Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Mirëmëngjes Shtirje! People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Mirëmëngjes Shtirje! People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Mirëmëngjes Shtirje!

Shko poshtë

Mirëmëngjes Shtirje! Empty Mirëmëngjes Shtirje!

Mesazh nga WebMaster Mon 24 Dec 2012 - 23:46

Për tu pranuar, ti je i detyruar të fshish nga norma e sjelljes konceptin e të sinqertës, sepse tërësia e normave të sjelljes në qytetin tim është zëvendësuar nga tërësia e normave të shtirjes
Rrugës, kthehesh në shtëpi, brenda atyre katër mureve, duke menduar e duke ëndërruar, gjithmnjë i vetmuar; sepse fëmija brenda teje është ai i zhurmëshmi, egoisti, ai që s'ka as ëmbëlsi as durim, ai që nuk është në gjendje as që, njëlloj si kafsha, si qeni apo macja, të bëhet konfidenti i vuajtjeve të shtirjes. Jona Neziri

Është e çuditshme se si gjithmonë kur zgjohemi në mëngjes, i kemi vetëm dy mundësi: ta fillosh ditën i lumtur, ose ta fillosh ditën i mjerë. Synimi themelor i qenies njerëzore është lumturia, andaj që në fillim protagonistët e ngjarjeve të qytetit tim edhe pse të mjerë, e fillojnë ditën si të lumtur. Këtë e bëj dhe unë. (Me përjashtim të ditëve kur kam ujë në mëngjes të kryej normal nevojat e mia, por kjo nuk ndodh).

I afrohem lavamanit, shoh në pasqyrë një fytyrë të lodhur nga lodanumi imagjinar, ca veshë të mpirë nga Vauvenarguesë artificialë dhe një hundë që qëndron dhe larg punëve të veta nganjëherë. (Por, që në të vërtetë, ekzistojnë hundë të tjera që mishërohen me hundën tënde -edhe pse ti nuk ja ke pikën e idesë- e futen bashkë me fytyrën tënde në...m-muhabete me shpirtëra endacakë që kurrë nuk gjetën një trup; janë gjithmonë në kërkim).

Rrëmuja e vërtetë, në fakt, zbulohet pasi të kesh kaluar pragun e shtëpisë. Gjersa brenda mureve ti gjen forcën ta ngushëllosh veten, jashtë nuk të ndihmojnë dot as vargjet e Radiohead ose melodia e Tom Waitsit, të cilën nuk e meriton kaosi që ke përballë. Megjithatë, një palë vokmenë veshëve, të mbajnë gjallë edhe për pak orë.

Në mungesë të shumë gjërave përreth, vëren që ajo esencialja është mungesa e etikës. Në shenjë përkujtese, hap fjalorin me shumë dandalle, dhe lexoj me zë të lartë: "ETIKA; Tërësia e normave të sjelljes, morali i një shoqërie, i një klase të caktuar a i një grupi shoqëror". Sikur kjo fjalë është fshirë nga koka e pjesëtarëve të një turme trupkërkonjëse, e sikur çdonjëri prej tyre -si një krijues madhështor budallallëqesh- të mban leksione veshjeje, muzike, letërsie, diplomacie e politike. (Brumbuj që burimin e vetëm informacioni e kanë internetin, edhe atë janë të informuar pjesërisht.)

E në rast se ti fillon t'i kundërshtosh skematizimet e tyre, ti quhesh njeri i zhurmshëm, tekanjoz, egoist, kafshë, ngaqë lartmadhërinë e tyre duhet ta përqafosh, për tu bërë dhe ti pjesë e një qarku të caktuar. Për tu pranuar, ti je i detyruar të fshish nga norma e sjelljes konceptin e të sinqertës, sepse tërësia e normave të sjelljes në qytetin tim është zëvendësuar nga tërësia e normave të shtirjes. Po, të shtirjes. (Sa më i shtirur të jesh, aq më shumë adhurues do kesh). E, "në qoftë se nuk je i aftë të zhytesh në turmë; të ndjesh kënaqësi nga kjo është art më vete; dhe vetëm ai të cilit fatet i kanë dhuruar që në djep prirjen për t'u maskuar, urrejtjen për jetën shtëpiake dhe pasionin për udhëtime, mund të tallet paq dhe të bëj qejf me gjininë njerëzore".

Pasi vëren çdo gjë e asgjë brenda një qyteti (Qyteti i Shtirjeve), nuk të mbetet asgjë përpos t'ia futësh vetes sasinë e injeksionit "Che" (sipas Enciklopedisë Botërore të Ilustruar: "Che" (amerikanizëm), do të thotë injeksion i cili përdoret për t'u nxitur gëzimi, admirimi dhe dhembja), për t'i mbijetuar jetës qytetare (jonjerëzore) e për t'u ngritur dhe në një mëngjes tjetër ku do synosh lumturinë. (!!)

Rrugës, kthehesh në shtëpi, brenda atyre katër mureve (ku vetëm aty ndihesh komod, jo i shtirur), duke menduar e duke ëndërruar, gjithmnjë i vetmuar; sepse fëmija brenda teje është ai i zhurmëshmi, egoisti, ai që s'ka as ëmbëlsi as durim, ai që nuk është në gjendje as që, njëlloj si kafsha, si qeni apo macja, të bëhet konfidenti i vuajtjeve të shtirjes.

Jona Neziri
WebMaster
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 46
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi