Vdekja e 11-vjeçarit, e ëma: Mjekët na thanë që po prisnin ilaçin
2 posters
Faqja 1 e 1
Vdekja e 11-vjeçarit, e ëma: Mjekët na thanë që po prisnin ilaçin
Nga: OLA MITRE |
TIRANË- Mjekët e spitalit francez në Qen drën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” shprehen se vogëlushi 11-vjeçar Denis Almadhi, i cili humbi jetën gjatë një operacioni estetik në sy, ka vdekur si pasojë e një sëmundjeje të quajtur hipertemia malinj. Të pyetur nga “Gazeta Shqiptare”, ata sqarojnë se shkaku i vdekjes ka qenë kjo sëmundje, e cila është e trashëgueshme, por që nuk mund të diagnostikohet. “Fëmija humbi jetën si pasojë e hipertemia malinje, një sëmundje, e cila në kontaktin e parë që ka me anestezinë shkakton vdekjen e pacientit. Nuk ka rëndësi nëse ai është 11, 20 apo 40 vjeç, pasi në çdo rast pasojat janë të njëjta. Është një sëmundje shumë e rrallë, që fatkeqësisht rezultoi në këtë rast. Me sa di unë, sipas të dhënave të huaja, ajo takohet një herë në 1 milion raste, por nuk është e patakueshme. Ekipi mjekësor irlandez, që po operonte vogëlushin është një nga më të mirët dhe më të specializuarit, por që në këtë rast nuk kishte si të vepronte, pasi pasojat janë të paevitueshme”, - u shpreh një mjeke e këtij spitali. DESHMIA E NENES Mjekët na thanë që po prisnin ilaçin, po ai nuk erdhi”. Ky është rrëfimi në polici i Shehe Alimadhit, nënës së 11-vjeçarit që humbi jetën gjatë një operacioni kirurgjikal në sy. Vdekja e 11-vjeçarit Denis Almadhi gjatë një ndërhyrjeje kirurgjikale në spitalin francez në Tiranë ka tronditur të gjithë familjarët dhe të afërmit e tij. Por më e lënduar në të gjithë këtë histori është nëna e Denisit, Shehe Almadhi. Ajo përmes dhimbjes rrëfen momentin kur mori vesh se djali i saj nuk jetonte më, si dhe bisedat e fundit me mjekët. Sipas nënës së Denisit, mjekët irlandezë që morën përsipër të bënin ndërhyrjen kirurgjikale në sy e siguruan familjen se operacioni ishte thjesht estetik dhe se çdo gjë do të përfundonte me sukses. Nëna e Denisit pohon se mjekët i konfirmuan një komplikacion për shkak të anestezisë. Nëna e 11-vjeçarit bën apel që drejtësia shqiptare të zbardhë çështjen dhe të nxjerrë fajtorët e ngjarjes që i mori jetën vogëlushit të familjes Almadhi. Cfarë është hipertermia malinje? Hipertermia malinje është një sëmundje shumë e rrallë e trashëgueshme, e cila shfaqet si pasojë e një mutacioni gjenetik në kromozomin e 19. Në jetën e përditshme, të prekurit nga kjo sëmundje janë krejt normalë, fakt ky që e bën shumë të vështirë dallimin e saj. Ajo fillon të shfaqet vetëm në rastet e ndërhyrjeve kirurgjikale si një reaksion i rëndë nga një sërë ilaçesh që përdoren për të bërë anestezinë e përgjithshme. Kjo provokon një rritje të pakontrollueshme të metabolizmit të spazmit muskulor, që kalon aftësinë e organizmit për të thithur oksigjenin e për të nxjerrë dioksidin e karbonit. Kjo sjell kolaps kardiologjik dhe vdekjen e pacientit. (e.m/GazetaShqiptare/BalkanWeb) |
Re: Vdekja e 11-vjeçarit, e ëma: Mjekët na thanë që po prisnin ilaçin
si japin hall ca njerz qe po pate lekun gjithshka rregullohet po spate gje ngel edhe i pafut nvarr
Anakonda- V.I.P Anëtarë
- Vendbanimi : Australia
Postime : 31717
Gjinia :
Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha : 34
Hobi : Once Upon A Time
Similar topics
» 7 vjeçarit ja ndalojnë mjekët të qeshë, rrezikon atak kardiak
» Babai i 5-vjeçarit: Djalin e pickoi gjarpri, ma vdiqën mjekët për 8 mijë lekë
» Polumbarët, ende në kërkim të 12-vjeçarit
» Tiranë, shpërthim eksplozivi në makinë e 21-vjeçarit
» Lezhë, sherri për një femër, atentat 35-vjeçarit
» Babai i 5-vjeçarit: Djalin e pickoi gjarpri, ma vdiqën mjekët për 8 mijë lekë
» Polumbarët, ende në kërkim të 12-vjeçarit
» Tiranë, shpërthim eksplozivi në makinë e 21-vjeçarit
» Lezhë, sherri për një femër, atentat 35-vjeçarit
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi