Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Bibla dhe Letersia shqiptare People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Bibla dhe Letersia shqiptare People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Bibla dhe Letersia shqiptare

Shko poshtë

Bibla dhe Letersia shqiptare Empty Bibla dhe Letersia shqiptare

Mesazh nga WebMaster Wed 11 Nov 2009 - 11:40

Të shkruash, padyshim që është bukur, një mision i vështirë, fisnik dhe gjithësesi një art, i cili mbetet tepër i fuqishëm për ndërgjegjen.Eliaz Bushaj, nëse do ta cilësonim krijues, unë pa asnjë ngurim do ta vlerësoja së pari si një shkrimtar iniciator, ku historia jonë kombëtare shkrihet në mënyrë harmonike me artin e letërsisë.
Romani i Eljaz Bushajt, me një titull mjaft sinjifikativ “Postribi”, është një krijim sa i guximshëm aq dhe novator, sa orgjinal aq dhe i veçantë.Vepra e merr materialin e ndertimit të saj artistik nga një realitet mjaft i njohur në historinë moderne shqiptare, Kryengritja e Postribës në vitin 1946 dhe përmes një abstragimi evolues dhe personazhesh konkret, nderton një roman artistik, duke proceduar thjesht përmes një rrëfimi të sinqertë dhe dinamik të protagonistit me emrin mjaft shprehës dhe domethënës Postribi.
Romani përshkohet nga skena tepër të realizuara me sfond të theksuar historik të Malësisë së Veriut e në menyrë të veçantë të zonës së Postribës, e njohur tashmë si e vetmja zonë që guxoi të ngrihet me armë kundër instalimit monstruoz të diktaturës komuniste me të egër të Evropës.
Romani është shkruar me një stilt të thjeshtë, por tepër dinamik, të kuptueshëm dhe me ngjyrime mjaft mbresëlënëse artistike. Romani krijon një atmosferë mahnitëse të zonës së Veriut , dhe veçanërisht të Malësisë së Postrtibës. Skenat e romanit janë mahnitëse, plot dinamizëm dhe dritë, plot vlera artistike dhe historike me gërshetime të rralla të artit me historinë tonë kombëtare.
Autori ka bërë një kujdes të lavdërueshëm për të paraqitur koloritin e veshjeve të mrekullueshme dhe të rralla, të cilat nuk mund t’i gjesh në asnjë vend të botës. Po ashtu mjaft dinamike dhe interesante jane skenat madhështore te dasmës veriore të zonës së Postribës. Këto skena unë do t"i krahasoja me skenat e bukura të Folklorit madhështor të Eposit të Kreshnikëve.
Aty ka mjaft informacion për anën etnografike dhe folklorike, vargjet e bukur të këngëve të dasmës së Postribës, si nje burim i kthjellët gurgullues me zëra brilant të malësorëve fisnikë. Autori ka ditur të gërshetojë me mjeshtëri artistike gjithë vlerat e folklorit madhështor të Veriut me letërsinë artistike, duke krijuar në vepër një atmosferë plotë dritë dhe jetë, plotë ndjenjë dhe dashuri njerzore.Eliaz Bushaj është mësues, një nga qindra mijëra edukatorët fisnikë e të ndershëm, të palodhur dhe të përkushtuar për dritën e diturisë së brezave.
Duke qënë i tillë ai di mjaft mirë se çfarë rroli luan mësuesi në shoqëri dhe këtë, mbase edhe si një përvojë personale, shkrimtari e jep mjaft bukur në roman, duke i mëshiruar gjithë cilësitë e shkëlqyera të mësuesit tek personazhi brilant i Postribit. Unë do të përpiqem të jap edhe një konsideratë timen përsa i përket emrit të rrallë dhe mjaft të goditur të Postribit.
Ky djalë i ri, elegant, i zgjuar,guximtar, energjik dhe mjaft inteligjent, mban mbi supe një peshë epokale, Postribën, këtë kryengritjë të pashembullt të postribasve kundër Komunizmit në Shqipërinë që sapo kishte dalë nga lufta. Postribi është vetë protagonizmi i shpirtit te bukur dhe kryengritës të njerëzve heronj të Postribës, rrebele dhe kryengritëse kundër instalimit të Komunizmit në vend.Autori të gjitha këto i lë të nënkuptuara, ai nuk i spjegon në roman, pasi këto do të ishin thjesht një propagandë politike, e cila do ta ulte mjaft vlerën artistike të romanit, por edhe pretendimet vicioze të autorit për të bërë letërsi dinjitoze. Pikërisht për këtë mënyrë të të shkruarit, autori meriton të vlerësohet mjaft lart, duke shmangur anën cerebrale të një propaganda të panevojshme dhe militanteske.
Autori ruan pozitat dinjitoze të shkrimtarit, ndaj dhe kemi një arritje të lartë artistike të prozës së tij të parë, por mjaft të suksesëshme. E pra, romani ngrihet mbi kështjellën e rezistencës civile të Postribës ndaj ferrit komunist. Nëpër këtë ferr dantesk do të eci edhe gjithë jeta e Postribit, këtij djaloshi fisnik që do t’i mbijetojë diktaturës vetëm në saj të zgjuarsisë së tij dhe guximit intelektual të malësorit.
Postribi është shprehja më sinjifikative e vlerave të malësorit fisnik dhe bujar, trim dhe patriot. Romani ka fituar mjaft vlera edhe përsa i perket stilit të autorit duke shkruar rrjedhshëm, qartë, pastër dhe bukur, me një gjuhë të pasur, ku herë pas here shfaqet trajta brilante dialektore e të folurës mahnitese dhe tepër shprehëse të gegërishtes së bukur të Fishtës dhe Mjedës, të Migjenit dhe Filip Shirokës, Vaso Pashës dhe Luigj Gurakuqit.
Gjuha e romanit, dominohet nga rregullat e normës letrare të shqipes, por autori është treguar mjaft korrekt me lexuesin duke futur herë pas here edhe elementët autentik të dialiktit të mrekullueshëm të gegërishtes, e cila padyshim është po aq e fuqishme sa dhe gjuha normative letrare, për të mos thënë se është edhe më e fuqishme dhe shprehëse, më e pasur dhe kuptimplote.
Në këtë drejtim dua t’i shpreh komplimentimet me të larta autorit Bushaj, për korrektesën e shkrimit të gjuhës së njësuar dhe asaj gegërishte. Shkrimtari ka bërë një unifikim të arritur dhe mjaft mjeshtëror të harmonizimit të dialektores me normativen, pa harruar këtu dhe kumtin e romanit, i cili është mjaft i realizuar dhe domethënës.
Pikërisht ky harmonizim i normës letrare me gegërishten, mendoj se është një nga risitë që autori Bushaj ka arritur të ndërthurë në roman. Romani ka një frymëmarrje mjaft të gjerë dhe me spikatje të theksuar artistike, duke përqasur kështu momentet pikante të historisë kombëtare me letërsinë sikundër është Kryengritja e Postribës kundër instalimit të pushtetit despotik të diktaturës komuniste.
Nuk është e vështirë të kuptosh se autori i romanit është vet Postribi i famshëm i romanit, ky model njerzor i sakrificës, humanizmit, dinjitetit dhe trimërisë. Gjithësesi autori ka moderuar personazhin duke abstraguar përmes digresionesh artistike, të cilat padyshim janë mjaft interesante dhe të realizuara me mjeshtëri. Dhe kjo, falë përvojës së shkrimtarit, kulturës së tij , inteligjencës, aftësive personale dhe një elegance qytetare të malësorit dinjitoz.
Unë do të theksoja këtu punën e mirë të autorit në skalitjen brilante të portretit të malësorit shqiptar me viryte të larta dhe domethënëse. Romani duke qënë një krijim mjaft i realizuar, lexohet me një frymë dhe të sugjestionon emocionalisht. Meritë e autorit, padyshim është dhe dashuria e tij prej krijuesi dhe qytetari ndaj njerëzve dhe vendit të tij, këtë e shpalos mjaft drejt dhe me art në të gjithë faqet e romanit.
Vepra përshkohet fund e krye nga një pasion i brendëshëm, mjaft i përmbajtur dhe dinjitoz. Autori shfaqet para lexuesit me një personalitet krijues të fuqishëm, gjë e cila natyrisht nuk është rastësi, kjo vjen si rezultat i një pune tepër të gjatë dhe përvoje të fituar në kohë.
Ky autor, i cili shfaqet si një meteor në qiellin e letërsisë shqiptare, me një zë të veçantë, imponues dhe dinjitoz, pa sforcime dhe poza, thjesht me vlera të spikatura artistike, duke u renditur krahas autorëve dinjitozë dhe të suksesëshëm shqiptarë, meriton të vlerësohet. Ai meriton më tepër vëmendje dhe më shumë dinjitet krijues, kjo edhe për faktin se ka punuar në heshtje, në mënyrë modeste, larg zhurmave të botimeve nëpër gazeta.
Autori Busha,j nuk merr poza fallco dhe nuk kërkon gjithësesi të duket.Ai thjesht vjen drejt letërsisë shqipe, modest, dinjitoz, i heshtur dhe mjaft i suksesëshëm.


Edituar për herë të fundit nga KLEA LOVE në Tue 17 Nov 2009 - 9:43, edituar 1 herë gjithsej
WebMaster
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 46
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Bibla dhe Letersia shqiptare Empty Re: Bibla dhe Letersia shqiptare

Mesazh nga WebMaster Tue 17 Nov 2009 - 9:40

I. Problemet teorike dhe kritike ne gjykimin e vlerave letrare, vleresimin e letersise shqipe, e nga ketej ne nderlidhjen, ne raport te ngushte me historine letrare (historine e letersise), ne perpjekjet e studiuesve shqiptare nuk ka shenuar ndonje rezultat te pranueshem teresisht, pasi vleresimet e gjykimet jane bere, shpeshere pa dije te mjaftueshme, pa kritere letrare, mbase edhe me paragjykime, parashenja keto qe e kane lene letersine shqiptare te fragmentuar, pastaj edhe me perplot cungime. Madje, ne kuader te studimeve shqiptare nuk eshte bere ndonje perpjekje e mjaftueshme sistematike per te pare letersine shqiptare ne teresi, per te pare letersine ne kuader te poetikave te ndryshme, nderkomunikimeve te natyrshme, piketakimeve e lidhjeve te krijuara neper kohe, per te nxjerre pastaj premisa e gjykime te bazuara ne nje sistem estetik-letrar, nuk jane nxjerre konstatime te qendrueshme te mbeshtetura ne nje dije paraprake, ne kritere e ne nje sistem parimesh teorike-estetike. Madje mungon vleresimi, i bere ne relacion me perfaqesimet estetike-letrare te shkollave te caktuara, autoreve te vecante, apo formacioneve letrare. Ne kete kontekst dallohet Koliqi e Cabej, Koliqi me propozimin per dy shkolla letrare (Ajo Jezuite dhe Franceskane), ndersa Cabej me propozimin per ndarjen e letersise ne qarqe letrare: Qarku katolik i Shqiperise Veriore, Qarku italo - shqiptar, Qarku ortodoks i Shqiperise Jugore dhe se fundi shkrirja e tyre ne letersine kombetare te shek. XIX . Ndersa ne fillimvitet e 70-ta, Sabri Hamiti, duke aplikuar teorine e kodeve te medha (Northep Fraji) propozon interpretimin e Letersise shqiptare permes Kodeve te medha, te cilat i identifikon te Bibla, Kodi Oral, dhe Kodi historik, duke i kontekstuar edhe ne dimensionet ligjerimore. Kjo poetike e vleresimit te letersise, apo sprove do te vazhdoje, duke u interpretuar letersia shqipe, brenda shkollave, poetikave, formacioneve letrare-estetike perendimore.

Ndersa nje segment tejet regresiv, qe percudnon letersine shqipe ne pergjithesi, mbetet prirja e idelogjise soc-realiste, per ta vene letersine ne sherbim te vetin, kritiken letrare ne sherbim te malverzimeve te brendshme te pushtetit dhe lojes me shkrimtaret, prirje kjo qe ne nje forme vetem te restaurar bartet brenda shume segmenteve te studimeve letrare, edhe pas renies se ketij sistemi, ne Shqiperi edhe ne Kosove e viset tjera.

II.

Nje nder problemet e para teorike, brenda llojeve te ndryshme te aktit te leximit dhe interpetimit, shqyrtimit te letersise shqiptare, qe nuk eshte prekur ne menyre sistematike, mbetet ceshtja e letersie se trashegimise iliro-shqiptare ne gjuhen latine (apo gjuhe tjera te shkrimit), pjese e se ciles eshte edhe nje pjese e konsiderueshme e letersise perendimore. Ne kete kontekst, madje jane bere edh "padrejtesi", ngase prelatet e kishes katolike, qe shkruan ne gjuhen latine (Nikete Dardnai, Shen Jeronimi, etj.) jane "perjashtuar" edhe pse konteksti i pergjithshem gjuhesor dhe kulturor, ne te cilin gjuhe e shkrimit ishte latinishtja, figura keto kulminante e civilizimit perendimor, ndersa psh. nje pjese e krijimtarise se Sami Frasherit, Naim Frasherit te shkruar ne gjuhet orientale eshte pranuar a priori, edhe pse tashme konteksti ishte ndryshe, gjuhet kombetare ishin ne kultivim e siper dhe lidhjet e ketyre me gjuhet orientale nuk ishin domosdoshmeri e shkrimit letrar. Ne kete kendveshtrim e konsideroj te natyrshme nje perqasje, te konceptuar brenda dy komponenteve te shkrimit kombetar, qe eshte letersia shqipe, dhe leterise shqiptare, qe ndjek vijen e trashegimise etno-kombetare. Letersia shqipe ka me se pese shekuj te gjallimit, perkunder letersise shqiptare( e cila ketu shenjohet si letersi qe ndjek vijen etno-kombetare, pa marre parasysh gjuhen e shkrimit), e cila eshte e vjeter ne traditen e kultures dhe letersise perendimore. Pra, perkunder letersise shqipe, qe ka shenjues gjuhen, si vecanti etno-nacionale, tipar dallues, ekziston edhe letersia me elemente identifikuese etno-kombetare shkruar ne gjuhen latine, e te cilen deri me sot ende nuk e kemi pranuar si trashegimi letrare. Veshtruar ne nje kontekst me te gjere, letersia shqiptare ne gjuhen dhe shkrimin latin ka moshe te vjeter, duke filluar me Shen Niketin e Dardanes dhe Shen Jeronimin, dy perla te qyteterimit perendimor, i pari qe shkroi himinin e pare kishtar, "Te deum laudamus" (Ty zot te lavderojme) dhe i dyti perkthyes i Bibles per Europen. Mbas kesaj, nje etape te rendesishme per te konceptuar rrugetimet e letersise shqiptare, paraqet faza pararendese e letersise ne gjuhen shqipe, te cilen e njohim si latinitetit i periudhes se humanizmit, e cila funksionoi me te gjitha karakteristikat. Vecorite poetike, ne raport me poetiken e shkrimit humanist (Gjon Gazuli, Marin Becikemi, Mikel Maruli) qe zhvillohej ne kuader te levizjes se madhe te Humanizmit Evropain, u kultivuan edhe te keta autore. Nga kjo faze letrare kemi autorin e epopese se Gjergj Kastriotit, Marin Barletin, qe per letersine shqipe ne pergjithesi do te mbetet nje paratekest i rendesishem e karakteristik esetik-letrar vijues, paramodel letrar e kulturor, qe do te derivohet ne gjithe letersine e mevoneshme shqipe, brenda zhanreve te ndryshme. Vetedijesimi per kete dukuri kulturore e letrare eshte domosdoshmeri, ngase si etni, kerkojme me ngulmim qe rrenjet tona qyteteruese e kombetare t'i gjejme ne Ilirine e lashte, atehere per hir te vetvetes eshte absurde, mbase edhe qellimkeqe qe letersine shqiptare mos ta shohim ne vijemesi, apo ta shohim sipas qejfeve te komisareve politike, mbase edhe te "historianeve te famshem letrare", e shkruesve te letersise shqipe. Duke e shqyrtuar e interpretuar historine letrare shqiptare ne raporte te ngushta e funksionale me sistemin e vlerave te pergjithshme dhe shenjuese civilizuese, pa paragjykime mbi sfodin e vlerave letrare e estetike, mbase edhe kulturore do te sforcohemi ne "rikthimin" e shume figurave, personaliteteve te rendesishme kulturore e letrare te "ekskomunikuara", te cilat jane pjese e kultures, letersise shqiptare.

III.

Letersia shqipe gjate gjallimit pese shekullor ka paramodel e paratekst te pare hipotekstin biblik, se kendejmi edhe diskursin biblik ne te gjitha rrafshet e shkrimit letrar-estetik, per t'u derivuar me shqiptime ne rrafshn semantik, gjate pese shekujve te shkrimit te letersise shqipe, per t' u transformuar neper gjitha periudhat letrare. Per dallim nga letersia shqiptare (shenjues i kombetares) letersia shqipe (ketu e kuptoj si shenjues te vecantesise kombetare te shkrimit e komunikimit) eshte relativisht e vonshme, si e ketille ajo eci me nje kohe te ngadalesuar, ashtu si fati i etnise sone. Perkunder disa deshmive per shqipen e shkruar, libri i pare ne shqip eshte botuar ne gjysmen e shek. XVI, (me 1555), pra "Meshari" i Gjon Buzukut, nje tekst i cunguar, por me vlera te rendesishme letrare e kulturore. Si i ketille ky tekst ka funksion doracaku, porse brenda teksteve gjejme elemente te fuqishem te shkrimit estetik- letrar, duke i hetuar perpjekjet e para poetike, ne raport te fuqishem e funksional me karkateristikat e Shkrimit te Shenjte Biblik, sikunder jane parpabolat, shembelltyrat, himnet, etj. pra teksti eshte ndertuar duke pasur paramodel paratekstin Biblik, i cili si i ketille do te derivohet per t'u shenjuar si model elementar ne gjithe kulturen e ligjerimit dhe shkrimit letrar shqip.

Ndersa ne shek. XVII, kemi tre autore te rendesishem letrar qe jane; Budi, Bogdani dhe Variboba, te cilet ne forma te ndryshme, ne varante te ndryshme pasurojne kodin e diskursin biblik, shtresojne elementet bazike te kultures e letersise shqiptare, duke sforcuar shkrimin me elmente te fuqishme biblike, ne te gjitha nivelet. I vecante si ne poetiken e shkrimit ashtu edhe ne peshen kulturore, letrare, filozofike e estetike do te mbetet Bogdani, autori i vepres se pare origjinale shqiptare, i cili duke pasur per baze hipotekstin biblik, krijon hipertekstin letrar "Ceten e Profeteve", qe ne dimensionet letrare, estetike kombetare shqiptare, do te mbetet shembelltyre e persosmerise, triumfit te idese kombetare, karshi hordhive barbare truke, per t'u zhvilluar si paradigme e shkrimit estetik e filozofik ne letersine shqipe pergjithesisht. Vepra "Ceta e Profeteve" e Bogdanit, edhe ne aspketin kompozicional e strukturor, i pergjigjet konceptit organizativ te Bibles. Libri eshte i ndare ne dy pjese, ashtu sic eshte e ndare edhe Bibla ne Beselidhjen e vjeter dhe Beselidhjen e re. Megjithate libri eshte origjinal ne kontekstin e vet kohor dhe kulturor, qe vetem e zbaton strukturen e Bibles dhe bazohet ne te (Ibrahim Rugova) se kendejmi edhe ne aspektin tematik, libri i pare del analog me Beselidhjen e Vjeter, nderkaq Libri i dyte del me perngjasime me Beslidhjen e Re, qe konceptohet qysh ne titull, Jeta e Jezu Krishtit, madje edhe numri i ligjeratave eshte i njejte me numrin e librave biblik. Kjo veper duke u shfaqur anologe me modelin e shkrimit biblik eshte nje hipertekst i tij dhe interpretim diskursiv i atij shkrimi, me shume funksione te citatesise, metatekstit, si njesi te shfaqjes se intertekstualitetit (Anton Berishaj). Permes modelit diskursiv biblik, Bogdani ka dashur ta paraqese Jezu Krishtin si dukuri kulturore dhe letrare evropiane. Pervec kesaj ne krijimtarine e Bogdanit kemi edhe nje cikel poezish, "Kenget e Sibilave", profetesha pagane qe paralajmerojne ardhjen e mesise. Sibilat marrin ne poezi dimensione e mveshje kombetare, madje te vajzave shqiptare. Poezia ka dy karakteristika: se pari formulimet poetike themelore qe shprehin doktrinen (mesimin) biblik te autorit, dhe se dyti figuren origjinale poetike, me se tepermi krahasimin e mbeshtetur ne mjedisin konkret jetesor, per te shprehur origjinalitetin e autorit ne shkrim (Sabri Hamiti). Faza e mehershme e kultivimit te letersise shqipe, letersia e vjeter shqipe, sic eshte bere e zakonshme te em-_het, perfshin korpusin letrar qe nga Buzuku, Budi, Bogdani e Variboba, qe me sistemin zhanror dhe poetiken e krijimit, krijohet ne raport me letersine biblike, per t'u derivuar si kulture dije, kulture shkrimi, gje kjo qe do te pasurohet e pasohet nga autore te shumte. Te ky korpus letrar raporti me tekstet biblike del me i vecante, se ne gjithe letersine e mevonshme, qe ka keto shenja dhe kete sistem shkrimi e nderkomunikimi. Te kater autoret me te rendesishem te kesaj letersie Buzuku, Budi, Bogdani, Variboba krijojne nje letersi kryesisht te ndikuar nga Bibla, nga tekstet biblike, pra eshte nje letersi e mbindertuar (hipertekstuale). Te kjo periudhe letrare edhe poezia si shkrim letrar fillon me diskursin biblik. Keshtu mund te themi edhe per prozen, qe me tipologjine e saj, me sistemin poetik funksionon ne raport me diskursin biblik, here si shkrimi mimisis (Aristoteli), here si pergjasim me te, here si letersi e mbindertuar (hipertekstuale), here ne raporte te pastra intertekstuale, aq sa mund te themi si interdiskursive (nderstilshmerie).

Pjeter Budi, konsiderohet poet i pare shqiptar, i cili kryesisht ne poezi transformon tekstet biblike, duke i nderlidhur (pasuruar) edhe me kulturen popullore (orale) qe verehet ne shkrimin teterrokesh, ne katervargesh, nje hibridim i stilit biblik me ate popullor. Karakteristike e kesaj poezie eshte se shpeshhere marrin vecorine e figuracionit autentik, popullor. Brenda ketij korpusi letrar kemi autorin origjnal, Jul Variboba, vepren "Gjella e Shen Merise Virgjer", autorin letrar, krijuesin e mirefillte artistik. Ne kete veper nuk eshte Shen Meria biblike, por jeta e saj, qe formesohet e transformohet permes kultures popullore, qe duke u nderlidhur me diskursin biblik artikulojne nje diskurs letrare. Diskursi biblik ketu transformohet edhe ne stilin e shkrimit (kemi nje krijim ne poezi) edhe ne perceptimin semantik.

IV.

Kodi dhe diskursi biblik, transformimet ne letersine e periudhave pasuese, ne menyre vijuese deri me sot. Ne kete faze te zhvillimt te letersise shqipe, diskursi biblik, qe tashme kishte pasur shkelqimin e tij dhe ishte formesuar si shkrim kombetar nuk eshte dominant ne kulturen e shkrimit letrar, por lidhja me kete tip dhe kulture eshte e pashmangshme, si ne dimensionin kulturor, ashtu edhe ne ate letrar e estetik. Diskursin biblik tashme e kemi te pranishem ne forme me implicite dhe sic do te shprehej Umberto Eco "ai (teksti letrar) le mundesine e kuptimeve te pafundta", nese e lexojme dhe vleresojme ne sistem dhe nderkomunikim, ne raport intertekstual. Te shume autore te kesaj periudhe e hasim diskursin biblik (te N. Frasheri, Cajupi, Asdreni, me vone Noli, Fishta, Haxhiademi, Konica, Kuteli etj), jane edhe krijuesit me te perparuar ne gjithe letersine dhe kulturen shqipe. Ne kete faze te zhvillimit letrar prania e diskursit biblik rikontekstualizohet dhe rifunksionalizohet ne nivele te ndryshme dhe me status te ndryshem brenda tipit te krijuesit, temperamentit dhe shperthimit te tij emocional, madje edhe perkunder lidhjeve analoge me diskursin baze biblik, dallohet dukshem, si rezultat i shnderrimeve te natyrshme dhe te domosdoshme qe asimilon vepra letrare me pretendime estetike. Me pas ne variante te ndryshme kete tip shkrimi e hasim edhe ne letersine bashkekohore, brenda gjitha poetikave dhe formacionave estetike ( Kadare, Pashku, Z. Rrahmani, V. Zhiti, Azem Shkreli, Mirko Gashi, Beqir Musliu, A. Podrimja, S. Hamiti, R. Musliu, I. Ahmeti, e vazhdon jeten ne menyre implicite edhe tek autoret qe jane ne proces te krijimi Xh. Bajraj, A. Berishaj, S. Gjergji, K. Shala, A. Gojcaj, Xh. Beqiri etj.)

V

Ne shek. XVIII-XIX fillon zgjimi i ndergjegjes kombetare, ndaj edhe letersia tashme merr karakter me te theksuar kombetar. Pas shkelqimit te letersise se vjeter me raporte te theksuara biblike, kemi nje faze kur letersia shqipe u shkrua ne raport me letersite orientale, si ne gjuhe ashtu edhe ne poetiken shkrimit, e qe per kulturen shqiptare ishte dicka e re, dhe jo ne sistem te vlerave pararendese. Kjo letersi njihet si letersi e Bejtexhinjeve, pa ndonje evidence te thekusar letrare e esetike. Pas periudhes se kultivimit te letersise shqiptare me elemente dhe karakteristika biblike, fillon shkrimi i letersise shqipe, i cili do te beje paramodel te pershtatshem kulturen orale, pra paratekstin e kodin diskursiv popullor, i cili ne forme implicite do te funksionoje paralel me diskursin e kodin biblik. Ne vecanti, dallohet Letersia e arberesheve te Italise, e cila perfaqeson njerin nga korpuset me te rendesishme letrare, per ta "instuticionalizuar" letersine me vetedije te plote kombetare e me vetedije artistike, e cila nderthurret ne raporte te fuqishme me kulturen e mocme kombetare, kodet orale, historike, duke i shtresuar bazat e letersise se mirefillte me vetedije kombetare dhe letrare, ne forme te artikuluar ne kete korpus letrar, dhe si i ketille roli i kesaj ne letersine shqipe pergjithesisht mbetet shumedimensional. Autoret e shumte ( De Rada, Z. Serembe, F.A. Santori, Daria i Riu, Z. Skiroi, etj.) jane krijuesit e medhenj qe shenuan kapercyelljet e sistemit te shkrimit letrar shqip, duke e inkuadruar ne kuader te rrjedhajve te letersive kombetare perendimore qe krijoheshin. Madje duke qene "tharmi i paprekur i gjakut shqiptar", ata rikujtojne momente te vetedijes historike, momente te lavdishme dhe tragjike. Ne kete kontekst duhet theksuar se me autorin e "Kengeve te Milosaut" (1836), De Raden fillon letersia shqiptare e Rilindjes, duke u karakterizuar me nje shprehje artitike, me nje diskurs letrar qe shperfaq te gjitha format e shkrimit te mehershem, duke kultivuar te gjitha zhanret letrare, te gjitha llojet poetike, te gjitha temat e medha te letersise se kohes.

VI.

Nje nder ceshtjet themelore te shqyrtimit teorik te letersise shqipe, te shqyrtimit te ndikimeve, se kendejmi edhe te nderkomunikimit te letersise shqipe me letersi tjera, apo me vepra te caktuara, qe kane lene gjurme ne letersite e perbotshme, qe ne kritiken tone nuk eshte studiuar thelbesisht, eshte prania e modelit te diskursit biblik (Bibles), teksteve biblike, ne diskursin letrar, prania e se ciles paraqitet si nje vlere e vecante, duke u sforcuar neper kohe e periudha letrare. Se kendjemi nje studim dhe nje qasje reale per kete korpus letrar, do t'i sherbente njohjes se vlerave te letersise kombetare, per shume arsye: sepse ky trupezim i shkrimit biblik ne kete letersi krijon nje letersi te realizuar letrare-artistike, manifeston kuptimesi shumeshtresore dhe sublimon vlera shumedimensionale, universale e tejkohore, me cka e inkuadron letersine shqipe ne letersite e medha evropiane dhe ne traditen e shkrimit perendimor. Kesaj duhet t'i shtojme faktin se ne qarkun e studimeve shqiptare, kjo prani eshte anashkaluar shpeshhere, vecanerisht gjate te ashtuquajtures "kritike soc-realiste" jane dhene vleresime me parashenja vleresuese negative, duke u reduktuar vlera e njemendte, ngase me se paku ka pasur kritre letrare. Studiues qe i takojne ketij komuniteti, shkrimet e letersise se vjeter, qe krakterizohen me raporte te fuqishme diskursive me tekstet biblike, i vleresojne si "shkrime me rendesi gjuhesore" (Dhimiter Shuteriqi) e jo vepra letrare, me cka hapen rrugen per shume studime te njeanshme, edhe per gjithe korpusin letrar qe shfaqet me keto shenja dhe me kete sistem shkrimi ne letersine e mevonshme shqipe. Shpeshhere per pasoje ka ndodhur qe letersia te mos shqyrtohet si integrale, por jashte vijemesise se saj, atehere edhe e fragmentuar. Vleresim per keto prirje ben edhe historiani i letersise shqipe Rexhep Qosja, i cili letersine shqiptare ne studimet dhe interpretimet e tij e sheh te fragmentuar. (Qosja ne kuader te interesimeve te tij historiko-letrare per Historine e leterise shqipe nuk i qaset asnjehere Letersise se Vjeter. Madje as ne kuader te pretendimeve per periodizimin e letersise shqipe ai nuk e permend fare. Ai kur hulumton interesimet e autoreve te ndryshem per letersite e ndryshme, sic jane ajo antike greke dhe romake, pastaj italiane, franceze, angleze, persiane, arabe, nuk permend fare interesimin per letersine biblike (R. Q. HLSH, Romantizmi I.II. III, Rilindja, Prishtine 1984, vepra I, fq. 8e -94. Shembja e skemave soc-realiste, i ka dhene nje peshe te re kritikes letrare, dhe kritika i kthehet teksteve letrare, imanences se tij, qe ndodh me nje brez te tere kritkesh. Diskutime interesante per kete fushe me interes, i ka bere studiuesi Sabri Hamiti, i cili duke i bere qasje aspektit teorik te letersise shqipe, zbaton teorine per kodet e medha (Northep Fraji), veren me te drejte tre kodet me te medha, por thekson si dominant kodin biblik, qe eshte paresor dhe qe e percjell ne forma, variante dhe derivime te ndryshme gjithe letersine shqipe, qe nga fillimi deri mes sot. Pastaj qasja e Ibrahim Rugoves, ne "Vepra e Bogdanit", ka orientuar kritiken e receptuesin nga imanenca e vepres letrare, duke mos predikuar vlera, per ta orientuar studimin per kete fushe letrare ne kontekst me poetiken e kohes. Pastaj, do te vazhdojne interpretimet e Isak Ahmetit, per te pare se si letersia shqiptare me tema e ide biblike ka qene e pranishme ne gjithe letersine shqipe, ne te gjitha sistemet zhanrore, poetikat e formacionet estetike. Kjo qasje thellohet vecanerisht ne studimet e Anton Berishajt, i cili letersine e Bogdanit e sheh ne kuader te poetikes e retorikes mesjetare. Se kendjemi edhe kerkon literaritetin (nocion i formalisteve) tek autoret e shkrimet e letersise se vjeter, per te hedhur poshte qasjet tradicionale pozitiviste te teksteve letrare te kesaj peridhe. Se Bibla ka ushtruar nje ndikim te rendesishem ne gjithe letersine shqipe, S. Hamiti thote keshtu: "Letersia e jone e shkruar qe nga fillimi dhe per disa shekuj eshte mbeshtetur ne kodin biblik, njehere si pershkrim e tejshkrim i tij , me vone si shkrim ne gjirin e tij dhe si pergjasim me te. Ne shek. XVI dhe XVII, qe eshte bere zakon te quhet letersi e vjeter shqipe, lidhjet me tekstet biblike jane edhe te natyres tematike edhe te natyres ligjerimore". Pastaj prania biblike ne permasa te ndryshme fillon ta manifestohet ne letersine shqipe ne kohe dhe faza te ndryshme letrare, duke u transformuar, varesisht prej zhvillimeve shoqerore dhe kulturore, por gjithnje me elemente edhe ne makrotemat edhe ne minitemat letrare, qe konfigurojne. Prania e ndikimit te Bibles ne letersine shqipe eshte me nje rendesi te vecante ontologjike, jo vetem ne leximin dhe interpretimin e letersise shqipe, por edhe ne gjyimin e vlerave thjesht letrare, sepse prania e Bibles e percjell prej datimeve me te hershme te shkrimit shqip (qe nga Formula e Pagezimit 1468) dhe vepres se pare (Buzuku, 1555) e deri me sot letersine tone. Madje ne konsiderojme se eshte nje nder ceshtjet themelore te shqyrtimit te drejte te letersise, te kuptimit te njemendte te vlerave, per arsye sa universale, aq edhe kombetare, sepse prania e Bibles si veper themelore e kultures boterore, e ka dominuar gjithe kulturen e shkrimit perendimor. Keshtu do te shprehet edhe Tomas Elioti: "E gjithe kultura perendimore eshte mbeshtetur ne antikitetin greko-latin dhe ne Bibel", prandaj edhe kultura shqiptare ne krye te saj, sic vlereson me te drejte Sabri Hamiti, eshte kulture perendimore: kulture autentike, duke e pasur parasysh trashegimine mitologjike ilire dhe antike greke, ne njeren ane dhe ne anen tjeter letersine filobiblike, duke u nisur qe nga Shen Jeronimi ilir deri te, ta zeme, Noli per te vazhduar deri te modernisti i madh Anton Pashku. Letersia shqipe, ashtu sic edhe vete gjuha shqipe, pra qe ne fillet e shkrimit te saj del biblike. Ky ndikim i Bibles ne letersine shqipe eshte i natyrshem edhe per arsye te rrethanave kulturore dhe civilizuese. Madje, nese kesaj ia shtojme pikepamjen e Northop Frajit se "letersia perendimore ka qene e ndikuar nga Bibla me shume se nga cdo liber tjeter", atehere ceshtja edhe me letersine shqipe del analoge, edhe pse ketu ndikimi i kultures se lindjes ne shume sfera deperton, ndersa ne letersi dhe ne kulturen e shkrimit ne pergjithesi mbetet ne margjina, keshtu qe krejt kultura dhe letersia shqipe do te mbeshtetet fuqimisht ne tekstet biblike, do te derivohet prej saj, duke bere transformime letrare, shnderrime te natyrshme, te cilat ne dimensionin e nje letersie kombetare, marrin variante te reja duke shfaqur ide, emocione, realitete, trajta dhe gjendje te ndryshme konform rrethanave, por gjithnje duke ndertuar nje letersi te destinuar letrare estetike. Per te kuptuar esencialisht kete korpus letrar kerkohet nje qasje racionale, e analizuar, me njohje interdisiplinare vecanerisht njohje te Bibles, sepse eshte veshtire, mbase e pamundshme qe te shqyrtohet dhe interpretohet drejt letersia e Buzukut, Budit, Bogdanit, Varibobes, Fishtes, Kutelit, Nolit. Pashkut e shume te tjereve pa i analizuar ne lidhje intertekstuale me paramodelin biblik. Kesaj duhet t'i shtojme edhe pikepamjen e Umberto Ecos, sipas te cilit, "Rregulli themelor per t'iu qasur nje teksti narrativ (nje vepre letrare, verjetja ime N.U.) eshte qe lexuesi te pranoje heshtazi nje marreveshje fiktive me autorin" qe gjithesesi kerkon nje interpretim letrar dhe me kritere thjesht letrare, te cilat i ofron vepra e caktuar letrare, e mbindertuar ne kete rast mbi tekstet biblike, qe funksionon me shtresime te vecanta interdiskursive, qe i ka trupezuar elementet e ndryshme diskursive; si stilin shkrimor, leksikun, figuracionin, transformimin permbajtesor, fonemat, sintaksen, personazhin etj. Prandaj cdo prirje per te interpretuar kete korpus letrar me parashenja vleresuese negative, duke e kualifikuar si letersi fetare, (emertime keto ne kuptim joletrar) do ta reduktonte keshtu ate qe eshte esenciale e nje vepre arti letrar- letraritetin.
WebMaster
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 46
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Bibla dhe Letersia shqiptare Empty Re: Bibla dhe Letersia shqiptare

Mesazh nga WebMaster Tue 17 Nov 2009 - 9:43

Naim Frashëri për Biblen:

Figura më ëmblematike e Rilindjes Kombëtare Naim Frashëri ka bërë një akt të pashembullt vlerësimi dhe nderimi për Biblën e Shenjtë. Naim Frashëri ka përkthyer një nga fragmentet më sinoptikë dhe domethënës të Ungjillit të Shën Gjonit (8-1,11). Ky fragment i mrekullueshëm dhe tronditës lidhet me ballafaqimin e Krishtit për dënimin ose jo të krimit të kurorëshkeljes nga ana e një gruaje që është Maria Magdalena Bektashizmi naimjan qe në harmoni me romantizmin dhe kombëtarizmin laicist të tij. Bektashizmi naimjan gjithsesi ishte një formë origjinale e harmonizimit të dy feve të mëdha : krishtërimit dhe islamizmit. Një sinkretizim i tillë në kohën e sotme quhet ekumenizëm. Naim Frashëri ishte një shkrimtar i madh ekumenik dhe ekumenizmi i tij mund të jetë më i veqanti dhe më origjinali

Studiuesi i njohur Dr. Moikom Zeqo paraqet kronologjinë e përkthimeve të Ungjillit dhe librave fetarë nga korifejtë e letërsisë shqipe, qysh nga Gjon Buzuku e deri te rilindasit

Si e përktheu Naim Frashëri librin e Biblës së Shenjtë :
Përveç poetit tonë kombëtar, përkthimi integral, i tërësishëm dhe i vetmi deri më sot i plotë i gjithë librave kanonikë është bërë nga kishtari i ndritur shqiptar Don Simon Filipaj


Dr. Moikom ZEQO Dimë deri më sot se libri më i kryehershëm në gjuhën shqipe është ai i Gjon Buzukut më 1555. Kjo kryevepër filologjike e shqipërimit dhe e strukturimit terminologjik dhe konceptual është nja antologji e librave përbërës të Biblës së Shenjtë. Pra është pikërisht Bibla e Shënjtë që hap hullinë madhështore dhe të pakufishme të letërsisë shqipe. Të shumtë janë dijetarët, që kanë bërë përkthime mjeshtërore të librave të Biblës së Shenjtë, qoftë nga Testamenti i Vjetër, qoftë nga Testamenti i Ri. Një kulm të shqipërimit të Biblës së Shenjtë e arriti filologu i mrekullueshëm shqiptar Konstandin Kristoforidhi. Por përkthimi integral, i tërësishëm dhe i vetmi deri më sot i plotë i gjithë librave kanonikë të Biblës së Shenjtë është bërë nga kishtari i ndritur shqiptar Don Simon Filipaj. Vepra e Filipajt është po aq madhështore sa vepra e dijetarit ilir të shek.IV Euseb Hieronimit, i cili përktheu Biblën e Shenjtë në gjuhën latine, në variantin e njohur "Vulgata", që u bë baza dhe shtrati konceptual i qytetërimit letrar, teologjik dhe filozofik i Evropës Perendimore. Kohët e fundit duke shkruar një libër për Gjon Buzukun, unë kam hyrë në hullitë e pafundme dhe të çuditëshme të përkthyesve shqiptarë dhe të huaj të Biblës së Shenjtë në shqip. Kaq të shumtë dhe të ndryshëm janë këta njerëz, disa personalitete me emër të madh dhe shumica gati anonimë dhe të harruar krejtësisht, sa të bën përshtypje fakti, që vetëm një kryelibër si Bibla e Shenjtë mund të ngjallte një interes kaq të shumëfishtë intelektual dhe kulturor. Jo rastësisht në shek.XIX, që quhet si shekulli i Rilindjes Kombëtare, shqiptarët patën një ringjallje morale dhe letrare, duke u bazuar më tepër tek një kulturë laike e mirëfilltë në formën e një moderniteti dhe të një stili të ri dhe fuqishëm për kohën. Motoja kryesore e rilindasve tanë qe laicizmi dhe filozofia e kombëtarizmit, gjë që bëhej për herë të parë në një mënyrë të programuar dhe iluministe. Letërsia e romantizmit shqiptar përputhej si tipologji potenciale dhe jashtëzakonisht prekëse për ideologjinë kombëtariste të Rilindjes të përfaqësuar shkëlqyeshëm sidomos me emrat e De Radës dhe Naim Frashërit. Por nuk është e vërtetë, që kultura e re shpresëdhënëse e rilindasve kishte një karakter purist dhe laicist absolut. Pikërisht në këtë lak kohor, Konstandin Kristoforidhi bën përkthimet e tij të mahnitëshme, të Librit të Psallmeve si dhe të 4 ungjijve të Testamentit të Ri apo dhe të disa librave të Testamentit të Vjetër. Në këtë mënyrë Kristoforidhi vazhdonte në kohë dhe në hapësirë por në një mënyrë tjetër veprën e ndërprerë që para 4 shekujsh të Gjon Buzukut të pavdirë. Shqipërimet e unjgjijve nuk ishin në kontradiktë as me romantizimin dhe as me kombëtarizmin shqiptar. Kjo vërtetohet mjaft qartë. Për shembull tek De Rada metaforat e unjgijve dhe sidomos egzotika kristiane e mëshirës dhe e përdëllimit, e altruizmit dhe e misticizmit të ndritur është në substancën e poemave të tij të mahnitëshme. Nga ana tjetër pa shqipërimin e ungjijve nga Kristoforidhi nuk mund të arrihej dot tek Fan Noli dhe aksioni i tij i jashtëzakonshëm kombëtar i krijimit të Kishës Autoqefale Shqiptare. Qëllimi im është të them qartë dhe pa ekuivok se të gjithë shkrimtarët shqiptarë rilindas të një origjine etnike, pavarësisht nga përkatësitë fetare të ndryshme kishin një syzim të qartë letrar dhe modern të së ardhmes. Ajo që dua të ve në spikamë është që figura më ëmblematike e Rilindjes Kombëtare Naim Frashëri ka bërë një akt të pashembullt vlerësimi dhe nderimi për Biblën e Shenjtë. Naim Frashëri ka përkthyer një nga fragmentet më sinoptikë dhe domethënës të Ungjillit të Shën Gjonit (8-1,11). Ky fragment i mrekullueshëm dhe tronditës lidhet me ballafaqimin e Krishtit për dënimin ose jo të krimit të kurorëshkeljes nga ana e një gruaje që është Maria Magdalena. Ky fragment është komentuar nga të gjithë ideologët dhe intelektualët e kohërave. Kemi të bëjmë me zanafillën e idesë së mëshirës dhe idesë së fajit si realitet njerëzor tek të gjithë. Krishti në parabolën e kësaj ngjarjeje shkruan me gisht diçka në rrë ose mbi tokë. Kjo është e vetmja dëshmi biblike që ai dinte të shkruante, por ndoshta edhe të vizatonte. Teza e tij dialektike, me një paradoks të ndërsjelltë, se mund të godiste një mëkatar ose mëkatare vetëm ai njeri që nuk kish bërë vetë mëkate, përbën esencën e drejtësisë zanafillore, të pastër, absolute. Ajo që kërkon Krishti, e kpërcen botën juridike, domethënë edhe atë reale. Krishti tregon se ka një të drejtë të epërme, të ndryshme nga e drejta juridike. Kur ndëshkuesit e gruas mëkatare hodhën përdhe gurët që mbanin në duar, sepse kishin bërë mëkate që të gjithë, Krishti, i cili qe në këtë sknë shekspiriane e vetmja qënie që nuk kish bërë mëkate, në bazë të logjikës formale aristoteliane duhej të vepronte dhe të qëllonte me gurë mëkataren. Por Krishti e shkeli dhe e përbuzi këtë të drejtë kanunore, e fali mëkataren, ndonëse nuk harroi ta porosiste, që të mos mëkatonte më në të ardhmen. Kjo parabolë është mrëkullibërëse dhe dlirësuese në të gjithë pikpamjet. Kjo parabolë tregon se jo dënimi, por emancipimi është shpëtimi i botës. Naim Frashëri e ka shqipëruar mrekullisht si më poshtë fragmentin parabolë nga Ungjilli i Shën Gjonit : Përkthimi i Naim Frashërit "Zoti Krisht një mëngjes, tek mësonte njerëzinë në hijetoret (d.m.th në tempullin e sinagodës - shenimi im M.Z.) të kënduarit (mësuesit, që dinin shkrim e këndim - shënimi im M.Z.) e judeve, që quheshin shkronjës dhe farisenj, i prunë një grua që kishinë zënë mbë turp, edhe i thonë që në nomtë (në ligjin - shënimi im M.Z.) Moisiu porosit të tillatë të vritenë me gurë, ti pra si thua? Këtë ja thoshinë duke ngarë, që të gjeninë punë ta shaninë. Zoti Krisht hodhi sytë poshtë dhe shkruante me gisht mbi dhe, si vunë këmbë dhe po e pyetninë, ngriti dytë mbë ta dhe tha : "I pafajmi prej jush të hedhë përpara gurë mbi të", ata, si dëgjuanë këtë fjalë edhe mendja i rrihte, zunë një nga një, nga të mëdhenjtë e gjer tek të fundit, e po dilninë dhe mbeti vetëmë Zoti Krisht dhe gruaja që po qëndronte ndë mest, si ngriti sytë Zoti Krisht, përsëri dhe s'pa njeri veç gruanë, i tha asaj : "Grua, ku janë ata që të hiqninë fajtore? Asnjë s'të dënoi?" Dh'ajo u përgjej : "Asnjë o Zot". Pra i tha Zoti Krisht : "As unë s'të dënonj, shko tashi dhe mos bënjë faj më". Përpara Naim Frashërit, më 1879 Kristoforidhi kish përkthyer të katër ungjijtë sinoptikë. Përkthimi i Konstandin Kristoforidhit "Edhe Jisui vate ndë malt t'ullinjvet. Edhe mbë të vagulluarët erdhi përsëri ndë hijeroret, edhe gjithë llauzi. vinte tek ay, edhe ay ndenji e i mësonte. Edhe shkronjësit e farisenjtë i bjenë një grua të zënë ndë kurvëri, edhe si e vunë ndë mestë, i thonë, Mësonjës, këjo grua është zënë mbi punët duke kurvëruarë. Edhe Moisiu ndë nomt na ka porositurë të tillatë gra të vritenë me gurë, ti pra ç'thua? Edhe këtë e thoshinë duke ngarë atë, që të kenë me se t'a përflasënë. Po Jisui u unj, e shkruante me gishtinë mbë dhet. Edhe pasi qëndroninë duke pyetur atë, u ngrit e u tha atyre : i pafajmi prej jush, ky më përpara, le të hedhë gurinë mbi të. Edhe përsëri u unj e shkruante mbë dhet. Edhe ata kur dëgjuanë, edhe pasi, qërtoneshinë prej ndërgjegjesë, zunë të dilninë jashtë një nga një, që prej pleqvet e gjer mbë të fundëshmit, edhe Jisui mbeti vetëmë, edhe gruaja ishte duke ndenjurë ndë mest. Edhe Jisui si u ngrit edhe nukë pa as ndonjë veç gruasë, i tha asaj : Grua, ku janë ata që të përflisninë? Asndonjë s'të dënoi? Edhe ajo tha : As ndonjë, Zot. Edhe Jisui i tha : As unë nukë të dënonj, shko, edhe mos fëje më". Për të bërë më të plotë krahasimin e shqipërimit të kësaj parabole po citoj edhe përkthimin e quajtur Diodati i Ri, bërë më 1994 në shqip . Përkthimi i Biblës i variantit Diodadi i ri Edhe Jezusi shkoi në Malin e Ullinjve. Por si zbardhi dita, u kthye përsëri në Tempull dhe gjithë populli erdhi tek ay, edhe ai u ul dhe i mësonte. Ahere farisenjtë dhe skribët i prunë një grua që ishte kapur duke shkelur kurorën dhe, mbasi e vunë në mes, i thanë Jezusit : Mësues, kjo grua është kapur në flagrancë, duke shkelur kurorën. Por në ligj Mosiu na ka urdhëruar të vriten me gurë gra të tilla, po ti ç'thua? Flisnin kështu për ta vënë në provë dhe për të pasur diçka për ta paditur. Por Jezusi, duke u shtënë se nuk ndëgjoi u përkul dhe shkruante me gisht ndë dhe. Dhe, kur ato vazhdonin ta pyesnin ai iu derjtua dhe u tha atyre : "Kush nga ju është pa mëkat, le ta hedhë i pari gurin kundër saj!" pastaj u përkul përsëri dhe shkruante ndë dhe. Atëherë ata e dëgjuan këtë dhe të bindur nga ndërgjegja u larguan një nga një, duke filluar nga më të vjetrit e deri te të fundit, kështu Jezusi mbeti vetëm me atë grua, që qëndronte atje në mes. Jezusi ahere u ngrit dhe duke mos parë tjetër veç gruas i tha : "O grua, ku janë ata që të paditnin? Askush nuk të dënoi?" dhe ajo u përgjigj : "Askush, Zot". Ahere Jezusi i tha : "as unë nuk të dënoj, shko dhe mos mëkato më". Vështrimi krahasimtar midis tre shqipërimeve në kohë të ndryshme dhe nga njerëz të ndryshëm është tepër i qartë. Vërtetojmë kështu se Naim Frashëri ka bërë me vetëdije të plotë shqipërimin e një fragmenti substancial të Biblës së Shenjtë. Kjo parabolë për mosdënimin e gruas mëkatare dhe të mëshirës qe në harmoni me konceptin humanistik të emancipimit të gruas nga ana e Naim Frashërit. Është një ide tepër e veqantë dhe largpamëse. Po pse e ka bërë këtë gjë Naim Frashëri? Feja e tij i takonte një sekti kaq të veçantë siç qe bektashizmi Naimi shkroi eposin e bektashizmit "Qerbelanë" si dhe një libër të quajtur "Fletorët e bektashinjve". Bektashizmi naimjan qe në harmoni me romantizmin dhe kombëtarizmin laicist të tij. Bektashizmi naimjan gjithsesi ishte një formë origjinale e harmonizimit të dy feve të mëdha : krishtërimit dhe islamizmit. Një sinkretizim i tillë në kohën e sotme quhet ekumenizëm. Naim Frashëri ishte një shkrimtar i madh ekumenik dhe ekumenizmi i Naimit mund të jetë më i veçanti dhe më origjinali nga gjithë shkrimtarët e tjerë në rrafsh ballkanik dhe evropian. Ekumenizmi i Naimit bazohet jo vetëm mbi shqiptarizmin por dhe në harmoninë dhe dashurinë midis popujve, çka e bën projektin ideor të Naimit të ngjashëm dhe familjar me teorinë e globalizmit të sotëm. Është e habitshme që ekumenzmi naimjan shërben si pararojë mendore për integrimin botëror të shqiptarëve dhe të zhdukjes së kufijve ndarës midis qytetërimeve, feve dhe etnive. Në kohën e Naimit, të shqipërojë Biblën e Shenjtë pa qenë i krishterë, quhej një herezi dhe blasfemi e rëndë. Naimi pa qenë i krishterë dha shembullin e shqipërimit të Biblës së Shenjtë. Por ai bëri diçka akoma më të çuditëshme dhe të pabesueshme. Në kyeveprën e tij poetike "Lulet e verës" Naim Frashëri botoi dhe vjershën "Përpara Krishtit". Naimi tregon një nderim të pafund për Krishtin, të cilit i drejtohet :"Djalëth, njeriu i Perëndisë". Është e habitëshme që vjersha e Naim Frashërit bektashian për Krishtin të mirëkuptohej nga myslimanët dhe të mos gjendet asnjë gjurmë kundërshtimi në shtypin e kohës, pse vallë Naimi e bëri këtë gjë. Vetëkuptohet, që Naimi e nderoi Krishtin sepse ndërgjegja e tij ekumenike nuk njihte dallime dhe sidomos përjashtime. Së fundi dua të shtoj që Naim Frashëri në librat e tij ka dhe fragmente të tjera të përkthyera nga Bibla e Shenjtë. Në shumë fjalë të urta apo edhe parabola të Naimit, ka përkthime biblike. Kështu thënia e Naimit "Të mirëtë thonë: shumëzohuni" është një fragment nga libri i "Gjenezës" nga Testamenti i Vjetër. Kurse një parabolë, që përshkruan gruan fisnike dhe punëtore si model të harmonisë familjare është një fragment i përkthyer nga Naim Frashëri nga libri biblik"Fjalët e urta", që i përket Testamentit të Vjetër.
WebMaster
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 46
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Bibla dhe Letersia shqiptare Empty Re: Bibla dhe Letersia shqiptare

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi