Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Imazhet e traditave dhe kulturave Shqipëtare ndër shekuj People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Imazhet e traditave dhe kulturave Shqipëtare ndër shekuj People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Imazhet e traditave dhe kulturave Shqipëtare ndër shekuj

2 posters

Shko poshtë

Imazhet e traditave dhe kulturave Shqipëtare ndër shekuj Empty Imazhet e traditave dhe kulturave Shqipëtare ndër shekuj

Mesazh nga Єямєℓiиdå Fri 30 Nov 2012 - 0:02

1-Arkitektura e vjetër perëndimore
Rruga Kol Idromeno në Shkodër, por më shumë njihet me emrin Pedonalja. Ndërtesat në të dyja anët e saj janë ndërtuar në stilin Venecian, çka e bën këtë pjesë të qytetit mjaft të vizituar nga tursitët e huaj.

2-Krenari historike
Memoriali i Heroit Kombëtar të Shqipërise, Gjergj Kastriot Skënderbeu, në qytetin e Lezhës. I ndërtuar në vitin 1982 në rrënojat e një kishe të vjetër, dhe i pasuruar nga gërmimet arkeologjike të viteve të fundit, nga ekspedita shqiptaro-gjermane, është kthyer në një nga vendet më të vizituara nga shqiptarët që jetojnë jashtë kufijve.

3-Qyteti i 1001 dritareve
Berati, ose siç quhet ndryshe qyteti i 1001 dritareve. Në vitin 2008 ai u shpall pjesë e Trashëgimisë Kulturore Botërore e mbrojtur nga UNESCO. Jo vetëm arkitektura e veçantë e qytetit, por edhe Kalaja përbën mjaft interes, për shkak se brenda saj mund të shohësh gjurmët e një kulture të lashtë dhe gjurmët që kanë lënë pushtuesit e shumtë të saj.

4-Monumente të harruar
Amfiteatri Romak i Durrësit. Arena antike 2700 vjeçare u zbulua nga arkeologët shqiptarë në vitin 1966. Pavarësisht vlerave të mëdha historike, pas viteve 90' zona përreth amfiteatrit ka pësuar dëmtime për shkak të ndërtimeve pa leje. Fatin e tij e kanë pasur edhe shumë monumente të tjera në Durrës dhe në qytete të tjera të Shqipërisë.

5-Trashëgimia kulturore
Kisha e Shën Nikollës në Voskopjë, në jug-lindje të Shqipërisë. Në Mesjetë ka qenë një qytet i rëndësishëm me 30 mijë banorë, një akademi, bibliotekë, shtypshkronjë dhe 24 kisha. Luftrat e shumta e kanë shkatërruar dhe sot ka mbetur shumë pak nga kjo trashëgimi. Vetëm 8 kisha mund të presin vizitorë dhe besimtarë.

6-“Pallati mbretëror”
Pallati Mbretëror në Durrës. Në vitin 1927 kur u ndërtua u quajt "Rezidenca Presidenciale", më pas me shpalljen e Monarkisë në 1928, ndërtesa u quajt "Vila mretnore". Ajo është e famshme për mermerin e saj blu dhe sallonin madhështor, por tashmë këto kanë mbetur vetëm në celuloid, apo në kujtesën e njerëzve që e kanë parë. Gjatë revoltës popullore të vitit 1997 pallati u bastis dhe u shkatërrua.

7-Harmonia fetare
Kjo kishë katolike dhe xhami, që qëndrojnë pranë njëra- tjetrës në qytetin e Shkodrës, dëshmojnë më së miri bashkjetesën fetare në Shqipëri. Mes katër grupeve fetare tradicionale në Shqipëri, muslimanëve, bektashinjve, të krishterëve ortodoksë dhe atyre katolikë, nuk ka pasur asnjëherë konflikte.

8-“Armiqtë e padukshëm”
Shqipëria e varfër komuniste në fillim të viteve 70' filloi ndërtimin e bunkerëvë në mbarë territorin e vendit. Miliona dollarë u harxhuan për masat mbrojtëse ndaj "sulmeve të papritura të armiqve" të regjimit. Sot bunkerët shërbejnë si atraksion për turistët dhe përdoren nga qytetarët, të cilët shesin hekurin e tyre për skrap.

9-Tradita artizanale
Punimet artizanale janë një prej veçorive të kulturës dhe etnografisë që kanë shenjuar identitetin shqiptar në periudha të ndryshme të historisë. Sipas karakteristikave të zonave ku janë zhvilluar këto punime janë një tregues i pasurisë shpirtërore të shqiptarëve. Punimet artizanale në Shqipëri janë të pakta dhe tregu i suvenireve është i pushtuar nga kopje të prodhuara në Turqi apo Kinë.

10-Një Oktoberfest në Korçë
Ambasadorja gjermane në Tiranë Carola Müller- Holtkemper dhe Kryetari i Bashkisë së Korçës, Niko Peleshi, hapin zyrtarisht Festën e Birrës në Korçë. Gushti i këtij viti shënoi herën e 6-të të organizimit të festës. Nga viti në vit është shtuar edhe numri i vizitorëvë në qytetin jug-lindor të Shqipërisë, të cilët rrëkëllejnë gotat me birrë ashtu si në Oktoberfest-in bavarez.

77News
Єямєℓiиdå
Єямєℓiиdå
WebMaster
WebMaster

Postime Postime : 17963
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 09/10/2010
Mosha Mosha : 39
Hobi Hobi : Muzika, leximi & noti

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Imazhet e traditave dhe kulturave Shqipëtare ndër shekuj Empty Re: Imazhet e traditave dhe kulturave Shqipëtare ndër shekuj

Mesazh nga Anakonda Sat 25 May 2013 - 19:56

2-Krenari historike
Memoriali i Heroit Kombëtar të Shqipërise,
Gjergj Kastriot Skënderbeu, në qytetin e Lezhës. I ndërtuar në vitin
1982 në rrënojat e një kishe të vjetër, dhe i pasuruar nga gërmimet
arkeologjike të viteve të fundit, nga ekspedita shqiptaro-gjermane,
është kthyer në një nga vendet më të vizituara nga shqiptarët që jetojnë
jashtë kufijve.
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi