Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Disa bimë që ndihmojnë për një frymëmarrje të freskët People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Disa bimë që ndihmojnë për një frymëmarrje të freskët People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Disa bimë që ndihmojnë për një frymëmarrje të freskët

Shko poshtë

Disa bimë që ndihmojnë për një frymëmarrje të freskët Empty Disa bimë që ndihmojnë për një frymëmarrje të freskët

Mesazh nga Alberti Tue 8 Jan 2013 - 11:06

Disa bimë që ndihmojnë për një frymëmarrje të freskët

Nga vaji i mentës e deri te çimçakizi me përbërësit e lëvores së Manjolias, Barbara Lantin, një studiuse bakteriologe amerikane na tregon alternativat e trajtimit për uljen e aromës së pakëndshme të frymëmarrjes.

Majdanozi i freskët: Nëse ju përtypni këtë barishte në sasi të vogla, nuk do të lejoni që njerëzit të kthejnë kokën nga ana tjetër kur ju filloni për të flisni, për shkak të aromës jo të këndshme të frymëmarrjes, sidomos kur sapo çoheni nga gjumi. Majdanozi përmban disa përbërës antibakterialë të cilat largojnë mikrobet e dëmshme që gjenden në gojë.

Rrëshira: natyrale disa përbërës antiseptikë të cilët ulin nivelin e aciditetit në gojë. Të përtypësh këtë përbërës ndihmon në reduktimin e baktereve që shkaktojnë aromën e keqe. Shpëlarës antibakterial.
Një gargarë çdo mëngjes me një përbërës antibakterial do të ndihmonte për largimin e shijes së pakëndshme të gojës, po ashtu edhe të frymëmarrjes më aromë të keqe. Këto shpëlarës janë të dobishëm edhe për dhëmbët tuaj.

Jogurti i freskët:Studimet kanë treguar se jogurti i freskët ul nivelin e hidrogjen sulfiteve, të cilat prodhohen nga bakteret në gojë dhe shkaktojnë një aroma të pakëndshme. Bakteret Lactobacillus bulgaricus dhe Streptocoçus thermophilus që gjenden te jogurti asgjësojnë bakteret e “këqija në gojë”.

Shpëlarja më soda:T’i lash dhëmbët me soda apo soda bikarbonat, ndihmon në uljen e aciditetit në gojë i cili shkakton shijë të thartë dhe aromë të pakëndshme të frymëmarrjes. Studimet e publikuara në vitin 1996 dhe në 1998 kanë treguar se pastat e dhëmbëve që përmbajnë 20 për qind soda reduktojnë aromën e keqe të gojës për rreth tre orë.

Vaji i mentes juhjjjjj isa praktikues të shëndetit natyral besojnë se tabletat me vaj mente e mbajnë gojën tuaj të freskët. Po këtë konkluzion treguan edhe studimet e mëtejshme të shkencëtarëve.

Farat e koprës:Përtypja apo mbajtja në gojë për pak kohë e farave të koprës pas ngrënies së mëngjesit ka qenë një mënyrë tradicionale për të mbajtur aromën e gojës të freskët. Studimet kanë treguar se kopra përmban disa përbërës antibakterialë.

Majdanozi :P ërbërës antibakterialë gjenden të vaji i majdanozit dhe vaji i lulediellit. Shkencëtarët dhe studimet kanë rezultuar në publikime thuajse kontradiktore lidhur me këto produkte nëse sjellin aromë të mirë apo të keqe të gojës. Megjithatë studimet treguan se majdanozi përmban përbërës antibakterialë.

Çimçakizi me manjolia:Lëvorja e kësaj bime përmban disa elementë të cilët ndihmojnë në trajtimin e të vjellave, tretjen dhe rregullimin e ciklit menstrual. Studime të tjera kanë treguar se ajo ndihmon për një frymëmarrje të freskët.

Pastruesit e gjuhës:Bakteret që shkaktojnë aromën e pakëndshme të frymëmarrjes qëndrojnë në gjuhën tuaj, prandaj është e nevojshme që ajo të pastrohet vazhdimisht.

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 36
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi