Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Speci djegës, aleati i dimrit People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Speci djegës, aleati i dimrit People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Speci djegës, aleati i dimrit

Shko poshtë

Speci djegës, aleati i dimrit Empty Speci djegës, aleati i dimrit

Mesazh nga T_o_n_i Thu 13 Dec 2012 - 2:49

Speci djegës, aleati i dimrit

Mes ushqimeve të stinës është “vaksina” kundër sëmundjeve të të ftohtit: përveçse energjik, ndihmon tretjen dhe nxit sekretimin e lëngjeve të stomakut.

Hapi i parë për t’u mbrojtur nga sëmundjet e ndryshme stinore, e sidomos gjatë dimrit është ushqyerja në mënyrën e duhur dhe të shëndetshme. Erëzat, e sidomos speci djegës janë elementë energjikë kundër të ftohtit. Duke e përzierë me ushqime ose me vaj ulliri, speci djegës ndihmon në tretjen e ushqimeve falë veprimit nxitës të lëngjeve të stomakut. Por jo vetëm kaq: sipas disa studimeve, duke konsumuar rregullisht spec djegës ndihmoni trurin të çlirojë endorfinën, hormoni që jep ndjesinë e mirëqenies dhe ka efekt analgjezik. Për këto karakteristika, speci djegës këshillohet në parandalimin e artritit dhe reumatizmit.

Një aleat i fortë

Bonifikues dhe energjik, sipas mjekësisë indiane është i jashtëzakonshëm për të përballuar të ftohtin e dimrit. Dhe kjo nuk është e gjitha: duke qenë se është i pasur me vitaminë C, speci djegës rekomandohet edhe si forcues i mbrojtjeve dhe si antioksidant, ndërsa kapsaicina, substanca që i jep shijen karakteristike pikante, ndihmon në rregullimin e tensionit dhe për të ulur nivelin e kolesterolit në gjak. Përveç kësaj, speci djegës këshillohet si masazhues (spec djegës me vaj ulliri) në rast dhimbjesh muskulore. Duke e përdorur çdo ditë kuroni dhimbjet e mesit dhe artritin.

Specat djegës eliminojnë yndyrat

Kush dëshiron të dobësohet mund të provojë t’ia arrijë qëllimit me speca djegës, sepse ato rrisin temperaturën e trupit dhe në këtë mënyrë çlirojnë metabolizmin, oksidimin e yndyrave dhe shpenzojnë energjinë. Kjo është edhe arsyeja që së shpejti do të hidhet në treg një produkt i ngjashëm me specin e djegës, por pa shijen pikante, “Dtc”, i cili së fundmi ka qenë edhe objekt i një studimi nga dietologët e Qendrës për Ushqyerjen e Njeriut, të cilët u kërkuan 30 personave që kishin vendosur të mbanin një dietë hipokalorike të lëngshme për një muaj, të pinin edhe një kokërr “Dct”. Më pas dietologët u kërkuan atyre të verifikonin temperaturën e trupit pas çdo vakti. Kështu ata zbuluan se kush pinte një kokërr “Dct” kishte një shpenzim dyfish energjie në krahasim me ata që nuk e pinin dhe diferenca ishte e dukshme për disa orë pas vaktit.

“Receta” kundër dhimbjeve

Vaji i specit djegës ka veti të zhdukë efektet negative të lagështirës në kocka dhe artikulacione. Mund të përgatitet në shtëpi, duke e ngrohur në një banjë me ujë të ngrohtë 25 gramë lanolina (mund ta blini në farmaci) bashkë me 125 gramë vaj soje. Pasi të ftohet, mund të shtoni vajin esencial të mentës (5 pika) dhe specin djegës pluhur (5 gramë), duke shkrirë konsistencën e preparatit me ujë të distiluar. Pasi të keni përftuar përgatesën lëreni në frigorifer dhe fërkoni artikulacionet sa herë t’u dhembin, gjithnjë pas dushit të darkës. E njëjta përgatesë mund të përdoret edhe kundër celulitit. Por bëni kujdes: nuk mund ta përdorni kur vuani nga “brishtësia e kapilarëve”. Lajini mirë duart pasi ta keni përdorur, për të shmangur çdolloj kontakti me lëkurën.
T_o_n_i
T_o_n_i
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Tirane
Postime Postime : 18036
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 30/05/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi