Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Divorci, kur rekuperohesh shpirtërisht?  People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Divorci, kur rekuperohesh shpirtërisht?  People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Divorci, kur rekuperohesh shpirtërisht?

2 posters

Shko poshtë

Divorci, kur rekuperohesh shpirtërisht?  Empty Divorci, kur rekuperohesh shpirtërisht?

Mesazh nga mister.albania Wed 31 Oct 2012 - 10:13

Divorci, kur rekuperohesh shpirtërisht?  NdarjaaaaaFundi i një marrëdhënieje, pavarësisht se kush e ndau tjetrin, lë pas dhimbje dhe trishtim. Veçanërisht kur në martesë ka dhe fëmijë. Por dashuria mbetet gjithmonë shumë e rëndësishme në jetë dhe meriton të ketë një shans tjetër. Por cila është koha kur një person i divorcuar rikuperohet shpirtërisht?

Përgjithësisht psikologët bien dakord për një periudhë mes 2 dhe 5 vitesh, por varet nga individi. Disa ia dalin shpejt e disa s’ia dalin kurrë. E rëndësishme është që të reflektosh me veten dhe të kuptosh se kur je gati të lësh pas të shkuarën e të nisësh një lidhje të re.

1. A mendoni se jeni shëruar plotësisht?

Rezistojini tundimit për të pasur një lidhje të re pak kohë pasi jeni ndarë. Gjithmonë pas një divorci vjen një periudhë dëshpërimi për humbjen e jetës së mëparshme. Lejojani vetes zemërimin, ankthin, përpara se të riktheheni në një lidhje.

2.A mendoni se e njihni veten me statusin e ri?

S’jeni më çift. Keni nevojë të rikuptoni se çfarë do të thotë të jesh “single”: që nga pjesa e të zgjuarit vetëm në krevat, e deri tek pjesa e menaxhimit të parave. Shfrytëzojeni kohën duke u kujdesur për veten si në aspektin emocional, fizik ashtu dhe profesional.

3. A keni një grup mbështetës?

Pas divorcit, njerëzit qe kishit perreth dhe ju i quanit miq, mund ta distancojnë veten. Kjo ndodh zakonisht pasi palët ndahen dhe miqtë rreshtohen.Familja është gjithmonë jastëku i butë ku ju mund të mbështeteni nëse keni nevojë. Lejojeni familjen tuaj të kujdeset për ju.
Kini parasysh se ajo çfarë mund të ndani me fëmijët, familjen dhe miqtë varet krejtësisht nga ju. Ju mund të tregoni gjithçka ose mund të selseksiononi atë çfarë do ju tregoni.

4. A keni një vetëvlerësim të lartë?

Ndarja me dikë që ka jetuar gjatë me ju, shkund themelet e egos pavarësisht se kush e dëshironte ndarjen. Të ndjerit si dështak apo si i pazoti për të mbajtur një martesë, mund të dëmtojë vendimet tuaja. Përpiquni të ngrini vetëvlerësimin tuaj duke kujtuar anët më pozitive që keni.

5. A jeni gati?

Duhet të jeni gati të ndjeni vetmi herë pas here. Të dini që pushimet dhe përvjetoret mund t’ju sjellin trishtim. Për sa kohë mendoni se mund ta merrni veten, jeni në rrugë të mbarë. Mendoni për një lidhje të re atëherë kur jeni gati dhe nëse mund të refuzoheni. Të lidhesh me dikë do të thotë të tentosh të gjesh një partner që të përshtatet. Jini selektivë dhe mos lëshoni pe’ për atë çfarë meritoni.
Nëse keni bërë këtë analizë dhe ju jeni përgjigjur pozitivisht këtyre pyetjeve, atëherë jeni gati për të rinisur një lidhje. Shansi mund të jetë shumë pranë, mjafton që ju ta hapni zemrën dhe t’i lini vetes mundësi për të takuar njerëz të rinj.

Divorcet tragjike, historitë e grave që u vranë nga bashkëshortët

Divorci nuk e ka shpëtuar nga dhuna që ka përjetuar gjatë gjithë martesës Limen 48-vjeçare. Ëndrrat e një rifillimi të ri iu ndërprenë në mes nga goditjet e një çekiçi që e vrau ndërsa flinte në dhomën ngjitur. Brenda të njëjtës shtëpi që gjykata e kishte ndarë përgjysmë me ish-bashkëshortin që s’e duroi dot faktin e ndarjes.

Rolanda Doku 36 vjeç, kishte shkuar të strehohej tek prindërit sepse e dinte që të ndahej me Edmondin nuk ishte aq e lehtë. Dhe kishte të drejtë. Procedurat e divorcit mbetën të papërfunduara në letër, ndërsa ndarjen e vulosën tragjikisht thikat e të shoqit.

Mimoza Gërshiti 32 vjeç, donte që të paktën gjatë kohës që po ndaheshin t’u jepte një shembull të mirë fëmijëve të mitur. E ftoi të shoqin të festonin ditëlindjen e djalit të tyre 4-vjeçar ndërsa strehohej tek i vëllai. Një ftesë që i solli vdekjen nën tehun e thikës.

Nën tehun e thikës apo breshërive të automatikut nuk janë vënë vetëm bashkëshortët që kanë guxuar të kërkojnë divorc, por edhe familjarët e tyre. Prindër që s’kanë bërë gjë tjetër veçse kanë mbështetur të bijat, pre e një martese të dhunshme, së cilës s’i jepka fund as divorci.

Statistikat nga Gjykata e Tiranës tregojnë se 70% e rasteve të kërkesave të depozituara për zgjidhje martese janë me konflikte.

Ndërsa nga raportet e zbatimit të ligjit për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare rezulton se në lidhjet mes viktimës dhe dhunuesit, bashkëshortët renditen në vendin e parë dhe se në vendin e dytë renditen ish-bashkëshortët.

Ema Andrea, ju rrëfej historinë time të divorcit

Aktorja Ema Andrea, e ftuar në studion e emisionit “Pasdite në Top Channel”, tregoi eksperiencën e saj të hidhur me divorcin edhe pse në rastin e saj gjithçka ishte konsensuale.

“Divorci është një situatë e keqe. U ndamë me konsensus sepse e kuptonim çfarë do të ndodhte po të vazhdonim bashkë. Mënyra se si doja unë të ndërtoja jetën ishte tjetër, dëshirat e mia ishin të tjera nga ato të ish-bashkëshortit tim”, thekson Ema, e cila shtoi se shoqëria ishte ajo që nuk e kuptonte aspak situatën.

“Problemi ishte te shoqëria që bënte dramë diçka që nuk ishte sepse shoqëria përdor të gjitha armët për të të përjashtuar kur ti “del nga rreshti”. Shoqëria jonë është mësuar të gënjejë dhe të vazhdojë një marrëdhënie që nuk ekziston për hir të të tjerëve”, deklaroi aktorja.

“Unë zgjidha një marrëdhënie të ndershme në mënyrë të ndershme dhe kjo gjë fatkeqësisht nuk pranohet nga rrethi shoqëror”, nënvizoi Ema Andrea.

Ndërsa Inis Gjoni mendon se shoqëria shqiptare “në këto 30 vitet e fundit duket se ka ndryshuar mentalitet”.

“Para viteve ’90 divorci nuk ka qenë i lehtë sa sot dhe jo vetëm në Shqipëri, por edhe në Perëndim. Në këto 30 vitet e fundit këndvështrimi për jetën ka ndryshuar plotësisht. Ka më shumë lirshmëri për femrat dhe shoqëria e pranon më lehtë një femër të divorcuar”, thekson Inis Gjoni.
http://www.top-channel.tv/images/logo.png
mister.albania
mister.albania
I/e Përjashtuar
I/e Përjashtuar

Postime Postime : 1079
Anëtarësuar Anëtarësuar : 15/10/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Divorci, kur rekuperohesh shpirtërisht?  Empty Re: Divorci, kur rekuperohesh shpirtërisht?

Mesazh nga Anakonda Sat 3 Nov 2012 - 6:25

["NGA njera an bejn mir shum cifte qe divorcohen nga njeri-tjetri sesa tvriten per shkaqe xhelozie e ku di gja un per budalliqe koti"
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi