Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Përse nuk zihet as me gojë Dom Nikollë Kaçorri, shenjtori i pavarësisë?! People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Përse nuk zihet as me gojë Dom Nikollë Kaçorri, shenjtori i pavarësisë?! People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Përse nuk zihet as me gojë Dom Nikollë Kaçorri, shenjtori i pavarësisë?!

2 posters

Shko poshtë

Përse nuk zihet as me gojë Dom Nikollë Kaçorri, shenjtori i pavarësisë?! Empty Përse nuk zihet as me gojë Dom Nikollë Kaçorri, shenjtori i pavarësisë?!

Mesazh nga WebMaster Tue 20 Nov 2012 - 6:07

Nga Fatos DACI*

Të ndarë, se të ndarë, madje të ndarë kaq keq edhe në ngjarjen më të madhe të historisë së popullit shqiptar, në 100-vjetorin e shpalljes së pavarësisë. Tanimë, nuk janë të ndarë vetëm politika e politikanët, por edhe historia e historianët. Jo vetëm që nuk gjen dy historianë të që të thonë e të shkruajnë të njëjtën gjë, qoftë të vërteta, qoftë të pavërteta, por nuk gjen dhe një të vetëm që t’i thotë të gjitha. Prej muajsh kanë buçitur ekranet televizive, janë mbushur e tejmbushur faqet e gazetave ditore e periodike për këtë ngjarje të rëndësishme nga historianë militantë të partive politike, të cilët historinë janë mësuar ta bëjnë vetëm bardhë e zi. Kam lexuar të gjithë artikujt e shkruar për këtë ngjarje të madhe. Kam ndjekur edhe emisionet televizive në stacione të ndryshme, ku kanë dhënë leksione një apo më shumë historianë, por gjithnjë janë të njëjtët, lajë e thajë vetëm disa, madje edhe dje po ata, edhe sot po ata, se ajo klasë sundon edhe në media, edhe në shtyp, sepse televizionet dhe gazetat janë bërë si klube nate me të njëjtët kodoshë e të njëjtat prostituta. Për më keq, këta që ende nuk po e kuptojnë se sa të bezdisshëm janë bërë për shqiptarët, shtrembërojnë dhe të vërtetat historike, anashkalojnë protagonistët e vërtetë të kësaj ngjarje historike mbarëshqiptare.
E para, në vend që të gjitha komentet të shkojnë për Ismail Qemalin e burrat e tjerë patriotë, të cilët realizuan shpalljen e pavarësisë, ato shkojnë për Ahmet Zogun e shpurën e tij, a thua se jemi në përvjetorët e monarkisë shqiptare. Ky nuk është çasti i Zogut dhe nuk kemi pse të merremi me problemin në se Ahmet Zogu kishte apo nuk kishte merita, ndërtoi shtet ligjor apo nuk ndërtoi shtet ligjor, edhe pse një gjë dihet: nga viti 1912 deri në vitin 1924, kur Zogu mori në dorë shtetin shqiptar kishin kaluar plot 12 vjet shtet shqiptar, në të cilin ishin zbatuar përvojat më të mira europiane e ndërkombëtare për ndërtimin e një shteti ligjor. Herë të tjera, kur të bëhet fjalë për Mbretërinë, le të flasin çfarë të duan, le të shkruajnë çfarë të duan. Tani, jo, se është dita e Qemalistëve, nuk është dita e Ahmetistëve. Edhe ngritja e përmendores së Ahmet Zogut, në këtë 100 vjetor, është pa justifikuar. Në këtë përvjetor të 100-të duhej të ngriheshin përmendore të tjera. E para përmendore, pas Ismail Qemalit, duhej të ngrihej mu në mes të Tiranës për Dom Nikoll Kaçorrin nga Lura e Dibrës, shenjtorin e pavarësisë së Shqipërisë. Pas tij, në kryeqytet duhej të ngriheshin edhe përmendoret e Vehbi Dibrës, Babë Dudë Karburanës, Aqif Pashë Elbasanit, Bektash Cakranit etj.
Së dyti, pothuajse në unision, të gjithë këta tellallë shpalljen e pavarësisë po përpiqen ta paraqesin jo më vetëm si një akt personal të Ismail Qemalit, por edhe si një akt familjar e farefisnor, dhe asnjë herë si një akt kolektiv të të gjithë patriotëve shqiptarë. Madje, shkojnë aq larg, sa thonë e shkruajnë, se gjithë përgatitjet për ngritjen e flamurit na i paska bërë Xhemil Bej Vlora, i cili na paska shpërndarë edhe telegramet e ftesat në të gjitha anët e paska marrë masat e duhura organizative, edhe pse ai vetëm 56 ditë më parë, më 3 të vjeshtës II, pra tetor, kishte përzënë nga shtëpia e tij Ismail Qemalin, për arsye që ne i dimë, por mendojmë që të mos i bëjmë publike në këtë prag feste. Prandaj, ky lloj trajtimi është shtrembërim skandaloz i fakteve historike.
Dita e shpalljes së pavarësisë nuk erdhi si një rrufe nga qielli, as si një dhuratë nga ndokush, as si gjoksfryerje e ndokujt. Për të ardhur deri këtu luftoi Jugu e luftoi Veriu, të gjithë shqiptarët derdhën lumenj gjaku, dhanë mijëra e mijëra jetë, sakrifikuan e bënë heroizma. Lufta e shqiptarëve për liri e pavarësi ka qenë një sakrificë e obligim i kahershëm e shekullor i shqiptarëve, të cilët nuk e hoqën asnjë herë pushkën nga supet. Por, të ngjeshura, të përgjakshme e sakrifikuese qenë veçanërisht vitet 1900 deri më 1912. Në këto vite shqiptarët, si një trup i vetëm luftuan në Qafë-Prush e Qafë-Duhël, në Prizren e Qafë-Morin, Ulqin e Tivar, në Dibër e Lumë, Gostivar, Shkup e Tetovë, në Vlorë e Shkodër, në Plavë e Guci, në Janinë e Follorinë, e ku tjetër jo! Luftëtarët patriotë të Veriut luftuan heroikisht kundër taborreve të Durgut Pashës e Xhavit Pashës. Në këtë periudhë të lavdishme e heroike u mbajt dhe një kongres, Kongresi i Dibrës i vitit 1909, ku morën pjesë mbi 300 delegatë nga të katër vilajetet e Shqipërisë. Gjatë këtyre viteve u shkruan dhe u nënshkruan qindra ultimatume e peticione, u bënë qindra e qindra kërkesa popullore. Në Bukuresht, Sofje, Selanik, Stamboll e gjetkë ishin ngritur, aktivizuar e riaktivizuar klube patriotike, të cilat në përgjithësi shtronin pavarësimin e Shqipërinë dhe arsimin e gjuhën shqipe.
Në anën tjetër miqtë e kohës e aleatët e Shqipërisë, si Austro-Hungaria, Rusia, Italia etj. ishin ngritur në këmbë e ishin bërë pjesë e rezistencës shqiptare dhe e aspiratës së saj për pavarësi, mbështesnin e furnizonin kryengritësit shqiptarë me armë e me para. Paralel me to, ngrinin shkolla shqipe e ndërgjegjësonin shqiptarët për të drejtat e tyre themelore për gjuhë e arsim amtar. Është fakt se të gjithë kryengritësit shqiptarë të këtyre viteve luftonin me pushkë italiane e ruse dhe merrnin rrogat nga parat e tyre. Po këto shtete, veçanërisht Austria lëshonte paratë lumë për të financuar të krishterët verior. Pse i bënin këto? Se u digjej shpirt për Shqipërinë. Jo! I bënin të gjitha këto, se luftonin për sferat e tyre të influencës. Të gjithë ishin kundër perandorisë turke dhe privilegjeve të saj në Shqipëri e Ballkan. Ndaj, donin me çdo mjete sakrificë të dëbonin turqit dhe sigurisht të mendonin për veten e tyre, ashtu si bëhet dhe sot lufta mes fuqive të mëdha, në kurriz të vendeve e popujve të vegjël. Por, duhet pranuar, synimet e tyre, puqeshin me synimet e shqiptarëve, që të shporrej Turqia osmane nga Shqipëria e Ballkani.
Kryengritja më e fuqishme e shqiptarëve në këto vite, qe kryengritja Kurbinit e viteve 1905-1907, të cilën e organizoi dhe e drejtoi Dom Nikollë Kaçorri, kryengritje që lëkundi nga themelet Perandorinë Osmane. Dom Nikolla bashkëpunoi për realizimin e kryengritjes me Dodajt e Reçit, me Mark Doçin në Kthellë të Mirditës, me Shyqyri Koçin në Burgajet të Matit, me Hasan Muglicën në Okshtun të Gollobordës, me Elez Koçin në Ostren, me Pjetër Ndreun në malësinë katolike të Mbishkodrës, Saida Kertushën në Ishëm etj. Kryengritja e Kurbinit gjeti mbështetje të fuqishme e të gjerë popullore në shumë krahina të vendit, si në Mbishkodër, Lezhë, Mirditë, Mat, Dibër, Kurbin, Malësinë e Tiranës, Durrës dhe deri në Kosovë. Pra, për të ardhur deri te 28 Nëntori i vitit 1912, janë dashur shekuj, luftë e sakrifica të pafundme të mbarë popullit shqiptarë dhe të të gjithë prijësve të tij popullorë.
Së dyti, Ismail Qemali erdhi nga Stambolli dhe nga udhëtimi në disa kancelari europiane. Ai zbriti nga vapori në Durrës me shkop në dorë dhe i gjeti gjitha masat e marra. Nikollë Kaçorri, u angazhua me organizimin e njoftimin e delegatëve për pritjen e atyre që vinin prej përtej detit, u interesua dhe siguroi strehimin në shtëpinë e tij, si dhe ndër patriotë e qytetarët e Durrësit, për ushqimin e deri për sigurimin e rrugëtimin e tyre në drejtim të Vlorës, ku do të bëhej mbledhja për shpalljen e pavarësisë. Pra, mbledhja e parisë shqiptare ishte organizuar më së miri nga Dom Nikollë Kaçorri, i cili e priti në Durrës Ismail Qemalin dhe i raportoi se të gjitha masat ishin marrë. Për këtë fakt ka plot dokumente që mund të sillen për argumentim shkencor. Flamuri u vendos të mos ngrihej në Durrës, por në Vlorë për shkak të kushteve dhe rrethanave politike të pafavorshme, sepse divizioni i Xhavid Pashës kishte ardhur deri në Fier, serbët kishin ardhur deri në Shkumbin, grekët kishin ardhur deri në Tepelenë e Himarë, ndërsa Janina dhe Shkodra ishin gati të binin. Madje, për shkak të kushteve të pafavorshme në Durrës, ku kishin zbarkuar forcat serbe me Esat Pashën në krye, u mendua që flamuri të mos ngrihej në Durrës dhe të mos ngrihej më 28 nëntor, po në një kohë tjetër. Ishte Nikollë Kaçorri, i cili këmbënguli që flamuri të ngrihej sa më parë. Është e njohur thënia e tij prej një patrioti të madh e trimi të rrallë: “Në qoftë për të vdekë nesër, të vdesim sot! Flamurin, o sot, o kurrë!”. Dhe ashtu u bë. Përkundër kësaj të vërtete të madhe, mua më habit fakti, pse askush nga këta “historianë” nuk e zë në gojë Dom Nikollë Kaçorrin as si emër e mbiemër? Mbase, se po ta zënë në gojë emrin e tij, diskutimi mbaron, se i vihet vula asaj çfarë ndodhi më 28 Nëntor. Por, kur nuk lënë pa përmendur asnjë nga hyzmeqarët apo nga rojet e të parëve të krahinave të vendit, sikur ishin ata, që organizuan ngritjen e flamurit dhe e realizuan atë, si nuk zënë në gojë as Vehbi Dibrën. Dom Nikollë Kaçorri dhe Vehbi Dibra ishin protagonistë të ngritjes së flamurit dhe të shpalljes së pavarësisë, sepse ata kryesonin edhe dy komunitetet më të mëdha fetare në vend, myslimanizmin dhe katolicizmin. Dhe, kush tjetër mund të ishte më i fuqishëm dhe më i dobishëm se ata?!
Vijon... *Publicist-historian
WebMaster
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 46
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Përse nuk zihet as me gojë Dom Nikollë Kaçorri, shenjtori i pavarësisë?! Empty Re: Përse nuk zihet as me gojë Dom Nikollë Kaçorri, shenjtori i pavarësisë?!

Mesazh nga Anakonda Sat 24 Nov 2012 - 4:42

hmmmmmmm interesante mbeta pa fjal cme then
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi