Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Mat, 23-vjeçari kapi çiftin "mat", burri dhe dashnori e vrasin People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Mat, 23-vjeçari kapi çiftin "mat", burri dhe dashnori e vrasin People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Mat, 23-vjeçari kapi çiftin "mat", burri dhe dashnori e vrasin

Shko poshtë

Mat, 23-vjeçari kapi çiftin "mat", burri dhe dashnori e vrasin Empty Mat, 23-vjeçari kapi çiftin "mat", burri dhe dashnori e vrasin

Mesazh nga WebMaster Tue 27 Nov 2012 - 4:38

MAT-Një histori banale, në një qytezë ku ajri "soset"
nga opinioni dhe thashethemet, i ka kushtuar jetën një 23-vjeçari.
Fatjon Barmetaj, me profesion kamerier, është bërë dëshmitar i një
marrëdhënieje jashtëmartesore të pronares së lokalit ku ai punonte.
Është paguar nën dorë (sipas babait të viktimës) për të mbyllur gojën,
por kjo nuk ka dhënë garanci. 10 muaj pas këtij episodi, i riu është
rrëmbyer në rrugë, është vrarë dhe më pas është groposur rreth 2 km larg
qytezës ku banonte. Burime zyrtare nga policia bëjnë të ditur, se
ngjarja e rëndë ndodhi në Klos të rrethit të Matit. Mësohet se
23-vjeçari është zhdukur mbrëmjen e së shtunës. Pas denoncimit të
familjarëve, policia ka nisur hetimet. Vetëm pasditen e djeshme u bë e
mundur gjetja e vendit ku ishte groposur viktima. Ekspertët e çështjes
pohojnë se Barmetaj u gjet në breg të lumit Mat, në vendin e quajtur
"Ura e Hasit", në afërsi të fshatit Bershi (në mes të Klosit dhe
Burrelit).

Pas 5 orë gërmimesh me fadromë u nxor trupi i pajetë i
kamerierit. Për zbardhjen e kësaj ngjarjeje, policia ka shoqëruar 10
persona. Ndërsa mbrëmjen e djeshme u arrestua si i dyshuar për vrasje,
Astrit Bojaj nga qyteza e Klosit. Gjatë kohës që po bëheshin gërmime për
nxjerrjen e kufomës, ishte i pranishëm dhe babai i 23-vjeçarit. "Gazeta
Shqiptare", në linjë telefonike mundi të merrte në intervistë Liman
Barmetajn. Babai i të riut tregon me detaje rrethanat e vrasjes së
djalit të tij të vetëm. Ai akuzon publikisht për këtë ngjarje pronarin e
lokalit ku ka punuar djali i tij, Përparim Bojajn, si dhe Fatjon Camin
(i dashuri i gruas së pronarit të lokalit).

Kur është zhdukur djali juaj?
Fatjoni
punonte si kamerier në një lokal të qytezës së Klosit. Rreth orës 21:30
të së shtunës ai ka mbaruar turnin dhe ka dalë nga lokali për të ardhur
në shtëpi. Ne e pritëm deri vonë dhe u shqetësuam shumë. Gjithë natën e
kërkova metë afërm, miq dhe dashamirë të mi, por nuk e gjetëm. Asnjë
nga të afërmit e mi nuk dinte gjë se ku ndodhej im bir. U tronditëm
familjarisht, se kishim frikë për të. E kisha djalë të vetëm.
Çfarë bëtë më pas?

nesërmen (të dielën), rreth orës 08:30 shkova dhe denoncova zhdukjen e
djalit në polici. Tregova çfarë dija për të dhe çfarë problemi kishte.
Kishte ndonjë konflikt në vendin ku punonte djali juaj apo me persona të tjerë?
Fatjoni
nuk kishte probleme në lokalin ku punonte kohët e fundit. Ai kishte
njëproblem në një lokal tjetër ku kishte punuar më parë si kamerier.
Mund të na thoni konkretisht për çfarë bëhet fjalë?
Im
bir është bërë dëshmitar i një marrëdhënieje intime, i një
marrëdhënieje jashtëmartesore. Fati i keq i tij. Ai ka kapur në
flagrancë bashkëshorten e pronarit (grua e martuar me dy fëmijë) me të
dashurin e saj, i cili është banor i qytezës së Klosit.
Si e mësuat ju këtë histori?

erdhi djali në shtëpi dhe më tha: 'Babi, do e lë punën. Nuk punoj më,
se është lokal ku bëhen pisllëqe'. E pyeta se për se bëhej fjalë dhe ai
më tregoi se gruaja e pronarit i kishte dhënë 125 mijë lekë që të mos
fliste për atë që kishte parë.
I mori lekët djali juaj?
Duke qenë se ishte histori e keqe, djali, për të treguar besueshmëri i kishte marrë lekët.
Kur ka ndodhur ky episod dhe pse mendoni se ka lidhje me vrasjen e djalit tuaj?
Kjo
histori banale që i kushtoi jetën tim biri, që nuk kam ku e gjej më
(qan), ka ndodhur para 10 muajsh. Pronari i lokalit dhe vëllai i tij,
por më shumë i dashuri i gruas, nuk besonin se Fatjoni do e mbante gojën
mbyllur. Ata kishin frikë, ndaj vendosën që ta vrisnin.
Kë akuzoni konkretisht për vrasjen e Fatjonit?
Pronarin e lokalit, Përparim Bojaj, dhe dashnorin e gruas së tij, Fatjon Cami.
Burime nga policia pohojnë se për vrasjen e djalit tuaj është ndaluar Astrit Bojaj. Kush është ky?
Astriti është vëllai i Përparim Bojajt. Nuk e di nëse dhe ai ka marrë pjesë në vrasjen e djalit.
Si e gjeti policia vendin ku është groposur djali juaj?
(Qan
me ngulshe). Është puna e policisë se si e gjeti. Është dhimbje aq e
madhe, sa nuk mund ta them. Tani më ka mbetur vetëm vajza. Ndonëse jam
me një mal dhimbje, dua ta falënderoj policinë. Ajo gjeti vendin ku
është groposur djali. Në të kundërt, nuk do ia gjeja trupin kurrë.
Fatjonin e kanë groposur 2 km larg Klosit, dhe e kanë mbuluar me
fadromë. Kemi orë të tëra që po punojmë me fadromë për nxjerrjen e
trupit të tij.
Cili është apeli juaj?
Vrasësit të ndëshkohen nga drejtësia! E përsëris, e kisha djalë të vetëm. Më lanë pa djalë, më thanë krahët. (qan sërish).

(er.nu/Gazeta Shqiptare/BalkanWeb)
WebMaster
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 46
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi