Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Topi, "Qytetar Nderi" i Dibrës së Madhe People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Topi, "Qytetar Nderi" i Dibrës së Madhe People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Topi, "Qytetar Nderi" i Dibrës së Madhe

Shko poshtë

Topi, "Qytetar Nderi" i Dibrës së Madhe Empty Topi, "Qytetar Nderi" i Dibrës së Madhe

Mesazh nga Vizitor Fri 16 Apr 2010 - 7:40

Topi, "Qytetar Nderi" i Dibrës së Madhe TopidiberShiu i rrëmbyer nuk i pengoi dibranët të dilnin të shumtë në numër për të pritur presidentin Bamir Topi.


Qyteti i Dibrës së Madhe në Maqedoninë veriperëndimore, pak kilometra nga kufiri me Shqipërinë, i rezervoi Presidentit shqiptar një moment të vecantë, shpalljen “Qytetar Nderi”.

“Këto momente janë momente të një emocioni të vecantë. Unë sot jam qytetar i Dibrës”, u shpreh Topi.

Si dibran i sapoadoptuar, Presidenti shqiptar ngriti lart vlerat qytetare të Odës Dibrane.

“Në vitin 1991 vjen në Shqipëri një misionar anglez i LIIB, që kishte shërbyer në këto zona dhe i kishte njohur shumë mirë rregullat e kësaj zone. I mbushur me kujtime dhe emocione, duke iu referuar dibranëve dhe Odës Dibrane ai tha se dy universitete kam kaluar në jetë: universitetin e Oksfordit dhe universitetin e Dibrës. Duke e krahasuar me parlamenti anglez, ai e quante Odën Dibrane një parlament të vërtetë”, theksoi Topi.

Për Presidentin Topi është detyra e politikanëve që të promovojnë vetëm politikat e komunikimit, të miqësisë dhe të harmonisë. Në këtë komunikim sipas tij, një rol të rëndësishëm luajnë edhe rrugët, që afrojnë njerëzit. Presidenti Topi garantoi se qeveria shqiptare do ta ndërtojë rrugën e Arbrit:

“Nga Dibra në Tiranë nuk do të jenë më shumë se 75 kilometra. Ju do e keni më të kollajtë për të ardhur në Tiranë dhe unë do të kem më të lehtë për të ardhur në Dibër”, theksoi Topi.

Në etapën e fundit të vizitës së tij në Maqedoni, Presidenti Bamir Topi e cilësoi vizitën në republikën fqinje si të paharruar, duke theksuar edhe njëherë se e ardhmja e të dy vendeve është në Bashkimin Europian.
Anonymous
Vizitor
Vizitor


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi