Ilaçet e tensionit dhe sëmundjet e zemrës, Kanceri dhe pasojat
Faqja 1 e 1

Njerëzit që vuajnë nga tensioni i lartë i gjakut shpesh marrin ilaçe për uljen e tij. Por një studim i kohëve të fundit tregon se ilaçe të tilla vlejnë edhe për edhe personat që kanë tension normal të gjakut por që vuajnë nga zemra. Ky studim u krye në klinikën e Klevelandit dhe tregon se nga dy ilaçet kryesore që përdoren kundër tensionit të lartë të gjakut Amlodipina dhe Enalaprili, Amlodipina u tregua më e efektëshme për pakësimin e rrezikut të goditjeve në zemër tek personat që vuajnë nga zemra por që kanë tension normal të gjakut. Mjeku Steven Nissen pranë klinikës së Klevelandit thotë se tani për tani askush nuk mund të rekomandojë ilaçe për uljen e tensionit të gjakut për një person, tensioni i gjakut të të cilit është më i ulët se 13. Por kjo praktikë mund të ndryshojë, po të kihen parasysh rezultatet e studimit që tregojnë se pacientët me sëmundje të zemrës që kanë tension normal të gjakut, që është 13 me 8, mund të përfitojnë nga ilaçet që u jepen pacientëve me tension të lartë gjaku. Doktor Nissen thotë se gjatë studimit u vu re një pakësim prej 31 përqindësh i rrezikut të goditjeve në zemër, bllokimit të artereve, vdekjeve, shrimit në spitale për dhimbje në gjoks ose nevojës për angioplasti ose operacione bajpass. Ky studim zgjati 2 vjet dhe në të u përfshinë rreth 2 mijë pacientë me sëmundje koronare por me tension normal të gjakut. Doktor Nissen thotë se pacientët u ndanë në 3 grupe. Një grup u trajtua me ilaçe të zakonëshme, grupi i dytë me Amlodipinë dhe i treti me Enalapril. Amlodipina dhe Enalaprili janë ilaçe kundër tensionit të gjakut, por me efekte të ndryshme. Studimi nga ana e mjekëve të klinikës së Klevelandit tregon se Amlodipina u tregua më i efektshëm për pacientët e sëmurë nga zemra por që kanë tension normal të gjakut. Doktor Nissen thotë se tek pacientët me tension normal gjaku që morrën ilaçin Amlodipin, shkalla e tensionit thuajse nuk ndryshoi ndërsa rreziku i goditjeve në zemër u pakësia me 30 përqind. Ekspertët thonë se ky është studimi i parë që tregon se ilaçet kundër tensionit të lartë të gjakut aktualisht mund të ngadalësojnë krijimin e plakëzave të gjakut në arteret e zemrës. Dihet se këto pllakëza kur shtohen bllokojnë qarkullimin e gjakut duke shkaktuar goditje në zemër dhe vdekje.
Kanceri
Një studim i kohëve të fundit tregon se njerëzit që mbijetojnë kancerin ndeshen shpesh me probleme të tjera, përfshi efektet anësore të rezatimit, dhimbjet kronike dhe frikën e rishfaqjes së sëmundjes. Për këtë arsye, ekspertët tashmë po punojnë për hartimin e një plani mbarë kombëtar për plotësimin e nevojave të veçanta që kanë njerëzit që preken nga kanceri. Ndërkohë sipas statistikave, rreth 1 milionë amerikanë parashikohet të preken këtë vit nga kanceri dhe më shumë se 500 mijë veta pritet të vdesin, por ka edhe mbi 9 milionë të tjerë që mbijetojnë dhe shërohen nga kjo sëmundje. Kur Jay dhe Esther Goldberger filluan jetën e tyre të përbashkët, ata as që e kishin menduar se do të ndesheshin me kancerin. Në moshën 27 vjeçare, Jay u diagnostikua me tumor në kokë. Mjeku i parë i tha se tumori ishte me pasoja fatale. Jay gjeti një doktor tjetër, i cili i ofroi një trajtim, që nuk do të ishte i lehtë. 14 muaj kimoterapi, reze dhe agoni, tregon Jay.“Ata më thanë se do ndjeja dhimbje në gojë, por nuk më thanë se dhimjet do të përfshinin gjithë rrugët e tretjes. Mjekët e kishin paralajmëruar se si pasojë e trajtimit, ai do të sterilizohej. Prandaj para fillimit të trajtimit, mjekët i morrën spermë për ta ruajtur. Dhe ditën që bashkëshortja e tij Esther lindi dy vajzat binjake, Jay shpalli se tumori ishte zhdukur. Ai ishte shëruar. Por pastaj erdhi lajmi tmerrshëm. Esther kishte kancer. ”M’u duk sikur bota u përmbys, thotë ajo, sikur sheh një ëndër të keqe dhe pret që dikush të zgjojë.” Por Esther thotë se kishte mësuar nga përvoja e Jayit dhe kjo njohuri ia bëri më të lehtë, pasi sëmundja ishte e frikëshme, por të paktën ajo e dinte se edhe mund të shërohej.Jeta për ta tani është e mirë, por ata u ndeshën edhe me shumë gjëra të paparashikueshme siç janë efektet anësore të trajtimit, problemet me kompaninë e sigurimeve shëndetsore dhe me frikën se kanceri mund të rishfaqej. Këto janë probleme që ndeshen miliona mbijetues të kancerit. Ekspertët e këtyre sëmundjeve tashmë po punojnë për hartimin e një plani mbarë kombëtar për plotësimin e nevojave të veçanta që kanë njerëzit preken nga kjo sëmundje. Ekspertët thonë se çështjet që ende nuk trajtohen si duhet për këta pacientë janë si t’i bëjnë ballë dhimbjeve kronike, depresionit dhe mundësisë për një jetë cilësore.

Alberti- Legjendë
- Postime : 41743
Gjinia :
Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha : 36
Hobi : Tenisi
Similar topics
» Sëmundjet vdekjeprurëse dhe fëmijët, Ilaçet dhe kostoja e tyre
» Studim mbi sëmundjet e zemrës
» Sa i njihni sëmundjet e zemrës?
» Grindjet martesore dhe sëmundjet e zemrës
» Peshku parandalon sëmundjet e zemrës

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi