Fëmijët, më pak të stres nëse luajnë në natyrë
2 posters
Faqja 1 e 1
Fëmijët, më pak të stres nëse luajnë në natyrë
Nëse jeni më pak se 11 vjeç dhe
nuk keni dalë kurrë në shi apo nuk keni hipur në pemë, është mirë që
të filloni t’i eksploroni edhe këto gjëra. Këtë këshillë ua jep
“National Trust”, që për t’i shkëputur fëmijët nga kompjuteri dhe
televizori, ka hartuar një listë me 50 gjërat që duhen bërë deri në
moshën 11 vjeç, për shembull, si të ecësh në ekuilibër mbi një trung
peme apo të shijosh një mollë të sapokëputur.
Pjesa
më e madhe e fëmijëve të këtij brezi nuk i kanë provuar kurrë këto
gjëra. Vetëm 10% e fëmijëve të sotëm luajnë jashtë, kundrejt 70% që
luanin dikur. Një në tre fëmijë nuk është ngjitur kurrë në një pemë.
Këto statistika e kanë detyruar entin britanik t’i shpallë luftë asaj
që pedagogu amerikan, Richard Louv e ka quajtur “çrregullime nga
deficiti i natyrës”. “Fëmijët po humbasin shumë gëzime, mirëqenien
fizike dhe psikologjike, duke mos luajtur në ajër të pastër e duke mos e
eksploruar natyrën në të gjithë kaosin e saj”, – ka thënë Fiona
Reynolds, drejtoresha e përgjithshme e bamirësisë britanike për
mbrojtjen e trashëgimisë kulturore dhe mjedisit. Nëse gjunjët e vrarë
dhe gërvishtjet e ndryshme ishin karakteristikë për të vegjlit e
dikurshëm, sot janë vërtetë të pakët fëmijët që luajnë jashtë shtëpisë.
Sipas një studimi të realizuar nga “Trust”, fajin e kanë më shumë
prindërit që i mbrojnë sesa televizori dhe kompjuteri. “Përqindja e
fëmijëve që bëjnë ç’të duan pa ndërhyrjet e të rriturve, është ulur 90%
nga vitet ’70 e deri më sot. Shumë të rritur kujtojnë ende sot me mall
emocionin e atyre momenteve. Gëzimi u duhet kthyer edhe fëmijëve të
tyre”, – shton Reynolds.
Nuk është rastësi që për të shkruar
listën, “National Trust” u kërkoi anëtarëve të saj të ndanin kujtimet e
fëmijërisë që i kishin nxitur ata ta donin natyrën. Pesëdhjetë pikat
nuk janë gjë tjetër veçse përzgjedhja e 400 sugjerimeve. Kjo listë
tregon edhe një herë se si e kalonin kohën dikur fëmijët, duke
organizuar gara kërmijsh, duke kapur flutura apo duke këputur fruta të
freskëta nga pemët. Për t’i ndihmuar të vegjlit të arrijnë qëllimet e
listës, duke filluar nga ndërtimi i një strehe, te gjuetia e fosileve,
“National Trust” ka angazhuar disa të rinj të pagëzuar “Ranger Elite”.
Qëllimi i gjithë kësaj nisme është që fëmijëve t’u rikthehet
marrëdhënia me natyrën. Të ndihmohen që të zbulojnë emocionet dhe
ndjenjat, të cilat “Playstation” ose “X-Box” nuk mund t’ua japin.
“Fëmijët që luajnë në natyrë i njohin më shumë gjërat, ndihen dhe
kuptohen më mirë, janë më bashkëpunues dhe më të shëndetshëm
fizikisht”, – përfundon Stephen Moss, autore e raportit.
Re: Fëmijët, më pak të stres nëse luajnë në natyrë
ehe e vertet esht;po ka prinder qe mendojn se po te dalin femijt ne natyr do vriten do rrezohen edhe sdo ndihen rehat kur realisht ndodh e kunderta
Anakonda- V.I.P Anëtarë
- Vendbanimi : Australia
Postime : 31717
Gjinia :
Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha : 34
Hobi : Once Upon A Time
Similar topics
» Kur nuk luajnë prindërit, fëmijët harrojnë lodrat ..
» Fëmijët luajnë me miell në sallon, videoja më e parë në YouTube
» Përse duhet të linden fëmijët nëse Shqipëria do të mbulohet nga plehrat e botës?
» Natyrë, ngjitja drejt “parajsës”
» Balon gome si apartament me pamje në natyrë
» Fëmijët luajnë me miell në sallon, videoja më e parë në YouTube
» Përse duhet të linden fëmijët nëse Shqipëria do të mbulohet nga plehrat e botës?
» Natyrë, ngjitja drejt “parajsës”
» Balon gome si apartament me pamje në natyrë
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi