Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Franca miraton martesat gej People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Franca miraton martesat gej People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Franca miraton martesat gej

Shko poshtë

Franca miraton martesat gej Empty Franca miraton martesat gej

Mesazh nga WebMaster Mon 4 Feb 2013 - 1:27

Konsiderohet si reforma më e madhe shoqërore në vend që nga heqja e dënimit me vdekje. Asambleja Kombëtare e Francës miratoi një ligj që legalizon martesat gej, një nga reformat më të rëndësishme shoqërore në dy dekada në vendin me mazhorancë katolike. Deputetët votuan 249 pro dhe 97 kundër për ridefinimin e martesës, duke e përcaktuar atë si një marrëveshje mes dy njerëzve dhe jo siç ishte deri tani, si një marrëveshje mes burrit dhe gruas.

Presidenti Francois Hollande dhe socialistët e mbështetën atë përballë kundërshtisë së të djathtëve dhe centristëve. Propozimi shkaktoi shumë protesta dhe kundërprotesta gjatë muajve të fundit. Sondazhet tregojnë se rreth 55-60 për qind e francezëve e mbështesin martesën brenda të njëjtit çift, por më pak se 50 për qind mbështesin adoptimin e fëmijëve nga këto familje. Debati pritet të vijojë për shumë javë, për shkak se aktualisht u miratua neni i martesës në parim, ndërsa qindra amendamente të kërkuara nga partitë e tjera pritet të diskutohen, në një teknikë që synon të ngadalësojë sa më shumë të jetë e mundur procesin e miratimit të ligjit, teknikë e njohur si filibaster.

Në diskutim është edhe neni tjetër që synon të autorizojë çiftet gej të adoptojnë fëmijë. Kjo konsiderohet si reforma më e rëndësishme shoqërore në Francë që nga viti 1981, kur u hoq dënimi me vdekje.

“Ne jemi të lumtur dhe krenarë që e hodhëm këtë hap të parë”, deklaroi ministri i Drejtësisë. “Ne po ecim drejt themelimit të lirisë për këdo të zgjedhë partnerin apo partneren e vet për një të ardhme së bashku.”

Opozita deklaroi se ky ligj është vetëm fillimi i një tendence që francezët nuk e duan. “Sot po flasim për martesën dhe adoptimin. Nesër do të përballemi me riprodhimin e asistuar dhe nëna surrogato”, tha njëri prej tyre. Në shtatorin e kaluar, kardinali Philippe Barbarin, kreu i Kishës Katolike të Lionit, argumentoi se ripërcaktimi i konceptit martesë do t’i hapë rrugë incestit dhe poligamisë.
WebMaster
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 46
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi