Refuzon të paguajë gjobën: Po vjen fundi i botës!
2 posters
Faqja 1 e 1
Refuzon të paguajë gjobën: Po vjen fundi i botës!
Nuk e paguaj këtë gjobë. Fundja nuk kam pse
ta bëj. 21 dhjetori është afër dhe fundi i botës po vjen ndaj këto para
nuk kam pse i harxhoj kot.
Këto kanë qenë fjalët e një drejtuesi makine në Siberi. Ai ka
refuzuar të paguajë shumën e 25 eurove që iu vu si gjobë për shkelje të
rregullave të qarkullimit rrugor pasi dha këtë pretendim, citon noa.
Policia e shoqëroi në kuesturë ku ai sërish mbrojti tezën e tij:
Profecia Maja e ka paralajmëruar, më 21 dhjetor 2012 bota do të marrë
fund.
Ka vetëm një shpëtim, që secili t’i kërkojë falje tjetrit dhe të
shlyhen borxhet e njëri-tjetrit, ka deklaruar shoferi i ndaluar, emri i
të cilit nuk u publikua nga autoritetet në Siberi.
Sakaq pak ditë më parë, kuvendi lokal shpalli një ligj që ndalon
publikimin e lajmeve për të ashtuquajturin fundi i botës më 21 dhjetor.
Kjo masë ligjore erdhi pasi është konstatuar se janë shtuar rastet e
vetëvrasjeve kolektive nën pretendimin se po vjen fundi i
botës./Indeksonline/
Re: Refuzon të paguajë gjobën: Po vjen fundi i botës!
" Mor kto njerez a jan hutu apo bejn vet...po sikur mos tvij fundi botes cdo bejn pastaj?
Anakonda- V.I.P Anëtarë
- Vendbanimi : Australia
Postime : 31717
Gjinia :
Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha : 34
Hobi : Once Upon A Time
Similar topics
» Modelit Adamo XPS i vjen fundi
» Po s'erdhi sot, ja se kur vjen sërish “fundi i botes”...
» Vozit 290 km në orë, rrezikon gjobën prej 1 milion frangave
» Papandreu: Greqia do t’i paguajë borxhet
» Presidenca refuzon sërish komisionin
» Po s'erdhi sot, ja se kur vjen sërish “fundi i botes”...
» Vozit 290 km në orë, rrezikon gjobën prej 1 milion frangave
» Papandreu: Greqia do t’i paguajë borxhet
» Presidenca refuzon sërish komisionin
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi