“Kasaphanë” në spitalin e Përmeti. LSI-ja hedh në rrugë demokratët
Faqja 1 e 1

Reformë drastike në spitalin e qytetit më të pastër e më paqësor të vendit. Me një të rënë të lapsit janë larguar nga puna 22 punonjës dhe specialistë, shumica prej tyre me gati 25 vite punë. Nuk ka mbetur infermiere, oksigjenist, sanitare dhe shofer ambulance pa u hedhur në rrugë.
Sot vetë punonjësit u dërguan tre peticion partive politike PS, AK dhe FRD duke u rrëfyer se ndjehen të ofenduar e të poshtëruar. Shumica prej tyre kanë filluar punë gjatë monizmit dhe asnjëherë asnjë prej forcave politike që qeveriste këtë vend nuk tentoi t’i largonte nga puna.
Lufta e brendshme politike mes LSI-së dhe PD-së lokale u pasqyrua menjëherë në këtë reformë qesharake dhe cinike. Vendin e infermiereve e kanë zënë tre edukatore kopshti, të shoferëve e kanë zënë dy shitës fruta perimesh, ndërsa të sanitareve një rrobaqepëse dhe një femër tjetër, e njohur si lexuese filxhanësh kafeje.
Kjo është e treta reformë radikale në spitalet e qarkut të Gjirokastrës ku militantë të LSI-së aspak profesionistë kanë hedhur në rrugë ata pak specialistë shëndetësie besnikë të PD-së.
E të mendosh se vetë ministri i Shëndetësisë, Vangjel Tavo, u zgjodh deputet i këtij qarku 4 vjet më parë. Dje vetë Vangjeli i bënte apel politikës të mos fuste hundët në sektorin e shëndetësisë, ndërkohë vetëm sot futi hundët plot 22 herë në spitalin e Përmetit.
Opinioni publik në rrethet Tepelenë, Gjirokastër dhe Përmet pritet të reagojë me votë ndëshkuese shembullore në zgjedhjet e 23 qershorit duke i dhënë një mësim të mirë jo vetëm LSI-së por edhe forcave të tjera qeverisëse të cilat sistemin shëndetësor publik e kanë katandisur për doktor.

Similar topics
» Ja lista e të plagosurve në Spitalin Ushtarak
» Dashurohen Në Spitalin Psikiatrik, Kanibali Që Hëngri Të Dashurën Dhe Vampirja Që Vrau Babain
» Gabimisht hedh 40.000 euro të kursyera
» Deputeti opozitar hedh gaz lotsjellës në Kuvend
» Hedh nusen nga ballkoni se nuk eshte e virgjer

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi