Delavekuras mediave greke: Panariti e mori përgjigjen për çamët
Faqja 1 e 1

ATHINE -
Disa website greke shkruajtën dje të alarmuara, për faktin që ministri
shqiptar i punëve të Jashtme përmendi në Athinë çështjen çame, duke e
cilësuar atë një "skandal".
Ato fajësojnë Ministrin e Jashtme
greke që nuk e paraqiti dialogun midis dy ministrave, lidhur me këtë
çështje. Ndërkohë që në Greqi nuk u përmend një deklaratë e tillë, këto
webiste iu referohen lajmeve të mediave shqiptare, që shkruanin se sipas
ministrisë shqiptare të Punëve të Jashtme, ministri Panariti kishte
kërkuar në takim, që çështja çame dhe e pronave të shqiptarëve në Greqi
të gjejë zgjidhje.
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme
greke, Gregoris Delavekuras iu ka dërguar një përgjigje websiteve, duke e
konfirmuar faktin, por shton se ministri Panariti “ka marrë përgjigje
të menjëhershme nga ministri i Jashtëm grek Dimitris Avramopulos”.
Në përgjigjen e zëdhënësit Delavekuras thuhet: “Gjatë
bisedimeve mes dy ministrave, ministri i Jashtëm i Shqipërisë Edmond
Panariti, përmendi shkurtimisht pasuritë e çamëve dhe shqiptarëve në
Greqi dhe për këtë mori përgjigje të menjëhershme nga ministri i Jashtëm
grek, Dimitris Avramopulos, se Greqia është shtet i ligjit dhe kushdo
që ka pretendime për pronat, duhet të pëballet me drejtësinë greke".

Similar topics
» PDU kundër “varrezave greke”: Athina të njohë genocidin mbi çamët
» PD: Dëmshpërblim të përmbyturve, Edvin Kriza mori përgjigjen në 28 qershor
» Panariti në Greqi, shqiponja e flamurit shqiptar kokëpërmbys
» LSI, aleancë me camët
» Memoriali për çamët

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi