“Pse më vonohen?” Arsyet e vonimit të menstruacioneve kur nuk jeni shtatzëne
3 posters
Faqja 1 e 1

Vonesa e menstruacioneve mund të shkaktojë panikë të paparë ose gëzim të pabesueshëm. Gratë që përpiqen të bëhen nëna, me gëzim të madh do ta kishin pritur vonesën e periudhës menstruale, por të gjitha të tjerat nuk do të ishin aspak të kënaqura.
Arsyet për vonimin e menstruacioneve
Shtatzënia nuk është arsyeja e vetme për vonesën e gjakderdhjes menstruale. Shumë faktorë ndikojnë në ciklin tuaj dhe mund ta “zhvendosin” menstruacionin i cili është kyç për shëndetin reproduktiv femëror. Ja se çfarë mund të sjellë në vonesën e periudhës menstuale:
Stresi
Stresi ndikon në nivelin normal të hormoneve në organizëm dhe mund të ndikojë që ovulacioni të vonohet, e nga kjo edhe menstruacionet. Ndryshimet e mëdha në mënyrën e jetesës dhe ngjarjet stresuese (ndarja, probleme në punë, vdekje, sëmundje në familje..) e rrisin nivelin e kortizolit – stres hormonit në trupin tonë, i cili ndikon mbi sekretimin e hormoneve estrogjen dhe progesteron. Ndryshimi i niveleve të hormoneve ndikon në vonesën e menstruacioneve.
Ndryshime drastike në peshën trupore.
Nëse në kohën e fundit keni qenë në dietë strikte dhe për kohë të shpejtë keni ulur peshën trupore, ose keni ngrënë pa masë dhe shumë shpejtë keni ngritur peshën, është e mundur që të ballafaqoheni me menstruacione jo të rregullta. Shanset për vonesë të menstruacioneve rriten edhe nëse keni peshë ekstreme të ulët ose të lartë.
Çrregullim në të ushqyerit.
Gjendje të caktuara të lidhura me çrregullimin në të ushqyerit, si që është bulimia ose anoreksia, në mënyrë serioze ndikojnë në periudhën menstruale.
Ushtrimet intenzive fizike.
Ushtrimet fizike sjellin përfitime shëndetësore, por nëse jeni grua, moderimi është shumë me rëndësi. Stresi fizik i shkaktuar nga ushtrimet intenzive shpesh herë shkakton çrregullim në balansin hormonal. Menstruacionet e çrregullta janë paraqitje e shpeshtë tek sportistet.
Mosha
Ekzistojnë dy periudha në jetën e femrave që karakterizohet me menstruacione jo të rregullta:
Puberteti
Ciklet jo të rregullta janë karakteristike për adoleshentet. Menstruacionet e para tek shumica e tinejxhereve janë të çrregullta – ndonjëherë fillojnë më herët, ndonjëherë vonohen; ndonjëherë zgjasin më shumë, e ndonjëherë më pak. Në disa raste janë të nevojshme edhe disa vite që hormonet të cilat e kontrollojnë menstruacionin të arrijnë balans.
Perimenopauza dhe menopauza
Ndryshimet në rregullsinë e menstruacionit shpesh herë janë shenjë se po ofrohet menopaza. Kalimi në menopauzë, i cili quhet perimenopauzë, karakterizohet me cikle menstruale të paparashikuara. Menopaza ndodhë pasi që të kalojnë 12 muaj nga menstruacioni i fundit.
Gjendje të caktuara shëndetësore si:
Sindromi i vezorëve policistik;
Endometrioza;
Probleme me gjëndrrën tiroide.
Sëmundje, operacion dhe marra e medikamenteve ose tabletave kontraceptive.
Disa medikamente dhe tableta për kontracepcion shkaktojnë vonesë të menstruacioneve ose ndryshime në kohëzgjatjen e tyre. Në raste më të rralla mund të vije deri tek ndërprerja e plotë e cikluseve. Gjithashtu, për menstruacion të parregullt mund të ndikojë edhe paraqitja e sëmundjeve më serioze, sëmundjeve kronike ose ndonjë intervenim kirurgjik.
Gjidhënia ose niveli i lartë i prolaktinës.
Niveli i lartë abnormal i prolaktinës në organizëm mund të sjellë në menstruacione jo të rregullta ose mungesë të tyre. Shumë gjidhënëse nuk kanë menstruacione të rregullta derisa nuk ndalojnë duke dhënë gji.

T_o_n_i- V.I.P Anëtarë
- Vendbanimi : Tirane
Postime : 18036
Gjinia :
Anëtarësuar : 30/05/2009
Re: “Pse më vonohen?” Arsyet e vonimit të menstruacioneve kur nuk jeni shtatzëne
Tono qenka me ato eeeeeeee
dajti modh- V.I.P Anëtarë
- Postime : 17309
Gjinia :
Anëtarësuar : 19/01/2010
Re: “Pse më vonohen?” Arsyet e vonimit të menstruacioneve kur nuk jeni shtatzëne
dale more dale ...se sjam si ty un...qe kur te vjen b... pisk kap e lexon ...un informohem cdo dite [You must be registered and logged in to see this image.]
T_o_n_i- V.I.P Anëtarë
- Vendbanimi : Tirane
Postime : 18036
Gjinia :
Anëtarësuar : 30/05/2009
Re: “Pse më vonohen?” Arsyet e vonimit të menstruacioneve kur nuk jeni shtatzëne
na nje birre i here po varja se ato jane punet e zotit
dajti modh- V.I.P Anëtarë
- Postime : 17309
Gjinia :
Anëtarësuar : 19/01/2010
Re: “Pse më vonohen?” Arsyet e vonimit të menstruacioneve kur nuk jeni shtatzëne
Aman shyqyr qe te kemi o T-o-n-i [You must be registered and logged in to see this image.]
Єямєℓiиdå- WebMaster
- Postime : 17963
Gjinia :
Anëtarësuar : 09/10/2010
Mosha : 39
Hobi : Muzika, leximi & noti
Similar topics
» Miqtë e mi cfarë tipi jeni, a jeni person qe preferoni te falni apo jeni hakmarrës??
» Ashtu si jeni në krevat jeni edhe në lidhje
» Arsyet pse te duam jeten.
» Interneti i bën keq shëndetit. Ja arsyet
» Avokado dhe arsyet e konsumumit

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi