Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Seksi dhe arabet People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Seksi dhe arabet People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Seksi dhe arabet

3 posters

Shko poshtë

Seksi dhe arabet Empty Seksi dhe arabet

Mesazh nga WebMaster Thu 1 Nov 2012 - 7:23

[You must be registered and logged in to see this image.]

Tradhti, prostitucion, marrëdhënie rastësore, homoseksualitet…
Gjithçka është e ndaluar, por ndodh rregullisht në mënyrë të fshehtë
nëpër shtëpi të ndryshme. Çdo gjë e treguar hapur nga një shkrimtare
guximtare.

E detyruar nga i vëllai, që në
kulturën arabe shpesh ka më shumë pushtet se babai, Nahla u martua me
Salimin, një burrë i fiksuar pas përmasave të penisit të tij. Ai e
konsideronte të shoqen si pronë të vetën, por Nahla kishte një cilësi
të jashtëzakonshme: mësoi të njihte sekretet e trupit të saj të bukur.
Ajo filloi të rebelohej kundër rrobave të zeza që e ëma e detyronte t’i
vishte për të ndëshkuar feminilitetin e saj. Megjithatë jeta i
ndryshoi, duke i vënë në rrugën e saj Hanin, një djalosh të krishterë,
me të cilin fshehtas bashkëshortit nisi një histori dashurie dhe me të
zbuloi pasionin. Në të njëjtën mënyrë rrjedhin edhe historitë e
mikeshave të saj, pak a shumë si telefilmi “Sex and the City”, por në
versionin arab.
Aziza, një vajzë tjetër arabe, e masakruar nga i
shoqi që e rrihte nga mëngjesi deri në darkë, u bë prostitutë për të
çliruar seksualitetin e saj të shtypur; Nadine, pasi kaloi nga një
burrë te tjetri, e dhunuar dhe e shfrytëzuar, dashurohet pas femrave; i
njëjti fat ka ndjekur edhe doktoreshën Souad, e cila pas një martese
të lodhshme, mësoi nga Nahla alfabetin e erotizmit. Këto janë jetët e
treguara nga një shkrimtare libaneze, Alawiya Sobh, në romanin e saj
“Emri i saj është pasioni”. Ky është një reportazh intim mbi
seksualitetin në botën islamike: fiksimi i meshkujve për burrërinë,
masturbimin e femrave, përhapjen e homoseksualitetit, maninë e femrave
për veshjet intime, fiksimet e meshkujve për prostitutat dhe viagrën,
në një kulturë ku ekzistojnë 120 emra të ndryshëm për të përcaktuar
penisin, sipas karakteristikave të tij dhe punës që po kryen në një
moment të caktuar. Edhe organi seksual femëror mund të përcaktohet në
shumë variante, por më i zakonshmi është “ngrënës”. Ndërsa fjala “liri”
në arabisht është sinonim i “prostitutës”.
Sot Alawiya Sobh
jeton në Bejrut, ku drejton një revistë për femra që quhet “Snob”, e
përhapur në të gjithë botën arabe. Kjo është një revistë periodike
mode, me artikuj për bukurinë, kirurgjinë plastike, mondanitetin dhe
vlefshmërinë praktike mbi seksin, jetën në çift, punën, të drejtat e
grave, por edhe intervista me njerëz të famshëm. Duke qenë se është
drejtoreshë, rroga e Sobh nuk i afrohet as minimalisht rrogës së
drejtorëve meshkuj që njeh. Ajo është një grua bukuroshe 56 vjeçe, e
cila është mësuar të flasë ëmbëlsisht me të gjithë, por që gjithmonë
mendohet mirë para se të përgjigjet. “Emri i saj është pasioni”, është
romani i saj i tretë. I konsideruar skandaloz, libri është sulmuar nga
klerikët e islamit. Për këtë arsye libri është censuruar në të gjitha
vendet arabe, përveç Libanit, ku nuk ekziston censura.
Gjithsesi
në botën islamike romani është ndër volumet më të shitura. Lexuesit që
vijnë në Bejrut nga Egjipti, Siria, Jordania e blejnë pa hezituar.
Makinat kalojnë kufirin e Libanit për të arritur në vendet sekrete ku
shitet romani i ndaluar. E njëjta gjë që ndodhi me librin e shkrimtarit
Salman Rushdie, një bestseller në botën arabe. Sobh thekson se e ka
shkruar romanin për të demaskuar hipokrizitë e shoqërisë “chador”:
“Gratë veshin perçen, por pastaj jetojnë si të duan. Nga frika e
paragjykimit nuk përballen kurrë me shoqërinë, të thonë jemi këtu, jemi
të vërteta. Ajo tregon se pas publikimit të romanit i kanë shkruar
shumë lexuese. Disa prej tyre kishin zbuluar një rrugë: “Dua ta jetoj
jetën si protagonistja e librit tënd. Jam dashuruar me romanin, sepse
kam gjetur aty një pjesë të vetes sime, por fatkeqësisht nuk mund të
shprehem”. Të tjera, besimtare fondamentaliste, e kanë sulmuar, sepse e
konsiderojnë trupin e tyre pronë ekskluzive të meshkujve. Sobh
shpjegon se në letërsinë arabe, kur gratë shkruajnë, ndikohen nga ideja
e meshkujve për trupin femëror.
“Heroina ime, pasi e zbuloi
kënaqësinë me të dashurin e saj katolik, arrin ta përcaktojë qartësisht
fuqinë e dëshirës së saj”. Gjatë gjithë martesës, Nahla nuk e kishte
të vështirë ta tradhtonte të shoqin me burra të tjerë, ose t’i merrte
para nga portofoli, sepse e quante një të drejtë. “E gjitha kjo është
diçka e zakonshme në botën islamike, pavarësisht ligjit që dënon ashpër
tradhtinë bashkëshortore”, thotë Sobh. Nahla nuk e ndjek të dashurin e
saj në Paris dhe qëndron me të shoqin vetëm sepse ky i fundit mund ta
ketë gjykatësin në anën e tij, mund ta ndalojë përjetësisht të shohë
fëmijët. Megjithatë ajo nuk e ndërpreu lidhjen jashtëmartesore, sepse
nuk donte të hiqte dorë nga lumturia. Ajo nuk beson në asnjë Zot, por
vetëm, ashtu si shkrimtarja Alawiya Sobh, te gjërat që dëshiron trupi i
saj.
Jawad, vëllai i Nahlas, që është fanatik i seksit, e njohu
kënaqësinë vetëm falë artit erotik të prostitutave. Natyrisht jo vetëm
nga filmat: “Në shoqërinë tonë prostitucioni, tradhtia,
homoseksualiteti, seksualiteti imoral janë krime. Por meshkujt blejnë
seks nëpër apartamentet e tyre private, hotele, në shtëpitë publike”,
tregon shkrimtarja. “Ekzistojnë edhe miqtë e shtratit që takohen në
raste të veçanta vetëm për të bërë seks. Tradhtia është një fenomen
konstant dhe numri i homoseksualëve është tepër i lartë, për shkak të
mungesës së marrëdhënieve mes meshkujve dhe femrave. Përqindja e
lezbikeve dhe homoseksualëve që takohen në shtëpitë private të shteteve
të ndryshme është shumë herë më e lartë në krahasim me shtetet e tjera
të botës, për shkak të frustrimit. Kur një kulturë e ndëshkon seksin,
njerëzit gjejnë shumë mënyra të tjera për të kënaqur trupin.

shoqërinë islamike takon persona që flasin mirë dhe vetëm për besimin,
por pastaj në fshehtësi bëjnë një jetë të shthurur”. Shtypja dhe
hipokrizia bëjnë gjithçka të mundur. “Tregu i kanaleve pornografike
lulëzon çdo ditë dhe fëmijët, ashtu si në Perëndim, e mësojnë shumë
herët seksin përmes internetit”. Shkrimtarja pohon se nëpër sallonet
arabe zonjat janë shumë të trukuara. “Gruaja tradicionale myslimane e
koncepton veten si një kukull. Ajo është e fiksuar pas formave të saj
dhe sa më shumë besojnë, aq më shumë i përdorin veshjet e kushtueshme
intime poshtë “chador”-it, sepse e konsiderojnë trupin një mjet për të
lidhur pas vetes meshkujt”.
Përveç grupit të shoqeve të Nahlas, që
i hapen njëra-tjetrës siç bëjnë vajzat perëndimore në një kafene, në
roman gratë (e sidomos mamatë) janë armiket më të mëdha të femrave të
tjera. “Kjo gjë ndodh sepse në shoqërinë tonë femrat mendojnë se detyra e
tyre e vetme është të bëjnë të lumtur burrat. Nuk janë të vetëdijshme
se ekzistojnë edhe ato në këtë botë. E konsiderojnë veten pronë, kur
bashkëshortët dhe vëllezërit kanë të drejtë të bëjnë ç’të duan me to.
Vetëm femrat që e shohin veten si persona të vërtetë, arrijnë t’i bëjnë
ballë shoqërisë”.
Sipas shkrimtares, kur të bien diktatorët
arabë, partitë islamike dhe lëvizjet për të drejtat e njeriut do të
ballafaqohen me njëra-tjetrën. Deri më tani në revolucionet e “pranverës
arabe” gratë nuk kanë qenë të pranishme. “Tani e kanë një mundësi, por
duhet të paguajnë çmimin. Asnjë burrë nuk të jep kurrë asgjë, duhet të
luftosh dhe ta marrësh, përndryshe mbetesh aty ku je. Megjithatë,
fillimisht duhet të kalojmë urrejtjen e myslimaneve ekstremiste, të
bindura për detyrimet ndaj vëllezërve dhe bashkëshortëve.
Fondamentalistet dhe vajzat e reja duhet të marrin shembull nga
perëndimoret që i konsiderojnë burrat shokë”, shpreson Sobh.

librin e saj, shkrimtarja thyen një tabu tjetër: përshkruan kënaqësinë
fizike të bërjes nënë dhe ushqyerjes së foshnjës me gji. “Në kulturën
myslimane gratë nuk tregojnë kurrë se çfarë ndodh me një lindje, sepse
trupi i tyre ndryshon dhe nuk u pëlqen më meshkujve. Megjithatë këtë nuk
e bëjnë se nuk duan, por sepse u vjen zor. Në revistën time kam pyetur
200 nëna sesi ndiheshin kur ushqenin foshnjat me gji. Asnjëra nuk
dinte si të ma tregonte, sepse në shtëpi nuk i kishin pyetur asnjëherë
dhe kryesorja burrat nuk interesohen për argumentin në fjalë”.
Gjithashtu
Alawiya tregon në librin e saj fiksimin e meshkujve për burrërinë e
tyre: “E vetmja gjë që duan nga gratë është seksi. Nëse natën e parë të
martesës nusja refuzon, babai i djalit futet në shtratin martesor për
të marrë hakun e të birit për refuzimin”. Për këtë gjë shkrimtarja
mendon se meshkujt arabë janë shumë të dobët. “Nëse nuk do të ishin,
nuk do të tregoheshin kaq të dhunshëm dhe agresivë me motrat dhe gratë.
Mashkulli i shtypur dhe i frustruar i shtyp gratë më shumë se ai i
fuqishëm dhe i pasur. Të dominuar nga diktatorët, për t’u ndier
meshkuj, kanë nevojë të mbysin gratë dhe motrat”.
Sobh shpreson
që një ditë edhe femrat të ndihen të realizuara dhe të lumtura në botën
islame. Por është e bindur se, nëse kjo ditë do të vijë, do të jetë
një lumturi individuale, jo kolektive. “Edhe sot mund të takohen gra
shumë të lira, që vishen në mënyrë provokuese dhe shkojnë nëpër klubet e
natës. Por liria nuk është vetëm të dalësh me gjoksin zbuluar, por të
zgjedhësh mënyrën se si të jetosh ëndrrat, të jesh një qytetare dhe jo
një skllave. Vetëm me vetëdijen se çdo të thotë të jesh e lirë edhe
këtu, femrat arabe mund ta përballojnë shoqërinë. Unë besoj në fuqinë e
letërsisë, sepse ajo ndikon në jetën e gjithsecilit prej nesh. Kur
lexon, ndryshon. Je një person tjetër para se të lexosh dhe një tjetër
pasi lexon një libër. Vetëm kur të shprehemi lirshëm për veten, kemi
ndryshuar”. /botasot.info/
WebMaster
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 46
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Seksi dhe arabet Empty Re: Seksi dhe arabet

Mesazh nga Arabela Thu 1 Nov 2012 - 7:31

gjejne raste ekstreme edhe ja pergjithesojne me emrin arab,,,ajo dihet qe devijime ne cdo popull,kultur e fe do et kete,,,mbase dhe ne boten arabe,,por te pakten esh ne numer shume minimal krahasuar me "boten moderne"
Arabela
Arabela
Princeshë
Princeshë

Postime Postime : 26332
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 04/03/2011
Mosha Mosha : 30

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Seksi dhe arabet Empty Re: Seksi dhe arabet

Mesazh nga EMI Tue 13 Nov 2012 - 9:48

Sa te heqin cercafet kto femrat Arabe....ehe..iku deshira meshkujve...
prandaj pelqejne femrat e sbuluara kta.... je farewww je farewww
EMI
EMI
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Tirane
Postime Postime : 9553
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 12/09/2011
Hobi Hobi : Te iki larg..

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Seksi dhe arabet Empty Re: Seksi dhe arabet

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi