5 fenomenet më të mistershme, shkenca ende nuk mund t’i shpjegojë!
3 posters
Faqja 1 e 1
5 fenomenet më të mistershme, shkenca ende nuk mund t’i shpjegojë!
Nuk janë të pakta rastet kur ndodh diçka e çuditshme dhe e
mistershme, të cilën askush nuk mund ta shpjegojë, akoma dhe shkenca
ngre duart karshi fenomenit e është e pa mundur ta shpjegojë atë. Disa
fenomene misterioze të pashpjegueshme, që lidhen direkt me (qenien
njerëzore) njeriun është e pa mundur të shpjegohen, deri më sot nuk
është zbuluar ndonjë mënyrë apo metodë që t’i shpjegoj ato. Në vijim po
ju paraqesim dhe po ju analizojmë deri në një farë mënyre 5 fenomenet më
të pashpjegueshme të gjitha kohërave, të cilat akoma dhe sot e gjithë
ditën mundojnë shkencën për t’i zgjidhur ato!
1. Intuita
Të
gjithë kemi ndjerë në një moment të papërcaktuar, atë çka themi
Intuitë. Të shumtë janë ata të cilët e krahasojnë Intuitën me
Instinktin, vetëm se Instinkti ynë shumë herë mund të rezultoi i gabuar,
në kundërshtim me Intuitën, e cila në të shumtën e rasteve rezulton e
saktë. Psikologët pohojnë se njeriu, merr informacion në mënyrë të
pavetëdijshme nga bota përreth tij, si rezultat i kësaj, ai mund të
ndjejë apo të njohë informacione të bollshme pa ditur se si i njeh ato,
apo pse i njeh ato. Fenomenet e Intuitës, janë në përgjithësi shumë të
vështira për t’i faktuara apo studiuar, ndaj dhe shkenca e psikologjisë
nuk është në gjende të shpjegojë të gjitha dukurit dhe pyetjet tona.
2. Zhdukje Misterioze
Fatkeqësisht
sa më shumë kalon koha, Zhdukjet Misterioze shtohen gjithnjë e më
shumë. Ndoshta disa prej tyre mund t’ia mbathin, të tjerë mund të
pësojnë aksident, të tjerë mund të merren peng e kështu me radhë dhe të
rezultojnë të zhdukur. Por, ekzistojnë dhe disa raste kur vërtet
zhdukjet janë misterioze! Që nga ekuipazhi i anijes Marie Celeste, si
dhe Jimmy Hoffa, Amelia Earhart dhe Natalee Holloway, rezultoi se disa
njerëz zhduken misteriozisht nga Faqja e Dheut, pa lënë pas asnjë
gjurmë. Deri më sot, kurrë nuk janë gjetur fakte të cilat do të
ndihmonin në zbulimin apo zgjidhjen e zhdukjeve misterioze e të pa
gjurmëta të personave të kësaj kategorie, raste të cilat radhiten në
mijëra… pasi thjesht ata zhduken pa lënë asnjë gjurmë!
3. Deja vu
Në
shqip Deja vu do të thotë “tashmë e kam parë”. Deja vu përshkruan një
ndjenjë të çuditshme, të cilën e ndjemë kur kujtojmë se kemi jetuar
diçka të përjetuar nga ne më parë, pra disa ndodhi konkrete të
përjetuara në jetën/tët e shkuara. Të shumtë janë ata të cilët ja
atribuojnë Deja vu përvojave mbinatyrale apo të ndonjë shikimi
rrëshqitas spontan, të një jetë të mëparshme (pra të jetuar më parë).
Por, edhe me Intuitën, hulumtimi i psikologjisë mund të ofrojë shumë më
tepër shpjegime të fenomeneve të “bukurive natyrore”, por arsyeja dhe
natyra e fenomenit vazhdojnë të mbeten akoma mister.
4. Lidhja Tru-Trup
Shkenca
mjekësore, sapo kishte filluar të kuptojë mënyrat me të cilat Truri
ndikon mbi Trupin. Ekziston një fenomen i famshëm që quhet placebo dhe
tregon se si njerëzit munden në një moment të shkaktojnë lehtësim/çlirim
në disa raste mjekësore apo në dhimbjet e tyre. Thjesht, vetëm duke
besuar se terapia që do t’ju jap mjeku i tyre do të jetë rezultative! Me
pak fjalë, Trupi ka veti dhe aftësi të vetë-shërohet. Kjo përbën vërtet
një mrekulli, por kurrë ky fenomen, edhe pse është pranuar nga shkenca,
nuk është shpjeguar prej saj, se si ndodh kjo gjë.
5. Fantazmat
Shkenca
nuk mund të jap asnjë shpjegim se çfarë janë fantazmat në të vërtet dhe
si ato ekzistojnë. Shumë hulumtues, pohojnë se fantazmat janë shpirti i
një njeriu tonë të afërt që nuk ndodhet në jetë. Por veç kësaj, faktet
të cilat vërtetojnë ekzistencën e fantazmave, vazhdojnë të mbeten të
paqarta. Shpresojmë që një ditë hulumtuesit të mund të përcaktojnë se
çfarë janë në të vërtet fantazmat! /alboserver/
Re: 5 fenomenet më të mistershme, shkenca ende nuk mund t’i shpjegojë!
Nlidhje me ket Deja Vu edhe un msova tashi sepse as un sja kam dit kuptimin ksaj fjale....
Anakonda- V.I.P Anëtarë
- Vendbanimi : Australia
Postime : 31717
Gjinia :
Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha : 34
Hobi : Once Upon A Time
Re: 5 fenomenet më të mistershme, shkenca ende nuk mund t’i shpjegojë!
Per zotin shpesh me ndodh deja vu...jam ne situata qe me duket sikur i kam perjetuar me pare pike per pike...ne te njejtin ambjent me te njejtet njerez e sende...po me ndodh shpesh.
Dhe intuiten e kam o zot o zot...saqe me thone keta te shpise amon mos fol se po fole ti ndodh...
Po ma nxjerr goja ca te bej...me vjen inat kur sme degjojne dhe u ndodh ashtu si them une.
Dhe intuiten e kam o zot o zot...saqe me thone keta te shpise amon mos fol se po fole ti ndodh...
Po ma nxjerr goja ca te bej...me vjen inat kur sme degjojne dhe u ndodh ashtu si them une.
Similar topics
» Vorteksi Oregon, misteri qe e rrethon, dhe fenomenet e pashpjegueshme qe ndodhin aty
» Dhe Ende ....
» Plaka 130 vjeçare ende pi vodkë
» Skënderbeu ende mbi kalë
» 13 misteret e pazgjidhura ende nga shkenca
» Dhe Ende ....
» Plaka 130 vjeçare ende pi vodkë
» Skënderbeu ende mbi kalë
» 13 misteret e pazgjidhura ende nga shkenca
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi