Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Si te ndryshojme te folurit me veten tone? People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Si te ndryshojme te folurit me veten tone? People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Si te ndryshojme te folurit me veten tone?

2 posters

Shko poshtë

Si te ndryshojme te folurit me veten tone? Empty Si te ndryshojme te folurit me veten tone?

Mesazh nga WebMaster Sat 20 Oct 2012 - 1:43

Ndërgjegjësimi, dhembshuria dhe veprime prej të rriturish, sipas psikologëve, janë çelësi që hap rrugën drejt dashurisë për veten dhe si rrjedhojë drejt lumturisë së vërtetë. Po sikur t’i provoni!
1. Ndërgjegjësimi
Është e habitshme se sa ndryshe i flasim vetes në momente të ndryshme. Nëse, kemi pasur një ditë të mirë, kjo shpesh reflekton mendime pozitive. Shpesh në këto momente, mendja jonë është e qetë dhe në paqe. Kjo është në ndryshim me periudhat kur jemi të stresuar ose pas përjetimit të ndonjë zhgënjimi. Në këto momente, mendja jonë është e mbushur me negativitet dhe është shumë e "zënë". Kur kjo ndodh, në shumicën e rasteve jemi duke ripërjetuar një "gjendje nga fëmijëria": një ngjarje negative na ka çuar pas në kohë për të përjetuar ndjenja të fëmijërisë së palumtur. Kur të kemi kuptuar që kemi "kaluar" nga një i rritur në një fëmijë të pasigurt, kemi fituar një dhunti të mrekullueshme. Ne mund të ndjejmë dhembshuri.

2. Dhembshuria
Sa herë që kalojmë në një gjendje mendore të një fëmije të pasigurt (të gjithëve na ndodh ngandonjëherë), secili prej nesh "shkon në shtëpinë e tij" për të rikujtuar eksperienca të brendshme mbështetjeje, abuzimi ose neglizhimi. Në varësi të fëmijërisë që kemi pasur, do mundim të gjenerojmë dashuri dhe kujdes për veten apo në të kundërtën urrejtje dhe mospranim. Por sa herë që kjo ndodh, nuk është faji ynë. Kjo është një gjë e rëndësishme që ne duhet ta kuptojmë. Në momentin kur kuptojmë se këto sensacione vijnë vetvetiu atëherë fillojmë dhe ndjehemi më empatik (të dashur) kundrejt vetvetes. Fillojmë të ndjejmë dashuri për veten dhe për historinë tonë. Dhe tani jemi e ndihemi gati për të ndërmarrë veprime prej të rriturish.

3. Veprime prej të rriturish
Për disa prej nesh, "rikthimi" në fëmijërinë e palumtur, na bën të ndjehemi pasivë dhe të pashpresë. Të folurit me veten, në këto raste, përmban deklarata ankthi siç “Kurrë nuk do të jem i mirë aq sa duhet”, “S'mund ta bëj”, “Ah sikur”, ose deklarata kritike për veten tonë “Rritu...!”. "Boll i ekzagjerove gjërat" e shumë të tjera. Në momentin që e kuptojmë se jemi në një gjendje fëmijërore, dhe kemi dhembshuri për eksperiencat tona unike të fëmijërisë, duhet të këmbëngulim për të nxjerrë në sipërfaqe energjitë tona prej të rriturish. Veprimet prej të rriturish janë ato që na ndihmojnë për të dalë nga gjendja fëmijërore në gjendjen autentike dhe të pjekur të vetes sonë. E thënë më thjesht, veprimet prej të rriturish përmbajnë më shumë kujdes për veten. Ngandonjëherë, kjo do të thotë t'i pranojmë ndjenjat e momentit si një reflektim i eksperiencave fëmijërore. Herë të tjera kjo do të thotë, thjesht që të kujdesemi për nevojat tona siç mund të jetë përgatitja e diçkaje që na pëlqen ose telefonata e ndonjë miku të ngushtë. Pra, veprimet prej të rriturish, në thelb, veprojnë si një ‘prind i mirë’. Shpesh, ato shërbejnë edhe për të sfiduar imazhin negativ që kemi për veten. Kjo bëhet më e lehtë kur e kuptojmë se ai që po na "flet" është fëmija brenda nesh. Për shembull, kur jemi duke thënë një nga ato shprehjet tona katastofike për të ardhmen "po sikur. .. ", mund të qetësohemi vetëm nëse e kuptojmë që mendimet tona janë më shumë ato të një fëmije dhe jo të një të rrituri. Kjo na jep dhembshuri... shpesh edhe një perspektivë më "rozë" për të ardhmen./Telegrafi/

WebMaster
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 46
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Si te ndryshojme te folurit me veten tone? Empty Re: Si te ndryshojme te folurit me veten tone?

Mesazh nga Anakonda Sat 20 Oct 2012 - 2:02

me then te drejten e kom ndryshu disi tfoluren koheve te fundit...sepse duke u rritur e duke u kuptu ma mir...pasi mvinte turp qe goca 17 vjece me fol si ato cunat e rruges...ehe jeta te ndryshon...pak a shum kto kshilla kam ndjek
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi