Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Amarda Toska: Në prezantim në vitin 2013, angazhimet e reja People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Amarda Toska: Në prezantim në vitin 2013, angazhimet e reja People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Amarda Toska: Në prezantim në vitin 2013, angazhimet e reja

2 posters

Shko poshtë

Amarda Toska: Në prezantim në vitin 2013, angazhimet e reja Empty Amarda Toska: Në prezantim në vitin 2013, angazhimet e reja

Mesazh nga WebMaster Thu 15 Nov 2012 - 6:22

Amarda Toska: Në prezantim në vitin 2013, angazhimet e reja Ami-199x300
Për ata që dëshirojnë ta shohin Amarda Toskën në skenën e “Dancing
With the Stars”, duhet të presin vitin 2013. Por gjithsesi ajo nuk
qëndron në hije. Prezanton mbrëmjen gala të festivalit të 13-të të
Filmit Shqiptar dhe sjell tendencën e re të fustaneve të nusërisë në
“Albanin Fashion Week”. Gjithashtu qëndron pranë Ermal Mamaqit për ta
mbështetur në garën e “Kënga Magjike”. Duke u frymëzuar dhe nga titulli i
këngës së tij “Bëj si di vetë”, Amarda zbulon sekrete të vendimmarrjes
së tyre në çift.
Cilat kanë qenë angazhimet e tua këtë periudhë jashtë ekranit?
Kam qenë e fokusuar tërësisht tek “Ami Event”, vend i cili merr një
pjesë të mirë të kohës dhe energjisë sime. Madje sapo mbaroi “Albanian
Fashion Week”, java e modës shqiptare, ku përveçse sponsor ishim
pjesëmarrës me koleksionin e ri të vitit 2013. Pjesa tjetër e punës sime
u dedikohet aktiviteteve artistike private, udhëtimeve, si dhe shijimit
të qëndrimit me familjarët e miqtë. Me pak fjalë më shumë kohë për
veten dhe në shërbim të vetes.
Mbrëmë u shfaqe si prezantuese në natën gala të ndarjes së çmimeve të Festivalit të 13-të të Filmit. Kush ta bëri këtë ofertë?
Ky eveniment ka rëndësi të veçantë për artin tonë kinematografik dhe
mbrëmja gala, ku ndahen çmimet dhe dorëzohen kupat është kurorëzimi i
një pune të madhe 5-vjeçare të shumë artistëve. Ftesën për të qenë
drejtuesja e këtij eventi, e mora nga drejtori i Festivalit të Filmit,
Artan Minarolli, të cilin gjej rastin ta falënderoj. Sigurisht e pranova
me shumë kënaqësi.
I ke ndjekur filmat e këtij festivali dhe cili të ka tërhequr deri në fund?
Në fakt, ka shumë filma, të cilët janë të panjohur për ne dhe që janë
shfaqur gjatë javës së filmit, por mua më shumë më ka pëlqyer filmi
“Besa” (The promise).
Meqë jemi te kinemaja, cili ndër aktorët shqiptarë është më i
preferuar për ty, dhe ti ke dëshiruar ndonjëherë të luash në ndonjë
film?

Robert Ndrenika dhe Tinka Kurti për mua janë emblemat e artit skenik.
Ndërsa unë personalisht nuk e kam pasur ndonjëherë ëndërr në sirtar të
jem aktore, dhe nuk më ka shkuar mendja kurrë të luaj film. Aktrimi
mbetet gjithnjë një tentativë e imja për sa kohë më duhet ta luaj në
daljet e mia skenike.
Këto ditë je përfshirë në emocionet e një tjetër festivali, atij
të “Kënga Magjike”, ku Ermali konkurron me këngën “Bëj si di vetë”. Ti
zakonisht bën si di vetë në vendimet në familjen tuaj, apo i merr
gjithmonë mendim atij?

Përgjigjja është sa relative dhe e përgjithshme në të njëjtën kohë,
sepse ka vendime që më mirë se unë nuk i di dhe nuk i merr dot askush
(të cilat janë më të rralla), ka dhe vendime në familje që lidhen fort
me të dy ne. Por në përgjithësi është fryma e përbashkët dhe uniteti i
vendimeve që na karakterizon si çift.
Po ashtu si çift të dy bashkë ju shohim ndërsa moderoni spektaklin “Dancing with the stars”. Kur pritet të nisë show i ri?
Po në 2013-n i bie…
Jashtë ekranit, cila është jeta juaj si çift tashmë, si e organizoni ditën?
Jeta në çift është një lloj tjetër kënaqësie për ne, sepse dy ditë kurrë
nuk janë njësoj dhe gjithmonë organizojmë diçka ndryshe, për shkak të
punës shpeshherë.
Atëherë nga 1 në 10, sa ndiheni me statusin “të martuar” në mënyrën si e jetoni jetën bashkë?
Nga 1 në 10 e martuar ndihem 10, sepse mendoj që i plotësoj të gjitha
kriteret që i nevojiten një bashkëshorteje (qesh). Pastaj për një
përgjigje më të besueshme ju duhet të pyesni Ermalin…

Burimi: Panorama.com
WebMaster
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 46
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Amarda Toska: Në prezantim në vitin 2013, angazhimet e reja Empty Re: Amarda Toska: Në prezantim në vitin 2013, angazhimet e reja

Mesazh nga Anakonda Thu 15 Nov 2012 - 7:01

kjo esht shum e mir por per tfejum si ka kjo ja lasht zoti sa per numer
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi