Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Ç’notë merrni në seks? People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Ç’notë merrni në seks? People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ç’notë merrni në seks?

4 posters

Shko poshtë

Ç’notë merrni në seks? Empty Ç’notë merrni në seks?

Mesazh nga T_o_n_i Tue 12 Feb 2013 - 9:19

Mos u nxitoni të përgjigjeni. Zgjidhja e enigmës nuk fshihet në numrin e meshkujve me të cilët keni fjetur. Ekzistojnë disa eksperienca seksuale që konsiderohen kryesore dhe që ju shndërrojnë nga një femër e thjeshtë në një grua të vërtetë.

Keni humbur virgjërinë erotike?

Rregulli thotë se virgjëria ju lë ‘lamtumirën’ herën e parë që kryeni marrëdhënie seksuale (pra, seks) pavarësisht nga fakti se sa i mirë është ai. Dhe në shumicën e rasteve, për të qenë të drejtë, nuk është i mirë. Por nejse, çështja jonë është diku tjetër. Virgjëria erotike duhet humbur, jo sepse është në modë, se të gjitha shoqet e tua nuk janë më të tilla, por sepse ju ndjeheni se jeni një qenie seksuale. Çfarë do të thotë kjo?

Me pak fjalë, atëherë kur jeni plotësisht e gatshme për të shijuar deri në pikën e fundit eksperiencën më të veçantë erotike. Për mjaft femra ky lloj seksi përjetohet vetëm me dashurinë e madhe të tyre. Por ekziston edhe teoria sipas së cilës humbja e virgjërisë erotike realizohet gradualisht. Është njëlloj sikur të hapni pak nga pak udhën drejt zbulimit të anës erotike, që deri në atë kohë flinte brenda jush. Momenti në të cilin virgjëria erotike shndërrohet në të shkuar, i vë vulën jetës erotike të çdo gruaje. Nëse deri më sot nuk keni ndjerë diçka të përafërt, mos u zhgënjeni. Kurrë nuk është vonë. Mjafton që ta doni me të vërtetë. Por mos u ngatërroni, ajo nuk ka asnjë lidhje me humbjen e virgjërisë fizike.

Jeni dhënë ndonjëherë plotësisht?

Dhënia e plotë është një tjetër eksperiencë seksuale të cilën patjetër që duhet ta përjetoni. Lërini mënjanë ankthin dhe ndrojtjen dhe shijoni atë që realizoni me partnerin tuaj. Mos nguroni të lini të lirë fantazinë, askush nuk do t’ju keqkuptojë. Specialistët theksojnë se sa më e lirshme të jeni gjatë një akti seksual aq më mirë do të kaloni. Vetëm kështu do të arrini të kapërceni kufijtë e seksualitetit tuaj si dhe të zbuloni një intensitet që kurrë nuk e dinit se ekzistonte brenda jush. Por dorëzimi tek një trup mashkullor nuk ndodh sikurse paraqitet zakonisht përmes filmave, megjithëse afron shumë.

Shpesh dorëzimi ka pasoja mendore, çlodhëse dhe çlirimi. Por nëse ndjeheni shumë e trembur ose e dëshpëruar, atëherë nuk bëhet fjalë për dorëzim por robërim. Si mund ta kuptoni ndryshimin?

Kontrolloni reagimin tuaj në mëngjes, pas aktit. Nëse zgjoheni me buzëqeshje, atëherë patët sukses. Por nëse jeni akoma në krevat dhe ndjeheni pa qejf, kjo tregon se diçka nuk shkon mirë.

Keni bërë ndonjëherë “seks shoqëror dhe paksa të rrezikshëm”?

Me fjalë më të thjeshta, seks me meshkuj më të vegjël ose më të mëdhenj në moshë se ju. Rregulli kërkon që të paktën një herë duhet të flini me një mashkull, të cilin kurrë nuk do t’ia njihnit familjes suaj dhe që do t’i bënte miqtë tuaj t’ju shikonin shtrembër.

Gjithmonë, vjen një moment i tillë në jetën e gruas, kur ajo duhet të thyejë tabutë, për të mësuar më tepër për vlerën e vërtetë të atij tipi mashkulli që duhet të zgjedhë. Nga ana tjetër, vetëm kështu do të mësojë se seksi i mrekullueshëm nuk është vetëm pronë ekskluzive e meshkujve, sikurse mendonte deri në ato momente.

Keni bërë seks pa ndrojtje?

Për disa femra fakti se mund të harrojnë kofshët e pa stërvitura gjatë aktit seksual është kaq e zakonshme sa edhe mundësia për të harruar emrin e tyre për momentin. E çuditshme është se, ndonëse të gjitha femrat janë në dijeni të faktit se duhet të largojnë nga mendja çdo kompleks, pak prej tyre janë krejtësisht të përkushtuara, duke humbur në vazhdim momente kënaqësie. Shumë prej tyre nuk duan të zhvishet krejtësisht dhe fillojnë të marrin poza të ndryshme gjatë aktit dhe si rrjedhim nuk arrijnë të provojnë kënaqësinë e seksit në përmasat e tij reale.

Pavarësisht se cilat janë pasiguritë tuaja, ekzistojnë mënyra për t’i luftuar. Bëni një udhëtim të shkurtër në të kaluarën: kujtoni të gjitha komplimentet që ju kanë bërë herë pas here rreth pjesëve të ndryshme të trupit tuaj, të cilat ju nuk guxoni t’i shikoni në pasqyrë.

Përqendrojeni vëmendjen në atë eksperiencë seksuale që po kryeni dhe vetëndërgjegjësohuni se nuk është trupi që bën aktin seksual, por vetë akti.

Dini të merrni iniciativën?

Mos e nënvleftësoni veten dhe në përgjithësi mos prisni kurrë nga meshkujt, nëse ndjeheni se niveli i hormoneve është ngritur në kufij të konsiderueshëm. Natyrisht që çdo femër udhëheq me mënyrën e saj të veçantë, ndaj nuk duhet të krahasoheni me të tjerat. Por mbi të gjitha, mos harroni të kujdeseni për nevojat tuaja. Kjo nuk do të thotë se nuk duhen respektuar ato të partnerit, por përderisa ju keni kësaj here timonin në dorë, bëni atë që vërtetë dëshironi.

Duke përdorur këtë strategji, arrini që të kufizoni ankthin e partnerit, pasi atij në këtë rast nuk i duhet të provojë se çfarë ju pëlqen. Madje, ky është një mësim i mirë për t’i treguar atij preferencat tuaja me qëllim që t’i ketë parasysh edhe në rastet e tjera.

Keni bërë seks të keq?

E dini se çfarë thonë amerikanët për picën dhe seksin? Edhe në rastet kur është i keq, është mjaft i mirë. Ne, si popull mesdhetar, nuk jemi aspak dakord. Seksi i keq mund të na shtyjë të mendojmë se diçka nuk shkon mirë apo dikush nga partnerët nuk ka oreks, pra ka të dashur.

Por nëse jeni ju, ajo që bën seks jo të mirë, atëherë duhet të kontrolloni të gjithë elementët përbërës të një akti seksual nëse ato funksionojnë mirë, që nga veshja juaj e deri tek aromat që përdorni. Nuk duhet ta fusni shumë herë në krevat seksin e keq pasi më pas e bën rrugë dhe për popujt mesdhetarë është diçka fyese dhe lë shijen e një eksperience të keqe.

Megjithatë, nuk duhet të shqetësoheni, pasi në çdo lodhje ka momente “dështimi” të përkohshëm, të cilat me kalimin e kohës ose rregullohen ose në fund lidhja merr fund.

Sa seksual duhet të jetë partneri?

Në një lidhje nuk ka rëndësi vetëm historiku juaj seksual por edhe i tij. Le të parashtrojmë eksperiencat që duhet me doemos të ketë një mashkull përpara se të shtrihet në krevatin tuaj …

* Duhet të ketë në të kaluarën një mësuese të mirë dhe jo një vajzë të padalë, që sa herë kryenin marrëdhënie e shikonte me ndrojtje.

* Duhet të ketë të paktën një lidhje të gjatë erotike. Dhe koha e përshtatshme është të paktën një vit. Kjo do t’ju ndihmojë që të merrni në krevat një partner erotikisht të përgatitur, i cili ka ide të qarta mbi trupin dhe di si ta trajtojë atë.

* Duhet të ketë provuar seks të keq. Natyrisht meshkujt theksojnë se ekzistojnë dy kategori seksi: i mirë dhe ai fantastik. Ndërsa për sa i përket të keqit, atë e mohojnë si ekzistencë. Por kjo nuk do të thotë se është e vërtetë. Provoni t’i ktheni një herë shpinën dhe ta refuzoni dhe shikoni reagimin e tij. Nëse kjo ndodh për herë të parë, duhet të dini se për çdoherë që do t’ju kërkojë diçka të tillë dhe jo do të thoni ‘jo’, ai do ta konsiderojë disfatë por ka mundësi që herët e tjera të përpiqet shumë për t’ju zgjuar epshin erotik.
* Duhet të jetë shoqëruar me një femër seks të simbolit. Ky fakt ju ndihmon të përdorni sa më shumë fantazi dhe ai të mos ju keqkuptojë, pasi të tilla ka pasur rastin t’i shijojë me ish të dashurën e tij. Gjithashtu, do të dijë si t’ju kënaqë, pasi eksperienca me seksin e simbolit duhet t’i ketë mësuar shumë, përveç rastit kur ajo mund të jetë një flluskë boshe që ka vetëm emrin e tillë.
T_o_n_i
T_o_n_i
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Tirane
Postime Postime : 18036
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 30/05/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Ç’notë merrni në seks? Empty Re: Ç’notë merrni në seks?

Mesazh nga WebMaster Wed 13 Feb 2013 - 10:45

Te ka kapur keq me keto tema ty ore haha hahaahahaha hihihi
WebMaster
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 46
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Ç’notë merrni në seks? Empty Re: Ç’notë merrni në seks?

Mesazh nga Robi dashuris Wed 13 Feb 2013 - 11:29

vetem ajo qe me ka provuar me jep note, jo 10... por edhe drita eletrike jep luhatje :P
Robi dashuris
Robi dashuris
I/e Regjistruar
I/e Regjistruar

Vendbanimi Vendbanimi : Itali torini
Postime Postime : 381
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 16/01/2013
Mosha Mosha : 42
Hobi Hobi : Zemra jote ne doren time!!

https://www.facebook.com/meperqafo

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Ç’notë merrni në seks? Empty Re: Ç’notë merrni në seks?

Mesazh nga WebMaster Wed 13 Feb 2013 - 11:44

Sheshe tani hahaha mos te ncjerr forcat un hahahahaha
WebMaster
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 46
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Ç’notë merrni në seks? Empty Re: Ç’notë merrni në seks?

Mesazh nga Robi dashuris Wed 13 Feb 2013 - 12:11

hahahahaha.... nxirri :P hahahahahaahahahahahaahahahah
Robi dashuris
Robi dashuris
I/e Regjistruar
I/e Regjistruar

Vendbanimi Vendbanimi : Itali torini
Postime Postime : 381
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 16/01/2013
Mosha Mosha : 42
Hobi Hobi : Zemra jote ne doren time!!

https://www.facebook.com/meperqafo

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Ç’notë merrni në seks? Empty Re: Ç’notë merrni në seks?

Mesazh nga Anakonda Sat 28 Sep 2013 - 3:48

hihihi hihihi hihihi hihihi 
jena njerez me ndjenja
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Ç’notë merrni në seks? Empty Re: Ç’notë merrni në seks?

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi