Pushtimi i Dibrës
2 posters
Faqja 1 e 1
Pushtimi i Dibrës
Sipas kujtimeve të një patrioti partizan
FATOS BAXHAKU
Megjithëse në dhjetor të 1912 ishte arritur një armëpushim i brishtë mes trupave të mbetura osmane dhe armatave serbe që po avanconin në Shqipëri, luftimet vazhduan edhe në muajt e parë të 1913. Në shkurt forcat serbe kishin në zotërim një pjesë të mirë të trojeve shqiptare deri në lumin Shkumbin. Në Verilindje ata hasën rezistencë nga vullnetarët dibranë dhe kuksianë të udhëhequra nga Elez Isufi, ndërsa në Shqipërinë e Mesme ata luftonin kundër shqiptarëve, të cilët ndihmoheshin edhe nga ushtarët e mbetur turq të komanduar nga Xhavit Pasha. Në pranverën e 1913-s, serbët kapërcyen Shkumbinin dhe vazhduan marshimin për në Jug. Më 26 mars të 1913-s të dy ushtritë u përleshën në afërsi të Lushnjës. Osmanët dhe vullnetarët shqiptarë u mundën. Në fillim të prillit, serbët morën Beratin dhe Lushnjën. Vetëm vendimet e Konferencës së Ambasadorëve i detyruan ata që të tërhiqen nga territoret e pushtuara, por ndërkohë territore të gjera në Verilindje dhe Lindje i ishin taksur Jugosllavisë.
Pikërisht për këtë periudhë të mbushur me hutim, gjakderdhje, tradhti, tragjedi, intriga na ka mbetur pas një dëshmi e jashtëzakonshme e një personazhi krejt të veçantë. Ismail Strazimiri është ende fort i njohur në Dibër e Peshkopi. Ai kishte lindur në Shehër të Dibrës në 1869. Ishte pasardhës i një familje të vjetër. Mehdi Frashëri, njohës i mirë i historisë, pat shkruar se Strazimirët ishin vijuesit e Gjergj Strazimir Balshës, një prej fisnikëve të kohës së Skënderbeut. Ismail Strazimiri në fillim ishte anëtar i partisë “Itihad ve Tarikki” të xhonturqve dhe qëndroi me ta për sa kohë ata u dukën sikur po i mbanin premtimet në lidhje me popujt joturq të perandorisë. Në 1909 ishte ndër organizatorët e Kongresit të Dibrës, ngjarje e cila e shpëtoi përfundimisht alfabetin latin të shqipes. Gjatë 1912-s ishte në mal me armë në dorë duke luftuar kundër pushtimit serb. Qeveria e Vlorës e emëroi prefekt të Peshkopisë, post të cilin e mbajti edhe në Dibër gjatë Luftës së Parë Botërore. Edhe më vonë nuk pati aspak një jetë të paqtë. Në 1920 Strazimiri mori pjesë në një kryengritje antiserbe në Dibër. Ishte mbështetës i Fan Nolit gjatë 1924, megjithëse e ndiente se politika e peshkopit ishte e mbushur plot gabime. Ismail Strazimiri doli partizan së bashku me djemtë e tij. U vra nga gjermanët në Sllovë në nëntor 1943. Shumë vetë janë të bindur se ishte dëshmori më i moshuar i Luftës së Dytë Botërore në shkallë botërore.
Në 1931, Ismail Strazimiri shkroi 124 faqe të daktilografuara me kujtime. Kujtimet u ruajtën gjatë në muzeun e Peshkopisë derisa u botuan në Tiranë para dy vjetësh.
Pa rrugë shpëtimi
“…Mbasi prej as ndonji anë nuk priteshe asnji dobi e shpresë, me 27 Nanduer 1912 populli i Dibrës u shtrëngue t’i dorëzohej ushtrisë së rregullshme të Serbisë – shkruan me trishtim Strazimiri – meqenëse s’kishte mbet’ ma tjetër rrugë shpëtimi dhe me kondita që të mos cenohej nderi, pasunija dhe jeta e njeriut. Po në këtë ditë të kobshme Dibra zgjodh dhe çoi si përfaqësuesin e vet z. Myfti Vehbinë për të marrë pjesë në kongresin historik që do të shpallte indipendencën e Shqipnisë”.
Sikurse ndodh rëndom në situata pushtimi serbët nuk vonuan që të gjenin shërbëtorët e tyre vendas, të cilët u ndihnin në administrimin e Dibrës. Këta katër pesë krerë “ishin stërvitë me i sigurue interesat e tyne në dam t’interesave të përgjithshme”.
Mjaftonte vetëm një shkëndijë
Muajt e parë të pushtimit duket se kanë kaluar me një paqe të frikshme. Të dy palët të pushtuar e pushtues dukej se vëzhgonin me kujdes njëri-tjetrin. Porse mjaftonte vetëm një ngjarje e thjeshtë që të ndezte gjakrat.
Strazimiri na rrëfen një histori të tillë: Një patrulle ushtarësh serbë i teket që të grabisë bagëtinë e një fshatari në fshatin Mazhiç në malësinë e Dibrës së Madhe. Brenda pak orësh ngjarja e thjeshtë u shndërrua në një protestë të përgjithshme. Fshatarët rrëmbyen armët kundër serbëve. “Qeveria serbe – kujtonte Strazimiri – menjiherë çoi fuqina të mëdha ushtarake kundër tyne dhe mbasi u banë lufta të rrepta e të përgjakshme në mes t’ushtrisë e t’popullit, u dogj gati krejt krahina, u vranë me qindra njerëz, u grabit pasunija dhe bagëtia, gjithashtu, u cenue nderi dhe u shue jeta e atyne rrzikzive që s’mundën me ikë”.
Lufta, ajo e vërteta po trokiste në prag.
Kryengritja e Dibrës
Në fund të qershorit 1913 malësorët dibranë, jo më shumë se 200 vetë të komanduar nga Halil Kaloshi dhe Selman Alia, ishin të bindur se një sulm i tyre kundër serbëve në Dibër do të mbështetej nga Esat Pashë Toptani dhe Isa Boletini, kështu që po rrinin gati me armët ngrehur. Si pretekst për shpërthimin e kryengritjes ishte pushkatimi nga serbët i 36 personave nga paria e Dibrës të dyshuar si të lidhur me Isa Boletinin. Ditë më pas ishin vrarë edhe disa dibranë të tjerë nga familje të njohura. Kryengritësit shpërthyen në qytet. Dibra u muar relativisht lehtë. Në qytet u krijua një komitet qytetar për vendosjen e rregullit dhe dibranët nisën të avancojnë edhe në drejtim të Shkupit, Manastirit e Gostivarit. Por shpejt u duk se punët nuk ishin edhe aq mirë. Shteti shqiptar ishte mbërthyer nga trazirat e brendshme. Vetëm Ahmet Zogu me një forcë të vogël mbërriti në ndihmë të dibranëve. Por jo vetëm kaq. “Si mbas zakonit tradicional – shkruan Ismail Strazimiri – malësorët u vunë në plaçkitje, qytetarët duke mendue përfundimin e kobshëm të kësaj aventure të rrezikshme zunë me i ngritë familjet dhe nuk po shkojshin ma në ballë të luftës. Selman Alia nga Qidhna, që thoshte se Serbinë do ta dëbojmë deri në Beligrad, u shkëput nga balli i luftës tue thanë se do të shkonte me mbledhë fuqina të reja. Vëllai i tij, Fejzi Alia, po kthehesh në shtëpi me nji tufë bagëti q’i kish rrrëmbye andej…”.
Serbët mobilizina forca të shumta kundër dibranëve. Më 1 gusht 1913 nisi kalvari i dibranëve që zbrazën qytetin. Një ditë më pas Ahmet Zogu u dha urdhër trupave të tij të tërhiqeshin. Rezistenca dukej e kotë. Prijësi Elez Isufi, që asokohe ndodhej në Shkodër, mbërriti me shumë vonesë.
Ende pa hyrë në Dibër, serbët kishin nisur masakrën. U dogjën të gjitha fshatrat që u dilnin përpara. Në Gostivar u masakruan 56 dibranë. Në rrugën mes Ohrit dhe Strugës u mbytën në pleh të lidhur me tel telefoni gjashtë dibranë të tjerë. Një tregtari, Shaqir bej Jegenit, që kthehej nga Manastiri, ku kishte shkuar për punët e tij, ia prenë kokën me bajonetë dhe e hodhën në humnerë.
Dibra u zbraz brenda dy ditësh dhe dibranët e panë veten refugjatë. Streha e vetme mbetej Shqipëria, edhe kjo me një mijë halle mbi kurriz. “Gati të gjithë banorët e qytetit, sikur të krahinave që përfshin Dibra – shkruante Strazimiri – qenë arrtisë e emigure. As nji e njëzeta e qytetarëve s’kishte mbetë në Dibër dhe këta përbajshin nji turmë pleqsh, të shumtët të gjymtuem e të sëmurë”. Në qytet kishin mbetur edhe afër 300 robër serbë, të cilët ishin trajtuar fare mirë nga popullsia. Akti i parë që bëri komandanti serb sapo hyri në qytet ishte vrasja me dorën e tij të kryetarit të bashkisë, Behxhet Agolli. Vetë komandanti vrau edhe 5 anëtarë të parisë që kishin dalë për ta pritur me përulësi. Në qytet serbët masakruan edhe plot të tjerë. Dibra u plaçkit brenda pak orësh.
Karvani i refugjatëve dibranë u vendos në Tiranë dhe Elbasan. Dibranët e uritur u morën nën kujdes nga bashkitë përkatëse. 18 pare bukë për frymë, kaq ishte norma e secilit. Kur Bashkia e Elbasanit u ndërpreu edhe këtë ndihmë, atëherë dibranët u vendosën përfundimisht në Tiranë.
(Për me gjerë shih: Ismail Strazimiri, Lufta kundër pavarësimit të Shqipërisë, Naimi, 2010; Romeo Gurakuqi, Shqipëria 1911-1914, UET Press, Tiranë 1912).

Emona- WebMaster
- Postime : 46759
Gjinia :
Anëtarësuar : 12/03/2010
Re: Pushtimi i Dibrës
qenkan kujtime edhe shkrim vertet interesant
Anakonda- V.I.P Anëtarë
- Vendbanimi : Australia
Postime : 31717
Gjinia :
Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha : 34
Hobi : Once Upon A Time
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi