakte e mban fjalime
Fort po lufton Partinë Demokratike
Nga opozita ka marrë premtime…

Tanë shqiptarët e mbajnë mend
Nji ai Gjekë Gjonleka kish fuqi
Kur erdhën në pushtet kallashnikovët
I Nesho Ambasadorit, Gjeka këshilltari…
Kishte paur, mbante fjalime
Bënte lista, për darka e Kuvende
Lexoni librin e Nesho Ambasadorit
Sa helm vjell për Vatranët
Iso i mban Gjonlekë shkrimtari…

Ka ca probleme me biografinë
Në komunitet ka mjaft sherre
Ka marrë borxhe, e s’I ka kthye
Ka ba gjyqe, e asht thye…

Por kurajon nuk e hup
Po shkrun shkrime anëembanë
Dhe po i shpërndan në trollin kombëtar
Ku po betohet se asht atdhetar…

Asht luajal e dridhet si njalë
Sot të lëvdon, nesër t’mallkon
Të con në qiell, n’tokë t’përplas
Sot hero, nesër, tradhtar….
WebMaster
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 46
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

VATRA dikur e Gjergj Kastriotëve, por sot është e Juda Iskariotëve Empty Re: VATRA dikur e Gjergj Kastriotëve, por sot është e Juda Iskariotëve

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi